Bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet “Gjuhë shqipe” dhe “Letërsi shqipe”

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do të ndajnë burse në vlerë të 1 mijë eurove për studentët në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo është me qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë.

“Muaj më parë kemi nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në kuadër të kësaj Marrëveshje, MAShTI për herë të parë do të ofrojë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet Bachelor dhe Master në degët Gjuhë shqipe dhe Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Shuma e bursës është 1 mijë euro në vit për student”.

“UP tashmë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve. Ju ftoj që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore”, ka shkruar Nagavci.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë bëjnë thirrje për protestë për bursa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ditë më parë ka publikuar listën e përfituesve të bursave shtetërore, shkruan KultPlus.

Mirëpo, mantilbardhët e ardhshëm janë të pakënaqur për vendimin e këtij institucioni. Sipas tyre rreth 150 studentë të kësaj dege universitare nuk janë përfshirë si përfitues të bursave.

Përfaqësuesi i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, Gzim Abrashi nëpërmjet një postimi në facebook ka bërë thirrje për protestë, në rast se nuk merren parasysh ankesat e tyre.

KultPlus ua sjell të plotë reagimin e Abrashit:

Thirrje per PROTESTE

Ta dashur kolege, studente te Fakultetit te Mjekesise,

Ashtu siq edhe jemi zotuar, qe pas ankeses tone me shkrim per çeshtjen e bursave, ne rast se nuk do te marrim pergjigjje brenda 48 oreve, ne do te vazhdojme t’i kerkojme te drejtat tona per te qene te barabarte ne rradhet e studenteve te UP-se.

Ne emer te Keshillit te Studenteve te Fakultetit te Mjekesise therras proteste me date 14.12.2020,e hene ne ora 9:00 para dyerve te Ministrise se Arsimit.

Ju lutem te keni me vete mantilin e bardhe si dhe te jemi te pajisur me masa mbrojtese. / KultPlus.com