Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se ka filluar ndërtimi i çerdhes “Xixëllonjat” në Pejton.
Sipas Musmuratit, në objektin e ri rreth 3000 metra katrorë do të akomodohen 200 fëmijë.
“Dje filloi rrënimi i objektit të vjetër të çerdhes Xixëllonjat në Pejton, për t’i hapë rrugë ndërtimit të objektit të ri. Pas problemeve disavjeçare, arritëm të zhbllokojmë kontratën dhe të fillojmë punimet. Në objektin e ri rreth 3000 metra katrorë do të akomodohen 200 fëmijë. Jemi plotësisht të përkushtuar që të sigurojmë qasje për sa më shumë familje të Prishtinës në edukim të hershëm dhe në ambiente sa më miqësore për fëmijë. Ma gjallë, ma bukur e ma shumë shërbime”, shkruan Musmurati. / KultPlus.com