‘Charles III’ me regji të Agon Miftarit sonte premierë në Teatrin Oda

Sonte në Teatrin Oda do të jepet premiera e Komedisë ‘CHARLES III’, nga autori Jeton Neziraj, me regji të Agon Miftarit, shkruan KultPlus.

Aktorët që do të luajnë në këtë komedi janë: Dukagjin Podrimaj, Blend Sadiku, Vjosë Tasholli, Albina Krasniqi dhe Dardan Gashi.

RRETH KOMEDISË “CHARLES III”

Edith, një kushërirë e largët e Charles III — mbretit të Mbretërisë së Bashkuar — vjen diku thellë në Bjeshkët e Namuna të Kosovës, në një ekspeditë studimore mbi zërat dhe zhurmat. Këtu, ajo përhumbet në misteret e maleve shqiptare, në të cilat gjen një botë përplot aventura, këngë e legjenda të moçme, por edhe takon personazhe mistike të Eposit të Kreshnikëve!

Mbreti Charles III vjen në Kosovë dhe bashkë me KFOR-in anglez, nisen në një aksion kërkim-shpëtimi, për Edithin e zhdukur pa gjurmë.

Shfaqja do të jepet në ora 20:00/KultPlus.com