Cili ishte Carl Friedrich Gauss djali i një nëne analfabete që u bë gjeniu i pazakontë i matematikës?

Nga Albert Vataj

Më 23 shkurt të vitit 1855, në moshën 77-vjeçare, Carl Friedrich Gauss i dorëzohet vdekjes. Një atak në zemër e ndau nga jeta gjeniun e matematikës, por nuk ndali udhën e tejçuar prej tij. Dy persona lëxuan elegji në varrimin e lamtumirës, dhëndri i tij, Heinrich Ewald dhe Wolfgang Sartorius von Waltershausen, i cili ishte mik i ngushtë dhe biograf i matematikanit. Truri i Gausit u ruajt dhe u studiua nga Rudolf Wagner.

Kishte vdekur një mëndje e ndritur, një vullnet që s’reshti së blaturia shkencës çfarë kishte më të shtrenjtë. Netët e gjata dhe ditët e pambarimta i shterrën këtij talenti jetën si sublime e sakrificës së dijes dhe shkencës.

Shumë jetë i përcaktojnë yjet, shumë yje shndrijnë përgjithmonë në kërshërinë ngazëdhyese të njeriut. Eshtë fati ai që e thotë fjalën predikuese të besimit te mrekullitë, dhe fjalën e fundit gjithnjë e thotë historia, fjalën që mbeten edhe sot kushtuese. Bota dhe kohërendja ka parakaluar pëmes shumë faktesh dhe befasishë për të mbërritur deri në ditët tona si një dëshmim i pamohueshëm i të vërtetave të mëdha të mendimeve gjeniale, të cilët shkruan faqe të rëndësishme të qytetërimit. Padyshim një prej këtyre faqeve përshkruan përmbledhtaz jetën dhe veprën e një gjeniu, një mendje të jashtëzakonshme, atë të Carl Friedrich Gauss.

Më 30 prill 1777 u lind i madhi, befasia e matematikës, Carl Friedrich Gauss. Ai mori përkufizuesen e meritimit të përgjithmonshme, “Princi i Matematikës”.

Gauss ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, elektrostatikën, astronominë dhe optikën. Gaussi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit, si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë.

Nëna e tij ishte analfabete dhe kurrë nuk e regjistroi datën e lindjes së Gaussit. Ajo mbante mend vetëm se ai kishte lindur në ditë të mërkurë, tetë ditë para Festës së Ngjalljes, e cila në vetvete ndodh 40 ditë pas Pashkëve. Gaussi më vonë do ta zgjidhte këtë mister për ditëlindjen e tij në kontekstin e gjetjes së datës së Pashkëve, duke nxjerrë metoda për të llogaritur datën në vitet e kaluara dhe të ardhme. Ai u pagëzua dhe konfirmua në një kishë pranë shkollës që ai ndoqi si fëmijë.

Në moshën 7-vjeçare, Carl Friedrich Gauss filloi shkollën fillore dhe mundësitë e tij të jashtëzakonshme u konstatuan pothuajse menjëherë. Mesuesi i tij, Buttner dhe ndihmësi i tij, Martin Bartels, u habitën kur Gaussi mblodhi shumën 1-100 në çast nga diktimi me arësyetimin se shuma ishte 50 çifte numrash, ku çdo çift numrash e kishte shumën 101 (1+100=101, 2+99=101 e kështu me rradhë). Ai e bëri këtë duke mblodhur shifrën e parë me të fundit brenda qindëshit, pastaj të dy me të parafundit dhe vazhdoi kështu, duke ruajtur gjithnjë përfundim që kishte edhe shuma e kërkuar. Për mësuesin ky ishte zbulim tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës. Gaussi u dallua në studime mëtejshme dhe me aftësitë e tij të rralla në majat më të larta shkencës.

Aftësitë intelektuale të Gaussit tërheqën gjithashtu vëmendjen e Dukës së Braunschweig, i cili e dërgoi atë në Kolegjin Carolinum, të cilin ai e ndoqi në vitet 1792-1795, dhe në Universitetin e Göttingenit 1795-1798. Kur ishte në universitet, Gaussi në mënyrë të pavarur rizbuloi disa teorema të rëndësishme. Zbulimi i madh i tij ndodhi në vitin 1796 kur ai tregoi se çdo poligon i rregullt me ​​një numër primar brinjësh (dhe, rrjedhimisht, edhe ato poligone me numër brinjësh që është produkt i një numri primar me një një numër në katror) mund të ndërtohen me një kompas dhe një vizore. Ky ishte një zbulim i madh në një fushë të rëndësishme të matematikës; problemet e ndërtimit kanë angazhuar matematicienët që nga kohët e grekëve të lashtë, dhe ky zbulim e çoi përfundimisht Gaussin që të zgjedhë matematikën në vend të filologjisë si karrierë. Gaussi ishte aq i kënaqur me këtë rezultat sa që ai kërkoi që një heptadecagon i rregullt të gdhendet në gurin e varrit të tij. Gurgdhendësi nuk pranoi, duke deklaruar se ndërtimi i tij ishte i vështirë dhe në thelb do të duket si një rreth.

Në 1795 Gaussi u largua nga Brunswick për të studiuar në Gottingen University. Mesuesi i Carl Friedrich Gauss ishte Kaestner. Miku i tij i vetëm midis nxënësve ishte Farkas Boljait. Ata u takuan në 1799 dhe ndenjën me njëri-tjetrin për shumë vite. Gaussi u kthye në Brunsëick, kur ai mori një diplomë në 1799. Pasi Duka kishte rënë dakort të vazhdonte ti jepte bursë Gaussit, ai kërkoi që Gaussi të paraqiste një dezertacion për doktoraturë në Universitetin Helmstid. Me bursën e tij për ta mbështetur atë Gaussi nuk kishte nevojë për të gjetur një punë. Ai botoi librin Disquisitiones Arithmeticae (Hulumtime Matematike) në verën e vitit 1801. Kanë qenë 7 seksione, por pjea e fundit i është kushtuar vetëm teorisë së numrave.

Veprat

Ne 1801 Gaussi boton Disquisitiones Arithmeticae. Është studimi i parë sistematik mbi teorinë e numrave. Influenca e librit të Gaussit qe e pamasë, dhe dëshmohet nga fakti që shumica e librave mbi subjektin akoma ndjekin përqasjen e tij. Reference: “The Mathematics of Ciphers, Number Theory and RSA Cryptography”, S.C.Coutinho.

“Legjendat” dhe të vërtetat

Ekzistojnë shumë histori për këtë gjeni. Thuhet se dhuntitë e tij të para u shfaqën kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Në këtë moshë Gaussi i vogël korrigjoi një gabim në veprimet e të atit, kur ai po bënte disa llogari të shpenzimeve familjare. Tjetër histori e famshme e Gaussit, që mbeti njëkohësisht si shpërthimi i kësaj befasie, ishte ajo e shkollës. Gaussi ishte shumë fëmij i prapë, gjatë mësimit ngaqë ishte sjellë keq, mësuesi i tij i matematikës i dha si ndëshkim të mblidhte numrat nga 1 tek 100. Gaussi e gjeti zgjidhjen menjëherë për habinë e mësuesit të tij. Kështu lindi e ashtuquajtura “Metoda e Gaussit”, e cila konsiston në mbledhjen e numrave periferikë:1+100;2+99 etj. Formoheshin 50 çifte ku shuma e secilit çift ishte 101. Që këtej 50×101=5050. Sidoqoftë dyshohet për vërtetësinë e kësaj historie. Gjithashtu thuhet se Gaussin e ndërprenë njëherë në zgjidhjen e një problem sepse gruaja e tij ishte duke vdekur. Ai ka thënë “Thuaji të presë një minutë, sa ta mbaroj”

Nga jeta e gjeniut

*** Gaussi, që i vogël, kishte mësuar shumë djallëzi për të vënë në lojë njerëzit. Për mësuesit e tij, që përveç matematikës merrej edhe me poezi ai u thoshte shokëve:

– Mësuesi ynë është një matematikan i madh për poetët dhe një poet i madh për matematikanët.

*** E pyetën një herë Laplasin se kush ishte matematikani më i madh i Gjermanisë.

– Është Ptaf, – u përgjigj Laplasi.

– Si? – i tha bashkëbiseduesi, – po unë mendoja se ishte Gaussi.

– Ah, po, – thirri Laplasi, – po Gaussi është matematikani më i madh i Evropës./ KultPlus.com

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare, Carl Weathers

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, Carl Weathers.

Një mori homazhe janë bërë për ish-lojtarin e NFL-së, i kthyer në aktorin e Hollivudit, i cili luajti në “Rocky”, “Predator” dhe “The Mandalorian”, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Matt Luber, menaxheri i tij, tha se Weathers vdiq të enjten. Familja e tij lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se ai vdiq “i qetë në gjumë”/ KultPlus.com

Jungu: Zemra jote e di përgjigjjen

Carl Jung ka lindur më 26 korrik. U bë i njohur si psikiatër, dhe arriti të ketë ndikim të madh gjatë shekullit 20, shkruan KultPlus.

Preokopimet e Jungut lidhen me psikiatrinë dhe psikanalizën, madje ai njihet dendur si themeltar i psikologjisë analitike.

Ndikim i tij qe i madh në fushën e psikiatrisë, antropologjisë, arkeologjisë, letërsisë e filozofisë.

Ndër konceptet kryesore të psikologjisë analitike është individualizmi – që ai e konsideroi si shumë të rëndësishëm.

Më poshtë janë disa nga thëniet e tij më të njohura që lidhen me kolektivitetin e kompleksin psikologjik.

1. “Nuk ka recetë për të jetuar, e cila mund t’i përshtatet të gjitha rasteve.”

2. “Besimi, shpresa, dashuria dhe mendjehollësia janë arritjet më të larta të përpjekjes njerëzore.

3. “Edhe një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa pasur brenda edhe një pjesë të errësirës.”

4. “Privilegji i një jete të gjatë është të bëheni ata që jeni me të vërtetë. “

5. “Gjithçka varet nga mënyra sesi i shikoni gjërat dhe jo se si janë ato në vetvete. “

6. “Vetmia nuk vjen nga ajo nëse nuk ke njerëz përreth.”

7. “Zemra jote e di përgjigjjen.”

8. “Ju nuk mund të ndryshoni asgjë nëse nuk e pranoni atë gjë ”

9. “Ne nuk jemi ata çfarë na ka ndodhur, ne jemi ata që zgjedhim të bëhemi”.

10 . “Ai i cili shikon jashtë, ëndërron; ai që shikon brenda, zgjohet”. /KultPlus.com

‘Aurora’

Poezi nga Carl Spitteler

Përktheu: Skënder Buçpapaj

Aurora

E ka parë kush Aurorën, motërzën time, vallë?
Ajo është nusja ime, ndaj atë dua ta kem prapë.
Ne po kërcenin bashkë. Pastaj erdhi murlani
Dhe ma mori të ngratit.
E pra unë e di se ç’pati:
Ajo është e bukur tejet,
Dhe gjithë prej ajri!
Shtatin kaq latuar e flatrat kaq praruar
Dhe në skaje flatrat sipër
Plot me lajlelulexhingëlamingël! “”

Seç ia behu Aurora mu tek unë flakërimë,
Qull e lagur, krahët thyer, e pafrymë.
“Oh Zot!” thirri ngjethshëm, me ankth e drojë,
“Ç’kohë janë, vallë, këto që ne jetojmë!
Vetëm hidhërim dhe pikëllim miliona herë,
Dhe frikë, dhe zemërim dhe vuajtje paprerë!
Papritur në çast:
Rashë në lum sakaq.
Dhe po të mos ishte mrekullia vetë
Pra, më s’do kishe dëgjuar për mua në kët jetë;
Dhe unë nuk do të isha ulur më atje.
– Çfarë mendoni se ka ndodhur, de?

Dy njerëzushë shumë të bukur pak të bardhë, sa unë kurrë nuk kam parë të tillë kaq të bardhë,
U ngjitën deri në lum me mamanë e tyre krah për krahu bashkë.

Unë nuk e di si quheshin dhe kush ishin vallë.
Në kokë në vend të flokëve ata kishin ar,
Dhe gojë të vogël! – Gojë të vogël! Të thashë ty! Për gjiri!
Dhe në sytë e tyre ata manushaqe kishin.
– Papritmas, gruaja e bukur mua m’u vërvit zëçjerrë:
“Ah, pa shihni atje në ujë,” bërtiti ajo, “kafsha e mjerë!
Si përpëlitet dhe përplaset nëpër shtjellë
Dhe me brirëthit lutet e kërkon ndihmesë! ”

Dhe djemtë e mirë kishin një fletë në duar
E me të katra për tek unë u çapëluan
Gati me një frymë.
Ata mua më shtynë
Dhe në breg me butësi edhe kujdes më nxorrën mua.”

“Dhe të ndriçoi ideja
T’i falënderosh nga zemra?”

“Oh, nuk arrita dot ta shqiptoj falenderimin, do pranuar hapur:
Në frikë dhe përshtjellim e pashë veten të kapur! ”

” E pra, kjo shihet qartë me sy!
– Uluni për pak çaste
Tek këto manushaqe
Dhe thani kockat mirëfilli
Nën këto rreze dielli.
Më pas fluturojmë për në shtëpinë e njerëzve
Dhe iu trokasim shpëtimtarëve të jetës tënde.
Ty të pëlqen në gojët e tyre të vogla të shuash etjen.
Por kryesorja, ata sytë e saj të manushaqtë
I puth unë tashmë vetë, njëzet e katër herë pa ndarë.
Ajo e ka merituar atë. Mos jini ziliqarë! “./KultPlus.com