Shuhet në moshën 55 vjeçare shkrimtari katalanas i njohur në gjithë botën me romanin ‘Hija e erës’ i përkthyer dhe në shqip, Carlos Ruiz Zafon.
Shkrimtari ndërroi jetë në Los Angeles pas 2 viteve lufte me sëmundjen.
Lajmin e hidhur e dha redaktori i tij spanjoll Planeta. ‘Sot është një ditë shumë e trishtuar për të gjitha shtëpitë botuese. Në 20 vitet që u takuam dhe punuam së bashku u krijua një miqësi që tejkaloi marrëdhëniet profesionale’ shkroi ndër të tjera Planeta.
Romani i tij ‘Hija e jetës’ është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë shitur mbi 15 milion kopje.
Zafon ishte një ndër arkitektët e letërsisë spanjolle në gjininë e romaneve që përqëndroheshin në fuqinë pothuajse magjike të letërsisë dhe librave.
Librat e tij të botuar në shqip janë ‘Hija e erës’, ‘I burgosurii qiellit’, ‘Labirinti i shpirtit’ ‘Loja e ëngjëllit’ dhe ‘Marina’.
Lexuesit shqiptare, si te gjithe lexuesit e tij neper bote, e deshen dhe do ta duan veprën e tij. / KultPlus.com