Jehona dhe Egzoni, dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.
Jehona Gjurgjeala është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA”. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në London School of Economics and Political Science. Jehona po ashtu ka përfunduar programin profesional ne Politika te Edukimit, nga Georgetown University. Ajo ka përvojë mbi dhjetë vjeçare në pozita menaxheriale në ndërmarrje ndërkombëtare – me zyra në Oksford, Londër dhe Kopenhage.
Ndërsa Egzon Gashi është është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Teach For Kosova”, një organizatë joqeveritare e cila synon të përmirësojë cilësinë e sistemit arsimor në Kosovë. Egzoni ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, ka Master në Edukim në Johns Hopkins University, ku edhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Lidership dhe Sipërmarrje në Arsim.
Jehona dhe Egzoni janë ndër profesionistët më të mirë të fushës. / KultPlus.com
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke hartuar një protokoll që do të konkretizonte deri në detaje menaxhimin e situatës me çerdhe, pas rihapjes.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmirren në rast të infeksioneve eventuale.
“Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve”, ka thënë Ahmeti.
Postimi i plotë në Facebook: Prindër të dashur,
Pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë për qëllim luftimin e pandemisë #covid19, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha hapat sipas përgjegjësisë dhe kompetencave të cilat i takojnë.
Sipas këtyre masave, Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve.
Numri i të infekuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grupmoshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar.
Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmirren në rast të infeksioneve eventuale.
Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve.
Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe shëndet për të gjithë! /KultPlus.com
Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.
Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.
Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.
Vitia ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.
“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia. /KultPlus.com