Autorja Tefta Çeçaj ka publikuar romanin e saj të parë, “Ku është Borisi?”, një histori që trajton sfidat e dy vëllezërve binjakë dhe pyetje të thella mbi natyrën njerëzore, si “Pse njerëzit që i duam ndryshojnë?”.
Libri ofron një reflektim të fuqishëm për lexuesit dhe është vetëm fillimi i një karriere për Çeçajn, e cila pritet të botojë së shpejti një tjetër vepër.
“Ku është Borisi?” është romani më i ri që ka dalë në treg, një vepër e cila ofron një reflektim të thellë mbi jetën dhe ndjeshmërinë e individëve përballë sfidave që ata përjetojnë.
Autorja Tefta Çeçaj, u shpreh se ky libër tregon per jetën e dy vëllezërve binjakë, të cilët përballen me sfida, duke u përballur me pyetje të thella rreth natyrës njerëzore: “Pse njerëzit që i duam ndryshojnë?”
‘’Është një libër që tregon një ngjarje të vërtetë ku vetëm personazhet dhe vendi ka ndryshuar.
Është një histori që ma tregoi një shoqe faktikisht dhe më preku shumë marrëdhënia që kishin midis njerëzve dhe se si ndryshojnë ato.
Është një ngjarje që prek shumë familje shqiptare’’.
Libri, i cili bazohet në një histori të vërtetë është një vepër që e bën lexuesin të mendojë dhe të ndiejë përtej fjalëve të shkruara në faqe.
Ky roman është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme letrare për Tefta Çeçajn, e cila pritet të botojë së shpejti një tjetër libër kësaj here për nënën./oranews/ KultPlus.com