Në ditën përkujtimore të martirizmit të Papa Kristo Negovanit, bukinisti Adriatik Ajdini i dhuroi Muzeut Historik Kombëtar librin e shkruar nga Papa Kristo Negovani “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, të botuar në Sofje më 1905.
Libri i dhuruar “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë pasi të kalojë procedurat e regjistrimit do të vendoset në vitrinën e botimeve të Rilindjes Kombëtare ku ndodhet dhe vepra tjetër e Papa Kristo Negovani, “Prishja e Hormovës”, botuar po në Sofie në vitin 1904. Muzeu i ka shprehur falenderimet e tij, bukinistit Adriatik Ajdini për pasurimin e fondit muzeor. /KultPlus.com
