Carla Bruni zbulon se ka pasur kancer gjiri: Më shpëtoi mamografia

Përmes një video-mesazhi në llogarinë e saj në Instagram me rastin e ‘Tetorit Rozë’, fushatës vjetore të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, këngëtarja, modelja dhe ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni, shkoi në Institutin e Gjirit në Paris, një qendër mjekësore onkologjike, për të ndarë përvojën e saj me 803,000 ndjekësit e saj.

Me një kolazh fotosh në murin pas tij – me miqtë dhe familjen, të famshëm, në pasarelë dhe në skenë – artistja 55-vjeçare përmes disa tabelave ndan mesazhin e saj shumë personal:

“Katër vjet më parë u diagnostikova me kancer gjiri. Kirurgjia, terapia me rrezatim, terapia hormonale, ndoqa rrugën e zakonshme për të kuruar këtë lloj tumori. Por unë isha me fat: kanceri im nuk ishte ende agresiv. Pse ky kancer nuk ishte agresiv? Thjesht, sepse nuk ka pasur kohë të bëhet i tillë… Në fakt çdo vit, në të njëjtën datë, bëj mamografi. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë mamografi çdo vit, sot nuk do ta kisha më gjoksin e majtë…

Nëse e bëj këtë postim nuk është për t’ju treguar jetën time apo detajet e shëndetit tim dhe hezitova për një kohë të gjatë para se të flasë. Po ju shkruaj këto rreshta, që t’ju dërgoj një mesazh të vetëm. Por një mesazh themelor për të gjitha gratë që do të më lexojnë: bëni mamografinë tuaj. Bëjeni çdo vit.”

Linku: https://www.dailymail.co.uk/news/article-12592521/Carla-Bruni-reveals-diagnosed-breast-cancer-2019.html

Foto: https://www.instagram.com/carlabruniofficial/?hl=en / KultPlus.com

Carla Bruni vjen në Shqipëri, këto janë detajet e koncertit

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të këndojë në Butrint.

Ajo do të jetë e ftuar më 21 qershor, datë që përkon me ditën e ‘Festës së Muzikës’. Ajo do t’i prezantohet publikut me 11 këngë nga albumi i saj më i ri.

Është zgjedhur një datë simbolike, 21 qershori, dita e “Festës së Muzikës”.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”.

https://twitter.com/MilenaHarito/status/1136734728684523525

“French touch (Prekje franceze)”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017./KultPlus.com

Nga Naomi Campbell tek Carla Bruni, Versace rikthen ikonat e modës në pasarelë (VIDEO)

Donatella Versace ka sjellë një mbrëmje të padiskutueshëm në Javën e modës në Milano.

Në pistën e pasarelës parakaluan disa prej ikonave të modës botërore.

Carla Bruni, tashmë 49 vjeç, Naomi Cambell, 47, Cindy Crawford, 51 dhe Helena Christenensen, 48, iu rikthyen pasarelës të veshura me fustane të ‘arta’ të kreatores së famshme italiane.

Edhe pse periudha e artë e tyre, ishte në vitet ’90, ato adhurohen ende nga bota jo vetëm e modë, edhe pse janë në të 50-at e tyre.

Në këtë pasarelë, parakalonte edhe vajza 16-vjeçare e Cindy Crawfordit, Kaia Gerber. /KultPlus.com