Nesër, më datë 28 Nëntor, busti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, do të përurohet në Prizren.
Busti do të zërë vend në oborrin e Katedrales “Zoja Ndihmëtare” dhe organizimi nis duke filluar nga ora 10:00.
Ky përurim organizohet nga Kisha Katolike në Prizren dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë. / KultPlus.com
