Mikrofoni me të cilin Cardi B gjuajti fansen shitet për 100 mijë dollarë

Dy javë pasi reperja Cardi B doli në krye të mediave për hedhjen e mikrofonit në turmë, ai mikrofon është shitur në eBay për pothuajse 100,000 dollarë (78,500 £).

U hodh në ankand nga pronari i një kompanie me qira të pajisjeve audio, i cili tha se të gjitha fitimet do të shkonin për bamirësi.

Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte 5,000 dollarë.
Videot treguan Cardi duke hedhur mikrofonin pasi një fans i hodhi një pije asaj gjatë një koncerti në Las Vegas.

Policia ka thënë se ylli nuk do të përballet me akuza, përcjell portali rtv21.tv

Pamjet shpejt u bënë virale dhe buja e bëri Fisher të listonte artikullin famëkeq për shitje. Ofertimi përfundimisht përfundoi me 99,900 dollarë.

Fisher tha se të ardhurat do të shkojnë për bamirësinë e veteranëve, Wounded Warrior Project, dhe Friendship Circle Las Vegas, i cili lidh vullnetarët e rinj me personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.

“Mendova se do të fitonte një vëmendje kombëtare, por sasia e mbulimit të lajmeve ka qenë tronditëse.”

Ai tha se kishte verifikuar që mikrofoni në shitje ishte me të vërtetë ai që përdorte Cardi në atë kohë.

“Është procedurë standarde për të shënuar të gjithë mikrofonët dhe sistemet në vesh se kujt ‘shkojnë’ përpara kontrollit të zërit, për t’u siguruar që i njëjti person merr artikujt e duhur gjatë shfaqjes,” tha ai për CBS Neës .

“Ju mund të shihni shirit të bardhë në mikrofonin Cardi B në të gjitha videot, dhe kështu e dinim se cili mikrofon ishte i saj.”/KultPlus.com

Fansja e gjuan me ujë, Cardi B nuk e kursen, e gjuan me mikrofon (VIDEO)

Cardi B është sulmuar nga një fanse me ujë, por e njëjta nuk ka ngurruar që ta sulomojë më pas me mikrofon, shkruan KultPlus.

Sulmet ndaj yjeve kanë filluar të jenë aktuale, pasi që jnjë sulm të ngjashmë kanë përjetuar edhe Bebe Rexha e Drake, e tash së fundi edhe Cardi B.

Ky sulm është filmuar edhe nëpërmjet videos, dhe pamjet e kësaj ngjarje mund ti shihni më poshtë./ KultPlus.com

“Grammy” i pazakontë

Pa publik dhe nën kushte të pandemisë, ceremonia e sivjetme është cilësuar si më e pazakonta dhe më e paparashikueshmja, për shkak të konkurrencës së madhe mes artistëve

Ceremonia e 63-të e Çmimeve Grammy mbahet në Los Anxhelos të dielën mbrëma, ku do të paraqiten Billie Eilish, BTS, Taylor Swift, Dua Lipa, Harry Styles dhe Cardi B.

E cilësuar tradicionalisht si “nata më e madhe e muzikës”, ceremonia e këtij viti do të jetë pak më ndryshe për shkak të pandemisë.

Nuk do të ketë publik dhe interpretuesit do të ndahen në pesë skena, të rregulluara në një rreth brenda Qendrës së Kongresit të Los Anxhelos për ta ruajtur distancën.

“Nuk është Zoom, nuk është ‘pandemike’”, tha drejtuesi Trevor Noah. “Bendet do të performojnë për njëri-tjetrin”, si një version i yjeve i “Later … With Jools Holland”, pa piano boogie-woogie.

Duke e thyer traditën edhe një herë, çmimet do të shpërndahen nga banakierë, roje sigurie dhe pastrues nga vendet e koncertit, që janë detyruara të mbyllen për shkak të COVID-19.

Këtë vit, Beyonce kryeson nominimet – gjithsej nëntë – duke përfshirë katër për himnin e saj të të drejtave civile “Black Parade”, e cila u publikua në kulmin e protestave “Black Lives Matter” vitin e kaluar. Taylor Swift dhe Dua Lipa vijnë më pas, secila me nga gjashtë nominime. Të gjithë ata janë pretendentë të fortë, por, siç e dinë shikuesit e “Grammy”, presioni për t’i vendosur çmimet i ngazëllen tepër votuesit.

Pretendimet e Swiftit

Projekti befasues i Taylor Swift, “Folklore”, është konkurrenti kryesor për çmimin e albumit e vitit. Fitimi i këtij çmimi nuk do të ishte vetëm rikthim për të, por do të hynte në histori duke u bërë gruaja e parë që e ka fituar këtë çmim tri herë radhazi.

Edhe Beyonce shpreson ta thyejë rekordin duke fituar katër çmime nga nëntë nominime, rekord të cilin e mban Alison Krauss.

BTS, grupi i parë K-pop

Edhe nëse nuk e fiton çmim, grupi BTS tashmë kanë hyrë në histori si grupi i parë K-pop që është nominuar në një kategori kryesore.

Bendi garon për performancën më të mirë të një grupi pop me këngën që ka qenë e para në lista muzikore në ShBA, “Dynamite”.

Kjo kategori është goxha e vështirë, pasi ka emra të mëdhenj.

“Sinqerisht, nuk po presim diçka”, ka thënë reperi/këngëtari RM. “Nuk duam të dëshpërohemi pasi kemi konkurrentë yje si: Lady Gaga, Taylor, Bieber.

Eurovision rikthehet në Grammy

Vetëm një këngë nga Eurovisioni ka fituar çmim Grammy: “Nel Blu, Dipinto Di Blu” nga Domenico Modugno. Balada, që e zuri vendin e tretë në Eurovision më 1958, fitoi dy çmime Grammy më 1959: kënga dhe projekti më i mirë.

Dhe që nga atëherë nuk ka pasur asnjë pikë për këto këngë. Këtë vit rikthimi bëhet me këngën e një filmi, “The Story Of Fire Saga”, që është nominuar për çmimin “kolona zanore më e mirë për mediat vizuale”.

A do ta ndajë çmimin e saj Fiona Apple?

Për herë të parë, vetëm gra janë të nominuara në kategorinë më të mirë të performancës rock, me Pheoebe Bridgers, Haim, Brittany Howard, Big Thief, Grace Potter dhe Fiona Apple. Nëse ajo fiton, Apple thotë se dëshiron ta ndajë çmimin me koleget e saj të nominuara.

“Unë do të merrja Grammyn dhe do ta ndaja në copa mjaftueshëm sa për ta marrë të gjitha dhe do t’i ftoja të gjitha zonjat që ta bëjnë të njëjtën gjë”.

Meryl Streep dhe merimanga

Meryl Streep është aktorja më e nominuar në historinë e çmimeve Oscar –ajo është edhe pretendente e rregullt në Grammy – falë kolonës zanore Mamma Mia, ndër të tjerash. Ajo është përmendur së fundmi në kategoritë e librave audio – falë rrëfimit të saj për librat për fëmijë, si “Lepuri Velveteen”, “Përralla e Lepurit Peter” dhe vepra të tjera që nuk kanë lidhje me lepujt. Këtë vit ajo garon me librin audio të “Charlotte’s Web”, historia klasike e një derri që krijon një miqësi me një merimangë.

Reperja me synime të mëdha

Asnjëra nga reperet si Roxanne Shante, Salt’N’Pepa, Queen Latifah, Lil’ Kim, Left Eye, Missy Elliot, Eve, Lauryn Hill, Nicki Minaj, Cardi B, nuk ka fituar çmim për këngën më të mirë rep.

Kjo mund të ndryshojë këtë vit, pasi kënga e Megan Thee Stallionit, “Savage(Remix)”, po konsiderohet si konkurrentja kryesore për çmim.

Do të ishte domethënëse fitorja e këtij çmimi, pasi vetëm një këngë e zhanrit rep (“This Is America” nga Childish Gambino) e ka fituar këtë çmim.

Pakënaqësi e skandale

Në mesin e shumë kategorive për çmim Grammy, fokusi është gjithmonë te “katërshja e madhe” – kënga e vitit, projekti i vitit, albumi i vitit dhe artisti më i mirë i ri.

Edhe këtë vit ka shumë gjëra kundërthënëse. Skandali më i madh është nominimi për projektin e vitit të këngës “Say So” nga Doja Cat. Kënga e saj është shkruar në bashkëpunim me Lukasz “Dr Luke” Gottwald, pasi ishte akuzuar për ngacmim ndaj Keshas.

Ndërsa, ylli kandez The Weeknd është shprehur i pakënaqur pasi nuk është nominuar për asnjë çmim me këngën “Blinding Lights” dhe për këtë arsye do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë e ardhshme. Kënga e tij ishte kënga më e shitur e vitit.

Për shkak se janë disa kategori, do të mbahen dy ceremoni të dielën.

E para e quajtur “Grammy Awards Premiere” do të mund të shikohet drejtpërdrejt prej orës 19:30 (GMT) /15:30 (ET) të dielën, 14 mars.

Tani për tani, asnjë transmetues britanik nuk ka plane ta transmetojë ceremoninë, mirëpo do të mbulohet plotësisht nga uebfaqja BBC News gjatë natës të dielën./koha/KultPlus.com

Këngëtarja me famë botërore vesh fustanin e dizajneres kosovare

Cardi B është ndër reperet më të famshme amerikane të momentin. Ajo, ditën e djeshme festoi ditëlindjen duke organizuar një festë madhështore në Las Vegas, përcjellë KultPlus.

Ajo që mori shumë vëmendje në këtë festë, ishte veshja e rep-artistes, e cila u komentua shumë nga fansat e saj e fytyrat e tjera publike ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo që u përkujdes për veshjen e Cardi B-së, ishte një disejnatore nga Kosova.

Bëhet fjalë për Lena Berishën. Fustani i zgjedhur nga Belcalis Marlenis Almanzar (emri i vërtetë i Cardi B) është pjesë e koleksionit të fundit të kreatores së njohur, i cili u prezantua nga modelja Oriola Marashi.

Përveç me Cardi B, Lena ka bashkëpunuar edhe me yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Bebe Rexhën. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CGONAKQg-8H/

Të gjitha çmimet në “Billboard Music Awards 2019”

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2019” u mbajt në MGM Garden Arena në Las Vegas, më 1 maj.

Me nikoqire Kelly Clarkson dhe artisten Cardi B e cila dominonte e nominuar në 18 kategori nga 21 sa ishin në tërësi çmimet e mbrëmjes, ishte një natë masive për shumë yje të klasit A, shkruan Billboard, transmeton Telegrafi.

Reperja Cardi B theu çdo rekord, duke u bërë artistja më e shpërblyer ndonjëherë në historinë e “Billboard Music Awards”, duke rrëmbyer gjithsej 12 çmime nga të gjtiha çmimet sa ishin.

Cardi B rrëmbeu më së shumti çmime në “Billboard Music Awards 2019” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, megjithëse në mungesë prezence në këtë spektakël, ka arritur që të shpërblehet me një çmim.

Kënga e saj shumë e suksesshme “Meant to be”, të cilët e këndon së bashku me grupin Florida Georgia Line, është shpërblyer në kategorinë “Top këngët më të mira të muzikës country”.

Në vazhdim ju sjellim listën me të gjitha çmimet në Billboard Music Awards 2019:

Top Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Post Malone
Travis Scott

Top New Artist:
Bazzi
Juice WRLD — FITUES
Lil Baby
Dua Lipa
Ella Mai

Billboard Chart Achievement Award:
Dan + Shay
Drake
Ariana Grande — FITUES
Lady Gaga & Bradley Cooper
Dua Lipa

Top Male Artist:
Drake — FITUES
Post Malone
Travis Scott
Ed Sheeran
XXXTentacion

Top Female Artist:
Cardi B
Ariana Grande — FITUES
Halsey
Ella Mai
Taylor Swift

Top Duo/Group:
BTS — FITUES
Dan + Shay
Imagine Dragons
Maroon 5
Panic! At The Disco

Top Billboard 200 Artist:
Drake — FITUES
Ariana Grande
Post Malone
Travis Scott
XXXTentacion

Top Hot 100 Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Juice Wrld
Post Malone

Top Streaming Songs Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Post Malone
XXXTentacion

Top Song Sales Artist:
Drake — FITUES
Ariana Grande
Imagine Dragons
Lady Gaga
Post Malone

Top Radio Songs Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Maroon 5
Post Malone

Top Social Artist:
BTS — FITUES
EXO
GOT7
Ariana Grande
Louis Tomlinson

Top Touring Artist:
Beyoncé & JAY-Z
Bruno Mars
Ed Sheeran — FITUES
Taylor Swift
Justin Timberlake

Top R&B Artist:
H.E.R.
Khalid
Ella Mai — FITUES
The Weeknd
XXXTentacion

Top R&B Male Artist:
Khalid
The Weeknd — FITUES
XXXTentacion

Top R&B Female Artist:
H.E.R.
Ella Mai — FITUES
Queen Naija

Top R&B Tour:
Beyoncé & JAY-Z — FITUES
Childish Gambino
Bruno Mars

Top Rap Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Juice Wrld
Post Malone
Travis Scott

Top Rap Male Artist:
Drake — FITUES
Post Malone
Travis Scott

Top Rap Female Artist:
Cardi B — FITUES
City Girls
Nicki Minaj

Top Rap Tour:
Beyoncé & JAY-Z — FITUES
Drake
Travis Scott

Top Country Artist:
Jason Aldean
Kane Brown
Luke Combs — FITUES
Dan + Shay
Florida Georgia Line

Top Country Male Artist:
Jason Aldean
Kane Brown
Luke Combs — FITUES

Top Country Female Artist:
Maren Morris
Kacey Musgraves
Carrie Underwood — FITUES

Top Country Duo/Group:
Dan + Shay — FITUES
Florida Georgia Line
Old Dominion

Top Country Tour:
Luke Bryan
Kenny Chesney — FITUES
Shania Twain

Top Rock Artist:
Imagine Dragons — FITUES
Lovelytheband
Panic! At The Disco
Queen
Twenty One Pilots

Top Rock Tour:
Elton John — FITUES
The Rolling Stones
U2

Top Latin Artist:
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Ozuna — FITUES
Romeo Santos

Top Dance/Electronic Artist:
Calvin Harris
Kygo
Marshmello
Odesza
The Chainsmokers — FITUES

Top Christian Artist:
Cory Asbury
Lauren Daigle — FITUES
For King & Country
Hillsong Worship
MercyMe

Top Gospel Artist:
Kirk Franklin
Koryn Hawthorne
Tori Kelly
Tasha Cobbs Leonard — FITUES
Marvin Sapp

ALBUM AWARDS

Top Billboard 200 Album:
Cardi B “Invasion of Privacy”
Drake “Scorpion” — FITUES
Post Malone “beerbongs & bentleys”
Travis Scott “ASTROWORLD”
XXXTentacion “?”

Top Soundtrack:
“13 Reasons Why: Season 2”
“A Star is Born” by Lady Gaga & Bradley Cooper
“Bohemian Rhapsody” by Queen
“Spider-Man: Into the Spider-Verse”
“The Greatest Showman” — FITUES

Top R&B Album:
Ella Mai “Ella Mai”
H.E.R. “H.E.R.”
Khalid “American Teen”
The Weeknd “My Dear Melancholy,”
XXXTentacion “17” — FITUES

Top Rap Album:
Cardi B “Invasion of Privacy”
Drake “Scorpion” — FITUES
Post Malone “beerbongs & bentleys”
Travis Scott “ASTROWORLD”
XXXTentacion “?”

Top Country Album:
Jason Aldean “Rearview Town”
Kane Brown “Kane Brown”
Luke Combs “This One’s For You” — FITUES
Dan + Shay “Dan + Shay”
Carrie Underwood “Cry Pretty”

Top Rock Album:
Dave Matthews Band “Come Tomorrow”
Imagine Dragons “Origins”
Mumford & Sons “Delta”
Panic! At This Disco “Pray For The Wicked” — FITUES
Twenty One Pilots “Trench”

Top Latin Album:
Anuel AA “Real Hasta la Muerte”
Bad Bunny “X 100PRE”
J Balvin “Vibras”
Maluma “F.A.M.E.”
Ozuna “Aura” — FITUES

Top Dance/Electronic Album:
Clean Bandit “What Is Love?”
David Guetta “7”
Kygo “Kids in Love”
Major Lazer “Major Lazer Essentials”
The Chainsmokers “Sick Boy” — FITUES

Top Christian Album:
Cory Asbury “Reckless Love”
Lauren Daigle “Look Up Child” — FITUES
For King & Country “Burn The Ships”
Hillsong Worship “There Is More”
Zach Williams “Chain Breaker”

Top Gospel Album:
Snoop Dogg & Various Artists “Snoop Dogg Presents Bible of Love”
Aretha Franklin “Gospel Greats”
Koryn Hawthorne “Unstoppable”
Tori Kelly “Hiding Place” — FITUES
Jonathan McReynolds “Make Room”

SONG AWARDS

Top Hot 100 Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”

Top Streaming Song (Audio):
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE” — FITUES
XXXTentacion “SAD!”

Top Streaming Song (Video):
Drake “In My Feelings” — FITUES
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”
Travis Scott “SICKO MODE”
XXXTentacion “SAD!”

Top Selling Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Drake “In My Feelings”
Halsey “Without Me”
Lady Gaga & Bradley Cooper “Shallow”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES

Top Radio Song:
Khalid & Normani “Love Lies”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES
Post Malone “Better Now”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line “Meant to Be”
Zedd, Maren Morris & Grey “The Middle”

Top Collaboration:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Khalid & Normani “Love Lies”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES
Marshmello & Bastille “Happier”
Post Malone ft. Ty Dolla $ign “Psycho”

Top R&B Song:
DJ Khaled ft. Justin Bieber, Chance The Rapper & Quavo “No Brainer”
Ella Mai “Boo’d Up” — FITUES
Ella Mai “Trip”
Khalid “Better”
Lil Dicky ft. Chris Brown “Freaky Friday”

Top Rap Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It” — FITUES
Drake “In My Feelings”
Juice WRLD “Lucid Dreams”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”

Top Country Song:
Kane Brown “Heaven”
Luke Combs “She Got the Best of Me”
Dan + Shay “Speechless”
Dan + Shay “Tequila”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line “Meant to Be” — FITUES

Top Rock Song:
Foster The People “Sit Next to Me”
Imagine Dragons “Natural”
Imagine Dragons “Whatever It Takes”
Lovelytheband “broken”
Panic! At The Disco “High Hopes” — FITUES

Top Latin Song:
Bad Bunny ft. Drake “Mia”
Daddy Yankee “Dura”
DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Nicky Jam & J Balvin “X”
Casper Magico, Nio Garcia, Darell, Nicky Jam, Bad Bunny & Ozuna “Te Bote” — FITUES

Top Dance/Electronic Song:
DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Calvin Harris & Dua Lipa “One Kiss”
Marshmello & Bastille “Happier”
Tiësto & Dzeko ft. Preme & Post Malone “Jackie Chan”
Zedd, Maren Morris & Grey “The Middle” — FITUES

Top Christian Song:
Cory Asbury “Reckless Love”
Lauren Daigle “You Say” — FITUES
For King & Country “joy.”
Hillsong Worship “Who You Say I Am”
Tauren Wells “Known”

Top Gospel Song:
Todd Dulaney “Your Great Name”
Koryn Hawthorne “Won’t He Do It” — FITUES
Tori Kelly ft. Kirk Franklin “Never Alone”
Jason Nelson “Forever”
Brian Courtney Wilson “A Great Work”. / KultPlus.com

Cardi B, “perla” e “Grammy Awards”

Reperja e njohur amerikane, Cardi B, di sesi të vjedhë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.

Reperja me famë botërore shkaktoi ‘stuhi’ ndërsa u shfaq si një “perlë” në 61 vjetorin e “Grammy Awards” në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës (10 shkurt).

Veshja e Cardi B-së është më e përfolura në ngjarjen më të madhe muzikore.

Ajo mbante margaritarë të mëdhenj rreth qafës dhe flokëve të saj.

Reperja i befasoi të gjithë kur u shfaq në tapetin e kuq me bashkëshortin Offset.

Ylli i muzikës “i mbylli gojën të gjithëve” duke konfirmuar se është rikthyer me këngëtarin, pas ndarjes së bujshme.

Ajo ishte nominuar për disa çmime në “Grammy Awards”. Por mori në shtëpi vetëm çmimin “Best Rap Album” (Rep Albumi më i Mirë), duke hyrë në histori si reperja e parë që merr këtë çmim./oranews/KultPlus.com

Reperi shqiptar pjesë e klipit të ri të Cardi B

Njëri prej reperëve të famshëm shqiptar do të marrë pjesë në klipin e rep-artistes amerikane, Cardi B.

Klepto ka zbuluar se do të jetë pjesë e klipit të ri të Cardi B, shkruan lajmi.net.

Reperi shqiptar që jeton në Amerikë e pjesë e TBA-së së Unnikatilit e ka treguar këtë nëpërmjet postimit të fundit.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa foto të cilat i ka realizuar gjatë xhirimeve dhe roli i tij bazuar në atë çfarë shihet në këto imazhe duket të jetë tejet interesant./KultPlus.com

Cardi B, Chance the Rapper dhe T.I. në jurinë e garës së hip hopit në Netflix

Cardi B, Chance the Rapper dhe T.I. janë duke kërkuar superyllin e ardhshëm të hip hopit.

Emisioni televiziv i projektuar si një garë është duke u prodhuar nga John Legend.

Sipas The Hollywood Reporter, emisioni në fjalë do të shfaqë talentë të pazbuluar të hip hopit përballë njëri-tjetrit nga qytete të ndryshme.

Cardi B, Chance dhe T.I. do të jenë tri juristët kryesore dhe të tjera personalitete pjesë e emisionit në fjalë pritet që të konfirmohen.

Audicionet tashmë po realizohen dhe aplikimi ka filluar në RhythmAntFlowAuditions.com.

Sipas T.I., emisioni do të jetë i veçantë.

“Kurrë nuk keni parë një emision të tillë dhe me ne si juristë, origjinaliteti do të jetë përtej kulmit”, u shpreh T.I. /KultPlus.com