Fotografi legjendar, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukurinë shqiptare të arbëreshëve të Italisë.
Pak kohë më parë fotografi i njohur me origjinë peruane, imazhet e të cilit janë publikuar në kopertinat e revistës Vogue, Elle, Vanity Fair etj, vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë.
Në profilin e tij të ndjekur nga miliona njerëz në rrjetin social Instagram, Testino ka publikuar foton e parë të shkrepur atje.
Ndër të tjera fotografi ikonë e modës shkruan “Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.
Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com