Hapet ekspozita  “Shenjtorët e rëndomtë / Ordinary Saints” e Burim Myftiu

Sot do të hapet ekspozita “Shenjtorët e rëndomtë / Ordinary Saints” me autor Burim Myftiu dhe Kurator Shkëlzen Maliqi, duke filluar nga ora 19:00, në Hani i 2 Robertëve.

Myftiu përmes ekspozitës do të paraqet rrëfimin “Madona e Milanos”.

“Ishte vjeshtë e hershme, një nga mbrëmjet me shi. Po udhëtoja me tramvajin numër 23 nga Duomo për në hotelin tim. Në një çast shiu filloi të bie me rrebesh. Në çdo stacion ca zbrisnin dhe të tjerët hipnin. Prej që ishte përplot, udhëtarët qëndronin edhe në kembë. Unë isha i ulur dhe mbaja kokën kërrusur i thelluar në mendime dhe duke numëruar ditët e mbetura në Milano, në këtë qytet mahnitës dhe përplot çudira”, fillon rrëfimin ai.

Ai ka treguar rrëfimin e plotë të një nate në Milano, në vitin 2016 në tramvaj.

Rrëfimi i plotë:

MADONA E MILANOS

Ishte vjeshtë e hershme, një nga mbrëmjet me shi. Po udhëtoja me tramvajin numër 23 nga Duomo për në hotelin tim. Në një çast shiu filloi të bie me rrebesh. Në çdo stacion ca zbrisnin dhe të tjerët hipnin. Prej që ishte përplot, udhëtarët qëndronin edhe në kembë. Unë isha i ulur dhe mbaja kokën kërrusur i thelluar në mendime dhe duke numëruar ditët e mbetura në Milano, në këtë qytet mahnitës dhe përplot çudira. Në një çast e ngrita shikimin lartë. Një nënë e re, me një vajzë të vogël qëndronin përpara meje. Ishin kthyer me shpinë. Ajo me një dorë e mbante vajzën dhe me dorën tjetër mbahej vetë. E kishte të veshur një nga ato palltot e errëta me kapelë. Në një çast ajo u kthye nga unë. Nga skajet e kapelës pikonin dromcat e shiut. Një pamje si e  murgeshave, pamje si nga ikonat mesjetare, e çuditshme dhe anakronike, por edhe një fytyrë ëngjëllore, dhe shumë misterioze për një nënë të re. Brenda në tramvaj filloi të bëhej nxehtë. Në një nga ndaljet e tramvajit ajo u kthye dhe e çkopsiti pallton. Unë u befasova nga pamja. Përfundi palltos, në gjirin e nënës ishte duke fjetur një foshnjë. Nga drita e dobët mezi dukej vetëm gjysma e fytyrës së foshnjes dhe doçka e vocër. Unë mbeta i shtangur. Nuk i besoja dot syve. I ngrirë me pamjen, me njëmijë pyetje të heshtura nëh mendjen time konfuze: “Ç’është kjo? Çfarë po ndodh? Nëna me foshnjen e vogël, tramvaj, natë, shi, veshja, pamja, qetësia e saj…!

Prej nga erdhën?!

Ku po shkojnë?!

Nëna me foshnje në natë me shi! Një pamje ikonike, biblike, dhe aq hyjnore, njëjtë sikurse edhe mijëra vite më parë, ai motiv i njëjtë nga pëlhurat e Mikelangjelo, Rafaelo, Karavagjo…

Jo…nuk kisha përgjigje! Isha magjepsur me pamjen! Pas një çasti fillova të mendoj më qetë. Më duhet të përjetësoj këtë çast. Kjo ndodh njëherë në jetën e njeriut ose edhe asnjëherë nuk ndodh. Kamerën e kisha në xhep. Por si t’ja bëj? Si t’ja bëj unë tani? Më zuri paniku, sikurse do fotografoja herën e parë në jetë! Në mes të kësaj dileme tramvaji u ndal. Ajo me engjëjt e saj të vegjël zbritën dhe u tretën mes turmës dhe errësirës. Shikimi më mbeti në dritare. Akoma isha i hutuar dhe nuk mund të besoja. Ajo pamje nuk mund të përshkruhej me fjalë. Pas ca minuta zbrita edhe unë për të pritur tramvajin e ardhshëm, për të vazhduar udhëtimin. Shiu ishte ndalur. Tramvaji numër 9 arriti me vonesë. Ishte një nga ato tramvaje të vjetra, që akoma ishin në qarkullim. Unë kërceva brenda dhe u ula. Ndriçimi ishte shumë i dobët. I mbështetur në gjunjë, i thelluar në mendime dhe duke akuzuar vehten se si nuk arrita të përjetësoj atë moment dhe pamje të jetës. Kur e ngrita kokën, nuk mund të besoja syve. Nëna me foshnjën dhe vajzën e vogël ishin të ulur përballë!

E pamundur!

E pabesueshme!

Nuk mund të jetë!

Isha aq i shqetësuar saqë fillova të rrënqethem! Por në të njëjtën kohë ndieja  edhe një gëzim. Nuk mund të pritja më! Me zë të ulët dhe me respekt e me mirësjellje u drejtova: “Më falni zonjë! Ju,…foshnja,…vajza juaj e vogël,…familja juaj,… është një mrekulli, është diçka shumë e bukur… ëëë,… unë…jam fotograf dhe kjo është jeta ime,  ëëë…dhe nëse më lejoni ju lutem, të bëj një fotografi…ëëë? Ajo vetëm e tundi kokën në shenjë aprovimi dhe sikurse edhe ajo vetë dinte se çfarë po ndodh dhe sikurse edhe vet e priste dhe ishte e pregaditur për këtë çast! Brenda sekondash bëra disa fotografi dhe duke u falenderuar me dy pëllëmbë të bashkuara si njerëzit e lindjes, zbrita. Ecja në kahje të hotelit duke mos patur përgjigje në ato njëmijë pyetje në mendjen time! Nëpër mendje më kalonin me dhjtra Madona nga librat, katedralet, galerite, muzeumet.  

Madona?

Madona!

Si është e mundur?!  

Si mund t’i ndodh kjo një njeriu aq pak religjioz si unë?  

“Deja Vu”, sikurse edhe mijëra vite më parë, “Madona”,

…këtë herë në tramvaj!

Milano, 2016/KultPlus.com

Piktura

Nga Burim Myftiu

Një pikturë e tmerrshme më kapi në krah
Me hijen e saj mbuloi çdo gjë
Rridhja në agoni
Si e kuqja, me trupin tim
Shpirti ma ndjeu një ankth

Në mesnatë gjumi më la
E keqja u nda
I riu diell, më zgjoi nga ëndrra
E ndjeva në frymën e
mëngjesit
Çdo gjë ishte e bukur
Ishte e ndritshme

Në këmbë
Me shpirt
Me forcë
E sfidoja hijen
Tërhiqja kufijtë e saj,
Për të hapur krahët
Për t’fluturuar lart
Për të ndjekur dritën e kaltër
Për të gjetur ajër

Me shpresë, me dritë

E ngrita penelin,
Për botën e re u nisa
Për t’ndjekur dritën
Harruar hijen, zgjuar me këngë
T’fluturoj lart
Të ndiej lirinë në zemrën time prap
Krijoj një botë të ndritshme përjetë. / KultPlus.com

Fotografi Burim Myftiu hap ekspozitën “Kujtesa” në Fier

Fotografi shqiptaro amerikan Burim Myftiu sjell tmerret e luftës në dimensionin artistik.

Në ekspozitën e artistit të lindur në Prizren vijnë portrete njerëzish të panjohur që përpiqen të mbulojnë dhe të fshehin gjendjen e tyre shpirtërore, kujtimet dhe tmerret e së kaluarës.

Arti i Myftiut përcjell ankthin e luftës, një sfidë kjo për çdo artist që zgjedh ta pasqyrojë. Ekspozita “Kujtesa” është hapur në Fier për t’u zhvendosur më vonë në Maqedoninë e Veriut. / KultPlus.com

Burim Mytfiu përcjellë shkrepjen e një fotoje me një shkrim unik

Shkruan Burim Myftiu

Ishte vjeshtë e hershme, një nga ato mbrëmjet me shi. Isha në tramvajin numër 23 duke udhëtuar nga Duomo për në hotelin tim. Në një çast edhe shiu filloi të bie me rrebesh. Në çdo stacion të tramvajit ca zbrisnin dhe të tjerët hipnin. Prej që ishte përplot, udhëtarët qëndronin në kembë. Unë isha i ulur dhe mbaja kokën kërrusur i thelluar në mendime dhe duke numëruar ditët e mbetura në Milano, në këtë qytet mahnitës. Në një çast e ngrita shikimin lartë. Një nënë e re, me një vajzë të vogël qëndronin përpara meje. Ishin kthyer me shpinë. Ajo me një dorë e mbante vajzën dhe me dorën tjetër mbahej vetë. E kishte të veshur një nga ato palltot e errëta me kapelë. Në një çast ajo u kthye nga unë. Nga këndet e kapelës pikonin dromcat e shiut. Një pamje si e murgeshave, pamje si nga ikonat mesjetare, e çuditshme dhe anakronike për një nënë të re. Brenda, filloi të bëhej zapullimë. Në një nga ndaljet e tramvajit ajo u kthye dhe e hapi pallton. Unë u befasova nga pamja. Përfundi palltos, në gjirin e nënës ishte duke fjetur një foshnjë. Nga drita e dobët mezi dukej vetëm gjysma e fytyrës së foshnjes. Nuk i besoja dot syve. I ngrirë me pamjen dhe me njëmijë pyetje të heshtura: “Ç’është kjo? Çfarë po ndodh? Nëna me foshnjen e vogël, tramvaj, natë, shi, veshja, pamja, qetësia e saj…!Prej nga erdhën?!Ku po shkojnë?! Nëna me foshnjen! një pamje ikonike, biblike, dhe aq hyjnore, njëjtë sikurse edhe mijëra vite më parë. Nuk kisha përgjigje! Isha magjepsur me pamjen! Pas një çasti fillova të mendoj. Më duhet të regjistroj këtë moment. Kamerën e kisha në xhep. Por si ta bëj? Më zuri paniku. Si ta bëj? Sikurse do fotografoja herën e parë në jetë! Në mes të kësaj dileme tramvaji u ndal, ata zbritën dhe u tretën me turmën në errësirë. Unë akoma isha i hutuar dhe nuk mund të besoja. Ajo pamje nuk mund të përshkruhej me fjalë. Pas ca minuta zbrita edhe unë për të pritur tramvajin e ardhshëm, për të vazhduar udhëtimin. Shiu ishte ndalur. Tramvaji numër 9 arriti me vonesë. Ishte një nga ato të vjetra, që akoma ishin në qarkullim. Unë kërceva brenda dhe u ula. Ndriçimi ishte shumë i dobët. I mbështetur në gjunjë, i thelluar në mendime dhe duke akuzuar vehten se si nuk arrita të përjetësoj atë moment. Kur e ngita kokën, nuk mund të besoja syve. Nëna me foshnjën dhe vajzën e vogël ishin të ulur përballë! E pamundur! E pabesueshme! Nuk mund të jetë! Isha aq i shqetësuar saqë fillova të rrënqethem! Por edhe një lloj gëzimi ndieja. Nuk mund të pritja më! Me zë të ulët dhe respekt u drejtova: “Më falni zonjë! Ju,…foshnja,…vajza juaj e vogël,…familja,… është një mrekulli, … ëëë,… jam fotograf dhe nëse më lejoni të ju fotografoj? Ajo vetëm e tundi kokën në shenjë aprovimi dhe sikurse ishte e pregaditur për këtë çast! Brenda sekondash bëra disa fotografi dhe duke u falenderuar me dy pëllëmbë të bashkuara si në lindje, zbrita. Ecja në kahje të hotelit duke mos patur përgjigje në ato njëmijë pyetje në mendjen time! Nëpër mendje më kalonin me mijëra Madona nga librat, galerite, muzeumet. Madona? Madona! Si është e mundur?! Si mund t’i ndodh kjo një njeriu aq pak religjioz si unë? “Deja Vu”, sikurse edhe mijëra vite më parë, “Madona”, …këtë herë në tramvaj! /KultPlus.com

May be a black-and-white image of 1 person and sitting
FOTO: Burim Myftiu

Burim Myftiu me ekspozitë personale në Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut

Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 11 nëntor do të hapë ekspozitën e artit bashkëkohor me titull “REMEMBRANCE” të artistit Burim Myftiu, shkruan KultPlus.

Galeria Kombëtare e MV-së do të hapë ekspozitë më 11 nëntor 2021 në orën 19:00 në “Çifte Hamam”. Ekspozita e artit bashkëkohor me titull “Kujtime” e autorit Burim Myftiu është kryesisht në mediumin e fotografisë, instalacionit dhe videoart dhe performancë.

“Manekinet (kukullat) janë personazhet kryesore të këtij projekti konceptual. E prezantuar përmes fotografive, instalimeve, performancës dhe videoprojeksioneve, modeli na çon në një kohë tjetër. Gjatë luftës në Kosovë. Një luftë që sjell shkatërrime të mëdha, vuajtje, shembje ndërtesash e dyqanesh, si dhe humbjen e jetëve njerëzore. Modelet kanë një rol të dyfishtë ose të trefishtë për Burim Myftiun, ai përpiqet t’u japë një detyrë të re modeleve përmes këtyre fotove, një funksion tjetër i ndërtuar në një koncept. Rrobat e tyre janë pothuajse të padukshme, duket se po përpiqen të mbulojnë dhe maskojnë gjendjen e tyre shpirtërore, kujtimet dhe të gjitha ato përvoja të tmerrshme nga e kaluara”, thuhet në njoftimin e Galerisë Nacionale.

Modelet e filmuara nga Burim Myftiu, thuhet më tej në njoftim, nuk reklamojnë më veshjet, por me shprehjet e fytyrës, me gjymtyrë të thyera, hundë dhe sy të pazakontë, pranojnë një histori, zhgënjim dhe tmerr. Në instalimet në të cilat modeli paraqitet në formën e një kukulle, tema është e njëjtë si në fotografi – dhimbja dhe zhgënjimi me realitetin janë parësore. Kjo pasohet nga një video instalacion ku shfaqen personazhet imagjinare të modeleve, dëshmitarë të një ëndrre të thyer.

Autori përmes veprave të tij dënon dhunën. Asnjë dhunë në botë nuk ka arsyetime, vetëm justifikime

Përmes këtyre fotografive, instalacioneve dhe videoprojeksioneve, autori flet hapur për mohimin e gjenocidit dhe mohimin e vuajtjeve dhe tragjedisë njerëzore.

Burim Myftiu është lindur në vitin 1961 në Prizren. Ai është artist, fotograf, kurator dhe pedagog. Ai jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Republikën e Kosovës.

Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë Specializohet në Fotografi, Instituti i Fotografisë, NIIP, Nju Jork, SHBA

I diplomuar në Arte Vizuele, Universiteti AAB, Prishtinë, Master në Kosovë në Arte Vizuele, Universiteti AAB, Prishtinë, Kosovë.

Ai ka fituar shumë çmime ndërkombëtare. 

Kuratore e projektit është Tatjana Bundelevska, kurator në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Burhan Ahmeti artist dhe ligjërues arti./ KultPlus.com

Së shpejti nis “Fokus Award 2021”, ekspozita ndërkombëtare e fotografisë

Ekipi kurator i edicionit të 12-të të FOKUS AWARD – Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë përbërë nga artistët: Elton Koritari, Osman Demiri dhe Burim Myftiu e kanë bërë përmbledhjen kuratoriale për vitin 2021. Ata kanë përzgjedhur 44 artistë nga: Shqipëria, Kosova, SHBA, Italia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Greqia, Bullgaria, Irani, Kroacia, Ukraina, Bosnjë e Hercegovinë, Serbia dhe Sllovenia.

Artistët:

Enis Abdullahu – Kosovë
Zeni Alia – Shqipëri
Richard Arbas – SHBA
Boro Arsovski – Maqedonia e Veriut
Vasilis Artikos – Greqi
Ibrahim Aysil Turqi
Ernest Baba – Shqipëri
Jusuf Bajrami – Zvicër
Ergys Baki – Shqipëri
Ana Batrićević – Serbi
Giuseppe Cardoni – Itali
Francesco Congedo – Itali
Marco Corso – Itali
Antonella Dargenio – Itali
Sualdo Dino – Shqipëri
Parisa Feyzollahi – Iran
Giorgo Galimberti – Itali
Flora Gatsenko – Ukrainë
Florion Goga – Shqipëri
Oxana Grinshteyn – Ukrainë
Armand Habazaj – Shqipëri
Ahmed Hadrovic Turqi
Remzi Hasani – Kosovë
Majid Hojati – Iran
Eliza Hoxha – Kosovë
Arton Humolli – Kosovë
Fehmi Içyer – Turqi
Ognjen Karabegovic – Kroaci
Stepan Kucheriavy – Ukrainë
Marco Marcone – Itali
Diana Maria – Rumani
Rosa Mariniello – Itali
Melissa Mey – Turqi
Agon Nimani – Kosovë
Blaz Poljansek – Slloveni
Midhat Poturovic – Bosnjë e Hercegovinë
Rina Statovci – Kosovë,
Vlasov Sulaj – Shqipëri
Blerta Syla Surroi – Kosovë
Roni Shishko – Kosovë
Gent Shkullaku – Shqipëri
Rozafa Shpuza – Shqipëri
Ina Toska – Shqipëri
Ana Vukovic – Mali i Zi

Koncepti i këtij edicioni është MONO.
Sfida e vërtetë është “të hequrit”. Të reduktosh, të konsumosh, të hollosh, të heqësh koret, të thërmosh deri në esencë. Të qëndrosh larg stimujve të të tjerëve, në unicitetin tënd. MONO, si bazë e mijëra fjalësh të ndryshme nga njëra-tjetra por si një qëndrim artistik për të synuar esencën.

FOKUS AWARD është event më i rëndësishëm i fotografisë në regjion themeluar dhe menaxhohet nga artisti Arben Alliaj – Drejtor Artistik dhe artisti Saimir Ahmeti – Menaxher.

Juria profesionale ndërkombëtare, përbërë nga tre anëtarë, do ta bëjë shpalljen e artistit më të mirë gjatë hapjes solemne të ekspozitës.
Çmimi FOKUS AWARD përfshin edhe një çmim monetary 1000$.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës “FOKUS AWARD 2021” do të bëhet në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier, më 29 shtator 2021 në orën 19:00. / KultPlus.com

‘Edhe vetë Gabriel Garsia Markez do mbetej pa fjalë këtu në Shqipëri’

Burim Myftiu

Një pasdite të ngrohtë vere në Shkodër, gati se rastësisht u ndala të fotografoj ca pamje rruge në lagjen e Romëve matanë liqenit. Pasi kuadrova ca njerëz dhe një kolltuk të vjetër në mes te rruges, nga rrugica afër u degjuan zëra të fëmijëve.

 Vendosa t’i përcjellë zërat dhe arrita në mes të një lagjeje të pasistemuar ose më mirë të them të improvizuar buzë liqenit. Rreth e rrotull një rëmujë, përplot shtëpiza të vogla të vetëndërtuara, më shumë si kasolle, me gjysmë çati ose të mbuluara me llamarina. Një skamje e paparë…Çdokush ishte në rrugë ose para shtëpisë. Ca punonin, ca flenin derisa një duet ushtronte klarinet në fund të lagjes.

Fëmijët ishin përqëndruar në lojën e tyre. Në mes të asaj skamje dhe kaosi megjithate dominonte gëzimi, lumturia e çastit dhe e një rritëm spontan e optimist. Edhe vetë Gabriel Garsia Markez do mbetej pa fjalë këtu. Nuk kaloi shumë kohë, në atë parajsë të inspirimit, i zbulova kupidët e lagjes, engjëjt e vegjël. / KultPlus.com



Burim Myftiu me ligjëratë në “Balkan Photo Award” të Sarajevës

Sapo janë ndarë çmimet në Festivalin më të madh të fotografisë në Ballkan, “Balkan Photo Award”, ngjarje kjo kulturore që është mbajtur në Galerinë Kombëtare të Sarajevës, ku çmimi Grand Prix i është ndarë fotografit Željko Budimir Keko, për fotografinë “Daily life”.

Në këtë garë të madhe të fotografisë, fotografitë janë vlerësuar nga një juri 13 anëtarëshe, në mesin e të cilëve ishte edhe fotografi shqiptar Burim Myftiu.

Burim Myftiu ka njoftuar për KultPlus se përpos vlerësimit të fotografive në “Balkan Photo Award” ai është prezantuar edhe me një ligjëratë në Galerinë Kombëtare të Sarajevës, ku para të pranishmëve është prezantuar me temën “Street Photography”./KultPlus.com

Një kujtim nga Bekim Fehmiu që gjendet në Prizren (FOTO)

Një fotografi e një veture të vjetër është shpërndarë para disa ditësh në llogarinë e Facebook-ut të ish-gazetarit Fahri Musliu, shkruan KultPlus.

Kjo fotografi tregon veturën Peugeot 404, që aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu e kishte blerë për nënën e tij më 1968. Vetura sipas Musliut, është në oborrin e fotografit Burim Myftiu në Prizren, i cili e kishte marrë atë më 1996 nga vëllezërit Fehmiu.

Po e sjellim të plotë shkrimin e Fahri Musliut:

NJË KUJTIM NGA BEKIM FEHMIU

Burim Myftiu nga Prizreni në një emision te TV Klan Kosova ka zbuluar se posedon makinën PEZHO 404 të cilën më 1968, aktori kosovarë me famë botërore, BEKIM FEHMIU nga honorari i serialit TV ODISEJA ia kishte blerë nënës së vet Hedijes, që të mund ta vizitojë Bekimin kudo që ai xhiron. Myftiu thotë se makinën që nga vëllezërit e Bekimit e ka marre më 1996 e ka shfrytëzuar disa vite por që nga përfundimi i luftës, ajo është në gjendje të mjerueshme dhe kërkon riparim të jashtëm. Makina gjendet në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren dhe shpreh gatishmërinë që atë dhuroj për ekspozim në ndonjë hapësirë në qendër të Prizrenit apo në kuadër të Mezeut kushtuar Bekim Fehmiut, që do të duhej të hapej në këtë qytet, si shenjë kujtimi të aktorit të madh.
Për riparimin do të duhej të shfaq interesim Komuna e Prizrenit apo edhe firmat private e individ.
Do ishte mirë që riparimi të ndodh deri në fillim të qershorit kur shënohet përvjetori i lindjes apo i vdekjes së Bekimit dhe të caktohej vendi për ekspozimin e saj.
Të interesuarit le të lajmërohen në këtë faqe ose personalisht mua në messenger.
Ju faleminderit për mirëkuptim. F.M.