Carlos Drummond de Andrade
Unë dëshiroj që çdo ditë të vitit,
Çdo ditë të jetës,
Pas çdo gjysmë ore,
Pas çdo pesëminutëshi,
Ti të më thuash: të dua.
Duke të dëgjuar tek më thua: të dua,
Atë çast besoj se dikush më dashuron.
Si do ta dija këtë gjë
Një çast më parë
Dhe një çast më vonë?
Dëshiroj që ti të ma përsërisësh,
Deri sa të të shteret zëri,
Se ti më do, se ti më do, se ti më do.
Po nuk bëre kështu, ndjesitë treten,
Sepse teksa thua: të dua,
Ti e shpërndan
Në hapësirë
Dashurinë tënde për mua.
Nga ti kërkoj kumtimin e përhershëm.
Kërkoj vetëm këtë,
Këtë gjithnjë, këtë gjithnjë e më tepër.
Dëshiroj të jem i dashuruar përmes fjalës sate,
Përveç asaj, unë nuk njoh mënyrë tjetër
Për ta kuptuar dashurinë,
Për ta kuptuar thellë se dikush më dashuron:
Dashuri që gjendet në rrënjët e fjalës
Dhe në kumbimin e saj,
Dashuri
E shndërruar në jone,
Ne drithërimë hapësire.
Në kohën që nuk më thua:
Të dua,
Unë e marr vesh në çast
Se ti nuk më dashuron më,
Se kurrë nuk më ke dashur më parë.
Nëse ti nuk më thua me ngut, disa herë
Të dua dua dua dua dua,
Të vërtetën shkreptimave që e zbulove tani,
Unë rrokullisem në kaos,
Në këtë grumbull sendesh të padashurisë./KultPlus.com