“Mbretëresha” e Evropës, Luiza Gega, pas nderimeve dhe ceremonisë shtetërore që iu bë në kryeministri, ka marrë një tjetër vlerësim shumë të lartë. Qyteti i sajë i lindjes, Bulqiza, ka shpallur atleten “Qytetar Nderi”, një titull dhe një vlerësim shumë i lartë.
Me konsensus të plotë dhe me një mbledhje të jashtëzakonshme, Këshilli Bashkiak i Bulqizës i ka dhënë Luiza Gegës këtë titull. Ndërkohë ceremonia e dorëzimit do të bëhet ditën e hënë.
Luiza Gega u shpallet kampione Evropë në Mynih, në garën e 3000 mijë metrave me pengesa. Gega vendos rekord në këtë kampionat ndërsa i dhurojë Shqipërisë medaljen e parë në atletikë. / BalkanWeb / KultPlus.com
557-vjetori i betejës së parë të Vajkalit solli në Bulqizë një grup arbëreshësh nga Italia, të cilët u bënë pjesë e një sërë aktivitetesh të organizuara në kuadër të kësaj dite.
Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i shoqëruar nga deputetët e qarkut Dibër Aurora Mara, Lavdrim Krrashi, kryetarja e Këshillit të Qarkut Valentina Haliti, dhe drejtues të tjerë vendorë, mirëpritën në mjediset e Bashkisë, kryetarja e komunës San Benedetto Ullano, Rosaria Capparelli, zv/kryetari i komunës Casalvecchio di Puglia, Antonio Andreola dhe Loris Castriota Skanderbegh, pasardhës i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Aktivitetet vijuan më tej në mjediset e Pallatit të Kulturës, ku kryebashkiaku Alla, ndër të tjera e vlerësoi këtë event si një ndër më të rëndësishmit të organizuar në bashkinë e Bulqizës. “Nga njëra anë përkujtojmë aktet historike të betejës së Vajkalit, nga ana tjetër, na nderojnë me praninë e tyre në Bashkinë tonë përfaqësues të njërës prej diasporave më të veçanta në botë, e cila, edhe pas shumë shekujsh, ka mundur të ruajë me fanatizëm origjinën e saj, duke i dalë për zot përpjekjes shumë shekullore të trimave shqiptarë dhe gjakut të tyre, të derdhur për kauzën më të shtrenjtë, mbrojtjen e lirisë së atdheut”, tha ai.
Alla theksoi se arbëreshët kanë ditur se si gjatë periudhës tashmë 5-shekullore në Itali, të formojnë një fizionomi të tyren në lëmin e kulturës, të artit dhe të letërsisë.
“Prej tyre kanë dalë poetë e studiues të shquar të përmasave evropiane, si Jeronim Derada, Vinçenc Dorsa, Zef (Giuseppe) Skiro Senior, të cilët mbeten figura të mëdha mendimtare, politike e kulturore të rilindjes shqiptare në shek. XIX. Ky komunitet në tërësi, këta burra të shquar arbëreshë, veprat e tyre, jeta e puna që kanë bërë për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën arbëreshe, meritojnë respekt dhe mirënjohje të pakufishme nga vendi mëmë”, tha ai ndër të tjera.
Aktiviteti vijoi edhe me një program artistik të organizuar nga bashkia Bulqizë dhe disa pjesë të luajtura nga arbëreshët. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com
Në bashkinë e Bulqizës është hapur një ekspozitë pikture nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare me rastin e 18 Shkurtit, ditës së minierës së Bulqizës.
Punimet në pikturë, vizatimet me laps, akuarel, pastel dhe kompozimet shpalosin punë e minatorëve në minierës, ku bie në sy gjinia e portretit, kompozimit, apo minierës dhe vagonëve të kromit.
Bashkia e Bulqizës falënderon nxënësve të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kësaj bashkie që morën pjesë në ekspozitën e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi“.
Talente të mrekullueshme u përfaqësuan në ekspozitë nga shkollat pjesëmarrëse, konkretisht shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda” Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi” Bulqizë, Gjimnazi “Arbëria” Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Daçi” Shupenzë dhe shkolla e Mesme e Bashkuar “Asllan Keta” Fushë-Bulqizë.
Kjo ekspozitë u organizua nga bashkia Bulqizë me rastin e 18 Shkurtit, ditës së minierës së Bulqizës. Tre punimet më të mira të kësaj ekspozite do të vlerësohen me çmime simbolike të cilat do të ndahen nesër./atsh/ KultPlus.com