Charlize Theron thotë se kurrë nuk ka dashur të martohet

Charlize Theron ka folur sinqerisht për jetën personale në një intervistë të re për Glamour.

“Nuk kam qenë në lidhje për një kohë shumë të gjatë. Asnjëherë nuk kam dashur të martohem”, tha ajo.

“Këto janë gjëra që nuk janë të vështira për mua sepse ato janë e vërteta ime. Unë shoh që njerëzit janë disi të hutuar nga kjo madje gratë shumë”.

Charlize ishte më parë në një lidhje afatgjate me aktorin Stuart Townsend pasi u takuan në vitin 2002.

Ata u ndanë në janar të vitit 2010. Theron më vonë nisi të takohej me Sean Penn në fund të vitit 2013 dhe njoftuan fejesën e tyre në dhjetor një vit më vonë, megjithëse u ndanë rreth gjashtë muaj më pas. Klan Kosova / KultPlus.com

Drama për abuzimin seksual bashkon Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie

Ka mbërritur fragmenti i parë për biopikun e shumëpritur “Bombshell”, i cili e ka mbledhur treshen fantastike të aktoreve, Margot Robbie, Nicole Kidman dhe Charlize Theron si femrat që do të kenë konflikt me themeluesin e Fox News.

Vepra e re e regjisorit Jay Roach bën fjalë për rënien e Roger Ailes, themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Fox News, i cili është akuzuar për abuzim seksual dhe keqtrajtim të punonjëseve.

Image

Aktoret e shkëlqyeshme do t’i luajnë rolet e tre gazetareve që kanë vendosur të përballen me shefin e tyre dhe me shovinizmin, shkruan KOHA Ditore. Kështu Kidmanin do ta shohim në rolin e Gretchen Carlson, Theron do ta luajë Megyn Kelly, ndërsa Margot Robbie do ta luajë Kayle Pospisil.

Ato do të paraqesin akuza për abuzim seksual në këmbim të një shume të madhe parash, duke i shndërruar rrëfimet e heshtura në një bombë të vërtetë, gjë që shihet edhe në fragmentin e parë për këtë dramë biografike.

T’ju rikujtojmë, Aiiles dha dorëheqje në vitin 2016 pasi që e mbajti postin e drejtorit në FOX për pothuajse 20 vjet.

Premiera e “Bombshell” është planifikuar për 20 dhjetor në SHBA, ndërsa filmi më pas fillon me distribucion kinematografik në të gjithë botën.