Celine Dion po përgatitet të këndojë në Eurovizion

Celine Dion nuk ka ndërmend të “zhduket” sërish nga qendra e vëmendjes, pasi pas Olimpiadës përflitet se do të shfaqet edhe në Eurovision 2025.

Sipas Daily Mail, Dion ” thuhet se do të rikthehet në konkursin e këngës në Zvicër, vendi që ajo përfaqësoi në konkursin e vitit 1988 me Ne Partez Pas San Moi .”

Pas performancës së saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në korrik, spekulimet kanë qenë të shumta për një paraqitje, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar, as nga organizata, as nga përfaqësuesit e Celine Dion. Këngëtarja ishte larg muzikës për një kohë të gjatë, duke luftuar me sëmundjen e rëndë nga e cila vuan.

Pjesëmarrja e Dionit në konkursin e këngës në vitin 1988 ishte një moment kyç në karrierën e saj. Ajo përfaqësoi Zvicrën me këngën “Mos u largo pa mua”, një baladë e fuqishme. Konkursi u mbajt në Dublin, Irlandë më 30 prill 1988.  Performanca e saj mahniti publikun dhe gjyqtarët. Ajo fitoi, duke siguruar 137 pikë. Kjo fitore jo vetëm që i dha Zvicrës fitoren e dytë të Eurovizionit në histori, por gjithashtu nisi karrierën ndërkombëtare të Dion, veçanërisht në Evropë./KultPlus.com

epa07309827 Canadian singer Celine Dion poses for the photographers prior to the Spring/Summer 2019 Haute Couture collection show by French designer Alexandre Vauthier during the Paris Fashion Week, in Paris, France, 22 January 2019. The presentation of the Haute Couture collections runs from 21 to 24 January. EPA/ETIENNE LAURENT

Celine Dion nuk dorëzohet, nis provat për rikthimin e saj të madh në Las Vegas

Perëndesha e industrisë botërore të muzikës, Celine Dion, e cila po trondit botën me betejën e saj të përditshme me Sindromën Stiff Atom, nuk po dorëzohet dhe është gati të kthehet në hapësirën e saj natyrore, pra skenën, për të magjepsur edhe një herë vesh publikun me performancat e saj.

Sipas një raportimi të American Sun, këngëtarja aktualisht po punon në shtëpi, duke bërë prova pafund për rikthimin e saj.

Qëllimi i saj përfundimtar është të arrijë të mbajë një numër të caktuar koncertesh në vjeshtën e ardhshme dhe në këtë mënyrë të rikthehet në kontakt me mijëra fansa, të cilët janë të etur për ta parë atë live.

Në veçanti, ajo pritet të shkelë në skenën e Resorts Ëorld Theater në Las Vegas gjatë Grand Prix-it të famshëm dhe të këndojë të gjitha këngët e saj të mrekullueshme në një seri koncertesh që do të zgjasin 70 minuta.

“Celine ka nënshkruar për të kënduar sërish në publik në nëntor. Ajo ka punuar jashtëzakonisht shumë për t’iu rikthyer të kënduarit mirë dhe për një kohë të gjatë. Ajo beson se është gati të performojë hite për më shumë se një orë. Dëshira e saj për t’u kthyer dhe për të argëtuar njerëzit ishte një nga arsyet kryesore pse ajo u përball me problemet e saj shëndetësore. Ajo kurrë nuk u dorëzua dhe ka punuar fshehurazi prej muajsh për të fituar forcë dhe kontroll mbi zërin e saj”, tha një burim për US Sun.

I njëjti burim madje përmendi se ekziston edhe një Plan b në rast se Celine Dion nuk ia del në fund dhe i krijohen disa komplikime në shëndetin e saj./KultPlus.com

Zëri që këndon, zëri që rënkon

Mbrëmë e pashë filmin dokumentar “I am: Céline Dion” (ndoshta mund të quhej edhe: “Still Celine Dion”, ose “I was Celine Dion”), një film që dokumenton fatin tragjik të këngëtares kanadaze, që njihet si një nga zërat më të bukur dhe më të fuqishëm në historinë e këndimit.

Ag Apolloni

Në dhjetor të vitit 2022, ajo u diagnostikua me sindromin SPS (stiff-person syndrom), që është një sëmundje e rrallë neurologjike (një në një milion), që shoqërohet me ngurtësi muskulare, spazma, deformime fizike dhe dhimbje kronike. Në maj të vitit pasues (2023), këngëtarja, bëri publike sëmundjen e saj dhe anuloi të gjitha koncertet.

Nga filmi duket qartë që zotëruesja e zërit të jashtëzakonshëm nuk do të na magjepsë më, sado që është e vendosur të luftojë deri në fund: “kur s’mund të vrapoj, do të eci; kur s’mund të eci, do të zvarritem.”

Filmi fillon me një deklaratë të saj kur po bëhej gati të niste karrierën: “Unë dua të këndoj gjithë jetën.” Pastaj e kuptojmë se ajo ka jetuar për zërin e saj: “Unë kam shkuar pas zërit tim. Ai më ka udhëhequr.” Dhe arrijmë te pika më e vështirë për një performuese: “Nuk është e vështirë të bësh një ‘show’, e vështirë është ta anulosh atë.” Kështu, ne e kuptojmë se si është ndier atë ditë kur i ka anuluar të gjitha koncertet e saj nëpër botë.

Në një moment, ajo tregon që edhe pse ka udhëtuar rretheqark botës, nuk ka parë asgjë. Sepse, si performuese, ajo kishte udhëtuar për t’u parë, jo për të parë.

Në minutat e fundit të filmit jepen edhe sulmet neurologjike të saj, e që janë të tmerrshme dhe, për mua, të diskutueshme në planin etik. Duke e parë këtë film, e kuptojmë që jemi “shoqëri e transparencës” dhe që, mjerisht, jetojmë në epokën e post-privatësisë. Meqë filmi është realizuar dhe shfaqur me lejen e këngëtares, ne e kuptojmë që sot, jo vetëm që nuk konsiderohet “turp” (tabu) të shfaqesh në gjendjen më të mjerë para publikut, por është edhe një lloj “obligimi moral”, për të mos thënë edhe një lloj “krenarie”, pa u ndalur në temën e mundësisë së përfitimit financiar.

Celine Dion thotë në film se ajo gjithmonë për publikun ka qenë një “libër i hapur”. Nga reagimet që ka shprehur publiku menjëherë pas shfaqjes së filmit, një hapje e tillë, si te skenat e stërmundimit nga sëmundja, është parë si e tepruar. Kushdo që e sheh këtë film, në fund do ta bëjë pyetjen: a duhet të shfaqet gjithçka? Imazhet e fundit të një jete, janë imazhe që mbesin përjetë. Prandaj, nga ato pamje ndoshta duhet të kursehet çdo njeri, sidomos ata që me punën e tyre bëjnë histori. Duke e parë këtë film, m’u kujtua Umberto Eco, i cili pasi u sëmurë nga kanceri, u tërhoq nga jeta publike, la një amanet që t’i digjej trupi, dhe që, së paku, deri dhjetë vjet pas vdekjes, të mos bëhej asnjë komemoracion për të. Në momentet e fundit, edhe Eco ka vuajtur, edhe Freddie Mercury do të jetë zhgërryer përtokë, edhe Aretha Franklin do të ketë ulëritur nga sëmundja. Milan Kundera në një ese shqetësohej që shkrimtari Robert Musil kishte vdekur duke bërë ushtrime me shtanga, duke e lënë këtë si imazh të tij të përjetshëm. Por, ta lëmë Musil-in! Si do të reagonim po ta shihnim Senekën që nuk i del shpirti, edhe pasi ka prerë venat në vaskën e banjës? A do të ishte një pamje e durueshme për publikun besimtar, nëse do ta shihte Krishtin duke bërtitur e duke u alivanosur nga gozhdat që i ngulen gjatë kryqëzimit?

Më kujtohet që kur Mel Gibson pati shfaqur filmin e tij për Krishtin, më 2004, një prift, duke e parë paraqitjen e dhunës dhe dhimbjes, pati pësuar infarkt në kinema, ndërsa besimtarë nga e gjithë bota patën reaguar për skenat e kamxhikosjes dhe kryqëzimit. Ato kritika të besimtarëve të krishterë sikur donin të thoshin: e dimë se ç’ka vuajtur, por, ju lutemi, lini pak privatësi Birit të Zotit!

Mendoj se të njëjtën gjë e kanë menduar edhe fansat e Celine Dion-it: e dimë se ç’po vuan, por, ju lutemi, lini pak privatësi robit të Zotit!

Pyetja që del nga filmi për këngëtaren, nuk ka të bëjë me atë nëse ajo do të mund të kthehet ose jo në koncerte, apo a do të jetojë ende gjatë pas kësaj sëmundjeje, por se kush përfiton nga post-privatësia dhe cilat do të jenë pasojat e post-privatësisë?

A ka qenë më mirë kur vdisnim në beteja dhe, vetëm pasi merrte fund gjithçka, historiani shkruante për ne duke na bërë pjesë të historisë?

A ka qenë më mirë kur lëngonim në shtratin e vdekjes, larg publikut, pranë familjes?

Apo është më mirë tash, kur vuajmë dhe vdesim para publikut, në TikTok?

Çka do të thotë fundi i privatësisë? Fund i epokës së legjendave, fund i heronjve, fund i sublimes?

Sikur Beteja e Termopileve të jepej live në TikTok, as Leonida nuk do të vinte kaq i madhërishëm në kohën tonë. Sikur të kishim një dokumentar të ditëve të fundit të Skenderbeut, kur ai, sipas disa historianëve, lëngonte nga dhimbjet e barkut si pasojë e helmimit nga ushqimi, pra sikur të shihnim një plak të zverdhur, që vjell shpesh, dhe që shkon në nevojtore orë e dakik, a mendoni se do të vinte deri në kohën tonë kaq madhështor dhe kaq heroik? Tash së fundmi, pashë në një portal se kanë nisur të kthehen në modë fotot nga WC-ja. Duhet vetëm edhe pak të presim që në vend të personit mbi shole, të shohim procesin e tij në shole, të shoqëruar me vargje nga poezia e famshme e Enzensberger-it, si mesazh kundër politikës dhe luftës.

Filmi për këngëtaren Celine Dion, është një ‘intervenim me interes’ në diskutimin filozofik mbi jetën e privuar nga privatësia, një temë që ka krijuar konturat e kohës sonë e në të cilën prej kohësh janë fokusuar Geoffrey Gorer, Philippe Ariès, Umberto Eco, Giorgio Agamben e disa të tjerë. Ky dokumentar është tragjik, sepse dokumenton fundin e njërit nga zërat më të fuqishëm në botë, dhe fundin e botës së një zëri. Zëri i Celine Dion-it ka qenë zë shpërthyes, tash ai po kthehet në zë rënkues. Bota e saj po merr fund si në poezinë e T. S. Eliot-it: “This is the way the world ends/ Not with a bang but a whimper.”

Celine Dion është gati të rrëfejë gjithçka për shëndetin e saj

Një trailer emocionues u publikua nga Amazon MGM me rastin e publikimit të dokumentarit ‘I Am: Celine Dion’. Në të, Celine Dion është gati të flasë hapur për aventurën e saj shëndetësore dhe sindromën e ‘personit të ngurtë’ nga e cila vuan prej disa kohësh.

Problemi shëndetësor i këngëtares u bë më i njohur kur në dhjetor 2022 ajo njoftoi shtyrjen e një pjese të turneut të saj evropian. Celine Dion ka zbuluar se ka pasur një çrregullim neurologjik që i shkakton asaj kriza dhe ndikon në aftësinë e saj për të ecur dhe për të përdorur kordat e saj vokale, për të kënduar ashtu siç bënte dikur.

Në ‘I Am: Celine Dion’ ne shohim materiale arkivore dhe prapaskenë nga e gjithë karriera e saj muzikore si dhe intervista të reja me të në të cilat ajo përshkruan aventurën e saj. Në një moment të rrëfimit, Celine Dion shpërthen në lot ndërsa kujton sfidat me të cilat është dashur të përballet për shkak të shëndetit të saj.

“Nuk është e vështirë të bësh një koncert, e di. Është e vështirë të anulosh një koncert”, shprehet ajo në trailer. “Punoj shumë çdo ditë. Por duhet të pranoj, është një betejë. Më mungon shumë skena. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, unë do të zvarritem nuk do të ndalem”.

I Am: Celine Dion do të jetë në dispozicion të publikut në Prime Video nga 25 qershori./KultPlus.com

Celine Dion thyen heshtjen, bën një dokumentar për betejën e saj me sëmundjen e rëndë

Celine Dion vendosi të ndajë luftën e saj me Sindromën e “Personit të ngurtë” me miliona fansat e saj në mbarë botën.

Përmes dokumentarit të titulluar “ I Am: Celine Dion ” nga Irene Taylor Brodsky, do të shfaqet në ekran beteja e këngëtares së njohur me çrregullimin e rrallë neurologjik, me të cilin është diagnostikuar dhe prek trurin dhe palcën kurrizore.Kujtohet se në një video në rrjetet sociale në dhjetor 2022, ajo njoftoi fansat e saj se po e shtynte turneun e saj botëror për shkak të spazmave që ndikuan në mënyrën e të ecurit dhe të kënduarit.

Si krijuesit e projektit, ashtu edhe ylli, shpresojnë se dokumentari do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për këtë gjendje pak të njohur në botë.

Në dhjetor 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian. Më konkretisht bëhet fjalë për  Courage World Tour,  ku anulohen tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023./KultPlus.com

Celine Dion shfaqet në publik pas tre vjetësh

Celine Dion bëri daljen e saj të parë publike në tre vjet pasi u diagnostikua me një çrregullim neurologjik.

Krijuesja e hitit “My Heart Will Go on” mori pjesë në lojën NHL midis ekipit të qytetit të lindjes, Montreal Canadiens dhe Arenës T-Mobile të Las Vegas Golden Knights në Las Vegas.

Ajo u shoqërua me tre djemtë e saj dhe pas ndeshjes u pa duke biseduar me ekipin e Canadiens teksa u shtrëngonte duart dhe pozonte për foto.

Ekipi ndau gjithashtu një video të takimit të skuadrës me Celine në faqen e tyre në Instagram të martën, “Kur emblemat e Quebec takohen në Las Vegas…”, shkruan ata.

Për më tepër, ajo u dha atyre këshilla se si të këmbëngulin dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Paraqitja e fitueses së pesë çmimeve Grammy vjen pasi ajo doli në publik në dhjetor 2022 me diagnozën e saj. / KultPlus.com

Vijon të rëndohet gjendja shëndetësore e Celine Dion

Këngëtarja e famshme kanadeze vitet e fundit është larguar nga qendra e vëmendjes dhe koncertet e saj për t’u fokusuar tek shëndeti dhe për të arritur të përmirësojë gjendjen e saj, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë neurologjike. Konkretisht, dhjetorin e kaluar, Celine Dion zbuloi se vuan nga Sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’, e cila përveç krizave epileptike, spazmave dhe simptomave neurologjike, gradualisht çon në paralizë dhe ngurtësi të muskujve.

Dhe vetë Celine, duke folur për arsyet e anulimit të koncertit, deklaroi se vuan nga spazma që prekin “çdo aspekt të përditshmërisë së saj”, ndonjëherë “duke i shkaktuar vështirësi edhe kur ajo ecën”. Ajo gjithashtu deklaroi se këto spazma “nuk e lejojnë atë të përdorë kordat vokale për të kënduar si dikur”./abcnews.al

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion

Motra e Celine Dion, Claudette, ka ndarë një tjetër lajm lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares, e cila ndodhet në rezidencën e saj në Las Vegas me tre djemtë e saj, Rene-Charles, Eddie dhe Nelson, mes betejës së saj të dobët me çrregullimin e rrallë neurologjik.

Ajo vuan nga sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’, një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror (trurin dhe palcën kurrizore).

Motra e Celine Dion ka treguar tani se këngëtarja po përpiqet të gjejë ilaçe që i bëjnë mirë, por po këmbëngul në shërimin e saj me ndihmën e motrës së tyre Linda, e cila është zhvendosur për ta ndihmuar.

Claudette i tha Le Journal de Montreal: “Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe ajo më thotë se po punon shumë. Ajo dëgjon nga studiuesit kryesorë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë. Sinqerisht mendoj se ajo më së shumti ka nevojë të pushojë. Ajo gjithmonë përpiqet të jetë më e mira dhe më e mira. Në një moment, zemra dhe trupi juaj po përpiqen t’ju thonë diçka. Dëgjojeni”.

Claudette vazhdoi duke thënë se Celine Dion po punon jashtëzakonisht shumë për të ruajtur shëndetin e saj fizik dhe për t’iu rikthyer performancës në të ardhmen. Duke diskutuar për rehabilitimin e saj, ajo shtoi: “Ne i besojmë asaj. Është e lindur, ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj… Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por shpresa është e rëndësishme.”

Në tetor 2021, Celine Dion tronditi fansat e saj duke zbuluar diagnozën e saj shëndetësore dhe duke deklaruar se do t’i duhej të shtynte shfaqjet e saj në Las Vegas.

Në janar 2022, 55-vjeçarja anuloi turneun botëror të Courage në Amerikën e Veriut për të njëjtën arsye, duke thënë: “Unë me të vërtetë shpresoja se do të isha mirë të shkoja deri tani, por mendoj se thjesht duhet të jem më e durueshme dhe të ndjek regjimin mjekët më përshkruajnë”./KultPlus.com

Celine Dion anulon turneun botëror disa muaj pas diagnozës

Celine Dion thotë se shëndeti i saj ka vazhduar të ndikojë në aftësitë e saj performuese, duke njoftuar anulimin e të gjithë turneut të saj botëror ”Courage”.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë”, shkroi ajo në postimin e saj në Instagram.

Faqja e internetit e superyllit ndau të njëjtin lajm duke vënë në dukje se Dion ka marrë trajtim “për një gjendje mjekësore të diagnostikuar që e pengon atë të performojë”.

Në dhjetor, Dion shtyu disa data të turneut evropian dhe koncertet e pranverës 2023, pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim që e pengon atë të këndojë siç ishte mësuar.

Këngëtarja pesë herë fituese e çmimeve Grammy, 55 vjeçe, zbuloi diagnozën e saj në rrjetet sociale në një video deklaratë të shpërndarë në frëngjisht dhe anglisht.

“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek rreth një në një milion njerëz”, tha këngëtarja francezo-kanadeze.

Sindroma e personit të ngurtë si një çrregullim autoimun të sistemit nervor që shpesh rezulton në “ngurtësi progresive, të rëndë të muskujve dhe spazma të ekstremiteteve të poshtme dhe shpinës”.

Anulimi i fundit prek 42 shfaqje në Evropë, duke filluar me tre koncerte në gusht në Amsterdam.

“Nuk është e drejtë ndaj jush të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem sërish në skenë”, vazhdoi Dion.

“Dëshiroj që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”, shtoi ajo.

Në prill, Dion publikoi pesë këngë të reja për filmin romantik “Love Again”.

Dion bëri debutimin e saj si aktrim në film.

“Love Again” doli në kinema më 5 maj./KultPlus.com

Celine Dion, ikona e padiskutueshme e muzikës dhe frymëzimi i shumë artistëve

Celine Dion është një legjendë e padiskutueshme e muzikës. Vetëm emri i saj është sinonim i talentit, suksesit dhe frymëzimit. E lindur në Charlemagne, Quebec, Kanada, më 30 mars 1968, Celine Dion filloi të këndonte në moshën pesëvjeçare dhe që atëherë është bërë një nga artistet më të suksesshme dhe më të njohura në botë, shkruan KultPlus.

Gjatë viteve, Celine Dion ka shitur mbi 250 milionë disqe në mbarë botën, duke e bërë atë një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave. Karriera e saj muzikore shtrihet mbi tre dekada, gjatë së cilës ajo ka fituar pesë çmime Grammy, dy Academy Awards dhe shtatë Billboard Music Awards, ndër të tjera vlerësime.

Gama dhe stili unik vokal i Celine Dion dallohen menjëherë dhe ajo ka fituar zemrat e miliona fansave në mbarë botën me performancat e saj të fuqishme dhe emocionuese. Muzika e saj është një përzierje e ndikimeve pop, rock dhe klasike, dhe ajo ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës, duke përfshirë Andrea Bocelli, Barbra Streisand dhe Stevie Wonder.

Megjithatë, suksesi i Celine Dion nuk ka ardhur pa sfida. Në vitin 2016, ajo humbi bashkëshortin dhe menaxherin e saj prej kohësh, René Angélil, nga kanceri. Humbja ishte shkatërruese për Celine, por ajo vazhdoi të performonte dhe të frymëzonte fansat e saj, madje duke publikuar albumin e saj të 14-të në studio në anglisht, “Courage”, në 2019.

Pavarësisht sfidave me të cilat është përballur, karriera e Celine Dion nuk tregon shenja të ngadalësimit. Ajo vazhdon të performojë në mbarë botën dhe muzika e saj vazhdon të prekë zemrat e fansave të vegjël dhe të mëdhenj.

Përveç karrierës së saj muzikore, Celine Dion njihet edhe për punën e saj filantropike. Ajo ka dhuruar miliona dollarë për kauza të ndryshme, duke përfshirë kërkimin e kancerit, edukimin dhe lehtësimin e fatkeqësive.

Celine Dion është një ikonë e vërtetë e industrisë së muzikës dhe trashëgimia e saj do të vazhdojë të frymëzojë brezat që do të vijnë. Talenti, qëndrueshmëria dhe bujaria e saj e kanë bërë atë jo vetëm një fuqi muzikore, por edhe një figurë të dashur në zemrat e miliona fansave në mbarë botën. / KultPlus.com

Celine Dion përjashtohet nga lista e këngëtarëve të Rolling Stone

Celine Dion është përjashtuar nga lista e 200 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Rolling Stone.

E publikuar në ditën e Vitit të Ri, lista varion nga Aretha Franklin te Rosalía dhe artistë të tjerë të njohur. Por disa në mediat sociale po bëjnë thirrje për atë që ata e konsiderojnë si një gabim të Titanikut – mungesën e Dion në listë.

“Me gjithë respektin, të mos përfshish Celine Dion, padyshim teknikja më e mirë vokale e të gjitha kohërave, në këtë listë është tradhti”, shkroi në Twitter producenti Jamie Lambert.

Gjithashtu pati ankesa edhe për mungesën në listë të emrave si; Dionne Warwick, Diana Ross dhe Sting.

“Para se të filloni të komentoni, mbani në mend se kjo është lista e këngëtarëve më të mëdhenj. Nuk është lista e zërave më të mëdhenj”, thuhet në artikull.

“Talenti është mbresëlënës; gjenialiteti është i jashtëzakonshëm”.

Dion së fundmi njoftoi se do të shtyjë disa data të turneut në Evropë. Lajmi vjen pasi u diagnostikua me një çrregullim neurologjik që nuk e lejon atë “të këndojë ashtu siç jam mësuar”. Gjendja që ka, sindroma e personit të ngurtë, është “një sindromë e rrallë, progresive. Ajo prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike. / rtv21 / KultPlus.com

Celine Dion diagnostikohet me sëmundje të rrallë, anulon shumë koncerte

Celine Dion bëri të ditur të enjten në mëngjes se ajo është diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë, një sëmundje neurologjike e rrallë dhe e pashërueshme që mund të shkaktojë spazma muskulore dobësuese.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram në anglisht dhe frëngjisht, këngëtarja kanadeze e përlotur tha se gjendja e saj do ta detyronte të shtynte dhe anulonte një sërë datash të ardhshme koncertesh, raportoi People.com.

“Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, ka shkruar Dion, 54 vjeç.

“Më dhemb t’ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Jam diagnostikuar me një gjendje shumë të rrallë neurologjike të quajtur Sindroma e Personit të ngurtë, e cila prek rreth një në një milion njerëz”, ka shtuar ajo.

Sipas “Stiff Person Syndrome Foundation”, ky sindrom prek sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore.

“Pacientët mund të jenë me aftësi të kufizuara, të paaftë për të punuar dhe për t’u kujdesur për veten”, ka bërë të ditur fondacioni, duke shtuar se sëmundja neurologjike me tipare autoimune mund të përfshijë simptoma si “hiper-ngurtësi, dhimbje dobësuese, ankth kronik” dhe spazmat e muskujve “aq të dhunshme sa mund të zhvendosin nyjet dhe madje të thyejnë kockat”.

Dion e cila ka tre djem, René-Charles, 21, dhe binjakët 11-vjeçarë Nelson dhe Eddy me burrin e saj të ndjerë René Angélil vuri në dukje se ajo ka “një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah saj për ta ndihmuar”.

Për shkak të gjendjes së saj, turneu “Pranvera e Dionit 2023” është riplanifikuar për vitin 2024, ndërsa tetë nga shfaqjet e saj të verës 2023 – të planifikuara më parë nga 31 maji deri më 17 korrik 2023 janë anuluar krejtësisht.

Por fituesja e pesëfishtë e çmimit “Grammy” ka thënë se nuk po heq dorë nga mundësia për të performuar përsëri.

“Gjithçka që di është të këndoj. Kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë”, është shprehur Dion. / KultPlus.com

VALERIE MACON / AFP

Celine Dion anulon koncertet

E kam zemrën e thyer, deklaroi Celine Dion në rrjetet sociale për shkak të problemeve të saj shëndetësore në prag të shfaqjeve nga 5 deri më 20 nëntor 2021 dhe nga 19 janari deri më 5 shkurt 2022 në Las Vegas.

Këngëtarja 53-vjeçare u detyrua gjithashtu të riplanifikonte turneun e saj botëror, që do të nisë në mars 2022.

Artistja ka pasur spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve që e pengojnë atë të performojë.

Ekipi i saj mjekësor vazhdon ta vlerësojë dhe trajtojë performance fizike të këngëtares.

“Më thyhet zemra nga e gjithë kjo. Ekipi im dhe unë kemi punuar në shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit dhe pamundësia për të performuar këtë nëntor më trishton në një mënyrë të papërshkrueshme. Tani më duhet të përqendrohem. Dua ta kapërcej këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Celine.

Revista ”Here” intervistoi një të afërm të këngëtares, sipas të cilit sëmundja është më e rëndë se sa pritej dhe se artistja ka “dhimbje në këmbë që e paralizojnë. Është shumë e dobët dhe mund të duhet të ndalojë për disa muaj apo edhe një vit”./KultPlus.com

Adele fanse e çmendur e Celine Dion, çamçakëzin e përtypur nga ajo e mban në kornizë

Adele e do kaq shumë Celine Dion, saqë ajo mban një çamçakëz të përtypur nga këngëtarja e famshme. Gjatë “73 Pyetjeve” të Vogue në YouTube, Adele rrëfeu se një pjesë e çamçakëzit të Dion është pasuria e saj më e çmuar.

“James Corden, i cili është miku im, por gjithashtu bën ‘Carpool Karaoke’, e dinte se sa fanse e saj isha. Dhe kështu ai e bëri atë të pështyjë çamçakëzin në një copë letër dhe ta kornizojë për mua. Dhe është sendi që më bën më krenare!” shpjegoi këngëtarja me një buzëqeshje.

Ajo më vonë tha se “My Heart Will Go On” e Dion është kënga që ajo ka interpretuar më shumë gjatë gjithë jetës së saj.

Adele i bëri një vizitë idhullit të saj në vitin 2018, duke marrë pjesë në një nga shfaqjet e saj në Las Vegas pasi Dion u shërua nga një periudhë e tmerrshme me grip.

“Nuk isha në gjendje t’i bëja të gjitha shfaqjet e mia, por ishte e emocionuar që Adele erdhi në njërën prej tyre… Unë e dua shumë atë”, shkroi Dion në një foto në prapaskenë në atë kohë.

Tetë muaj punoi për koncert, Dion anulon paraqitjen

Përmes rrjetit social, Instagram, Celine ka zbuluar se për shkak të problemeve me shëndetin është detyruar të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.

”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jesh në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.

Dion është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke nxitur aludimet se vuan nga ndonjë sëmundje. Mirëpo, në një intervistë për BBC, ajo deklaroi se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit./ KultPlus.com

Céline Dion anulon koncertet për shkak të problemeve me muskujt

Céline Dion ka shtyrë fillimin e koncertit të saj të fundit në Las Vegas pasi vuan nga ajo që e  përshkruan si “spazma të forta dhe të vazhdueshme të muskujve”, transmeton KultPlus.

Këngëtarja kanadeze do të fillonte serinë e re të koncerteve, një azhurnim i vendbanimit të saj të vazhdueshëm të titulluar Céline, në vendin e Resorts World Las Vegas muajin e ardhshëm, por ajo nuk ka qenë në gjendje të bëjë prova për shkak të sëmundjes.

Datat, nga 5-20 Nëntor dhe 19 Janar deri më 5 shkurt, synohen të riplanifikohen.

“Ndjehem zemërthyer nga kjo,” tha Dion. “Ekipi im dhe unë kemi punuar në shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit, dhe të mos jesh në gjendje ta hap këtë nëntor më trishton pa fjalë” – vazhdon ajo./KultPlus.com

Dokumentar i ri kushtuar jetës dhe veprës së Celine Dion

Për superyllin global, Celine Dion, do të realizohet një dokumentar i ri.

Kjo këngëtare francezo-kanadeze tashmë ka dhënë lejen për realizimin e tij.

Këtë dokumentar do ta realizojë divizioni Premium Content i Sony Music Entertaintment në partneritet me kompaninë SME Canada dhe Vermilion Films. Regjinë e tij do ta bëjë Irene Taylor.

Dokumentari dedikuar Celine Dion, i cili nuk është pagëzuar akoma, ka përkrahjen e plotë të Dion. Ajo do të rrëfejë tregimin për jetën dhe karrierën e saj, sukseset në muzikë, lansimet e albumeve, fitimin e çmimeve, lansimin e turneve dhe rezidencën në Las Vegas.

Lajmi për realizimin e këtij dokumentari erdhi një ditë pasi që filmi biografik  “Aline”,  që bazohet në jetën e Dion, do të shfaqet në SHBA.

Regjisorja Taylor veçohet për regji të një radhe filmash e dokumentarësh, përfshirë këtu të dokumentarit të nominuar për Emmi “Moonlight Sonata: Deafness in Three Movements”.

Ajo u nominua për Oscar për dokumentarin “The Final Inch”.

Dion për realizimin e dokumentarit të ri në një deklaratë ka thënë se gjithmonë ka qenë dhe është e hapur me fansat e saj, megjithatë beson se regjisorja Irene do të arrijë të tregojë edhe pjesë nga jeta e saj, të cilat fansat nuk i kanë ditur më parë.

Ajo ka thënë se e di që Irene do të rrëfejë tregimin për të në mënyrën më të sinqertë.

Ikona e muzikës, Dion, që prej fllimit të karrierës si këngëtare në Quebec në moshën 14 vjeçare, gjatë karrierës 40 vjeçare ka shitur më shumë se 250 milionë albume.

Ajo ka fituar pesë Grammy, dy çmime akademike, çmimin për veprën jetësore në Billboard Music Aëard në vitin 2016, dhe mirënjohjen nga Ëorld Music Aëards 2004, si artistja që ka shitur më së shumti incizime në të gjitha kohërat./KultPlus.com

Celine Dion testohet për koronavirus, detyrohet të shtyjë koncertet

Këngëtarja 51-vjeçare është detyruar të shtyjë datat e ardhshme të turneut në Uashington, DC dhe Pittsburgh, pasi zbriti me një ftohje të zakonshme.

Kur filloi të shfaqë simptoma, mjekët e testuan atë për koronavirus, por për fat të mirë për të gjithë ne, ajo testoi negative.

“Të hënën në mbrëmje Celine filloi të ndjejë simptomat e një ftohjeje të zakonshme. Simptomat vazhduan deri të martën dhe mjekët e saj e udhëzuan atë të pushonte për 5-7 ditët e ardhshme. Pasi e testuan, mjekët arritën në përfundimin se virusi i saj nuk kishte lidhje me COVID-19 ”, thuhej në Facebook-un zyrtar. /KultPlus.com

2017-03-03 04:50:36 Singer Celine Dion attends the world premiere of Disney’s Beauty and the Beast at El Capitan Theatre in Hollywood, California on March 2, 2017. VALERIE MACON / AFP

Celine Dion njofton për përfundimin e karrierës muzikore

Këngëtarja Celine Dion ka njoftuar se performancat e saj në “Pallatin Cezar” në Las Vegas janë drejt fundit. Me anë të një njoftimi në Facebook, 50-vjecarja lajmëroi ndjekësit se shfaqja e fundit do të jetë me 8 qershor 2019.

“Kam ndjenja të përziera për shfaqjen e fundit. Las Vegasi është kthyer në shtëpinë time dhe performancat në Pallatin Cezar kanë qenë pjesë e madhe e jetës sime për dy dekadat e fundit. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe i jam mirënjohëse të gjithë fansave të mi që më kanë ndjekur gjatë këtyre 8 viteve. Çdo shfaqje që do bëjmë këtë vit do të jetë tepër e veçantë”, ka shkruar Celina.
https://www.instagram.com/p/BoHQ4QWgqHj/?taken-by=celinedion
Ajo kishte munguar në muzikë që prej muajit mars pasi bëri një ndërhyrje në vesh. Celine bëri postimin për të treguar se është tepër e emocionuar që do të jetë sërish në skenë.

Performancat e fundit do të fillojnë me 20 tetor, ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bn8kPfGA0Uy/?taken-by=celinedion