Instituti Italian i Kulturës bëri me dije se së shpejti në Tiranë do të sjellë filmin e Paola Cortellesi-t, “C’è ancora domani”. Ky film i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm në Itali dhe jashtë saj, vjen në kuadër të veprimtarisë “Fare cinema”, që fillesat i pati në 2018.
Çdo vit, mes majit dhe qershorit, i kushtohet një jave “artit të shtatë italian” dhe që përfshin organizime në të gjithë botën në Ambasada, Konsullata dhe Institute Italiane të Kulturës, me qëllim njohjen nga ana e publikut të huaj, të prodhimeve më të mira kinematografike italiane.
Aktorja e mirënjohur Paola Cortellesi, debutoi si regjisore me këtë shfaqje origjinale bardhezi, të vendosur në Italinë e dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Filmi i kthyer në fenomen, në Itali, është nderuar me çmime “Nastri d’Argento”, ka fituar 17 kandidatura dhe 6 çmime “David di Donatello”, që janë çmimet më prestigjiose për kinematografinë në Itali.
“C’è ancora domani” është vendosur në gjysmën e dytë të viteve ‘40 në Romë dhe rrëfen historinë e Delias (Paola Cortellesi), e martuar me Ivanon (Valerio Mastandrea), me të cilin ka tre fëmijë. Gruaja luan ekskluzivisht rolin e bashkëshortes dhe nënës, kaq mjafton për ta përcaktuar atë.
Kryeqyteti është i ndarë në dysh: nga njëra anë ndjehet shtytja pozitive e sjellë nga çlirimi; kurse nga ana tjetër, mjerimi i lënë pas nga lufta.
Ivano është kreu i familjes, por edhe kapoja suprem dhe padroni, i cili punon fort për të çuar ndonjë të ardhur në shtëpi. Ai nuk e humbet kurrë rastin për ta shprehur këtë gjë, ndonjëherë me ton shpërfillës dhe herë të tjera duke vënë në përdorim rripin. I vetmi person për të cilin ka respekt është babai i tij, një burrë i moshuar, inatçor dhe shpesh tiran, për të cilin Delia kujdeset sikur të ishte kujdestare. E vetmja që mund t’i sjellë lehtësim gruas është shoqja e vet Marisa (Emanuela Fanelli), me të cilën kalon ndopak çaste lehtësie dhe bisedash intime.
Me ardhjen e pranverës e gjithë familja është e emocionuar për fejesën e vajzës së madhe, Marcellas (Romana Maggiora Vergano). E reja shpreson të martohet me një djalë të mirë nga klasa e mesme, të quajtur Giulio (Francesco Centorame), duke e çliruar kësisoj veten nga barra e rëndë e familjes. Kur një letër misterioze mbërrin, një guxim i fortë do të lindë tek gruaja, nënë dhe bashkëshorte, e vendosur për të përmbysur planet e mëparëshme, për të imagjinuar kështu më në fund, një të ardhme më të mirë, jo vetëm për veten./atsh
Instituti Italian i Kulturës bëri me dije se së shpejti në Tiranë do të sjellë filmin e Paola Cortellesi-t, “C’è ancora domani”. Ky film i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm në Itali dhe jashtë saj, vjen në kuadër të veprimtarisë “Fare cinema”, që fillesat i pati në 2018. Çdo vit, mes majit dhe qershorit, i kushtohet një jave “artit të shtatë italian” dhe që përfshin organizime në të gjithë botën në Ambasada, Konsullata dhe Institute Italiane të Kulturës, me qëllim njohjen nga ana e publikut të huaj, të prodhimeve më të mira kinematografike italiane.
Aktorja e mirënjohur Paola Cortellesi, debutoi si regjisore me këtë shfaqje origjinale bardhezi, të vendosur në Italinë e dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Filmi i kthyer në fenomen, në Itali, është nderuar me çmime “Nastri d’Argento”, ka fituar 17 kandidatura dhe 6 çmime “David di Donatello”, që janë çmimet më prestigjiose për kinematografinë në Itali.
“C’è ancora domani” është vendosur në gjysmën e dytë të viteve ‘40 në Romë dhe rrëfen historinë e Delias (Paola Cortellesi), e martuar me Ivanon (Valerio Mastandrea), me të cilin ka tre fëmijë. Gruaja luan ekskluzivisht rolin e bashkëshortes dhe nënës, kaq mjafton për ta përcaktuar atë.
Kryeqyteti është i ndarë në dysh: nga njëra anë ndjehet shtytja pozitive e sjellë nga çlirimi; kurse nga ana tjetër, mjerimi i lënë pas nga lufta.
Ivano është kreu i familjes, por edhe kapoja suprem dhe padroni, i cili punon fort për të çuar ndonjë të ardhur në shtëpi. Ai nuk e humbet kurrë rastin për ta shprehur këtë gjë, ndonjëherë me ton shpërfillës dhe herë të tjera duke vënë në përdorim rripin. I vetmi person për të cilin ka respekt është babai i tij, një burrë i moshuar, inatçor dhe shpesh tiran, për të cilin Delia kujdeset sikur të ishte kujdestare. E vetmja që mund t’i sjellë lehtësim gruas është shoqja e vet Marisa (Emanuela Fanelli), me të cilën kalon ndopak çaste lehtësie dhe bisedash intime.
Me ardhjen e pranverës e gjithë familja është e emocionuar për fejesën e vajzës së madhe, Marcellas (Romana Maggiora Vergano). E reja shpreson të martohet me një djalë të mirë nga klasa e mesme, të quajtur Giulio (Francesco Centorame), duke e çliruar kësisoj veten nga barra e rëndë e familjes. Kur një letër misterioze mbërrin, një guxim i fortë do të lindë tek gruaja, nënë dhe bashkëshorte, e vendosur për të përmbysur planet e mëparëshme, për të imagjinuar kështu më në fund, një të ardhme më të mirë, jo vetëm për veten./atsh/KultPlus.com