“Shpella e Murgjve”, 40 km larg qytetit të Pukës, të befason me bukurinë dhe misterin e saj.
Ky vendstrehim natyror është zbuluar nga banorët e trevës.
Dikur e panjohur, sot “Shpella e Murgjve” është kthyer në një objekt me vlera të rralla duke ngjallur interesin e shumë studiuesve dhe vizitorëve vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama, në vijim të publikimeve të fotove që tregojnë Shqipërinë turistike zgjodhi “Shpellën e Murgjve” në fshatin Levrushk, Pukë.
Për të mbërritur tek Shpella e Murgjve, pas pak minutave udhëtim me makinë, duhet të marrësh varkat që ofrohen nga banorë të zonës, buzë liqenit të Komanit.
Sipas gojëdhënave, Shpella e Murgjve daton që para lindjes së Krishtit. Gjatë periudhës së pushtimit otoman, shpella ka shërbyer si vendstrehim i malësorëve për t’iu fshehur pushtuesit turk që i detyronte ata të ndërronin fe.
Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishtërimit në vizatime murale, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës) që e vërtetojnë këtë.
E formuar si shpellë karstike në formacionet e gëlqerorëve të periudhës së trias–jurasit, kjo shpellë është e gjatë 110 m./ atsh/KultPlus.com
Bukuria e gruas dhe magjia e mrekullisë së veshjes karakteristike shqiptare patën kartolinën si përçuesin më origjinal dhe më besnik të asaj vlere unike të përkatësisë sonë identitare, e cila shërbeu si një mundësi komunikimi dhe prezantimi me kulturat dhe traditat.
“Kujtim prei Maleve t’Shqypeniis” është mbishkrimi i kësaj fotoje të “Marubit”, e cila u shumëfishua në funksion të kartolinës. Vendosja e diçiturës në pjesën e poshtë, dhe në të sipërme, ose ndryshimet në këtë komponent, tregojnë për shumësinë e herëve që kjo kartolinë u botua.
Historia e kartolinës shqiptare është mbinjëshekullore. Fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë është koha kur Shqipëria u fut në kartolina, kryesisht përmes një manifestimi të bukurisë karakteristike të gruas shqiptare në veçanti dhe larmisë së veshjeve të saj. Një ndër koleksionet më të bukura të kartolinave shqiptare është ai i një autori austriak realizuar në zonën e Shkodrës, por u dominua nga fotot e Marubit. Por vitet më të mira për kartolinat shqiptare filluan pas viteve 1910-1915 e më vonë, sidomos në vitet tridhjetë, kur pati një kulminacion kartolinash shumë prej të cilave kanë arritur të mbijetojnë deri sot. Madje disa ekzemplarë të rrallë, si fotoja e publikuar, vijojnë të shiten në internet. Këto kartolina shtypeshin jashtë sigurisht, shumica ishin të teknikës bardhë e zi. Kartolinat e para mendoj se janë shtypur në Turqi. Tematika e tyre përqendrohej në kostumografinë shqiptare të kohës dhe ishte kjo veçori që e shtoi vlerën e këtij lloj publikimi.
Më pas kartolinat nisën të shtypeshin në Austri, Itali, në Kostancë të Rumanisë, dhe kudo ku kishte shqiptarë dhe shoqata shqiptare, madje edhe në Amerikë. Autorët ishin shqiptarë ose të huaj. Ishim të panjohur dhe misterioz për një pjesë të vendeve dhe kulturave dhe kartolina u shfaq si një prezantim unik i kësaj kulture dhe tradite, vlerat e së cilës ishin po kaq perëndimore sa e çdo vendi ku ajo u pa dhe u trajtua si një befasi.
Veçantia e kartolina qëndron te pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare që u përfshi në subjekt. Ishin kartolinat nëpërmjet të cilave kaloi në një masë të konsiderueshme njohja, prezantimi dhe manifestimi i vlerave etnografike. Veshjet tradicionale shqiptare, si një prej komponentëve më unik të traditës ushqyen kartolinën shqiptare dhe e pasuruan atë më hir dhe bukuri që përgjithësisht ishte fare e panjohur. Kartolina udhëtoi ndoshta më shumë dhe më shpejt se çdo formë tjetër e prezantimit të këtij thesari të kombit shqiptar.
Duke cituar albanologun kanadezo-gjerman, Robert Elsie, kumtojmë se: Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë. Në Malësinë e Veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta, të cilat ishin të dukshme për popullatën në përgjithësi. Veshjet popullore tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë ishte e martuar apo jo. Veshjet popullore shqiptare ishin në përdorim të përgjithshëm deri në vitet ‘30, dhe në disa treva shqiptare edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Madje edhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetenjë nuk është gjë e rrallë të shohësh gra të cilat përdorin veshje popullore përditë, apo të paktën në ditën e pazarit. Kjo vlen në radhë të parë për Veriun e Shqipërisë në rrethet e Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Lezhës dhe të Mirditës, por veshjet shfaqen tek-tuk edhe në zonat e thella të Shqipërisë së Jugut, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.
Sot këto kartolina mund të jenë; grishje në nostalgji, magjepsje prej së bukurës origjinale, sikurse objekt studimi ose lakmi e koleksionistëve. Duke i rikthyer në trajtim dhe kujtesë, rrekemi të forcojmë lidhjet me të shkuarën dhe vlerat që ata përfaqësuan. Përmes këtyre fotove vjen e shkuara dhe i pëshpërit në vesh të sotmes, ndoshta duke i lënë ndonjë amanet apo përmbushur ndonjë premtim, por edhe për t’uy mburruar për atë çfarë ajo ishte dhe misionin që ju besua.
Kartolina të ndryshme të publikuara në kohë dhe nga botues të ndryshëm i gjeni te linku i poshtëshënuar.
Nuk ka pasur ndonjëherë periudhë krijuese, që të mos ketë qenë edhe kritike, sepse format e reja janë zbuluar nga aftësitë kritike, ndërsa, përkundrazi, prirja e krijimit është të përsërisë vetveten. Kritika më e lartë, kjo është regjistri i një shpirti. Është më magjepëse se historia, sepse merret vetëm me ne vetë.
Është më argëtuese se filozofia, sepse subjekti i saj është konkret, real, jo abstrakt, jo i papërcaktuar. Është e vetmja formë e qytetëruar e autobiografisë, sepse nuk trajton ngjarje, por mendime të një jete, jo dukuri fizike të faktit a të rrethanës, por gjendje shpirtërore dhe pasione të imagjinuara të shpirtit.
Pa atë frymën e brendshme kritike, nuk ka asnjë krijim artistik të denjë për këtë emër. S’ka art ku nuk ka stil, s’ka stil ku nuk ka njësim, dhe njësimi është tek individi. Shpirti kritik dhe shpirti i botës janë e njëjta gjë. Cilësia dhe jo madhështia është qëllimi i vërtetë i artit modern.
Në art ne nuk duhet të shqetësohemi më për tipin, por lipset të vlerësojmë përjashtimin. Një poet i madh është nga njerëzit më të rëndomë, ndërsa poetët e dobët janë qeniet më të këndshme. Sa më keq të vargëzojnë, aq më të dashur bëhen. Vetëm fakti që ka botuar një libër me sonete të kategorisë së tretë, e bën fare magjepsës.
Bukuria, ashtu si Urtësia, parapëlqen adhuruesin e vetmuar. Kur dikush ka gjetur një shprehje për një gjendje shpirtërore, kjo është diçka e përfunduar për të. Vetëm artisti mund të bëjë gjëra të bukura, pa ndonjë lidhje me mjedisin e tij dhe pa dëmtuar të tjerët; nëse nuk e bën këtë për kënaqësinë e tij të pastër, atëherë ai nuk është artist. Bukuria është një nga format e gjenisë, mbasi nuk ka nevojë për shpjegim. /Hejza/KultPlus.com
Kompania e veshjeve, Pour Moi, ka bërë një studim lidhur me popullin më tërheqës në botë. Sipas studimit, India renditet në vendin e parë, SHBA në të dytin dhe më pas vjen Suedia.
Ky studim ka publikuar 50 shtetet që kanë popujt më tërheqës, përsa i përket pamjes fizike, kryesisht fytyrës, por jo vetëm. Shqiptarët renditen në vendin e 47-të.
Renditja u krijua nga një analizë e mijëra postimeve në Reddit. Sipas artikullit, thuhet se është analizuar çdo postim i Reddit dhe më pas u krijua një rezultat duke marrë parasysh numrin e postimeve, komenteve dhe votave pozitive.
Përsa i përket meshkujve, është Anglia që i ka më tërheqës, India vjen e dyta, e ndjekur nga Italia, SHBA dhe Suedia në vendin e pestë.Tabela për vajzat më tërheqëse kryesohet nga India, Japonia në vendin e dytë, Suedia në të tretin, Polonia në të katërtin dhe Italia në vendin e pestë.
Monica Bellucci e ka të qartë faktin se është e bukur, por dëshiron të mos etiketohet gjithmonë vetëm si një grua e bukur, përcjell KultPlus.
Aktorja e njohur italiane dhe një prej aktoreve më të mira e aktive, në një intervistë të saj të moçme ka treguar se sa i ndihmon dhe sa e dëmton bukuria në botën e filmit.
“E di që bukuria i bën njerëzit të jenë kurioz. Por, sic ka thënë Oscar Wilde, bukuria zgjatë vetëm pesë minuta nëse nuk ka diçka tjetër që e mban këtë kuriozitet. Nuk do ta kisha këtë karrierë me vetëm bukurinë time. Regjisorët nuk të ftojnë për bukurinë tënde, por për talentin tënd. Bukuria ka qenë pengesë për mua, sidomos duke e ditur që vij nga industria e modës. Pasi jam e bukur, të gjithë mendojnë se jam budallaqe. Është si një maskë të cilën duhet ta largosh e ti tregosh botës se ke më shumë sesa bukuria. Duhet ti tregosh njerëzve se ka diçka në ty që mund të zbulohet nga ata” pati thënë Bellucci. /KultPlus.com
Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano i cili ishte i njohur me krijimet e tij fillimisht në Spanjë, e më pas i përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme.
Ndërsa KultPlus ju sjell këtë deklaratë të famshme të Galeanos, që ka të bëjë me vdekjet, dasmat, dukjen e diturinë.
‘Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.’/ KultPlus.com
Gjithë standardet globale të bukurisë që shohim në revistat magjepsëse dhe shfaqjet e modës, çdo komb ka veçoritë, traditat dhe zakonet e veta unike që lidhen me bukurinë femërore. Për shembull, ndërsa njerëzit në vendet e tjera shpenzojnë shumë për të drejtuar dhëmbët, në Japoni, gratë paguajnë për t’i bërë dhëmbët të duken të shtrembër.
Pra, mund të themi se bukuria është me të vërtetë një term relativ. Njihuni me disa nga standardet më të pazakonta të bukurisë në rajonin aziatik, transmeton KultPlus. Edhe pse disa prej tyre kanë rrënjë historike, disa gra i ndjekin ato edhe sot.
1.Vetull e bashkuar (Tajikistan)
Ndërsa gratë në pjesë të ndryshme të botës i heqin vetullat për të marrë formën e përsosur të tyre, për gratë në Taxhikistan një vetull natyrale është një shenjë tradicionale e bukurisë. Ato vajza që nuk janë të pajisura me vetulla të mbuluara me bojë përdorin një bar të veçantë të gjelbër me gjethe të quajtur ‘usma.’ Ato madje ngjyrosin hapësirën midis vetullave dhe krijojnë një vetull.
2.Qafa e zgjatur (Tajlandë)
Qafat e gjata janë simbolike të femrave në fisin Kayan. Ka rrënjë të ndryshme në këtë traditë dhe shumë besojnë se në ditët e para ajo mbronte gratë nga skllavëria. Sidoqoftë, disa njerëz thonë se me qafën e tyre të gjatë gratë i ngjajnë dragonjve, të cilët janë figura të rëndësishme në folklorin vendas. Vajzat fillojnë ta vendosin atë që në moshën 5-vjeçe dhe marrin gjithnjë e më shumë unaza që i zgjasin qafat me kalimin e kohës.
3.”Yaeba”-dhëmbë të shtrembër (Japoni)
Ndërsa njerëzit në pjesë të tjera të botës shpenzojnë shumë para për të drejtuar dhëmbët, tendenca e kundërt po ndodh në Japoni. Kjo tendencë quhet yaeba ose “dhëmb i dyfishtë”. Këto dhëmbë të shtrembër i bëjnë gratë të duken më të reja dhe prandaj janë të njohura në mesin e vajzave japoneze.
4.Dhëmbët e zinj (Japoni)
Zbardhja e dhëmbëve ose ‘ohaguro’ është një zakon japonez i ngjyrosjes së dhëmbëve të zi me një lëng hekuri. Edhe pse aktualisht, askush nuk e përdor këtë praktikë, vlen të përmendet se dhëmbët e zinj konsideroheshin të bukur në historinë japoneze. Ohaguro ishte një simbol statusi i përdorur kryesisht nga femrat për të treguar bukurinë dhe gatishmërinë e tyre për t’u martuar.
5. Thonjtë e gjatë të këmbëve (Indi)
Në vitin 2015, Shridhar Chillal nga India u bë personi me thonjtë më të gjatë duke u futur në Rekordet Botërore Guinness. Sidoqoftë, gratë indiane nuk ndalen në thonjtë e gjatë. Ndryshe nga tendencat botërore, thonjtë e këmbëve me ngjyrë të ndezur dhe të gjatë konsiderohen të jenë të njohura këtu.
6.Fytyrë në formë zemre (Koreja e Jugut)
Koreja e Jugut ka numrin më të madh të procedurave kozmetike në botë për frymë. Konturimi i fytyrës është në top-3 listën e operacioneve plastike më të njohura në Korenë e Jugut. Përkundër rreziqeve të mundshme, gratë mund t’i nënshtrohen zvogëlimit të mollëzës dhe korrigjimit të nofullës për t’u përpjekur të marrin një fytyrë në formë zemre.
7. Mbushja e dhëmbëve (Indonezi)
Për njerëzit në Bali, mbushja e dhëmbëve është një ritual tradicional. Kjo procedurë bëhet kryesisht nga adoleshentët në mënyrë që të ‘largojnë shpirtrat e këqij’. Pas kësaj procedure adoleshentët janë gati të martohen. Edhe pse procesi i mbushjes së dhëmbëve nuk është aq i ashpër dhe i përhapur sa dikur, disa qytetarë ende e bëjnë këtë edhe nëse jetojnë larg atdheut të tyre.
Misteret e egjiptianëve të lashtë janë të shumta, por truket e tyre të bukurisë nuk janë më sekret. Grimi mund të duket si një fenomen modern, një industri miliarda dollarëshe, por produktet kozmetike ishin po aq të rëndësishme në botën antike.
Që në epokat më të hershme të perandorisë egjiptiane, burra dhe gra nga të gjitha klasat shoqërore vijëzonin sytë, theksonin mollëzat, si dhe përdornin buzëkuqin. Imazhe të tilla, na i përcjellin më së miri dy mbretëreshat më të famshme të qytetërimit egjiptian: Kleopatra dhe Nefertiti. Këta ikona të bukurisë së antikitetit, përdornin produkte kozmetike jo vetëm për t’u zbukuruar, por edhe për trajtime në të mirë të lëkurës së tyre.
Janë të njohura ritualet e bukurisë së Kleopatrës, me banja qumështi dhe kripëra nga Deti i Vdekur, maska fytyre me vajra dhe esenca lulesh e mjalti. Egjiptianët, gjithashtu, shpikën një metodë natyrore të depilimit me një përzierje të mjaltit dhe sheqerit. “Sugaring”, siç quhet sot, është rikthyer nga kompanitë e bukurisë si një alternativë më pak e dhimbshme.
Produktet që përdoreshin për të lyer sytë me nuanca të forta, kryesisht blu, mendohej se mbronin nga rrezet e forta të diellit, nga toksina të dëmshme, por edhe nga syri i keq. Ndonëse, në të vërtetë, shumë prej tyre rezultonin në fakt fatale, pasi prodhoheshin nga yndyra shtazore të rrezikshme. Kleopatra, p.sh. shtypte brumbujt, për të theksuar me të kuqe mollëzat dhe buzët e saj, ndaj ky ritual njihej edhe si “puthja e vdekjes”.
Gjithashtu, egjiptianët mendonin se të zbukuruarit ishte thelbësore, edhe përtej kësaj jete, jo më kot në varre gjenden bizhuteri, kozmetika, krehër, e çdo gjë që do t’i ndihmonte ata të ishin bukur edhe në udhëtimin e përjetshëm.
Estetika e veçantë egjiptiane ka ndikuar padyshim artin modern, përmes këtyre produkteve, ritualeve, dhe mjetesh që përdoreshin në funksion të një bukurie mahnitëse, por edhe shëndetit të lëkurës dhe flokëve. /a2/ KultPlus.com
Kur i kërkuan asaj të zbulonte sekretet e saj të bukurisë, Audrey Hepburn shkroi këtë tekst të bukur që u lexua më vonë në funeralin e saj.
′ Të keni buzë tërheqëse, flisni fjalë të sjellshme. – Për të pasur një pamje të dashur, shikoni për anën e mirë të njerëzve. – Për tu dukur dobët, ndajeni ushqimin tuaj me të uriturit. – Për të pasur flokë të bukur, lërini një fëmijë ta kalojë atë me gishtat e tij një herë në ditë. – Për të pasur një hir të bukur, ecni duke e ditur që nuk jeni kurrë vetëm, sepse ata që ju duan dhe ju duan ju shoqërojnë. – Njerëzit, madje edhe më shumë sesa objektet, duhet të jenë të fiksuar, të prishur, të zgjuar, të kërkuar dhe të ruajtur: kurrë mos hiqni dorë nga askush.
-Mos harroni, nëse keni nevojë ndonjëherë për një dorë, do t’i gjeni në fund të të dy krahëve. Kur të plakeni, do të zbuloni se keni dy duar, njëra për të ndihmuar veten tuaj, e dyta për të ndihmuar të tjerët. – Bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që vesh, në fytyrën e saj ose në mënyrën e rregullimit të flokëve të saj. Bukuria e një gruaje shihet në sytë e saj, sepse kjo është dera e hapur për zemrën e saj, burimi i dashurisë së saj. – Bukuria e një gruaje nuk qëndron në përbërjen e saj, por bukuria e vërtetë tek një grua reflektohet në shpirtin e saj. Është butësia që jep dashurinë, pasionin që shpreh. – Bukuria e një gruaje rritet me kalimin e viteve. / KultPlus.com
Bora këto ditë ka mbuluar të gjitha skutat e qyteteve të Kosovës. Një pamje të mahnitshme i ka dhënë qytetit të bukur të Prizrenit, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjellë një fotografi të Mergim Fanaj, e cila është shkrepur afër urës së gurit në Prizren, ndërsa lart shihet edhe Kalaja e Prizrenit. Tashmë shkallët e kësaj pjesë dhe kulmet e shtëpive të bardha janë mbuluar me ngjyrën e bardhë të dëborës.
Po ashtu e sjellim edhe një fotografi të Enis Tabak, që është shkrepur gjatë kësaj stine ku tregon rrugët e këtij qyteti të ndriçuara gjatë mbrëmjes./ KultPlus.com