Grupi ‘BTS’ thyen rekorde të shikueshmërisë me koncertin e fundit live

Transmetimi i drejtpërdrejtë i koncertit të parë në skenë i grupit “BTS” në Korenë e Jugut, që nga viti 2019, për vetëm një ditë i fitoi 6.8 milionë dollarë nga shfaqja nëpër 797 kinema të Amerikës Veriore.

Në nivel global, koncerti me titull “BTS Permission to Dance on Stage: Seoul”, i fitoi 32.6 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Shou i cili u transmetua nëpër kinema, u ndoq nga më shumë se 2.4 milionë fansa anembanë botës, dhe si rezultat arriti të pozicionohet në vendin e dytë të arkave filmike, pas filmit “The Batman”. Ngjarja e cila u zhvillua live, u transmetua në gjithsej 9.711 kinema në 75 shtete të ndryshme.

Ndërsa performanca e grupit të njohur të muzikës K-Pop e cila u mbajt në stadiumin olimpik të Seoulit, u ndoq nga 45 mijë njerëz./ KultPlus.com

BTS rikthehet me koncerte në Amerikë

Grupi koreano-jugor BTS do të kthehen në Shtetet e Bashkuara për një seri koncertesh në Las Vegas në prill, tha agjencia e tyre të mërkurën, transmeton KultPlus.

Koncertet, pjesë e turneut të tyre “Permission to Dance on Stage” që është ndërprerë nga pandemia, do të mbahen në datat 8-9 dhe 15-16 prill, me shfaqjen e fundit të transmetuar drejtpërdrejt.

Që nga debutimi në vitin 2013, BTS ka udhëhequr një mani globale të K-pop-it me muzikë dhe kërcime tërheqëse, optimiste, si dhe tekste dhe fushata sociale që synojnë fuqizimin e të rinjve, shumë prej të cilëve kanë krijuar baza masive fansash në internet.

Grupi prej shtatë anëtarësh luajti koncertet e tij të para personalisht që nga fillimi i pandemisë në nëntor, në Los Anxhelos dhe javën e kaluar njoftoi se do të organizonte shfaqjet e para për fansat e tyre në shtëpi që nga fillimi i pandemisë, me tre koncerte në kryeqyteti, Seul, muajin e ardhshëm. Lexo më shumë

Të martën, Big Hit tha se V, këngëtarja dhe kompozitori i grupit, emri i vërtetë i të cilit është Kim Tae-hyung, ishte shëruar nga një infeksion koronavirus.

Ai ishte anëtari i pestë i grupit që kontraktoi COVID-19, duke përfshirë tre që rezultuan pozitivë në dhjetor menjëherë pas kthimit të tyre nga shfaqjet në SHBA.

Ndërsa pandemia u përhap në vitin 2020, grupi e shtyu dhe më pas anuloi atë që duhej të ishte turneu i tyre më i madh ndërkombëtar që përfshin gati 40 koncerte. Në vend të kësaj ata mbajtën disa shfaqje në internet./ KultPlus.com

BTS shiti gati 3 milionë kopje fizike të këngës ‘Butter’ më 2021

K-pop grupi, BTS, ka shitur gati tre milionë kopje fizike të këngës së tyre “Butter” më 2021, duke u bërë kështu më e shitura në Korenë e Jugut.

Sot Gaon Music Chart – ekuivalenti koreano-jugor i listave të Billboard – publikoi tabelën e albumeve të fundvitit për vitin 2021, duke detajuar publikimet fizike më të shitura për atë vit. BTS zuri vendin e parë me “Butter”, i cili shiti gati tre milionë kopje vetëm në Korenë e Jugut, shkruan nme. 

Ndërsa, kënga e yllit korean IU, “Celebrity” ka dalë si më e popullarizuara në Korenë e Jugut, me mbi 888 milionë. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në MTV Europe Music Awards 2021, kryeson grupi ‘BTS’

Evenimenti i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards, sapo ka mbaruar, shkruan KultPlus.

Grupi korean i popit ‘BTS’ dhe kantautori britanik Ed Sheeran ishin fituesit e mëdhenj në MTV European Music Awards 2021 që u mbajt të dielën.

BTS fitoi më shumë çmime, duke përfshirë ‘Popin më të Mirë’, ‘Grupin më të Mirë’, ‘K-Popin më të Mirë’ dhe ‘Fansat më të mëdha’, ndërsa Sheeran fitoi ‘Artistin më të Mirë’ dhe ‘Këngën më të Mirë’ për “Bad Habits”.

Grupi italian i rock-ut dhe fituesit e vitit 2021 në ‘Eurovision Song Contest’, “Måneskin” morën në shtëpi ‘Best Rock’, ndërsa interpretuesja e shfaqjes “Saweetie” fitoi ‘Best New’.

Nicki Minaj fitoi ‘Hip-Hop-in më të Mirë’, Olivia Rodrigo ‘Push më të Mirë’, Maluma ‘Best Latin’ dhe YUNGBLUD çmimin për ‘Alternativën më të Mirë’.

Çmimi për bashkëpunimin më të mirë shkoi për Doja Cat ft. SZA për “Kiss Me More”, ndërsa David Guetta fitoi ‘Electronic më të mirë’ dhe Billie Eilish u nderua me çmimin ‘Video for Good’.

Ndër kategoritë e akteve lokale rajonale, Taylor Swift fitoi për SHBA-në dhe Little Mix për MB dhe Irlandën.

Justin Bieber, i cili ishte kryesuesi me tetë nominime, nuk fitoi asnjë çmim.

Bruce Gillmer dhe Richard Godfrey ishin producentët ekzekutiv të shfaqjes.

KultPlus ju sjell listën e plotë e të nominuarve dhe fituesve të MTV EMA 2021:

Artisti më i mirë i vitit

Doja Cat

Ed Sheeran

Justin Bieber

Lady Gaga

Lil Nas X

The Weeknd

Kënga më e mirë e vitit

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Ed Sheeran – “Bad Habits”

Justin Bieber – “Peaches” ft. Daniel Caesar, Giveon

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

Olivia Rodrigo – “Drivers License”

The Kid LAROI, Justin Bieber – “Stay”

Videoja më e mirë e vitit

Billie Eilish – “Your Power”

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Ed Sheeran – “Bad Habits”

Justin Bieber – “Peaches” ft. Daniel Caesar, Giveon

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

Normani ft. Cardi B – “Wild Side”

Taylor Swift – “willow”

Bashkëpunimi më i mirë i vitit

Black Eyed Peas, Shakira – “Girl Like Me”

Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak) – “Leave the Door Open”

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Lil Nas X, Jack Harlow – “Industry Baby”

The Kid LAROI, Justin Bieber – “Stay”

The Weeknd & Ariana Grande – “Save Your Tears” (remix)

Grupi më i mirë i vitit

BTS

Imagine Dragons

Jonas Brothers

Little Mix

Maneskin

Silk Sonic

Artisti i ri më i mirë i vitit

Giveon

Griff

Olivia Rodrigo

Rauw Alejandro

Saweetie

The Kid Laroi

Grupi më i mirë në zhanrin pop

BTS

Doja Cat

Dua Lipa

Ed Sheeran

Justin Bieber

Olivia Rodrigo

Artisti më i mirë i zhanrit elektronik

Calvin Harris

David Guetta

Joel Corry

Marshmello

Skrillex

Swedish House Mafia

Grupi më i mirë i zhanrit rock

Coldplay

Foo Fighters

Imagine Dragons

Kings Of Leon

Maneskin

The Killers

Artisti më i mirë i zhanrit alternative

Halsey

Lorde

Machine Gun Kelly

Twenty One Pilots

Willow

Yungblud

Artisti më i mirë latin

Bad Bunny

J. Balvin

Maluma

Rauw Alejandro

Rosalíia

Shakira

Artisti më i mirë në zhanrin hip hop

Cardi B

DJ Khaled

Drake

Kanye West

Megan Thee Stallion

Nicki Minaj

Artisti më i mirë i zhanrit K-POP

BTS

LISA

Monsta X

NCT 127

ROSE

Twice

Depërtimi më i mirë i vitit

24KGoldn

Foushee

girl in red

Griff

JC Stewart

JXDN

Latto

Madison Beer

Olivia Rodrigo

Remi Wolf

SAINt JHN

The Kid Laroi

Artisti me më së shumti fansa

Ariana Grande

Blackpink

BTS

Justin Bieber

Lady Gaga

Taylor Swift

Videoja më e mirë

Billie Eilish – “Your Power”

Demi Lovato – “Dancing With the Devil”

girl in red – “Serotonin”

H.E.R. – “Fight For You”

Harry Styles – “Treat People With Kindness”

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” / KultPlus.com

Coldplay bashkëpunim me BTS në albumin e radhës

Grupi rock britanik, Coldplay, ka konfirmuar bashkëpunimin e përfolur me superyjet e K-pop, BTS.

“My Universe”, që do të këndohet në gjuhën angleze dhe koreane, u shkrua nga grupet dhe u prodhua nga kompozitori e producenti suedez Max Martin, i cili ka punuar edhe me artistë të tjerë, përfshirë Britney Spears dhe Taylor Swift.

Kënga do të publikohet si single më 24 shtator dhe do të shfaqet në albumin e nëntë të ardhshëm të Coldplay, “Music Of The Spheres”.

Dy këngë janë lëshuar deri më tani nga regjistrimi: “Higher power” dhe “Coloratura” (10 minuta).

“Higher power” u shfaq për herë të parë në maj, me ndihmën e astronautit francez Thomas Pesquet, në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Coldplay, aktualisht, mban titullin e grupit më të kandiduar në Brit Awards, me 28 të tilla në total dhe nëntë çmime të fituara.

BTS, një nga grupet më të njohura dhe me ndikim në muzikën botërore, përbëhet nga RM, Jin, Suga, J-Hope, Jimin, V dhe Jungkook.

“Music Of The Spheres” do të dalë në treg më 15 tetor./KultPlus.com.

“Fake Love”, kënga e pestë e ‘BTS’ që arrin 1 miliard shikime në Youtube (VIDEO)

Superyjet e muzikës k-pop, ‘BTS’ kanë festuar një tjetër arritje të karrierës së tyre. Së fundmi, një nga këngët e tyre ka marrë miliarda shikime në kanalin ‘Youtube’.

“Fake Love” është videoja e pestë e tyre që shënon këtë moment historik për karrierën e grupit. Gjithsej 1 miliard shikime në Youtube ka arritur kënga.

Grupi BTS pati vënë rekord me këngën “Dynamite” më 2020, që ishte kënga e parë në anglisht. Ajo pati 101.1 milionë shikime për 24 orë. Ndërsa, me këngën “Butter” që u publikua më 21 maj, ata thyen rekordin e tyre për shikueshmërinë më të lartë në 24 orë në Youtube duke arritur në 113 milionë shikime 24 orët e para të publikimit.

Kënga “Butter” vuri rekordin e të gjitha kohërave për premierën më të madhe të video-muzikës në Youtube me mbi 3.9 milionë shikues njëkohësisht. / KultPlus.com

Dua Lipa me katër nominime në MTV Video Music Awards

Këtë vit do të mbahet evenimenti MTV Video Music Awards pranë adhuruesve në kushte normale.

Justin Bieber kryeson listën e këtij viti të kandidatëve në MTV Video Music Awards 2021 .

Pas Yllit të pop-it kryesojnë Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake , Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë Olivia Rodrigo.

Artisti kanadez ka shtatë nominime, duke përfshirë “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin me Peaches.

Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon, Lil Nas X dhe Rodrigo secili kanë nga pesë nominime.

Bieber dhe Megan Thee Stallion do të konkurrojnë me Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift për artisten e vitit.

Dua Lipa ka arritur të nominohet në çmimet “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Evenimenti do të mbahet në New York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator.

Shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Ndërsa rastet e Covid-19 po vazhdojnë të rriten, MTV thekson se shëndeti dhe siguria e artistëve, tifozëve, stafit dhe partnerëve mbeten përparësia numër një, dhe ajo dhe Barclays Center po punojnë ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të zbatuar praktikat më të mira në mënyrë që të bashkohen adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, sipas një raporti këtë javë nga Deadline./KultPlus.com

BTS thyen rekordin për shikueshmërinë më të lartë për 24 orë në Youtube

Superyjet e muzikës k-pop thyen rekordin e tyre për shikueshmërinë më të lartë në 24 orë në Youtube me këngën e re në gjuhën angleze “Butter”, duke arritur në 113 milionë shikime 24 orët e para të publikimit.

Grupi BTS pati vënë rekord me këngën “Dynamite” më 2020, që ishte kënga e parë në anglisht. Ajo pati 101.1 milionë shikime për 24 orë, shkruan Variety.

“Butter” u publikua më 21 maj. Kënga vuri rekordin e të gjitha kohërave për premierën më të madhe të video-muzikës në Youtube me mbi 3.9 milionë shikues njëkohësisht. / KultPlus.com

Reagimi i grupit “BTS” kundër dhunës ndaj aziatikëve në SHBA

Grupi i famshëm nga Korea Jugore, “BTS”, e ka lëshuar një deklaratë publike përmes së cilës e dënuan urrejtjen dhe dhunën e fundit kundër aziatikëve në SHBA. Ata po ashtu treguan eksperiencat e tyre me racizmin.

Deklarata e shtatë anëtarëve të grupit u postua në rrjetet sociale, me ç’rast ishin munduar të mos marrin vëmendje personale nga ky reagim, por thjeshtë të bënin thirrje për paqe, respekt dhe dashuri.

“U dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta gjithë personave që i kanë humbur të dashurit e tyre. Ndiejmë hidhërim dhe zemërim të thellë. Edhe ne i kujtojmë momentet kur jemi përballuar me diskriminim si aziatikë. Jemi detyruar të durojmë komente të ndryshme pa arsye dhe jemi tallur për mënyrën se si dukemi. Madje na pyetën pse aziatikët flisnin në gjuhën angleze. Prandaj, nuk mund ta shprehim me fjalë dhimbjen e të qenit objekt urrejtjeje dhe dhune për një arsye të tillë racore. Përvojat tona nuk janë të rëndësishme në krahasim me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit. Por këto përvoja ishin të mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të pafuqishëm dhe për të na ulur vetëbesimin. Ajo që po ndodh tani nuk mund të ndahet nga identiteti ynë si Aziatikë. Na është dashur kohë e konsiderueshme për ta diskutuar me kujdes këtë temë dhe menduam thellë se si duhej ta shkruanim mesazhin tonë. Por ajo që duam ta përcjellë mesazhi ynë është plotësisht e qartë. Ne qëndrojmë kundër diskriminimit racor. Ne e dënojmë dhunën. Ju, ne dhe të gjithë njerëzit kemi të drejtë të respektohemi. Prandaj do të qëndrojmë së bashku kundër këtij fenomeni të keq për çdo shoqëri”.

Megjithëse nuk e përmendën ndonjë ngjarje specifike, deklarata e grupit vjen pas ngjarjes tragjike të 16 marsit e cila ndodhi jashtë Atlantës, dhe ku një person i armatosur i vizitoi tri salla masazhi aziatike ku edhe i vrau me armë zjarri tetë persona, përfshirë gjashtë gra aziatike.

Vitin e kaluar, anëtarët e grupit “BTS” e shfaqën përkrahjen publike për protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” kundër racizmit dhe brutalitetit policor në Amerikë. Këto protesta u shpërndanë edhe në shtete tjera anembanë botës.

Në qershor të vitit 2020, grupi shumë i suksesshëm i muzikës K-pop dhe studioja e tyre incizuese “Big Hit Entertainment”, i dhuruar 1 milionë dollarë për grupet e lidhura me protestat “Black Lives Matter”, dhe ndihmuan në grumbullimin e miliona dollarëve tjerë nga fansat e tyre besnik anembanë globit. / KultPlus.com

“BTS” vazhdon të shënojë suksese me albumin e ri

Ka qenë një javë e rëndësishme për grupin “BTS” pasi bënë histori me t’u bërë bendi i parë i muzikës K-Pop që u shpërblye me çmim Grammy. Por sukseset e tyre nuk mbarojnë këtu.

“BTS” ka arritur që për herë të pestë të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard 200”, transmeton Koha.

Të dielën më 29 nëntor, “Billboard: zyrtarisht e bëri të ditur lajmin se albumi i ri i bendit nga Korea Jugore, “BE”, ka debutuar në pozitën e parë në toplistës së 200 albumeve më të mira në Amerikë.

Tani ata janë shndërruar në bendin e parë që me dy albume të ndryshme, “Map of the Soul: 7” dhe “BE”, ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës “Billboard 200”, në vitit 2020.

Tutje, “BE” është albumi i pestë i bendit i incizuar në studio që po e shënon këtë sukses, dhe deri më tani “BTS” është grupi i parë dhe i vetëm nga Korea Jugore që e kryeson toplistën e albumeve më të mira, me pesë incizime të ndryshme.

Dhe në mënyrë impresionuese, shtatë djelmoshave të bendit iu deshën vetëm dy vjet e gjashtë muaj, që ta arrijnë këtë sukses.

Bendi i fundit që e kryesoi toplistën “Billboard 200” me pesë albume radhazi në kohë kaq të shpejtë, ishte grupi legjendar “The Beatles” i cili arriti të pozicionohet në vendin e parë ndërmjet viteve 1966 dhe 1968.

“The Beatles” po ashtu ishin bendi i fundit që e ka arritur këtë sukses historik, në kohë rekord prej një viti e pesë muajsh. / KultPlus.com