Pema e Krishtlindjeve e princit Charles me një dedikim të veçantë për mbretëreshën

Princi Charles dhe bashkëshortja e tij dukesha Camilla këtë vit do t’i kalojnë Krishtlindjet larg anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, por dekorimet e tyre për festën nderojnë një traditë familjare, sipas “VanityFair”.

Në fillim të këtij muaji, mbretëresha Elizabeth II humbi qenin e saj të dytë, një dorgi me emrin Vulcan, pas vdekjes së korgit të saj të fundit, Willow, në vitin 2018, kështu që tani monarkja nuk ka më asnjë nga racat që ajo bëri të famshme.

Por gjatë mesazhit të princit Charles për Krishtlindje, këtë javë, pamjet treguan se trashëgimia e korgis-ave të saj jeton ende, të paktën në një vend: në pemën e Krishtlindjes në Highgrove House.

Në pemën pas princit u vu re një zbukurim korgi, së bashku me një gotë shampanjë dhe një dre./ atsh/ KultPlus.com

Princ Charles i kishte thënë Lady Diana-s se nuk e donte, një ditë para dasmës

Një natë para dasmës përrallore, Princ Charles i deklaroi Princeshës Diana se ai nuk e dashuronte atë.

Të paktën kështu zbuloi Penny Thornton, një astrolog i Dianës, në dokumentarin e ri “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, transmetuar të enjten në Mbretërinë e Bashkuar 25 vjet pas intervistës së saj të famshme në “Panorama” të BBC, shkruan PEOPLE, transmeton KultPlus.

“Një nga gjërat më tronditëse që Diana ndau me mua ishte se natën para dasmës, Charles i kishte thënë se ai nuk e donte”, tha Thornton. “”Unë mendoj se Charles nuk donte të hynte në dasmë me një premisë të rremë. Ai donte ta qartësonte me të dhe ishte shkatërruese për Dianën”.

“Ajo nuk donte të vazhdonte me dasmën pas atij momenti, ajo mendoi të mos merrte pjesë në dasmë”.

Gjatë intervistës së saj në vitin 1995 për BBC me reporterin Martin Bashir, Princesha Diana zbuloi se si ajo ashtu edhe Princi Charles ishin të përfshirë në afera gjatë martesës së tyre./ KultPlus.com