Agolli: Për çështjen e Kosovës më shumë flasin politikanët se sa historianët e njerëzit e kulturës

Për çështjen e Kosovës sa kalon koha aq më shumë flitet. Më shumë flasin politikanët e sferave të partive politike se sa historianët e vërtetë dhe njerëzit e kulturës , që kanë një mendim racional , të painfektuar nga pasionet partiake.

Ata që kanë pasione partiake mundohen që problemin e Kosovës ta shpien në mullirin e partisë së tyre, për të bluar miellin që gatuan petulla propagandistike për t’ua shpërndarë atyre njerëzve që kanë në mend t’i bëjnë për vete.

Dritëro Agolli , dhjetor 1994.

Marrë nga profili i Elona Agolli. / KultPlus.com