Dy nga figurat më të mëdha të artit dhe letërsisë shqiptare aktori Timo Flloko dhe shkrimtari Ismail Kadare janë shfaqur krah njëri-tjetrit.
Ata shihen të ulur në një kafene në kryeqytet dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”. Shkrimtari shihet teksa e dëgjon me vëmendje.
Poezia ‘Mall’
“Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq
Të gjallët janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç.
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall” / KultPlus.com