Chanel No. 5 u krijua në vitin 1921 për Coco Chanel, nga Ernest Bo. Ky ishte i pari kompozim aromash i përbërë nga një përzierje lulesh dhe kimikatesh. Sipas kompanisë, në botë shitet çdo 55 sekonda një shishe Chanel No. 5.
Për të nxjerrë një kilogram esencë duhen 400 kilogram trëndafila, pra për një kuti të tillë të vogël duhen më shumë se 3 tonë trëndafila.
Trëndafilat nuk janë të zakonshëm. Duhet të jenë trëndafila që çelin vetëm në muajin maj dhe që rriten vetëm në qytetin Grasse në Francë.
Çdo mëngjes, për tri javë, mbledhësit punojnë për të mbushur përparëset me lulet e sapoçelura të 50.000 bimëve trëndafili.
Më pas, trëndafilat transferohen nga përparëset në thasë bezeje me kujdes të jashtëzakonshëm që të mos shtypen.
Në luftë kundër kohës, thasët peshohen para se petalet të shkrijnë nga nxehtësia. Pasi peshohen, lulet hapen në tabaka të mbivendosura, zhyten në tretës, trazohen dhe nxehen në temperaturë të lartë. Tretësi thith gjithë aromat që do të përdoren në parfumin final.
Pas ekstraktimit me tretës, formohet një dyllë i quajtur “beton” i cili magazinohet si të jetë thesar.
Nevojiten 400 kg trëndafila për të nxjerrë 1 kg dyllë. Në fund, betoni transformohet në një lëng, që përdoret në formulimin e ekstraktit të Chanel No. 5./gazetaexpress/KultPlus.com