Kanë përfunduar punimet rinovuese në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, përcjell KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në vijim KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:
Përfunduan punimet rinovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.
Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend./KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot ka pritur në takim medalistët e Lojërave Frankofone Kinshasa 2023, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në facebook, ministri Çeku ka thënë se arritjet e sportistëve dëshmojnë punën e palodhur të sportistëve të Kosovës, duke e lartësuar shtetin përsëri.
“Sporti përsëri lartëson shtetin
Pozitivitet e frymëzim mora sot nga takimi me Shpatin, Gresën, Muhametin dhe Dardanin që na sollën 4 medalje nga Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.
Këto arritje dëshmojnë përkushtimin dhe punën e palodhur të sportistëve tanë si dhe faktin se mbështetja e fortë e qeverisë për sportin çon vërtet në rezultate të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin e Çekut në facebook.
Në Lojrat Frankofone Kinshasa 2023, xhudisti, Shpat Zeka ka fituar medaljen e artë ndërsa dy medalje të tjera të argjendta janë fituar nga Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, dhe një e bronztë është fituar nga Dardan Cena./KultPlus.com
Minstri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih, në Muzeun Etnologjik të Kosovës me të cilin ka diskutuar për trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës dhe sukseset e sportistëve të Kosovës në botë, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në facebook nga MKRS është bërë e ditur se të dy ministrat kanë konfirmuar gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve.
Postimi i plotë i MKRS në facebook:
Në Muzeun Etnologjik të Kosovës, Ministri Çeku ka pritur Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Arabi, Lulzim Mjeku, ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe shefi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.
Bashkë diskutuan për trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë, zhvillimet dhe punët që po bëhen në fushën e trashëgimisë e kulturës. Po ashtu për sportin, sukeset e sportistëve tanë nëpër botë, për Kampionatin Evropian të Xhudos dhe kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.
Të dy ministrat konfirmuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve.
Ministri Çeku pret Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih: Konfirmohet gatishmëria për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve/KultPlus.com
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka publikuar fotografi nga vendpunimet e disa prej objekteve në Kosovë, në të cilat sipas tij po punohet me intensitet të lartë, shkruan KultPlus.
Minisri Çeku, përmes një postimi në facebook, ka thënë se po punohet me hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës në mbarë vendin.
“Hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës në gjithë vendin, për të gjitha komunitetet.
Disa nga projektet në të cilat po punohet me intensitet të lartë:
Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj
Stadiumi i Qytetit në Malishevë
Biblioteka e Qytetit në Shtime
Kisha katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj”, thuhet në postimin e Çekut në facebook./KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka bërë thirrje Prokurorisë që të merret me kriminelët në veri, shkruan KultPlus.
Çeku përmes një postimi në facebook, ka thënë se Institucionet e Sigurisë në veri, kanë bërë punë të jashtëzkonshme në identifikimin e tyre, dhe se tash radha i takon Prokurorisë të merret me ta.
“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, ka thënë Ministri Çeku./KultPlus.com
Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me rastin e vendimit për organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë, ka thënë se kjo ngjarje i sjell vendit promovim dhe shumë të mira të tjera, shkruan KultPlus.
‘’Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë.’’, ka thënë Çeku.
Instituti Kombëtar Demokratik (National Democratic Institute Kosovo) ka organizuar sot konferencën e të rinjve “Të rinjtë flasin për qeverisjen” në kuadër të fushatës globale për të mbrojtur aspiratat e të rinjve për t’i ndihmuar që të dëgjohet zëri i tyre.
Në këtë konferencë ndër të tjera u diskutua për perspektivën dhe qëndrimet e të rinjve të Kosovës nga të gjitha komunitetet në lidhje me çështjet aktuale sociale, politike, të ambientit dhe ekonomike lidhur me llogaridhënien dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe qeverisjes.
Në kuadër të saj u prezantua një hulumtim që ka realizuar NDI Kosovo për qëndrimet dhe përshtypjet e të rinjve në raport me aktualitetin ekonomik e social që vjen si rezultat i qeverisjes, dhe në kuadër të tri paneleve diskutuese u trajtuan temat e Solidaritetit ndërmjet gjeneratave, vlerësimi për Këshillat e Veprimit Rinor Lokal (KVRL) si dhe KVRL-të si mekanizma për fuqizimin e të rinjve.
Në këtë konferencë morën pjesë Ministri Hajrulla Çeku, Nancy Soderberg, drejtore e NDI-Kosovë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Agon Batusha, Besian Mustafa, Driton Bardheci e Ganimete Musliu, që ishin diskutuesit e panelit të parë bashkë edhe me Rachel Mims nga NDI në Uashington, Driton Bardheci, Kryesues i Forumit të të rinjve të AAK-së, përfaqësues të organizatave rinore të të gjitha komuniteteve.
Ministri Çeku foli për përkushtimin e institucioneve dhe përfshirjen e të gjitha ministrive për krijim të mirëqenjes së të rinjëve.
“Politikat dhe ligjet që i kemi sot në fuqi kanë buruar kryesisht nga Ministria e Rinisë duke u kufizuar vetëm në një institucion, që si strukturë vetëm ajo të merret me rininë. Kemi nevojë të kalojmë në një nivel tjetër, në politikën kombëtare për zhvillimin e rinisë dhe ku të gjithë bashkërisht do të kemi detyra specifike. Ne e kemi marrë një hap në këtë drejtim, e kemi themeluar Këshillin Shtetëror për Rininë, ku janë të përfaqësuara të gjitha ministritë dhe institucionet e organizatat e tjera dhe kemi kërkuar nga secili të kenë përfaqësuesit e tyre”-tha Çeku.
Ndërsa Nancy Soderberg, tha se aktiviteti i sotëm ka për qëllim avokimin e çështjeve që e preokupojnë rininë që ata vërtetë të jenë zëri i së ardhmes përmes përfshirjes dhe kontributit të tyre në jetën politike. Ajo tha se të rinjtë e shohin realitetin si do të duhet të ishte e jo siç është, ata janë zëri i ndryshimit, dhe nga kjo konferencë pret që të dalim me një plan të përbashkët për të adresuar nevojat dhe kërkesa e të rinjve të Kosovës, ka thënë Soderberg./KultPlus.com