Këngëtari i muzikës rok, Bujar Berisha, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan KultPlus.
Njoftimin e ka bërë kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, duke e cilësuar ish-vokalistin e grupit ‘Troja’ si një ta autor të teksteve frymëzuese të realitetit që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare.
KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të tij:
Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.
Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot.
Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar../KultPlus.com
Për të treguar dhe demonstruar se arti është i rëndësishëm për sistemin dhe se nuk mund të luhet thjesht me të, Die Diebe, Bujar Berisha, Shuk Orani dhe Lili Vanilly po krijojnë një park skulpturash “Too big to fail” në Brünig pranë Naturfreundehaus.
Skulpturat e para priten në fillim të vitit 2022.
Goditja fillestare është bërë dhe përgatitjet tashmë kanë filluar. Dru, gurë, metale dhe materiale të tjera janë në dispozicion. Është gdhendur, shpuar, çekiçuar dhe gdhendur druri./KultPlus.com/
Artisti Bujar Berisha ka fituar çmimin vjetor për kulturë të komunës Emmen në Zvicër.
Sipas “Luzernerzeitung” ai është vlerësuar si muzikant, shkrimtar, skenarist, producent muzikor, reporter, fotograf, artist grafik, stilist dhe krijues filmash.
Berisha njihet për artin e tij multidisiplinar. “Çmimi i Kulturës Emmen më jep një shtysë të mëtejshme për punën time. Kjo tregon se jam në rrugën e duhur dhe se arti im kuptohet”, ka thënë Berisha.
Brahim Aakti, drejtor i shkollës së Kulturës thotë se “Berisha është unik si një artist i gjithanshëm dhe dallohet në skenën kulturore të Emmen. Punimet e tij mbështesin angazhimin kritik të invididit dhe shoqërisë”.
Me grupin e tij “Die Diebe” Berisha përpiqet të formësojë një botë më të mirë dhe të tërheqë vëmendjen për problemet sociale. “Unë e shoh artin si shkencë, dua të kërkoj zgjidhje. Vetëm ajo që shihet si e pamundur është e pamundur”, thotë Berisha i cili sapo ka marrë çmimin për punën e tij artistike.
Projektet e ardhshme të Bujar Berishës janë të larmishme. Grupi janë duke punuar në një kalendar vjetor dhe do të kenë një album të ri që do të dalë më 27 nëntor 2020.
Por krahas të tjerash Berisha është i angazhuar dhe në jetën politike të vendit ky është zgjedhur anëtar i asamblesë nga Partia Socialdemokrate në komunën e tij./ KultPlus.com
Faqja “Troja” në rrjetin social facebook sapo ka njoftuar se grupi “Troja” është ndarë, dhe sipas atij postimi bëhet e ditur se muret e këtij grupi tashmë janë përçarë, shkruan KultPlus.
“Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë përçarë. Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata””, thuhet mes të tjerash në këtë status, e që aludohet për pjesëmarrjen e vokalistit Bujar Berisha, në protestën e fundit të Vetëvendosjes.
Por Bujar Berisha ka bërë të ditur për KultPlus, se ky lajm është vetëm për të tërheqë vëmendje, sepse, sipas tij, grupi “Troja” është ndarë tash e dy vite.
“Që dy vjet nuk jemi bashkë, nuk është ndonjë lajm ky që paska qarkulluar nëpër medie”, ka thënë Bujar Berisha për KultPlus, i cili ka thënë se kjo komunikatë ka pas për qëllim tërheqjen e vëmendjes.
Ndërkohë, për paraqitjen e tij në protestën e fundit të Vetëvendosjes, ai ka thënë se në këtë protestë është paraqitë si Bujar Berisha e jo si “Troja”.
“Më ka ftuar Albin Kurti, dhe i jam përgjigjë pozitivisht, nuk mund të rri neutral në këtë kohë, të jesh neutral në këtë kohë, është njësoj sikur të rrinim neutral në vitin 99, as atëherë nuk kam qenë neutral, e nuk do të jem as sot”, ka thënë Berisha.
Për shpërbërjen e grupit para dy viteve, Berisha e shpjegon si një ndarje pa llafe, ku sipas tij është ndërpre puna dhe aq. Kurse sa i përket të drejtave të autorit, Bujar Berisha ka thënë se askush nuk mundet ta pengoj që ti këndojë këngët që i ka shkruar vet.
“I kam shkruar vetë këto këngë, dhe i këndoj kur më teket. Nuk mund të marr leje për këngët që i kam punuar vet. Kurse sa i përket emërtimit të grupit “Troja”, është çështje tjetër, por unë nuk jam prezantuar si “Troja”, por si Bujar Berisha.
Bujar Berisha ka thënë për fund se ai nuk është me Vetëvendosje, sikurse që nuk është as Vjosa Osmani me Vetëvendosje, por të qëndrosh neutral në këtë periudhë, sipas tij është pa kuptim. /KultPlus.com
Vokalisti i grupit “Troja” Bujar Berisha ka kujtuar një përvojë të tij të vitit 1999, kur ishte kërkuar të ndihmohej profesori Abdurrahman Nokshiqi. Berisha këtë rrëfim e ndërlidhë me shkrimet e fundit mbi blerjen e gjakut nga Serbia, blerje që ishte bërë në vitin 2018,dhe i njëjti ka kujtuar se si kishte premtuar diçka, qysh në vitin 1999. KultPlus e sjell të plotë reagimin e Berishës.
Kerkoj falje per kete reagim, po nuk mujta pa reagu!
Ne vitin 1999, ishim ne klase, ne akademine e arteve ne prishtine, dhe kerkohej qe disa nga ne te shkojme te japim gjak per profesorin tone te dashur e tashme te ndjere z.Abdurrahman Nokshiq, i cili per fatin e tije te keq ishte i shtruar ne ate kohe ne spitalin e Prishtines, nen ato rrethana…
Ishte kohe pa kohe ajo, po prap se prap u beme disa nga studentet e aktrimit edhe vendosem te shkojme te japim gjakun ne shenje humanizmi per profesorin…
Kur u shtrime aty per te jape gjakun, ishte nje atmosfere tmerri. Neper koridore ndegjoheshin zerat e policve dhe paramilitarve te palgosur e te mllefosur bashke me stafin qe punonin ne spital…
Pasi qe dhame arsyen pse e per kend ishim aty…u shtrime per te dhene kontributin tone modest per profesorin tone te nderume (tashme te ndjere).
Asnjehere nuk mund ta harroj ate moment… Derisa pomponim gjakun tone nga venat…para nesh ndodhej nje fotografi e madhe e Sllobodan Millosheviqit, dhe mendja shkonte gjithandej…
Ne ate moment kam vendose, se nese shpetoj nga lufta i gjalle ,edhe ç’lirohemi nje dite… ç’do gjashte muaj do te dhuroje gjak, pasi qe mendoj se eshte nje nga te mirat me te medha qe mudnesh me i jape komunitetit tend, e qe vlene me shume se paraja ose nje pakete me vaj e makarona ne emer te nje partije ose organizate!
E kam parasyshe qe nuk mund te prodhojme vegla e paisje super-moderne, por gjak te pastert e me bollek, ne prodhojme.
Andaj ju therras krejt miqte e mi te vertete, qe te aktivizohemi e ti ndalim me pune keto propaganda!/KultPlus.com
Filmi i shkurt me titullin ‘Largitio’ i regjisorit Bujar Berisha, bën fjalë për korrupcionin në vendin tonë.
“Largitio” është një fjalë latine që në periudhen e hershme dhe të mesme perandorake ushtarët edhe oficeret kanë marrë dhurata për besnikerinë e tyre. Me kalimin e kohes Largitio është shëndërruar në atë që ne sot e quajmë korrupcion. Pra Largitio është fjala ose termi më i vjeter që e definon korrupcionin.
Në film paraqitet një burrë në mesmoshë dhe i pjekur, por i frustuar nga përditshmeria. Një ditë pasi që sheh një emision në një televizion shqiptar të Kosovës e thyen atë, pra televizionin.
Regjisori Berisha, për MekuliPress thekson se: “filmi nuk ka qellim politik ose perfitim politik dhe nuk është personale kunder askujt, është thjeshtë një kritikë e hapur ndaj injorances, shoqerisë sonë si dhe ndaj veprimeve të një zyrtari të lartë shtetëror të Kosovës.”
“Në fund të fundit mesazhi është që ne si shoqëri të vetëdijesohemi, dhe të jemi mirënjohes ndaj njëri – tjetrit edhe për kontributin më të vogël, shprehet regjisori Berisha.