Çeremi është fshati më verior i Shqipërisë. Si t’u ishte fshehur stuhive të luftërave që rrahën këtë pjesë të atdheut, ai është i strukur në mes të Alpeve Shqiptare, që shtrihen në të dy anët e kufirit, që ka ndarë aq padrejtësisht Shqipërinë e Malin e Zi, ky i fundit i shpërblyeri i Europës me luginën e Plavë Gucisë.
Në Çerem arrihet njësoj për nga koha, si prej Dragobisë (në rrugë për në Valbonë), ashtu edhe prej Vuthajve të Gucisë, në anën tjetër të alpeve.
Banorët e tij janë të një gjaku me ata të Vuthajve dhe të Valbonës. Kanë edhe pronat të përziera. Historia e kënga asnjëherë nuk i ka ndarë.
Në vijim kamera e TV do t’ju çojë në këtë fshat, tash thuajse të braktisur, por që turizmi duket se do t’ia kthejë jetën./ KultPlus.com