Jepen detaje për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të shkrimtarit Ismail Kadare

Në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare nesër do të zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Homazhet publike do të zhvillohen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Më 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shqiptare shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe.

Maks Velo përcillet sot në banesën e fundit

 Maks Velo nuk do të mund të përcillet në banesën e fundit me një ceremoni të veçantë, siç e meriton për kontributin e tij për vendit për shkak të situatës së COVID-19.

Për këtë arsye Ministria e Kulturës në Shqipëri, e cila do të organizojë një ceremoni nderimi, ka një kërkesë për qytetarët: Kushdo që do të nderojë figurën e Velos të sjellë një buqetë me lule ose një kurorë në ambientet e Ministrisë, më pas varrimi do të bëhet në Tufinë, transmeton KultPlus.

Maks Velo humbi ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar./ KultPlus.com