Chopin Piano FEST Prishtina 2022 e nis rrugëtimin e sivjetmë më 9 maj 2022, me dy deri në tre netë ngjarjesh gjatë çdo jave të muajit deri në koncertin përmbyllës, më 8 qershor 2022. Festivali do të ofrojë koncerte, masterklasë me studentë, konkursin tradicional të Çmimit Special si dhe konkursin kompozicional ‘Për nder të Chopin-it’.
Edicioni i sivjetshëm do të sjellë muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Franca, Austria, Gjermania, Italia, Hungaria, Holanda, Sllovenia dhe Spanja.
Festivali do të mbledhë pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtar, që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë.
Të ftuarit do të prezantohen me kompozime për solo piano dhe ansamble muzikore për piano (trio, duo, sekstet). Niveli i lartë artistik i programit është përgatitur nga drejtoresha artistike e festivalit Lejla Haxhiu-Pula dhe do të ofrojë përjetime të reja të interpretimit të repertorit kryesor të muzikës për piano siç u veprua edhe në edicionet e fundit, ku performuan pianistë të mëdhenj botëror.
Qëllimi i Chopin Piano FEST nuk është vetëm të ofroj emra të rinj, por edhe të sjell muzikantët më të mirë në Kosovë, të krijojë miqësi dhe rrjete bashkëpunimi. / KultPlus.com
Chopin Piano FEST Prishtina 2022 e nis rrugëtimin e sivjetmë më 9 maj 2022, me dy deri në tre netë ngjarjesh gjatë çdo jave të muajit deri në koncertin përmbyllës, më 8 qershor 2022. Festivali do të ofrojë koncerte, masterklasë me studentë, konkursin tradicional të Çmimit Special si dhe konkursin kompozicional ‘Për nder të Chopin-it’.
Edicioni i sivjetshëm do të sjellë muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Franca, Austria, Gjermania, Italia, Hungaria, Holanda, Sllovenia dhe Spanja.
Ndërkaq sot është bërë i ditur edhe programi tejet i pasur dhe i larmishëm i këtij edicioni, program ky të cilin mund ta shihni më poshtë:
Pra, festivali do të mbledhë pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtar, që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë.
Të ftuarit do të prezantohen me kompozime për solo piano dhe ansamble muzikore për piano (trio, duo, sekstet). Niveli i lartë artistik i programit është përgatitur nga drejtoresha artistike e festivalit Lejla Haxhiu-Pula dhe do të ofrojë përjetime të reja të interpretimit të repertorit kryesor të muzikës për piano siç u veprua edhe në edicionet e fundit, ku performuan pianistë të mëdhenj botëror. / KultPlus.com
Chopin Piano FEST Prishtina 2022 e nis rrugëtimin e sivjetmë më 9 maj 2022, me dy deri në tre netë ngjarjesh gjatë çdo jave të muajit deri në koncertin përmbyllës, më 8 qershor 2022. Festivali do të ofrojë koncerte, masterklasë me studentë, konkursin tradicional të Çmimit Special si dhe konkursin kompozicional ‘Për nder të Chopin-it’.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se edicioni i sivjetshëm do të sjellë muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Franca, Austria, Gjermania, Italia, Hungaria, Holanda, Sllovenia dhe Spanja.
Festivali do të mbledhë pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtar, që interpretojnë jo vetëm veprat e Chopin-it, por edhe kompozitorë të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë.
Të ftuarit do të prezantohen me kompozime për solo piano dhe ansamble muzikore për piano (trio, duo, sekstet). Niveli i lartë artistik i programit është përgatitur nga drejtoresha artistike e festivalit Lejla Haxhiu-Pula dhe do të ofrojë përjetime të reja të interpretimit të repertorit kryesor të muzikës për piano siç u veprua edhe në edicionet e fundit, ku performuan pianistë të mëdhenj botëror.
Qëllimi i Chopin Piano FEST nuk është vetëm të ofroj emra të rinj, por edhe të sjell muzikantët më të mirë në Kosovë, të krijojë miqësi dhe rrjete bashkëpunimi. / KultPlus.com
Chopin PianoFest Prishtina ka shpallë sot konkursin kompozicional për veprën pianistike “Për nder të Chopin-it” të themeluar në vitin 2012, përcjellë KultPlus.
“Duke konsideruar se me anë të këtij konkursi motivohen shumë kompozitorë e të talentuar shqiptarë, që të shkruajnë vepra pianistike që pasurojnë literaturën pianistike si dhe opusin e krijimtarisë sonë muzikore – Edicioni i 12të shpall konkurs gjithëkombëtarë!”, thuhet në njoftim.
Konkursi ka marr emrin e Frederik Chopin duke respektuar opusin unik, madhështor e universal të këtij gjiganti të literaturës pianistike.
Konkursi është i hapur deri më datën 23 Maj. Vlerësimi do të bëhet nga juria profesionale 5 anëtarëshe dhe çmimi do të shpallet në natën e fundit të festivalit Chopin Piano Fest Prishtina 2022, më datë 8 Qershor.
Të gjitha komponimet duhet të dërgohen në emailin: [email protected]. / KultPlus.com
Chopin PianoFest Prishtina ka shpallë sot konkursin kompozicional për veprën pianistike “Për nder të Chopin-it” të themeluar në vitin 2012, përcjellë KultPlus.
Edicionin e tij të 11-të, festivali Chopin Piano Fest e përmbylli mbrëmë me një interpretim nga pianistja amerikane Zoya Shuhatovic, e cila para publikut solli tingujt romantik të kompozitorëve botërorë si: W.A.Mozart, P.I Tchaikovsy dhe F.Chopin. Këto vepra të cilat përmes melodive shpalosën shprehjen thelbësore të artit emocional ku ritmi dhe dinamika e performanacës erdhën si një trokitje në derë të shpirtit të pranishëm që u ndërlidh butësisht me strofullën e zemrës si një gajtan i hollë, shkruan KultPlus.
Dy organizatoret e këtij festivali, drejtoresha organizative e festivalit Besa Luzha dhe drejtoresha artistike Lelja Pula si dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ishin ata që hapën natën e mbrëmshme me disa fjalë rasti. Kurti përgëzoi festivalin, organizatorët, artisten mysafire dhe ofroi mbështetje më të qëndrueshme në të ardhmen për skenën e pavarur kulturore në Kosovë. Ndërsa, Luzha dhe Pula i uruan të pranishmëve një natë të këndshme.
Po ashtu, një falënderim të posaçëm për realizimin e këtij festivali dhe bashkëpunimin kulturor në mes të dy vendeve shprehu edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Foleja e interpretimeve pianistike të këtij festivali përgjatë një muaji të suksesshëm, ishte hapësira e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare. Andaj, mbrëmë ishin dy reflektorët e bardhë që vunë në pah shpejtësinë e gishtërinjve të pianistes e cila me një pamje që vezullonte nga koka e deri tek këmbët, para publikut doli me një nivel të lartë të besimit në vetvete. E kjo u dëshmua kur qetësia absolute që pasonte në sekondat e para të performimit, tronditi atmosferën papritmas në një dridhje muzikore që depërtoi tek të pranishmit qysh në fillim me veprën e titulluar ”Fantasia C minor K475” nga kompozitori W.A.Mozart.
Hapi ritmik i harmonive, meloditë e lehta e të rënda, tingujt qetësues e të lëmuara si dhe teknika fleksibile e rafinuar dhe e ashpër, ishin këto veçantitë e pianistes e cila mbrëmë me një vendosmëri të dukshme, krijoi një urë lidhëse të tejdukshme mes të pranishmëve, ndjenjat e së cilëve drithëroheshin nën përleshjen e harmonive mahnitshëm të dhuruara nga performanca e Shuhatovic.
Trajtimi i instrumentit bardh e zi nga dy duart e pianistes, erdhi në një mënyrë që së bashku me uljen e saj në buzë të stolit, ngushtica e shpinës, krahët e saj të relaksuar që nganjëherë çlodheshin dhe ngriheshin lart kur përdorte tërë forcën e saj, pianistja solli ledhatinë e egër të tingujve romantik që po pushtonin hapësirën vazhdimisht e që njëkohësisht dhuroi iluzioni se në fakt ishin lëvizjet shpirtërore që vinin nga brendësia e saj, të cilat flakëruan mbi çelësat e pianos.
Shuhatovic përgjatë dy orë interpretimi, me një mirëdashje mbrëmë ka puthur çdo notë deri në një përsosmëri e performuar në një mënyrë që pulsonte gjatë tërë mbrëmjes. Me çdo tundje të lehtë të kokës së saj, shpirti i saj dilte në pah për të luajtur me emocionet e të pranishmëve duke i pushtuar ata me luhatje të melodive dhe copëza talenti që kur bashkoheshin së bashku tejkalonin dhuntinë që veçse ekzistonte brenda saj.
Pas gjithë kësaj performance spektakolare të pianistes, duartrokitjet e brohoritjet kishin zënë vendin e tyre në atmosferë. Ato nuk po pushonin interpretimin e tyre duke vazhduar me minuta të shumtë e duke e rikthyer pianisten në skenë për disa herë radhazi. Ky interpretim ishte më se i duhur e i domosdoshëm për talentin e rrallë që Shuhatovic kishte pritur shumë gjatë që ta sjell tek ne.
Po ashtu, mbrëmë u shpall edhe Çmimi Special i Chopin Piano Fest, çmimi tradicional që iu nda pianistes së re Lisa Sahatqiut ku juria profesionale e përbërë nga pianistja Ardita Statovci dhe Zoya Shuhatovic kishte marrë këtë vendim pas vlerësimit të performancës së tre pianisteve të reja që aplikuan në këtë garë si: Elsa Gashi, Lisa Sahatciu dhe Melisa Ibrahimi.
Ndërsa, për të treguar më shumë rreth performimit të saj, për KultPlus foli pianistja Zoya Shuhatovic.
“Jam e lumtur. Kjo është gjëra më e rëndësishme që mund të them pas më shumë se një viti në qetësi të plotë e ku nuk kam luajtur asgjë. Ishte sikur kur të hapet një dritare dhe të hyn drita brenda në jetë, sikur kam rimarrë fuqinë për jetën time”, ka thënë Shuhatovic.
Sipas saj, ajo ka dëshiruar shumë që të marrë pjesë në këtë koncert por nuk ka funksionuar që dy herë që ajo ka tentuar e tash për herë të tretë ajo po ndjehet shumë e lumtur dhe e entuziazmuar që kjo u bë e mundshme.
“Njerëzit janë shumë të mirë dhe të shoqërueshëm këtu dhe ata gjithmonë duan që të të mbështesin e të të ndihmojnë. Kjo është një ndjesi shumë e mirë”, ka thënë Shuhatovic për KultPlus.
Për Shuhatovic, ‘Dumka’ dhe ‘Sonata’ janë veprat me të dashura të saj por që nuk mund ta definoj arsyen pse.
“Zemra ime është e bashkangjitur me këto vepra dhe i ndjej shumë më shumë se sa pjesët e tjera. Një artist nuk mund të shpjegoj se pse dashuron muzikën”, thekson ajo.
Ndërsa, drejtoresha artistike Lelja Pula, për KultPlus foli rreth emocioneve të cilat ajo po i ndjen pas një përmbyllje kaq të suksesshme të edicionit të 11-të të Chopin Piano Fest.
“Edicionin pas pandemisë e filluam me shumë rezerva pasi që ishte festivali i parë pas kësaj që ngjau për një vit e gjysmë. Kemi përgatitur një program jashtëzakonisht voluminoz me 10 mbrëmje soliste nga artistë ndërkombëtar jashtëzakonisht të mirë dhe të njohur pastaj katër mbrëmje me mbi 50 studentë dhe një ditë të tërë me mbi 60 nxënës nga të gjitha shkollat e muzikës në Kosovës”, thotë Pula.
Sipas saj, për të është jashtëzakonisht me rëndësi që gjithë artdashësit të ndeshen me vlera kulmore artistike e ky është një mision i saj për të cilin ajo mendon se është shumë i rëndësishëm për shpalosjen e vlerave nga të gjitha anët e botës në skenën e Prishtinës, në skenën e ‘Chopin Piano Fest-it’.
“Mendoj se vërtetë duhet të ndihemi që jemi pjesë e botës kulturor-muzikore evropiane dhe botërore dhe që kemi vlera pasi që ne kemi shumë talent, një shkollë pianistike që funksion por edhe jemi një shtet i ri i cili ka shumë sfida dhe ballafaqohet me probleme të jashtëzakonshme. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se në mungesë të sallës koncertale, ne improvizojmë, por besoj që ia dalim falë entuziazmit të madh dhe mirënjohjes së madhe që marrim nga publiku”, përfundon Pula për KultPlus.
Kështu, i erdhi fundi edicionit të 11-të të Chopin Piano Fest, që për një muaj të tërë, suksesshëm na dhuroi muzikë klasike me veprat më të bukura nga kompozitorë të njohur dhe pianistë të talentuar nga e tërë bota që vendosën të shpalosin talentin e tyre pikërisht në qytetin e Prishtinës. / KultPlus.com
Gabriele Carcano, pianisti italian mbrëmë në festivalin e Chopin Piano Fest, solli para publikut një interpretim pianistik me sonata klasike të cilat rrallë herë dëgjohen në kryeqytetin e Kosovës. Performimi gjallërues e llojllojshmëria e tingujve që dhuroheshin nga timbri shpirtëror i pianistit, shpalosi një thjeshtësi dinamike që zotëroi skenën, atmosferën dhe njëkohësisht joshi publikun me melodi të cilat përkëdhelnin vështrimin e tyre në çdo sekondë, shkruan KultPlus.
Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare tash e një muaj është shndërruar në shtëpinë e interpretimeve pianistike, të cilat vihen ende më shumë në pah me inkuadrimin e reflektorëve ngjyrë vjollcë, ata të ngrohtë të vendosur anash në sallë, por të cilët humbnin efektin e tyre kur drita natyrale e cila vinte nga dritarja rrethore në mesin e objektit, depërtonte në ambient. Kjo dritë natyrale sa vinte e zvogëlohej duke rritur kështu edhe entuziazmin e të pranishmëve në një nivel më të lartë e njëkohësisht dallohej ende më shumë edhe loja madhështore e gishtërinjve të pianistit, me ç’rast ai filloi interpretimin e sonatave klasike njëra pas tjetrës, duke goditur atmosferën menjëherë në sekondën e parë.
Tashmë, si çdo herë, hapjen e kësaj nate të festivalit Chopin Piano Fest, e nisi drejtoresha artistike Lelja Pula, e cila është shprehur se po ndjehej mjaft e lumtur që po i afroheshin fundit të festivalit me një sukses tejet të madh. Ajo poashtu për publikun dhuroi disa informacione mbi pianistin që pas pak do të dilte në skenë e ta zotëronte atë plotësisht me thumbime të vazhdueshme performuese.
Me një shpejtësi, siguri në vetvete dhe një ndreqje të shpejtë të syzave të tij, para të pranishmëve doli pianisti Gabriele Carcano. Vepra e parë e titulluar ‘Sonata op.14 nr.1 E-dur’ nga L.V.Beethoven, e interpretuar nga pianisti, solli një frymë sa klasike po aq edhe të prekshme, ku meloditë e tingujt u zgjuan papritmas si një cicërimë e butë e zogjve, një tingëllimë e bukur magjepsëse. Lëvizjet precize të tij mbi çelësat e pianos binin me një butësi të jashtëzakonshme, një përkëdhelje që qetësisht kaplonte edhe qelizat e secilit njeri.
Sonatat klasike të Beethoven dhe alegrot e plota, u shpalosën para publikut me lëvizje të ngadalta, një lëvizje vallëzimi mes çelësave të instrumentit bardh e zi dhe gishtërinjve të pianistit. Performanca e tij, mbrëmë dhuroi një ringjallje të notave dhe tonit që në vete ngërthenin një bukuri të tillë që edhe mjalta e sheqerosur nuk do të mund të krahasohej me veçantinë e këtyre veprave që këndonin serenata për publikun dhe endeshin në atmosferë si një agim i hershëm që zinte vend në momentet më të rralla.
Notat qiellore që pasonin çdo moment, kishin një krenari aq të madhe e ngjasonin me një vetëtimë, melodia e së cilës pushtoi hapësirën papritmas në një cungim të vështrimit të publikut dhe në një përqafim të ngushtë të fijeve delikate shpirtërore. Luhatjet e kokës, shprehjet e fytyrës, kërcimet e lehta trupore dhe efikasiteti e serioziteti i teknikës së pianistit, dëshmoi se interpretimi pianistik, sado që gjallërohet nga skena bukur e krijuar, në fakt lulëzimi i vërtetë në llojllojshmërinë e ngjyrave melodike, vjen nga brendësia e trupit të pianistit, nga thellësia e kockave të tij që posedonte një talent unik, ekzistenca e së cilit ishte ulur shkëlqyeshëm në shtresën ajrore të sallës.
Gishtërinjtë e tij po fluturonin mbi çelësa si dallëndyshet që interpretojnë në livadhin e tyre, ndërsa duart e tij ndërronin kahje si një shushurimë e gjetheve të stinës së vjeshtës, të cilat kanë dy anë krejtësisht ndryshe por frymojnë si një eufori e tërbuar. Carcano përgjatë dy orë performimi të veprave të njohura nga kompozitorët botërorë si: L.v.Beethoven, Matteo Manzitti dhe Schumann, kapi dukshëm vëmendjen e çdokujt me një kujdes të pavetëdijshëm, për arsye se ai ishte futur në botën e tij melodike, aty ku qenia njerëzore futet në pasionin e vetmuar teksa shpirti ngritet e del jashtë si një narrator i mbrëmjes.
Heshtja afër fundit të çdo vepre, dëshironte vëmendjen fizike dhe emocionale të njeriut, për ti dhuruar atyre një dridhje intime që ecte ngadalë mbi lëkurë derisa futej përtej e arrinte destinacionin e saj. Andaj, edhe pianisti mbrëmë krijoi një urë të padukshme mes botës hyjnore të tingujve, aty ku shumica ishin futur dhe botës imagjinare, aty ku njeriu mbyll sytë e tij e vazhdon të rindjejë e ripërjetoj emocionet lehtësisht të dhuruara nga interpretimi pianistik.
Pas gjithë kësaj nate të paharrueshme, ishte radha që publiku të krijoj një performim gërshetues mes duartrokitjeve e brohoritjeve që nuk po ndaleshin dot, derisa edhe vetë pianisti me një buzëqeshje që zmadhohej çdo herë kur ai dilte nga prapaskena për të falënderuar publikun që e riktheu atë tri herë në skenë.
Pianisti italian Gabriele Carcano i cili për herë të parë performoi në Prishtinë, për KultPlus foli rreth natës së mbrëmshme dhe emocioneve të tij pas interpretimit pianistik.
“Është gjithmonë një ndjenjë e çuditshme pas një koncerti, sepse kur je në skenë dhe luan e performon, nuk dëgjon asgjë që audienca është duke dëgjuar. Pra, është shumë e vështirë që të dish se si disa gjëra kanë ndodhur por me eksperiencë kam vërejtur që disa herë kam një përshtypje për atë se cfarë bëra e që është krejtësisht ndryshe nga ajo që ka dalur në skenë”, thotë Carcano.
Sipas tij, një artist që performon dhe del nga skena, ai ndjehet që ka dhuruar gjithçka por në fakt ai nuk e din se si ka shkuar në të vërtetë, prandaj nevojitet ekzistenca e publikut.
“Je aq shumë brenda performancës, saqë nuk dëgjon asgjë tjetër sepse je duke performuar nga brendësia jote dhe kjo është një ndjenjë e veçantë dhe prandaj e dua shumë. Interpretimi në Prishtinë shkoi shumë mirë dhe pashë shumë studentë të muzikës që ishin shumë të entuziazmuar dhe përkrahës. Andaj, kurioziteti i publikut është gjëja më e mirë që ndodh e sidomos kur ata vështrojnë dhe dëshirojnë të kuptojnë se çka po ndodh”, ka thënë Carcano për KultPlus.
Për Carcanon, skena dhe hapësira ishte tejet e mirë dhe akustika ishte e duhur. Ndërsa, secila pjesë e interpretuar ka ngritjet dhe uljet e tyre, por fundi i koncertit për të është gjithmonë momenti kur publiku inkuadrohet më shumë.
“Vëmendja e publikut, fytyrat e reja në publik dhe reagimet e tyre të menjëhershme ndaj muzikës, janë këto gjëra që do ti mbaj në mend kur mendoj për të ardhur e performuar në Prishtinë”, përfundon Carcano për KultPlus.
Chopin Piano Fest do të prezantojë koncertin e fundit për edicionin e 11-të të tij. Nata e fundit e këtij festivali, vjen nesër ku do të interpretojë pianistja amerikane Zoya Shuhatovich në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare. Ndërsa, në këtë natë do të shpallet edhe fituesja e Çmimit Special të Chopin Piano Fest. / KultPlus.com
Intepretueset si: Elsa Gashi, Lisa Sahatqiu dhe Melisa Ibrahimi, sot performuan para një jurie profesioniste që përfshiu pianisten Ardita Statovci dhe Zoya Shuhatovich, me ç’rast ato konkurruan për çmimin special të festivalit pianistik Chopin Piano Fest Prishtina, një çmim ky tradicional që i ndahet një pianisti apo pianisteje të re, shkruan KultPlus.
Fillimisht, ajo që doli e para për të performuar ishte Elsa Gashi, e cila kishte përzgjedhur vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptar si: J.B.Cramer, L.V.Beethoven, J.S.Bach, F.Chopin, Feim Ibrahimi, F.Mendelssohn dhe R.Schumann. Pastaj, kompozitorët e përzgjedhur nga Lisa Sahatqiu ishin: J.Brahms, R.Schumann, L.V.Beethoven, F.Chopin, C.Debussy dhe Liszt, dhe në fund kompozitorët e zgjedhur nga Melisa Ibrahimi, ishin: Chopin, Scriabin, Beethoven dhe Liszt.
Të trija këto pianiste që dolën në skenë me një qëndrim të jashtëzakonshëm e tejet inspirues për gjeneratat edhe më të reja, dëshmuan dhe shpalosën talentin e tyre në performimin pianistik përmendësh ku secila nga to solli elemente tejet unike, përmes së cilave dallohej edhe dashuria e përkushtimi i madh ndaj melodive, tingujve dhe instrumentit bardh e zi që vazhdimisht pushtohej nga butësia e vrazhdësia e prekjeve nga gishtërinjtë e këtyre vajzave, të cilat para jurisë profesionale sollën vepra fantastike duke filluar nga tingujt më të butë e deri tek ato që dilnin jashtë kontrollit.
Ky çmim special pritet të ndahet në natën e fundit të Chopin Piano Fest, pra me datë 30 qershor në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare me mbështetjen e Herbert Groeger nga Bad Honnef-Salzburg, në bashkëpunim me pianisten Ardita Statovci, e cila ishte iniciatore për organizimin e këtij çmimi special në vitin 2017.
Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë audicion kanë pasur studentët e pianos së Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe nxënësit e pianos së shkollave të muzikës të Kosovës, fitues të çmimeve në gara paraprake, të cilët në repertorin e tyre kanë të përgatitur një program në kohëzgjatje prej 60 minutash, nga e cila kohë 45min janë performuar në këtë audicion me vepra të Beethoven (Sonata, Variacione, Bagatella) ose një vepër nga R. Schuman.
Në këtë edicion, çmimi special i Chopin Piano Fest përfshin: Një koncert recital në vendet gjermanofolëse Gjermani ose Austri; Masterklasë; Vizitë në vendet historike me rëndësi muzikore historike në një prej qyteteve në vendet gjermanofolës; Njohje me kulturën e regjionit të përcaktuar gjermanofolës. Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga sponsori i Çmimit Special. / KultPlus.com
Depërtimi i thellë në emocione të papërshkrueshme të cilat janë të vendosura pikërisht në brendësinë shpirtërore, erdhi pikërisht nga mbizotërimi i dy zërave të njohur shqiptar si: sopranoja Marjana Leka dhe tenori Armaldo Kllogjeri ku së bashku me pianisten kosovare Lejla Pula, mbrëmë atmosfera në Chopin Piano Fest u lëkund në madhështinë hyjnore të melodive dhe kompleksitetin e magjishëm të ndërlidhjes së interpretimit instrumental dhe vokal me ç’rast performimi në romancat, ariet, duetet operistike si dhe këngët e bukura shqipe përcollën ndjenja të fuqishme, energjia e së cilave la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve, shkruan KultPlus.
Tash e katër net, Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare ka mbledhur rreth vetes një numër të madh artdashës të muzikës klasike. Skena që veçse është e njohur për publikun, dje erdhi me disa ndryshime të vogla. Njëra nga dritat e ngrohta që zakonisht është e vendosur në skajin e majtë të sallës tani qëndronte mbi skenë për të vënë në pah ende më shumë lojën mjeshtërore të pianistes Lejla Pula. Kurse, dritat ngjyrë vjollcë dhe lulet shumëngjyrëshe në skenë ishin dy veçanti që i shtonin një hijeshi unike ambientit.
Po ashtu, për të pranishmit prezent ishte edhe një libër që përmbante fakte dhe informacione tejet të veçanta për pjesëmarrësit në edicionin e 11-të të Chopin Piano Fest. Andaj, para se koncerti të fillonte, publiku pati rastin që të informohet rreth atyre që pas pak do të dilnin në skenë për ta pushtuar atë pa mëshirë me zëra që ngërthenin në vete talentin e mirënjohur të tyre.
Hapjen e festivalit Chopin Piano Fest e nisi drejtoresha organizative e festivalit Besa Luzha e cila u shpreh se ndjehet mjaft e kënaqur që mbrëmë atmosfera po ndërronte pak me inkuadrimin e dy zërave që vinin mysafirë nga Shqipëria e bashkë me profesoreshën Lejla Pula. Ajo tutje theksoi se ngjarja është njëra nga eventet që shënon 22 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Në skenë me një hijeshi të pakrahasueshme doli pianistja Lejla Pula e cila nisi koncertin me një interpretim pianistik të veprës ‘Vocalise op.34 nr.14’ nga kompozitori i njohur rus Sergei Rachmaninoff. Ky interpretim erdhi si homazh për viktimat e pandemisë dhe dëshmorëve për Çlirimin e Prishtinës e të Kosovës dhe u shoqërua me një heshtje absolute të publikut ku pianistja e gjallëroi kompozimin e shkruar duke i dhënë jetë në skenë. Performimi i saj bëri që të gjitha njohuritë muzikore, vizionin personal të muzikës dhe imagjinatën e njeriut ta rrotullojë vazhdimisht nën zgavrën e melodive dhe tingujve që buronin nga gishtërinjtë e saj.
Luhatjet e vogla të kokës, ritmi dhe dinamika e trupit të pianistes bënin që edhe flokët e saj që ngjasonin me valët e detit të dilnin nga kontrolli dhe së bashku me shpirtin e saj, mbrëmë shpërthyen melodi e tinguj nga ato më të butat e deri tek ato të vrazhdat që vazhdimisht buronin nga çelësat bardh e zi të pianos të cilat për 1 orë e gjysmë u mbizotëruan nga talenti i saj. Përvoja e saj e gjatë në interpretimin pianistik ka kaluar edhe nevojën për hapësirë të nevojshme të frymëmarrjes ku në fakt tërë qenia e saj ishte shndërruar në një frymëmarrje të vetme që i dhuronte frymë secilit nga ne.
Në ndërkohë, ndryshe nga çdo natë tjetër ku tingujt e pianos kanë dominuar netët e festivalit, mbrëmë në skenë për t’iu bashkangjitur pianistes Lejla Pula, doli tenori Armaldo Kllogjeri i cili fillimisht vendosi dorën mbi piano për të krijuar një kombinim ende më të veçantë. Ai solli vepra nga më të ndryshmet që i përkasin kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë duke dëshmuar kështu vlera të larta artistike. Zëri i tij i lartë ishte një zë që këndonte midis baritonit dhe alto dhe që nga fillimi e deri në fund, futi publikun në një lojë vokale ku ai në njëfarë mënyre po shprehte një hidhërim verbalisht dhe njëkohësisht edhe emocione aspiruese.
Notat e tij të larta posedonin një timbër të shkëlqyeshëm dhe e futnin publikun në një drithërimë të papërshkruar. Aftësitë e tij të interpretimit vinin në dy aspekte magjike: tmerruese e të ëmbël dhe gërshetimi i tyre arrinte në një tingëllimë ku emocionet e ftohta therrëse që pasonin nga thellësia e shprehjeve të fytyrës të tij jepnin një iluzion se me zërin e tij të fortë ai mashtronte rrëqethet e trupit të publikut duke i manipuluar ato me meloditë që befas kaplonin atmosferën si një vetëtimë e zhurmshme që vazhdimisht bubullonte në ajër.
Pastaj, eleganca e natës së mbrëmshme erdhi në formë tjetër, ku sopranoja Marjana Leka me një delikatesë të lezetshme hedhte hapat në drejtim të dy talenteve tashmë të pranishëm në skenë. Leka magjepsi dhe joshi publikun me një zë që pothuajse shpoi daullet e veshit të të pranishmëve me mprehtësinë e zërit të lartë që u shpalos jashtëzakonisht bukur. Vokali i saj që herë lëvizte nën butësinë fisnike e herë në një fuqi voluminoze ku karakteristika e veçantë e saj ishte zëri i kristaltë që tërë kohën gozhdoi publikun në vend duke rrëmbyer vëmendjen e tyre për mos ta lëshuar atë gjatë gjithë natës.
Kryevepra e natës së mbrëmshme ishte ndjesia që furishëm depërtoi te publiku i cili nuk pati kohë të rikuperonte veten deri në fund të natës. Kjo ndjesi erdhi nga kënga ‘’Lule borë” nga kompozitori shqiptar Simon Gjoni, një vepër kjo që papritur mahniti rrahjet e zemrave të pranishme duke i futur ato në grackën e melodive të cilat krijuan gulçime tek publiku. Zëri i kombinuar i tenorit dhe sopranos që u shoqërua nga interpretimi pianistik përnjëherë la gjurmë të virtytshme në atmosferë duke sjell duartrokitjet e publikut ende pa mbaruar vepra.
Inkuadrimi i publikut në pjesën e dytë të koncertit ishte një sheqerkë e domosdoshme që u shkri tërësisht në interpretimin e tri talenteve në skenë. Duartrokitjet e publikut në koordinim me rimtin sollën emocione dhe ndjenja që kishim kohë pa i ndjerë thellësisht e për të cilat çdo herë malli rritet e rritet për t’i dëgjuar e përjetuar secilën herë më ndryshe.
Kështu, krejt në fund, vepra e cila përmbylli natën në mënyrë fenomenale ishte kënga ‘’Po t’jemi bashkë ne të dy’’. Kjo këngë e dëgjuar sa e sa herë përmes zërave më të njohur shqiptar, mbrëmë erdhi nga dueti i Kllogjerit dhe Lekës, të cilët portretizuan pikërisht kuptimin e këngës e cila shpalos dialogun mes dy të dashuruarve që ëndërrojnë për bashkim. Interpretimi i tyre i ngrohtë dhe aq i afërt erdhi në një nivel që nuk kishte vend për definim. Emocionet dhe ndjenjat që u ngjallën tek dëgjuesit ishin me të vërtetë madhështore duke verbuar kështu dritën e syve tanë në errësirën shumëngjyrëshe të melodive e tingujve që buronin nga brendësia shpirtërore e tenorit, sopranos dhe pianistes në skenë.
Krahas veprave të kompozitorëve shqiptarë, në skenë u interpretuan edhe disa nga vepra që rrallë dëgjohen nga publiku shqiptar e që janë në kuadrin e nivelit botëror si: ‘’Torno a Surriento’’, ‘’Dicitencello vui’’, ‘’Granada’’, ‘’Sogno’’, ‘’Vorrei morire’’, ‘’E lucevan le stelle”, ‘’Song to the moon’’, ‘’Nessun Dorma’’, ‘’Tace il labbro’’ dhe ‘’Brindisi’’, duke dëshmuar kështu se ndërlidhja e muzikës instrumentale me atë vokale krijuan një natë sublime që vështirë se harrohet dot.
Pas këtyre performancave të shumta ku secila erdhi në një frymë të shquar e ëmbëlsisht trullosëse, duartrokitjet dhe brohoritjet që tashmë ishin pjesë kyçe e atmosferës që nga fillimi i interpretimit të veprave shqiptare erdhën nga publiku i cili në fund u ngrit në këmbë për pesë minuta rresht dhe nuk pushuan së ndaluri interpretimin që u shoqërua me buzëqeshjet e ngulitura në fytyrat e tyre e që ishin të njëjta me ato të tre performuesve të cilët skenën e mbushën me buqeta lulesh të shumta.
Për të folur më shumë rreth natës së mbrëmshme, për KultPlus foli sopranoja Marjana Leka, e cila e cilësoi atë shumë të bukur sepse vjen pas një shkëputje jo të shkurtër prej pandemisë.
“Ishte një kënaqësi e vërtetë sepse publiku na priti shumë mirë dhe ne u munduam të japim maksimumin e emocioneve për këtë natë që na kishte munguar kaq kohë. Mua posaçërisht më pëlqeu Rusalka ‘’Song to the moon’’ nga Dvorak por edhe veprat shqiptare”, thotë Leka.
Sipas saj, atmosfera dhe komunikimi me publikun ishte shumë i bukur kurse ajo tashmë numëron disa bashkëpunime me po të njëjtit performues.
“Është gjithmonë bukur të këndosh këtu sepse merr shumë kënaqësi nga publiku”, thekson Leka për KultPlus.
Ndërsa, tenori Armaldo Kllogjeri për KultPlus është shprehur se për të është gjithmonë kënaqësi e veçantë dhe shumë e madhe që të jetë pjesë e aktiviteteve në Kosovë.
“Ishte një publik i këndshëm dhe unë sa herë vij në Prishtinë për të performuar muzikë klasike ndjehem gjithmonë i vlerësuar nga publiku që është shumë entuziast dhe nuk pushon me duartrokitje”, thotë Kllogjeri.
Sipas tij, programi është ndërtuar nga disa pjesë të cilat janë këngë napoletane por ka edhe arie të operave të ndryshme. Andaj, ai i pëlqen të gjitha por ariet janë më të bukura dhe janë më të rëndësishme.
‘’Gjëja më e rëndësishme në këtë aktivitet është që publiku vjen dhe na dëgjon’’, thekson ai.
“Unë në këtë aktivitet do veçoja kultivimin e muzikës klasike dhe për vet faktin e festivalit që neve na bënë pjesë sepse kjo muzikë në Kosovë sa vjen dhe e rigjallëron rininë duke e bërë atë për vete”, përfundon Kllogjeri për KultPlus.
Po ashtu, pianistja Lejla Pula është shprehur se për të kjo natë është një rikthim në skenë pas një periudhe disa vjeçare.
‘’Për mua është një rikthim në skenë pas një periudhe disa vjeçare, përpos pandemisë. Unë për herë të parë performova në këtë sallë dhe jam jashtëzakonisht e lumtur dhe ndjehem shumë e kënaqur që sonte i përjetuam së bashku interpretimet e disa arieve më të bukura dhe më të vështira të literaturës operistike’’, thotë Pula.
Sipas saj, është e vështirë ti ndajë veprat mirëpo ajo i veçoi veprat si: ‘’E lucevan le stelle’’ nga Puccini dhe ‘’Nessun Dorma’’ nga Puccini sepse këto janë thjesht arie aq të njohura dhe më të vështirat që ekzistojnë.
“Për mua personalisht është gjithmonë kënaqësi që të shoqëroj nivelin e lartë të dy artistëve në skenë dhe gjithashtu e kisha një ngarkesë sepse qysh vitin e kaluar unë dëshiroja që ta shënoj 250 vjetorin e kompozitorit Beethoven me interpretimin e një pjese të tij”, përfundon Pula për KultPlus.
Chopin Piano Fest gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 12 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e pestë e këtij festivali, vjen më datë 16 qershor ku do të interpretojë pianisti francez Jerome Granjon në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare. / KultPlus.com
I vendosur thellë në kockat e Gergely Kovacs, me një krenari madhështore qëndronte talenti i tij unik në performimin pianistik që mbrëmë skenën, çelësat e pianos, atmosferën dhe venën kryesore të njeriut, e pushtoi me një thjeshtësi zhurmuese që magjishëm zotëronte vëmendjen e të pranishmëve duke i futur ata në joshjen tunduese të tingujve të cilat rigonin mbi atmosferë në valsin e çmendurisë melodike, shkruan KultPlus.
Hyrja në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare për shumë kë që po vinte për herë të parë, do ti dukej e mahnitshme ku përveç hapësirës së gjerë dhe karrigeve të shumta që mundësonin shijimin e performancës së pianistit Kovacs në secilin kënd, dritat e ngrohta, ato me ngjyrë vjollcë dhe ato natyrale në mesin e objektit, ishin disa veçanti të vogla që ndikonin fuqishëm në prezantimin e lojës mjeshtërore të duarve të pianistit, me ç’rast fytyrat e të rinjve po bënin rrotullime sa në një anë e në tjetrën duke vëzhguar atmosferën pak para se të fillonte ajo se çka secili e priste me padurim.
Tash e tri net, hapjen e festivalit Chopin Piano Fest, e nisi drejtoresha organizative e festivalit Besa Luzha, e cila është shprehur se tashmë janë bërë si një familje në këtë festival i cili hap dyert për artin dhe artistët në përgjithësi. Ndërsa, i pranishëm ishte edhe Ambasadori József Bencze nga Ambasada e Hungarisë i cili doli në skenë për një fjalë rasti. Ai kryesisht është shprehur se po ndjehej mjaft i kënaqur që ishte i pranishëm dhe uroi për një natë të këndshme.
Me një besim dhe siguri të plotë në vetvete, para publikut u shfaq pianisti Gergely Kovacs, lëvizjet e së cilit tronditën qetësisht atmosferën qysh në fillim me veprat e kompozitorit të njohur botëror Johann Sebastian Bach. Gjatësia dhe krahët e tij po vinin në pah ende më shumë aftësitë e tij performuese ku pjesa e sipërme e trupit të tij ishte futur brenda një hipnotizimi ku fuqia e pamasë dhe e jashtëzakonshme e melodive dhe tingujve, po goditnin atmosferën brenda sekondave të cilat iknin pamëshirë duke na lënë me ndjenjën që koncerti të mbaronte sa më shpejt e të rifillonte përsëri pa ndaluar.
Efikasiteti i teknikës së Kovacs sa vinte e shtohej në një nivel të lartë që vazhdimisht prodhonte lëvizje të koordinuara dhe të rrjedhshme të cilat jepnin imazhin se rënia e duarve të tij nga shpatullat drejt çelësave po arrinin një shkallë tunduese ku palëvizshmëria e qetësisë melodike dhe kaosi i çoroditur i tingujve, vinin me një grumbull emocionesh të pa përshkruara që rrafshonin komplet mendimet e njeriut duke i lënë ata me një ndjenjë të vetme; padukshmërinë verbuese.
Eleganca e goditjeve të tasteve, shpejtësia e dridhjes së kokës, vështrimi përpjetë, brazda e vetullave, kërcimet e lehta trupore, shkelja e fuqishme e këmbës së majtë në platformë pas çdo përfundimi të secilës vepër, së bashku me këpucët e tij vezulluese që merrnin formë ndryshe ndriçuese sa herë që lëviznin në petale, arrestonin vëmendjen e të pranishmëve me një përkujdesje ku shpërqendrimi ishte dorëzuar komplet në luftën e admirueshme me fokusin e bebëzave të syrit që ishin të mahnitura pas performimit unik të pianistit e të cilat herë mbylleshin në një vetmi melodish e herë të tjera posedonin një dritë që tërë kohës përcjellte stuhinë e tingujve të shpalosur.
Kovacs, përgjatë dy orëve interpretimi të veprave të njohura nga kompozitorë botërorë si: Johann Sebastian Bach, Frédéric Chopin dhe Franz Liszt, dëshmoi talentin përmes lojës së tij pianitsike, qëndrimit të pëllëmbës dhe gishtave të lakuar, me ç’rast tingujt po vallëzonin herë në një ritëm të lartë ku atmosfera kaplohej në befasi të veçantë që vetëm performanca piantistike sjell, e herë në një ritëm të butë ku dinamika e melodive ndizte aortën e njeriut duke manipuluar jo vetëm me zemrën e të pranishmëve por edhe çdo strukturë delikate shpirtërore.
Mbështetja instiktive e audiencës për të dëgjuar lojën madhështore të pianistit dhe tundja e kokës së tyre në ritmin e melodive ishin specialiteti i mbrëmjes ku shpejtësia e rrufeshme e gishtërinjve të tij dhe qetësia e vetmuar atraktive po dhuronte një performancë që ndikonte thellë në një pa përmbajtje entuziaste të shprehjeve të fytyrës, duke e bërë publikun ta përjetoi talentin tërheqës që Kovacs posedonte e që pikërisht ka zgjedhur që ta shpalos në këtë skenë duke na lënë me një zinxhir inspirimi dhe njëkohësisht me momente që do të na vijnë pas një kohë të gjatë e që do të mbërthehen lezetshëm në skajet e kujtesës tonë.
Kështu, krejt në fund, pas dy orë interpretimi që fluturuan papritmas, ishte radha e të pranishmëve që ta mbizotëronin atmosferën në skenë me duartrokitje e brohoritje që sollën buzëqeshjen e pianistit dhe rikthimin e tij rreth tri herë nga prapaskena për të falënderuar publikun për dy minutëshin interpretues të tyre.
Për të treguar më shumë rreth natës së mbrëmshme dhe performancës unike të tij, për KultPlus foli pianisti Gergely Kovacs.
“Jam mjaft i lodhur dhe është duke u bërë shumë nxehtë këtu por unë thjesht e dashurova këtë natë sepse është e mrekullueshme të performosh përsëri live para një audience pas një kohe të gjatë me pandeminë, e posaçërisht me këta njerëz të mirë përreth, reagimet e të cilëve ishin mahnitëse”, thotë Kovacs.
Sipas tij, ai ka vetëm përvoja të mira sepse të gjithë personat janë shumë të mirë dhe të sjellshëm, ndërsa reagimet në publik ishin shumë natyrale dhe atij i pëlqen kur ndodh komunikimi mes performuesit dhe të pranishmëve, duke e bërë atë të ndihet mjaft i lumtur.
“Unë nuk kam asnjë vepër të preferuar, por janë disa pjesë që unë i frikësohem më shumë dhe janë disa pjesë që unë nuk frikësohem fare t’i luaj, por unë e dashuroj këtë repertor në mënyrë të barabartë”, përfundon Kovacs për KultPlus.
Chopin Piano Fest gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 13 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e katërt e këtij festivali, vjen më datë 14 qershor ku do të interpretojnë sopranoja Marjana Leka, tenori Armaldo Klogjeri dhe pianistja Lejla Pula në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare. / KultPlus.com
Energjia e brendshme shpirtërore e cila portretizohej në interpretimin e pianistit Stephan Moller, shpalosi spektrin e një dëshpërimi dhe krize të thellë përmes së cilës pianisti gjeti një gjuhë me publikun duke i folur shpirtërisht secilit prej tyre për karakterizimin sharmant të kontrastit të veprave të Beethovenit, ku ndjenjat më të thella të cilat janë fshehur brenda qenies njerëzore u plasaritën në lojën e duarve që ngjanin në kthetrat e një tigri, të cilat furishëm rrjedhnin në melodi e tinguj, shkruan KultPlus.
Mbizotërimi i ngjyrës së kuqe nga tapeti i shtruar në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare, dritat e ngrohta të vendosura në skaje të sallës dhe reflektorët me ngjyrë të vjollcë po krijonin një atmosferë që pa marrë parasysh se mbetet e njëjta çdo herë, mos durimi i të pranishmëve për të dëgjuar talentin e pianistit Stephan Moller, ishte prezent dhe dallohej në fytyrat e secilit. Pas një pritje të shkurtër, publiku në ulëset e tyre priti pianistin austriak me duartrokitje të cilat intensitetin e tyre e shtonin pas çdo përfundimi të veprës së interpretuar nga ai.
Hapjen e natës së mbrëmshme të festivalit Chopin Piano Fest, e nisi drejtoresha organizative e festivalit Besa Luzha dhe drejtoresha artistike Lejla Pula, të cilat janë shprehur se ndjehen mjaft të lumtura që pavarësisht se kjo është hera e dytë që pianisti prek skenën e Prishtinës, ai mezi ka pritur për të performuar përsëri.
Ndërsa, është bërë e ditur se për nder të 250 vjetorit të lindjes së Ludwig van Beethoven, kjo mbrëmje sjell interpretimin e disa sonatave më të njohura të Beethovenit nga pianisti austriak dhe njëkohësisht vjen si pjesë e projektit të tij ‘32 sonata të Beethoven në 32 qytete të ndryshme’.
Pas këtyre informacioneve dhe urimeve për një natë të këndshme, heshtja absolute që tashmë është bërë pjesë kyçe e të pranishmëve, zuri vendin e saj në një pakufizim përjetësie që përcolli këtë natë së bashku me ndërrimin e ngjyrës së qiellit nga e kaltër e hapur në atë të mbyllur që vërehej nga dritarja rrethore e vendosur në mesin e objektit.
Në skenë, me një qëndrim të pakrahasueshëm, hedhje të hapave precize, kostum të denjë që portretizonte instrumentin bardh e zi si dhe pozita e tij e përuljes falënderuese dhe e uljes në karrigen e posaçme, veçse ishte fakti i parë që dëshmoi për një njeri që ka lindur për të performuar në piano. Moller nisi interpretimin e tij me veprën ‘Sonate G-Dur, op.31 Nr.1’, një fillim ky që nisi me melodi lozonjare dhe të lehta e humoristike por që aspak nuk po e parashikonte fundin e këtij koncerti.
Ndërveprimi i vazhdueshëm me pianon e vinte në pah lojën mjeshtërore të Moller, me ç’rast pozita e tij herë i afrohej afër instrumentit në një përqafim të afërt ku pothuajse i rrethonte komplet çelësat e pianos e herë tjetër shpina e tij shndërrohej në një vijë vertikale që largohej plotësisht nga çelësat për të sjellë melodi të cilat karakterizoheshin nga kthjelltësia e pastër që ato posedonin. Në ndërkohë, shprehjet e tij të fytyrës ishin kryevepra e cila shpaloste ndjeshmërinë artistike të Moller, për të cilin, përhumbja totale nën botën e tingujve diversive, ishte shndërruar në një vepër arti duke bërë që shikimi i tij as për një sekondë të vetëm të mos kthehej nga audienca por të futej thellë në ekstazën hyjnore që e kishte kapluar atë përgjatë gjithë natës.
Gishtërinjtë së bashku me vështrimin e tij po i qëndronin besnik çelësave bardh e zi kurse tingujt dhe meloditë që po përhapeshin në atmosferë, hynin në copëzën më të ndjeshme të shpirtit, aty ku edhe vështrimi më introvert nuk do mund të depërtonte. Ndikimi dramatik vinte rrjedhshëm nga sonatat e pianos që luanin mes vete në një ndërlidhje komplekse mjaft të pasur. Orientimet e lëvizjeve stoike të trupit të tij, ndonëse dukeshin precize e të vrazhda, ato i jepnin një frymë të mprehtë pasurore që nuk mungoi as për një moment të vetëm.
Moller, përgjatë dy orë interpretimi të veprave të njohura nga kompozitori Ludwig van Beethoven, shfaqi një posedim unik të interpretimit ku e tërë qenia e tij njerëzore dhe shpirtërore u rrëmbye vrullshëm nga lëvizjet e papritura e të paparashikuara për publikun. Kurse, lëvizjet e vogla të fytyrës së tij në dy anë, lëvizja e vetullave në një tkurrje përqendrimi dhe lëvizjet e tij trupore që dukeshin të dalura jashtë kontrollit, pasqyronin një univers të tërë ku publiku ishte bërë një me heshtjen dhe Moller ishte shndërruar në një pikturë lëvizëse që po admirohej për ngjyrat e ndezura e të thella muzikore të cilat ai i dhuronte me aq pasion.
Interpretimi në një nivel të madhështisë artistike dallohej edhe atëherë kur ai mbyllte sytë dhe shpirti i tij dilte jashtë guaskës me një adrenalinë dhe energji që vazhdimisht grabiste rrahjet e zemrave të audiencës duke i drejtuar ata drejt një fundi që do të lë një prekje pothuajse të mistershme në kujtesën tonë. Andaj, vepra e fundit e titulluar ‘Sonata op.57, f-mol, ‘Appassionata’, dhuroi një gërshetim të dëshpërimit, hidhërimit dhe dhimbjes, që Moller e solli në një nivel që ngjasonte tërësisht me ndjenjat që vetë Beethoven kishte ndjerë kur ka krijuar këtë kompozim.
Kështu, krejt në fund, pas dy orë interpretimi, fokusi i syve të njeriut sa vinte e zvogëlohej në një errësirë ku drita e vetme do të ishte Moller, pianisti që po i dedikonte melodi qenies njerëzore me një pasion që flakërohej nën zjarrin e tingujve të pashoq duke krijuar një përshtypje se meloditë vinin nga cicërima zogjsh të dashuruar marrëzisht pas muzikës.
Pas kësaj elegance të mahnitshme performimi dhe ndjenjave të pashpjegueshme, të pranishmit për 5 minuta interpretuan një ndërlidhje të duartrokitjeve dhe brohoritjeve që u shndërruan në një frymë që solli buzëqeshjen e shumëpritur të pianistit. Fytyra e tij jo vetëm që vezullonte nga pikët e djersës që po i binin, por buzëqeshja e tij vazhdonte të gjallërohej tutje sa herë që ai kthehej për ta falënderuar publikun për duartrokitjet e pa ndalura.
Për të folur më shumë rreth natës së mbrëmshme dhe atij interpretimi magjik, për KultPlus foli vetë pianisti, Stephan Moller, i cili numëron herën e dytë të performimit në Prishtinë.
‘’Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, në njërën anë jam pak i mërzitur që mbaroi por në anën tjetër është një ngritje e mentalitetit dhe vërtet do të doja të filloja përsëri të luaj. Unë nuk jam i lodhur fare sepse muzika jep energji dhe nuk merr, e sidomos rrahjet muzikore dinamike”, thotë Moller.
Sipas tij, të gjitha sonatat e Beethoven janë të bukura dhe në fakt janë si fëmijët e tij dhe nuk mund t’i veçonte, por ajo që ai specifikoi ishte sonata e 31 që ka shumë aspekte të perfeksionit dhe prandaj ai edhe e ndjen atë më së shumti kur e luan.
“Më ka marrë kohë pak që të vija këtu, por unë u ndjeva si në shtëpi dhe shpresoj se nuk do të jetë hera e fundit sepse ishte shumë interesante që të ndjeja rezonancën e publikut që ishte shumë më e fortë në pjesën e dytë sepse pjesët e karakterit të errët u pëlqyen më shumë sesa ato të karakterit të lehtë dhe humoristike në pjesën e parë. Prandaj, ishte shumë e mirë që performova në këtë rend”, përfundon Moller duke na lënë me shpresë që shpejt do të përjetojmë një tjetër performancë nga ai.
Chopin Piano Fest gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 14 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e tretë e këtij festivali, vjen më datë 10 qershor ku do të interpretojë pianisti hungarez Gergely Kovács në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare./ KultPlus.com
Libri i titulluar “Vepra të frymëzuara nga Chopin”, ngërthen në vete tetë vepra pianistike 8 vepra pianistike të kompozitorëve Kosovarë që ishin pjesëmarës në garat e kompozimit në Chopin Piano Fest Prishtina dhe vepra tjera me karakter të ngjajshëm, përcjell KultPlus.
Këshilltari i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Liburn Jupolli, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se ai ishte pjesë e librit ‘Vepra të frymëzuara nga Chopin’, me veprën “Micro-suite balkanique”, e cila ka fituar çmimin e dytë në garën kompozitoriale të konservatorit Chopin në Paris me drejtor Peter Vizard.
Kjo vepër është shkruar posaçërisht për këtë garë dhe është interpretuar në të njëjtin vit në Paris nga pianistja e re Soyeon Kwon, gjatë studimeve bachelor të Jupollit në vitin 2014. / KultPlus.com
Edicionin e tij të 11-të, festivali Chopin Piano Fest e nisi mbrëmë me një interpretim nga pianistja turke Tutu Aydınoglu, e cila solli për publikun vepra që nuk janë luajtur më herët. Këto vepra ngërthyen në vete një gjallërim të elegancës pianistike dhe ekuilibrit performues ku larmia dhe kontrastet e shumta brenda pjesëve të luajtura shpalosën një dinamikë dhe timbër të ngjyrosur në melodi e tinguj, të cilat janë shkrirë tërësisht në kryeveprën e ndjenjave që tempon e tyre nuk arrinin ta definonin për asnjë sekondë të vetme, shkruan KultPlus.
Ajo se çka dallohej në hyrje të Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare, ishin fytyrat e shumta e të rinjve të cilët prisnin me padurim daljen në skenë të pianistes së njohur turke, Tutu Aydınoglu. E ky padurim që ndërlidhej ëmbëlsisht me inkuadrimin e reflektorëve me ngjyrë të vjollcë që njëkohësisht portretizonin ngjyrën e dizajnit së fletushkave tëkëtij festivali, dritave të ngrohta të vendosura gjithandej dhe drita natyrale e cila vinte pingul nga qielli mbi kokën tonë si një ndërhyrje rasti, e rritnin emancipimin e të pranishmëve në nivel më të lartë, duke luajtur kështu me fluturat që tashmë kishin nisur një interpretim të veçantë në stomakun tonë.
Hapjen e festivalit Chopin Piano Fest e nisi drejtoresha organizative e festivalit Besa Luzha dhe drejtoresha artistike Lelja Pula, të cilat janë shprehur se ndjehen mjaft të lumtura që pavarësisht sfidave të shumta, mbrëmë nisi një rrugëtim i gjatë një mujor. Ato kryesisht u shprehen falënderuese ndaj të pranishmëve duke i uruar atyre një natë të këndshme.
Pas këtyre fjalimeve, në sallë mbizotëroi heshtja për 2 minuta, për të sjellë në skenë pianisten e njohur Tutu Aydınoglu. Interpretimi i veprës ‘Sonata no 2 OP.23’ nga F.Chopin, solli një fillim që nuk la vend e as kohë për një parashikim se si do të përfundonte. Lëvizjet e mprehta të gishtërinjve, fuqia dhe përqendrimi preciz që ajo posedonte, ritmi dinamik i trupit të saj që shndërrohej në një ekzistencë të vetme dhe kërcimet e lehta të tërë qenies së saj që vinin papritmas dhe pa menduar, krijuan përshtypjen se pianistja dhe kjo vepër ishin në një kozmos unik të vetmuar ku meloditë e vrazhda e të rënduara ndëshkonin atmosferën me një hungërimë që dëgjohej nga performimi i saj.
Këto emocione herë luhatnin në një frymë të tragjedisë duke na rikujtuar kështu instinktin primal për të dëgjuar këto vepra, e herë në një frymë melankolike që përçonte ndjenja të ta pakrahasueshme për çdo kë që e çmon instrumentin bardh e zi. Pianistja mbrëmë dhuroi një performancë frymëzuese me vështrimin e saj, luhatjet e tërë trupit, qetësinë filluese që mashtronte publikun, shtypjen e petaleve me këmbë me një pasion që vështirë gjendet sot, ajo ende vazhdonte të sillte tingujt duke rrëmbyer vëmendjen e fijeve të zemrës së njeriut me një shpejtësi e cila depërtonte vrullshëm në damarin e dorezës të shpirtit tonë.
Aydınoglu përgjatë një orë interpretimi të veprave të njohura të kompozitorëve botërorë si: Frédéric Chopin dhe Franz Liszt, shpalosi një talent të rrallë jo vetëm me interpretimin nga dy duar por edhe njërës, duke krijuar kështu një muzikë që rrotullohej në vorbullën e prekjeve të çelësave bardh e zi, të cilat përjetuan një gërshetim të prekjeve të lehta dhe të çmendura, aty ku pothuajse gishtërinjtë puthnin çelësin me një butësi të tërbuar dhe aty ku gishtërinjtë ndëshkonin çelësat në një eufori ngjyrimi, për të përfunduar kështu në një ekstazë të papërmbajtur melodish.
Madhështia dhe bukuria unike e mjeshtërisë së interpretimit pianistik do të mbetet gjithmonë njëra ndër mrekullitë e botës. Kjo mrekulli më së miri përjetohet edhe atëherë kur dëgjuesi mbyll sytë dhe futet në botën e errësirës duke u përhumbur pas melodive dhe tingujve të cilat gjendjen shpirtërore të njeriut e tërheqin pas vetes sikur një magnet i inatosur që vendos të të shqetësoj me talentin që rrjedhshëm shkrihet tërësisht nga personi që performon.
Po njëlloj, ishte edhe pianistja që mbrëmë solli një magji të vërtetë me interpretimin e saj që ngjasonte me atë të Lee Ru-ma, i njohur me emrin ‘Yiruma’, duke kapur vëmendjen e të pranishmëve me performimin e linjave melodike që buronin vazhdimisht e sidomos nga vepra ‘Le festin d’Ésope (Aesop’s Feast), Op. 39 No. 12’, që shënoi fundin e kësaj nate duke lënë pas momente të bukura të cilat do të na përcjellin si një hije që asnjëherë nuk të lë të harrosh ekzistencën e saj.
Pas gjithë kësaj performance të mrekullueshme të pianistes, duartrokitjet e brohoritjet kishin zënë vendin e tingujve. Ato nuk po pushonin interpretimin e tyre duke vazhduar me minuta të shumtë, intepretim ky më se i duhur e i domosdoshëm për talentin e rrallë që Aydınoglu zgjodhi ta sjell tek ne.
Pianistja turke Tutu Aydınoglu, për KultPlus foli rreth natës së mbrëmshme që ishte frymëzuese për shumë kë.
“Ky është koncerti im i parë pas pandemisë dhe ndjehem shumë e lumtur sepse njëkohësisht është edhe recitali im i parë pas një muaj e gjysmë me situatën pandemike. Wshtë e mrekullueshme për ti ndjerë njerëzit në skenë”, thotë Aydınoglu.
Sipas saj, ky është qëndrimi i dytë i saj në Prishtinë dhe ajo po ndjehet shumë e lumtur sepse performimi në skenë është një ndjenjë e mrekullueshme, e pikërisht kur kalohet nga koncerti online në atë fizik.
“Është diçka spektakolare. Je duke luajtur dhe përnjëherë të vjen instikti. Pastaj ka duartrokitje dhe kjo është shumë e rëndësishme për një artist sepse është një lumturi shumë e madhe”, përfundon Aydınoglu për KultPlus.
Ndërsa, drejtoresha artistike, Lejla Pula tregoi se ajo është shumë e lumtur që pak a shumë janë kthyer në ndjenjën e normalitetit.
“Akti i interpretimit është vërtetë diçka unike sepse në artin interpretativ të muzikës, pa interaksion mes interpretuesit dhe dëgjuesve, nuk mund të ringjallet ajo çka shkruhet në një vepër muzikore”, thotë Pula.
Ajo tutje ka falënderuar pianisten që solli një program ku pjesa e dytë u interpretua për herë të parë.
“Tutu është një pianiste e mrekullueshme nga Turqia që erdhi me një program ku pjesa e dytë është interpretuar për herë të parë. Janë vepra shumë interesante të cilat interpretohen shumë rrallë dhe nuk dëgjohen shpesh në Prishtinë duke sjell kështu një virtuozitet të lartë pianistik dhe instrumental”, thotë Pula.
Sipas saj, pianistja ka pasur shumë dëshirë që të performojë dhe tashmë pas 2 vite pritje, ajo erdhi duke realizuar një koncert të mrekullueshëm dhe prandaj Pula ndjehet mirënjohëse ndaj saj dhe bashkëpunimit me Ambasadën Turke dhe Ministrinë e Kulturës.
“Shpresoj që të gjitha mbrëmjet do të shkojnë mbarë. Kurse, sonte vepra që më la përshtypje më së shumti ishte Sonata e Chopen e cila është vërtetë një kryevepër por interesante për mua ishte edhe vepra e Alkanit që ishte një zbulim për publikun tonë dhe bravo për pianisten që solli veprën me një virtuozitet të spikatur”, përfundon Pula për KultPlus.
Gjithashtu, i pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Adrian Berisha i cili për KultPlus foli rreth kësaj nate, të cilën ai e cilësoi si tejet interesante.
“Është shumë interesant për të përshkruar këtë natë. Gjatë natës i mbylla sytë dhe performanca e pianistes në njëfarë mënyre më morri me vete dhe sapo isha lart e dalloja vetën se isha poshtë. Performanca e saj ishte tepër ritmike dhe shumë e shpejt”, thotë Berisha.
Sipas tij, brenda performancës ekzistonte një tragjedi që ndoshta portretizoi mllefin e muzikantëve nga mos performimi në skenë në vitin paraprak, andaj edhe është shprehur përmes kësaj performance.
“Përveç performancës së pianistes, më la përshtypje mikpritja e publikut sepse u dallua edhe gjatë pauzave por edhe në fund se sa performanca është pëlqyer. Sidomos, duartrokitjet e pa ndalura në fund për 2 minuta, ishte diçka që tregoi shumë që njerëzve i mungojnë performancat e tilla artistike”, përfundon Berisha për KultPlus.
Chopin Piano Fest gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 15 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e dytë e këtij festivali, vjen më datë 07 qershor ku do të interpretojë pianisti austriak Stephan Möller në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare. / KultPlus.com
Madhështia dhe bukuria unike e mjeshtërisë së interpretimit pianistik ku dëgjuesi mbyllet brenda botës së melodive dhe tingujve që frymojnë nga një instrument bardh e zi e që gjallërohen në një eufori ngjyrimi që përfundojnë në një ekstazë magjepsjeje, kësaj radhe vjen në formën e 16 koncerteve nga 11 artistë të shquar, mbi 20 studentë dhe 50 nxënës të shkollës së muzikës që do të performojnë në edicionin e 11-të të Chopin Piano Fest që nis nga data 31 maj deri më 30 qershor, shkruan KultPlus.
Festivali Chopin Piano, një festival i muzikës klasike, këtë vit rikthehet fuqishëm me një risi në aspektin e repertorit ku do të zhvillohen koncerte recitale me 9 pianistë të shquar si: Tutu Aydinouglu nga Turqia, Stefan Moller nga Austria, Georgy Kovac nga Hungaria, Jerome Granjon nga Franca, Dino Imeri nga Maqedonia, Gabriele Carcano nga Italia si dhe Zoya Shuhatovic nga ShBA. Po ashtu, do të mbahet edhe një koncert kamertal me këndim dhe piano ku performojnë së bashku artistët nga Shqipëria si: Marjana Lekaj dhe Armaldo Kllogjer në bashkëpunim me pianisten Lejla Pula.
Gjithashtu, këtë herë mendohet të ketë më shumë hapësirë për pianistët e rinj, nxënësit dhe studentët ku është rezervuar një revy e talenteve të rinj nga 8 shkolla publike të muzikës në të gjithë Kosovën dhe 4 mbrëmje koncertale për studentët e Fakultetit të Arteve. Ndërsa, është bërë e ditur se do të mbahet edhe gara për çmimin Chopin Piano FEST në bashkëpunim me pianisten Ardita Statovci si dhe nuk do të mungojnë as masterklase me studentë.
Ndërsa, risitë programore mendohen të jenë: një mbrëmje e titulluar ”In Honour of Beethoven” me 8 pjesëmarrës vetëm me vepra të Beethoven, pastaj mbrëmja e muzikës romantike të studentëve me rreth 20 pjesëmarrës. Po ashtu, gjithsej 41-42 solistë të rinj që do të performojnë në ‘Skenën Juvenis’ dhe në ‘Mbrëmjen e Solistëve’, me ç’rast do të sjellin risi në program ku do të interpretohen komplet 24 preludet dhe fugat e Bach-ut ose 24 preludet e Chopin-it. Këtë vit, është menduar që para publikut të shfaqet edhe përmbledhja e veprave pianistike të krijuara nga kompozitorët e rinj kosovarë të cilët do të promovohen edhe në botë përmes marrëveshjes dhe bashkëpunimit me mysafirët e festivalit që do të kenë rast ta marrin si dhuratë botimin me veprat pianistike.
Përpos shpalosjes së programit të këtij festivali, në një intervistë për KultPlus, drejtoresha e festivalit, Besa Luzha ka folur edhe rreth ndikimit të pandemisë për shtyrjen e edicionit të 11-të të festivalit që ishte i planifikuar në prill të vitit 2020 si dhe përjetimit të këtyre ndryshimeve.
“Ne kishim bërë të gjitha përgatitjet dhe prej kohës kur edhe në Kosovë u vunë masat anti-Covid dhe u ndaluan lëvizjet gjithandej nëpër botë, ne e pamë se do të jetë e pamundur të zbatohet ky plan. Prandaj në prill, ne zhvilluam një prezantim virtual të artistëve sipas programit që kishim përgatitur dhe në datat e caktuara prezantonim biografinë e artistit pjesëmarrës dhe interpretimet e tyre nga video që ata na dërguan ose që mund të gjendeshin në YouTube”, thotë Luzha.
Sipas saj, pastaj është formuar plani tjetër për ta mbajtur festivalin në nëntor të vitit 2020 por që pak para fillimit të realizimit, përcaktimit të datave dhe aranzhimit të udhëtimeve së artistëve, gjendja në Kosovë u përkeqësua përsëri dhe masat u shtrënguan. Prandaj, është parë e arsyeshme që të shtyhet përsëri sepse nuk kanë dëshiruar që festivali të mbahet në mënyrë virtuale sepse ideja e koncertimit live para audiencës është kryesorja në këtë festival.
Ndërsa, se si erdhi përfundimi në zgjedhjen e datave për këtë edicion i cili fillon me 27 maj, Luzha për KultPlus tha se në muajin shkurt dhe mars kur gjendja ishte e rënduar, ata filluan përgatitjet për të realizuar programin në muajin prill-maj e deri në qershor.
“Në bisedë me artistët, të cilët në vende të ndryshme janë subjekt i vaksinimit, për të vazhduar karrierën e tyre koncertuese, ne arritëm të ri-organizojmë datat me të gjithë artistët. Pra, është dashur që të bisedojmë me secilin artist për datat e reja dhe pothuajse të gjithë preferonin qershorin si mundësi më reale”, thotë Luzha.
Për Luzhën, problemi më i madh është evituar me shtyrjen, sepse në pamundësi për të udhëtuar është dashur të anulohen të gjitha biletat, por për fat ka pasur mirëkuptim nga agjensionet për këtë pjesë.
“Riaranzhimi i datave me artistët ka qenë sfidë në vete, duke i shikuar masat në çdo shtet para dhe pas udhëtimit. Shumica e artistëve në vendet e tyre kanë marrë vaksinën dhe janë të lirë të udhëtojnë, por disa prej tyre brengosen nëse pas kthimit nga Kosova duhet të qëndrojnë në karantinë.”
Por, tani Luzha shpreson se gjithçka do të shkojë sipas planit dhe artistët do të jenë në Kosovë për të performuar live para audiencës tanimë të etur për ngjarje të tilla kulturore. Ndërkohë, sipas saj, barrën më të madhe të kësaj pjese të organizimit e ka bartur Presidentja dhe Drejtoresha artistike e festivalit Lejla Pula, e cila ka qenë vazhdimisht në kontakt me artistët për të aranzhuar dhe riaranzhuar datat dhe programin e koncerteve.
Krejt në fund, Luzha për KultPlus ka shpalosur edhe pritshmëritë e saj për këtë edicion.
“Ne jemi shumë të emocionuar që po i rikthehemi normalitetit dhe mundësisë së performimit live, por edhe të kujdesshëm për shkak të rrethanave të pandemisë. Presim që mungesa e koncerteve në vitin e kaluar do të arrihet të kompensohet me koncertet e organizuara tash dhe audienca do të shijojë kryeveprat e repertorit pianistik botëror të interpretuara nga pianistë të shquar të skenave botërore”, përfundon Luzha.
Ajo tutje ka potencuar se rikthimi në skenë shihet në një mënyrë simbolike edhe një rikthim në normalitet pas një periudhe të gjatë e të vështirë për të gjithë njerëzit në botë, e posaçërisht për performuesit të cilët jetojnë për muzikimin në skenë.
Chopin Piano Fest Prishtina do të mbahet fizikisht në sallën e Amfiteatrit të ri të Bibliotekës Universitare në ndërtesën e ish –Institutit të Historisë. Koncertet do të fillojnë në orën 19:00 përveç koncertit të nxënësve që do të mbahet paradite. Gjithashtu, do të vendoset një sistem rezervimi të vendeve me kohë, meqë ulëset janë të limituara.
Kurse, për të interesuarit që nuk do të arrijnë të jenë prezent në sallë, ata mund ta shohin koncertin përmes livestream, pasi që të merret edhe aprovimi nga secili performues. / KultPlus.com
Orkestra e Filarmonisë së Kosovës në bashkëpunim me dirigjentin dhe pianistin Stefan Vladar nga Austria dhe tenorin Josif Gjipali nga Shqipëria, mbajtën mbrëmë koncert në Prishtinë ku me këtë rast edhe u përmbyll edicioni i 10-të i festivalit Chopin Piano Fest, shkruan KultPlus.
Mbrëmë publiku kosovarë pati rastin të përjetojë një
koncert të shkëlqyeshëm nga Filarmonia e Kosovës në bashkëpunim me dy artistë të skenave botërore. Koncerti u
mbajte në Sallën e Kuqe, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë. Filarmonia e Kosovës
në bashkëpunim me këta dy artistë të rangut botëror performuan para një publiku i cili ishte i madh në numër.
Edhe publiku e priti shumë mirë këtë performancë, kjo u kuptua nga duartrokitjet e tyre të cilat nuk u ndalën për disa minuta. Gjatë mbrëmjes u luajtën vepra që rrallë herë janë luajtur në skenat e Kosovës. Veprat të cilat u interpretuan ishin veprat e V. Beethoven , G. Puccini që u interpretua nga tenori shqiptar Josif Gjipali dhe veprat e P.I Tchaikovsky që u dirigjuan nga dirigjenti austriak Stefan Valdar e që vlen të theksohet që Simfonin e Tchaikovskyt e ka dirigjuar përmendësh.
E tenori shqiptar Josif Gjipali tha që është i kënaqur
me entuziazmin e publikut dhe pritjen që i është bërë. Ai po ashtu shtoi se nuk
do të kishte besuar që në Prishtinë është organizuar një Festival i tillë po
mos të kishte qenë vetë i pranishëm.
“Nëse sonte nuk do ta isha vetë në Prishtinë, nuk do
ta besoja që ka pasur një organizim të tilla, andaj dua t’i përgëzoj jashtëzakonisht shumë të dyja zonjat që janë
marr me organizimin e Chopin Piano Fest. Ishte një kënaqësi, kam ngelur jashtëzakonisht
i kënaqur nga korrektësia nga mikpritja e respekti. Niveli i orkestrës ishte
shumë i mirë. Zgjodha materiale të një vështirësie të lartë për një koncert por
ja ka vlejtur, pasi entuziazmi dhe mikpritja e publikut ishte vërtet e jashtëzakonshme”,
tha Gjipali për KultPlus.
E shumë i kënaqur, si nga bashkëpunimi poashtu dhe përkrahja nga publikut u nda edhe pianisti dhe dirigjenti austriak, Stefan Valdar, i cila po ashtu tha që ata kanë bërë një punë shumë të mirë dhe se ai sonte ka dhënë më të mirën nga vetja.
“Është hera e dytë për mua në Kosovë, unë kam qenë këtu
vitin e kaluar. Mendoj që kemi bërë një punë të mirë, publiku është ndarë shumë
i lumtur, ne kemi dhënë më të mirën nga vetja. Ishte përvojë e mirë edhe me
muzikantët dhe jam shume i lumtur me rezultatin që kemi dhënë sonte”, u shpreh
Valdar për KultPlus.
Drejtoresha e këtij festivali Lejla Hxhiu Pula tha që
përkundër vështirësive që kanë pasur dhe punës së lodhshme si gjatë procesit të
përgatitjes edhe gjatë festivalit, ajo është ndarë shumë e kënaqur me suksesin
e festivalit. Ajo po ashtu shtoi se koncerti i mbrëmshëm i ka dhënë ndjenjën si të ishte në ndonjë shtete
të Evropës dhe jo në Prishtinë.
“Siç po shini 16 mbrëmje sivjet në edicioni e 10-të, ishte vërtet një punë shumë e madhe jo vetëm procesi i negocimit, bisedimet me artistët që i kemi planifikuar për ardhje por pastaj edhe realizimi i këtij festivali. Sonte kishim kënaqësinë të dëgjojmë një koncert të jashtëzakonshëm maestral, me një energji të tingujve. Orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka tingëlluar si Filharmoni e ndonjë shteti të Evropës, mund të them se sonte jemi ndie si me qenë në Evrope e jo në Prishtine”, tha Lejla për KultPlus.
Ajo po ashtu shtoj që është shumë e kënaqur me bashkëpunimin e Filharmonisë së Kosovës, si dhe me tenorin shqiptar Josif Gjipali dhe pianistin dhe dirigjentin austriak, Stefan Valdar, e cila shtoi se është e mrekulluar me performancën e tyre.
“Sonte jemi shumë të kënaqur që edicioni i 10-të i
festivalit ka mbaruar me sukses me një dirigjent i cili dirigjon në orkestrat më
të mëdha në botë, dhe mund t’ju themi që jam mrekulluar me muzikimin e anëtarëve
të Filharmonisë së Kosovës, ishte një mrekulli e vërtet. Jam shumë e lumtur që
tenori Josif Gjipali ka pranuar të vij dhe ka kënduar vepra madhështore me zërin
e tij të jashtëzakonshëm. Shpresojmë që do të mund ta zhvillojmë këtë festival
edhe më tutje, jam falënderuese për çdo ndihmë që na është afruar dhe jam shumë
mirënjohëse e atyre që na kanë nderuar me prezencën e tyre”, u shpreh krejt për
fund Lejla Pula.
Me këtë koncert madhështor, Chopin Piano Fest Prishtina e përmbylli suksesshëm këtë edicion me plot 16-të koncerte duke zbritur në skenë emra të njohur botërorë e vendorë të cilët kanë mrekulluar me interpretimin e tyre publikun kosovar për plot 16 net. / Gzim Mujaj / KultPlus.com
Është mbajtur sot gara për “Çmimin Special Chopin Piano Fest 2019” që ndahet për të rinjtë. Në Fakultetin e Arteve në Departamentin e muzikës, katër garuesit e kësaj gare kishin ardhur për të shfaqur talentin e tyre në piano, shkruan KultPlus.
Është viti i tretë që është duke u dhuruar ky çmim në kuadër te festivalit “Chopin Piano Fest” i cili është mundësuar në bashkëpunim me sponsorë gjermanë. Çmimi nënkupton një koncert recital për fituesin që do të mbahet në Bon të Gjermanisë si dhe Mastarclase në Universitetin e Kelnit, po ashtu do të bëhen vizita vendeve me rëndësi muzikore si shtëpive, muzeve të kompozitorëve dhe njohjen me kulturën e regjionit të Bonit.
Gara ka qenë e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të
mesme dhe për studentë. Garuesit është
dashur të përgatisin një program 60 minutash, program recitali pianistik.
Secili prej pjesëmarrësve ka performuar 45 minuta prej këtij programi, ndërsa
pjesë obligative kanë pasur një vepër nga Beethoven-i dhe Schumann-i ose, pjesa
tjetër ka qenë e lirë nga vet pjesëmarrësit që të zgjedhin se çka do të performojnë.
Në këtë garë morën pjesë 3 nxënës dhe një student. Pjesëmarrësit
ishin nxënësit Vesa Berisha- 15 vjeçare, Ledian Shala -13 vjeçar dhe Lisa Sahatçiu
– 14 vjeçare si dhe studenti Andi Duraku – 22 vjeçar.
E iniciatorja e çmimit për të rijnë Ardita Statovci, tha që përkrahja e të rinjve është shumë e rëndësishme sepse duke i përkrahur ata ngritët vetëdija e përgjithshme dhe edukohen brezat e rijnë.
“Mendoj që është esenciale me i përkrah të rinjtë me qenë se
duke përkrahur ata ne e ngrisim vetëdijen e përgjithshme në vendin tonë për
muzikë dhe bëjmë edukimin e brezave. Duke edukuar brezat automatikisht e
ngrisim edhe kualitetin e jetës për të gjithë ne në vendin tonë të ri”, tha
Statovci për KultPlus.
Pjesë e jurisë në këtë garë janë pianistja Ardita Statovci dhe pianisti Klevis Gjergjaj. Fituesi do të bëhet i ditur këtë të premte më datë 26 prill, në “Skenën Juvenis”. / Gzim Mujaj/ KultPlus.com
Nata e tetë e festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, priti mysafirin me përvojë dyzet vjeçare, pianistin Peter Donohoe nga Britania e Madhe, shkruan KultPlus.
Para një numri të madh artdashës, përvojën dyzet vjeçare me
piano, britaniku Peter Donohoe e shfaqi para publikut prishtinas. Natën e mbrëmshme
në Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare u luajtën vepra të mëdha, të cilat kanë kërkesa
të vështira si teknike po ashtu edhe muzikore dhe se rrallë herë performohen.
Për tri orë rresht sa edhe zgjati koncerti, ai luajti në piano vepra të Schumann-it, W.A Mozart-it, vepra e Tchaikovsky-it e cila duhet cekur që u luajt për herë të parë në Kosovë, pastaj vepra e Scriabin-it dhe veprat e M. Mussorgsky-it.
Interpretimi i këtyre veprave erdhi shumë ngrohtë, plot
emocion e ngjyrë tek publiku i cili e duartrokiti pianistin e njohur britanik.
Fituesi i çmimit në garat e Tchaikovskit, me prezencën e tij
në festivalin Chopin, bëri që organizatorët të ndihen shumë të nderuar, kështu
të paktën u shpreh drejtoresha e këtij festivali Lejla Haxhiu-Pula. Ajo tregoi
që me Peter Donohoe ishte takuar për herë të parë në vitin 82 në Moskë. Ajo po
ashtu shtoj që nuk ka besuar që një ditë ai do të vijë në Kosovë dhe do të performoj
për publikun kosovarë sepse sipas saj ai i takon nivelit më të lartë botëror.
“Ne jemi shumë të nderuar, sepse ky është pianist i nivelit më të lartë botëror. Unë e kam dëgjuar Peter Donohoe me një raste në vitin ‘82 kur isha në Moskë për t’i përcjellur garat e Tchaikovskit dhe ai e ka fituar atje çmimin e parë. Unë kam pasur dëshirë që ai të vij edhe në skenën e Prishtinës, por nuk e kam besuar që një ditë do të vijë ky rast. Ky përpos që është pianist i mrekullueshëm është edhe personalitet jashtëzakonisht bujar dhe sot na premtoi që ai do të vijë kurdo që e ftojmë sepse ai u shpreh shumë i kënaqur për ngrohtësinë dhe mirëpritjen që i ka dhënë publiku”, tha Haxhiu-Pula për KultPlus.
E fjalë të mira si për publikun ashtu edhe për festivalin,
pati edhe mysafiri Peter Donohoe, i cila tha që është shumë krenar që ka performuar
në këtë festival dhe sipas tij publiku prishtinas ka një nivel të lartë përqendrimi.
“Nuk kam qenë më parë këtu, është hera ime e parë në këtë festival
të mrekullueshëm. Jam shumë, shumë krenar që jam përfshirë në këtë festival,
njerëzit këtu kanë vizion të mrekullueshëm, kanë energji shumë të madhe. Është
një festival shumë i mirë, me një audiencë shumë të mirë, me një nivel të lartë
përqendrimi, është një vend shumë i këndshëm”, tha Peter Donohoe.
Chopin Piani Fest vazhdon me koncertin e radhës ditën e premten duke filluar nga ora 20:00 në Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare ku do të përformojnë Flaka Goranci, mezosoprano, Arta Jashari, soprano, Armando Likaj, baritonë, si dhe Ardita Bufaj, me piano./ Gzim Mujaj / KultPlus.com
Një vepër e mrekullueshme e kompozitorit Mozart, hapi mbrëmë koncertin e shtatë me radhë të festivalit Chopin Piano Fest. Ishte Istvan Lajko ai i cili e solli këtë vepër në mënyrë të mrekullueshme para publikut të Prishtinës, shkruan KultPlus.
Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare,
mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur përplot me adhurues të muzikës. Pasi që ajo
natë ishte më ndryshe, skena e ndriçuar me pianon në mes po mirëpriste
pianistin hungarez Istvan Lajko. Dalja në skenë e pianistit u mirëprit jashtëzakonisht
mirë nga publiku, por ende më mirë u mirëpriten interpretimet e tij që vinin
secilën herë e më bukur.
Për dy orë sa ai luajti me një mjeshtëri të jashtëzakonshme në piano, publiku u fascinua duke e dëshmuar këtë me duartrokitjet e gjata.
Vepra të ndryshme si sonata e pianos e W.A.Mozart, “Këngët
hungareze nga fshati” të B.Bartok, “Sonetto 123 del petrarca”, rapsodi
hungareze të F.Liszt, si dhe dy vepra të mëdha nga kompozimet e P.I.Tchaikovsky
dhe M.Pletnev të titullar “The sleeping beauty-concert suit”, shkrin tingujt e
tyre në duart e pianistit Lajko.
Gjithë këto vepra të njohura botërore, u mirëpriten nga
publiku në Prishtinë edhe pse kjo ishte hera e dytë që ky pianist po
interpretonte në kryeqytetin e Kosovës.
I privilegjuar që po performon për herë të dytë para këtij
publiku, u shpreh edhe pianisti Lajko.
“Është privilegj të luaj këtu, kjo është hera e dytë që po interpretoj në kuadër të këtij festivali. Hera e parë në “Chopin Piano Fest” ka qenë para 5 viteve në një hotel në Prishtinë. Por, kjo sallë ku luajta sonte është shumë e mirë, sidomos akustika e cila interpreton një heshtje të gjatë si dhe holli i amfiteatrit është shumë i mrekullueshëm për publikun, dhe për artistët është privilegj të luaj këtu sepse ka një audienca shumë të ngrohë,” është shprehur Lajko për KultPlus.
Ndërsa sa i përket programit që ai solli mbrëmë, Lajko u
shpreh që kësaj radhe ka qenë një koleksion me pjesë të ndryshme ku ka dashur të
prezantoj fryma të ndryshme të muzikës klasike.
“Sonte solla vepra të ndryshme, si pjesë nga Mozarti dhe muzikë
hungareze sepse kam qenë i ftuar në vitin sparkan hungarez, kështu që unë
zgjodha një pjesë të famshme të muzikës hungareze nga Chaikovsy kështu duke u
munduar të prezantoj pjesë të ndryshme për publikun. Chaikovsky e kam mësuar
vitin e kaluar, kurse pjesën e Bartokut e kam luajtur shumë vite me parë, kurse
sonata e Mozartit ka qenë në repertorin tim të rregullt”, tha tutje Lajko për
KultPlus.
Në anën tjetër, nënkryetari i ambasadës së Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e kulturës pasi që kjo ndikon që dy vendet të njohin më mirë njëri-tjetrin. Madje ai tregoi rëndësinë që e kanë këto shkëmbime kulturore duke marrë shembull një ekspozitë të hapur dy vite më parë në muzeun e Lidvingut ku kishte artist nga Shqipëria dhe nga Kosova.
“Kemi vite që mbulojmë shpenzimet për të sjellë këtu një
artist dhe unë jam këtu që në vitin e parë dhe tashme e di që kemi një
bashkëpunim të mirë me këtë festival dhe
është shumë e rëndësishme që të participojmë në ketë festival pasi që e
konsiderojmë një ndër projektet më të rëndësishme në Kosovë”, theksoi ai.
Ju kujtojmë që sonte me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të performoj pianisti Peter Donohoe, nga Britania e Madhe / Xheneta Uka/ KultPlus.com
Edicionin e tij të 10-të, festivali Chopin Piano Fest e nisi mbrëmë me një mbrëmje të veçantë. Ky edicion jubilar do të jetë një rikapitulim i cili do të sjellë artistët të cilët lanë gjurmë në Prishtinë dhe në festival gjatë këtyre 10 viteve. E një prej tyre është edhe pianisti i njohur botëror Giovanni Bellucci, i cili mbrëmë kishte ardhur në këtë festival për të sjellë një interpretim krejt ndryshe dhe të sjellë për publikun e kryeqytetit vepra që si kishte luajtur më herët, shkruan KultPlus.
Hapjen e festivalit Chopin Piano Fest e bëri një dokumentar
i shkurtër i realizuar nga Besa Luzha, drejtoresha organizative e festivalit
dhe nga Lejla Pula, drejtoresha artistike.
Dokumentari përfshinte rrugëtimin 10 vjeçar të festivalit, duke filluar me angazhimet, përkrahjet, problemet dhe suksesin e tij.
Në dokumentar ndër të tjerë u prezantuan edhe ata që kanë dhënë
përkrahje të vazhdueshme për Chopin Piano Fest e të cilët ndanë përvojat e tyre
gjatë këtij rrugëtimi si dhe u shprehen se sa e pabesueshme është gjithë kjo
rrugë që kanë bërë bashkë dhe sot po festojnë vitin jubilar.
Pas shfaqjes së këtij dokumentari i cili zgjati diku rreth
20 minuta, fjalën e morën Besa Luzha dhe Lejla Pula për të bërë edhe hapjen
zyrtare të këtij edicioni.
Ato kryesisht u shprehen falënderuese ndaj gjithë atyre që i përkrahen gjatë këtyre 10 viteve punë me këtë festival .
Një fjalim shumë të shkurtër për këtë ngjarje kulturore e
mbajti edhe Ambasadori i Italisë Piero Cristoforo Sardi i cili në pika të shkurtra
u shpreh se angazhimi për këtë festival ishte jashtëzakonisht i çmueshëm dhe ai
premtoi se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën më ngjarje kulturore.
Pas këtyre fjalimeve, në sallë mbizotëroi heshtja për 2
minuta, për të sjellë në skenë pianistin e njohur Giovanni Bellucci.
Me një përqendrim vetëm në një pikë të pianos, ai filloi lëvizjen e gishtave për të sjellë tingujt thumbues në sallën e mbushur përplot artdashës e artistë të shquar, ku duartrokitjet e brohoritjet e tyre për pianistin ishin të gjata.
Një emocion i papërshkrueshëm për pianistin e njohur italian,
i cili dhuroi një interpretim jashtëzakonisht frymëzues për të gjithë artistët dhe
të pranishmit që e çmojnë e luajnë instrumentin e pianos.
Me një vështrim të gjerë, me një luhatje të kokës, me një qetësi
të butë, ai shikonte tërë sallën të mbushur plotë, e me gishtërinjtë e dorës ai
vazhdonte të sillte tingujt në sallë, përderisa me këmbë shtypte petalet e ku
djersët vazhdimisht i rrjedhin përtej ballit.
Bellucci përgjatë një ore interpretim të veprës së njohur të kompozitorit Hector Berliozit ai vazhdoi me interpretimin e veprave të tjera si të kompozitorëve F.Chopin, F.Liszt, G.Verdi dhe V.Bellini.
Pas gjithë kësaj performance të mrekullueshme të pianistit të
njohur botëror, i cili u mirëprit tejet mirë nga publiku, salla filloi të
zbrazej, e pianisti sikur po pushonte për 2 minuta sa për tu rikthyer për të biseduar
me gazetarët që po e prisnin për intervistë.
Ai, në një prononcim për KulPlus, tregoi shumë gjëra rreth jetës
së tij profesionale qysh prej fëmijërisë së tij duke i bashkangjitur edhe disa
argumente se sa e njeh kulturën kosovare.
“Unë shumë vonë kam filluar të luaj piano sepse nuk kam
pasur të afërt që kanë mundur të ma mësojnë muzikën klasike. Në moshën 14
vjeçare kam filluar të luaj piano gjë që është shumë vonë për tu bërë për një
pianist profesional. Unë fillimisht nuk kam pasur piano, dhe asnjëherë se kam
pasur atë ndjenjën se si është të luash me piano, e sot mua ende më duket tërheqëse,
unë se kam atë dashurinë magnetike si pianistët e tjerë të luaj në stacionet e
trenave apo edhe në aeroport”, tha për KultPlus Giovanni Bellucci.
Përveç profesionit që e udhëheqë ai tregoi edhe entuziazmin
rreth arteve të tjera që ai veç se i kishe provuar më herët.
‘Unë ndoshta nuk kam lindur si pianist, në kuptimin për tu bërë muzicient, por pastaj isha i shtyrë nga studimet dhe kështu përfundova si pianist. Unë gjithmonë kam pasur interes rreth arteve tjera, unë kam qenë piktor më herët e sot më pëlqen të punoj me aktorët e filmave të kinemave e shumë e gjëra të tjera, por jo që ta studioj pianon gjithë kohën, ndoshta nuk duhet ta them por është e çuditshme, më pëlqen muzika por jo ta mendoj 24h’, tha tutje Bellucci.
Krejt për fund, pianisti Bellucci kishte edhe një mesazh. Ai
tha se “nuk mendoj se jeta i jepet një pianos, fatkeqësisht varet nga ti dhe
nga publiku, sepse kur luan për ta është një ëndërr shumë emocionuese.”.
Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi për KultPlus tha
se bashkë me organizatorët kanë vendosur të sjellin artistin Bellucci në hapjen
e këtij festivalit sepse në vitin e kaluar është vlerësuar jashtëzakonisht mirë.
“Bellucci është një nga artistët më të njohur jo vetëm në Itali por edhe në skenën evropiane të muzikës, kështu që organizatorët kanë vendosur që ta përcjellin suksesin e mbylljes së vitit të kaluar në hapjen e këtij edicioni, ne jemi shumë të lumtur që bashkëpunojmë që 10 vite me këtë festival dhe gjatë këtij festivali do të bashkëpunojmë edhe në koncerte të tjera dhe në koncertin përmbyllës”, u shpreh Ambasadori italian.
Drejtoresha artistike, Lejla Pula tregoi se e veçanta e kësaj
mbrëmje ishte se Belluci ka përzgjedhur një vepër madhështore simfonike të kompozitorit Hector
Berliozit e cila është e interpretuar me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së
tij dhe është një simfoni shumë e gjatë e cila zgjat gjashtëdhjetë minuta.
“Kjo vepër ishte premierë sonte në Prishtinë, ne jemi të privilegjuar
që edhe publiku sonte ka pasur rastin ta dëgjoj”, tha Lejla Pula.
Chopin Piano Fest gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 15 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e dytë e këtij festivali, vjen më datë 10 prill ku do të interpretojë pianisti francez Eric Ferrer. / F. Byqmeti / KultPlus.com
Chopin Piano Fest Prishtina këtë vit shënon edicionin e tij të 10-të me artistët më të shquar nga të gjitha edicionet. Ndërsa kur filluan këtë festival e nisën për t’ia festuar ditëlindjen e Chopin, shkruan KultPlus.
Për 10 vjet,
përkundër vështirësive festivali nuk u ndal. Ai u karakterizua gjithmonë me
programin e pasur që ofronte, gjithashtu edhe publikun e cili ka dhënë
duartrokitje dhe përkrahje në çdo edicion.
Numri i koncerteve është rritur jashtëzakonisht shumë me 16 koncerte në këtë jubilar, përpos aktiviteteve të tjera shtesë. Po ashtu vazhdon programi i nxënësve, studentëve, dhe gara për çmimin Special Chopin Piano Fest.
Sipas organizatorëve
festivali e ka sjellë vërtet Prishtinë në qendër të vëmendjes së ngjarjeve
kulturore të rëndësishme dhe shumë artistë, organizata, tashmë e njohin vlerën
që ky festival ka krijuar.
Hapja e festivalit bëhet sonte me pianistin Giovanni Bellucci. Koncerti fillon në ora 20:00 në do Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, apo ndërtesa e ish-institutit të Historisë. Festivali do të vazhdojë me koncertet e radhës deri më datë 28 prill në po 5të njëjtin vend. Ndërsa koncerti me Filharmoninë do të mbahet në Sallën e Kuqe, ndërsa mastërklasat dhe garat për çmimin special të Chopin-it në Fakultetin e Arteve. / KultPlus.com
Çmimi Special i festivalit pianistik Chopin Piano Fest Prishtina tashmë është çmim tradicional i festivalit që i ndahet një pianisti/pianiste të re, ndërsa fituesja e dytë e këtij çmimi është pianistja Anila Aliu, shkruan KultPlus.
Ky Çmim ndahet me mbështetjen e Dr. Herbert Groeger nga Bad Honnef/Salzburg në bashkëpunim me pianisten Ardita Statovci, e cila ishte iniciatore për organizimin e këtij Çmimi special në vitin 2017.
Juria e përcaktuar për edicionin e sivjetmë të Çmimit ishte Ardita Statovci, Gotliewb Wallisch dhe Klevis Gjergji të cilët pas vlerësimit të performancave kanë zgjedhur fituese pianisten Anila Aliu.
Anila Aliu mëson piano në Shkollën e Muzikës në Gjilan tek prof. Visar Osmani me të cilin edhe aktualisht përfundon shkollimin e Mesëm – drejtimin Interpret Muzikor- Piano.
Sukseset e saja filluan qysh nga paraqitjet e para skenike. Në garën “Pianisti i Ri”, që nga viti 2009 mori vende të para dhe çmime absolute duke kulmuar me çmimin “Solist- Interpret me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës” dhe çmimin “Pjesëmarrje në garat ndërkombëtare në Kaunas të Lituanisë”.
Koncerti me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës u realizua me shumë sukses në vitin 2012, ndërsa në vitin 2015 ajo përfaqësoi Kosovën (“Pianistin e Ri”) në Lituani ku fitoi çmimin e III-të dhe u ftua të interpretoj në natën finale në të njëjtin grup me përfaqësuesit e rangut më të lartë nga Rusia dhe Estonia.
Padyshim, sukseset në garën “Pianisti i Ri” i hapën dyert drejt sukseseve tjera dhe zhvillimit të karrierës së saj pianistike. Gjithashtu në garat “ARS Kosova”, Anila u shpërblye me vende të para. Pjesëmarrja në gara vazhdoi edhe jashtë vendit si në: Barletta- Itali, Epta- Tiranë, “Pjetër Gaci”- Shkodër, Polihymnia- Shkup,
International Competitions- Gjevgjeli, në të cilat u vlerësua me çmime të para dhe absolute./KultPlus.com
Audicioni për Çmimin Special për piano që ndahet në kuadër të ChopinFest-it për një të ri /të re të talentuar nga Kosova, do të mbahet me 27 qershor 2018. Ndarja e këtij çmimi ishte menduar që të bëhej gjatë edicionit të 9-të të festivalit mirëpo ndarja e tij ishte shtyrë për të iu mundësuar më shumë hapësirë aplikuesve, shkruan KultPlus.
Të drejtë pjesëmarrjeje në audicion kanë studentët e pianos së Fakultetit të Arteve të UP-së dhe nxënësit e pianos së shkollave të muzikës të Kosovës fitues të çmimeve në gara paraprake, të cilët në repertorin e tyre kanë të përgatitur një program në kohëzgjatje prej 60 minutash në rast se do të përzgjidheshin si fitues.
Në audicionin përzgjedhës, kandidatët duhet të performojnë një program prej 45 min. duke përfshirë një vepër obligative të Beethoven-it, përveç Sonatave, Variacioneve, Bagatellave mund të luhen edhe vepra tjera më të shkurtra nga ky kompozitor.
Pjesa tjetër e repertorit është e lirë. Inkurajohen kandidatët që në program të përfshijnë një pjesë nga kompozitorët shqiptarë. Programi në audicion luhet përmendësh.
Paraprakisht, deri me datën 20 qershor, të interesuarit duhet të aplikojnë duke dërguar organizatorëve në emailin [email protected], program-propozimin e recitalit (në formë të shkruar, komplet programin në kohëzgjatje prej 60 min dhe një pjesë për bis (encore)) te cilin kandidati fitues do ta luante në Bonn ne rast se shpallet fitues.
Kandidatët që nuk aplikojnë me programin e shkruar dhe me detajet përkatëse deri me 20 qershor, nuk do të mund të luajnë në audicion ndërsa kandidatët fitues të edicioneve paraprake të ChopinPianoFEST-Çmimit Special ) nuk do të kenë të drejtë garimi.
Në këtë edicion çmimi special i Chopin Fest-it përfshin: një koncert recital në Bonn (Gjermani) që do të mbahet në tetor 2018, kontakt me Universitetin për Muzikë dhe Vallëzim (Hochschule für Musik und Tanz HfMT) në Köln (Gjermani) dhe vizitë në vendet me rëndësi muzikore historike në Bonn (Shtëpinë e Beethoven-it dhe shtëpinë e Schumann-it). Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga sponsori i çmimit. Kujtojmë se vitin e kaluar fituese ishte pianistja Fortesa Jusufi./ KultPlus.com
Chopin Piano Fest këtë vit po e sjellë edicionin e 9-të me radhë, me gjithsej katërmbëdhjetë mbrëmje koncertale. I gjithë ky festival do të përmbyllet këtë javë me koncertin e fundit me Filharmoninë e Kosovës, e cila do të dirigjohet nga dirigjenti gjerman, Boian Videnoff dhe me lojën pianistike të pianistit të njohur italian, Giovanni Bellucci.
Në pjesën e parë të koncertit do të interpretohen veprat e kompozitorëve të njohur Luëig Van Beethoven “Koncert për piano dhe orkestër nr.4 në G- dur, Op.58” urse pjesa e dytë përmban një nga veprat me voluminoze të Franz Schubert “Simfonia Nr.9 në C-dur”, shkruan KultPlus.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari këtë koncert e karakterizon bashkëpunimi tradicional me Chopin Piano Fest që kësaj here ka sjellë Giovani Bellucci që ësht një nga pianistet më të shquar në skenën botërore.
“E falendërojmë Chopin Festin që kanë arritur ta sjellin këtë emër të njohur këtu në Prishtinë. Publiku nesër do të ketë rast të bindet që kemi të bëjmë me një kalibër të veçantë kjo bazuar edhe në provat e sotme që na ka lenë pa tekste orkestrën dhe të gjithë neve”, u shpreh Jashari në konferencën për media.
Pianisti i njohur italian Giovanni Bellucci konsiderohet si një nga pianistet më me ndikim të kohës. Ai vjen për herë të parë në Kosovë dhe lidhur me këtë tha se ndihet i lumtur që nesër do të interpretoi së bashku me orkestrën dhe me dirigjentin Bion Videnoff.
“Fillimisht faleminderit që më keni ftuar në festivalin e Chopenit, po ashtu të luash Bethoveenin në një festival të Chopin-it është shumë interesante pasi që siç e dimë Chopini nuk e preferonte Bethoveenin. Koncertet e Bethoveenit janë një nga veprat monumentale dhe është shumë kënaqësi ta luash në piano posaçërisht dhe Schubertin me të cilin ishin të afërm por jo miq, tregoi Bellucci.
Dirigjenti gjerman, Boian Videnoff tha se është një kënaqësi e madhe që të vij këtu ku nuk ndihet më si mysafir por si anëtar i familjes.
“Është kënaqësi të kthehem këtu ku kam mjaft miq dhe duke u bazuar edhe në prova ishte eksperiencë e mirë interpretimi së bashku me Giovannin me t ë cilin shikojmë lojën detajisht e veçmas dhe është shumë kënaqësi ta luajmë këtë program në këtë renditje”, tregoi ai.
Veçmas ai tregoi për veprën e Schubertit e cila është një vepër monumentale dhe me një kohëzgjatje dhe që është rimodeluar gjatë gjithë kohës, ndërsa është një vepër shumë kërkuese edhe për orkestrën dhe që të ngjall admirim në secilën pjesë ndërsa tha se shpreson që do ta sjellim në atë mënyrë këtë vepër që është kërkuese dhe mjaft e bukur për t’u luajtur nga orkestra.
“Po ashtu një anektodë është se Schuberti derisa shkruante këtë vepër, ai u kishte thënë “Mendoj se më duhen më shumë prova harmonike”, dhe ai ka krijuar një nga perlat më të mira, dhe kjo tregon se ai ishte një personalitet që gjithmonë është në kërkim, i cili është kthyer duke krijuar pjesë të njëjta në mënyrë të ndryshme”, tregoi Videnoff.
Besa Luzha nga Chopin Piano Fest tregoi gjithmonë perpiqen që ta shpalosim pianon në role të ndryshme, në shumë raste si instrument solistik duke ofruar recitale nga pianistet më të njohur të shkollave dhe stileve të ndryshme të interpretimit me raportuar sa më të larmishëm si dhe në duete. Ajo po ashtu tregoi se Drejtoresha Artistike e Festivalit gjithnjë ka menduar se bashkëpunimi me orkestrën shpalos veprat më të rëndësishme për këtë festival dhe për orkestrën dhe kjo është arsyeja që gjithnjë e përfundojnë me Filharmoninë e Kosovës ndërsa shtoi se janë me fat që këtë edicion po i sjellin këto vepra me lojën e pianistit Belluccci me të cilin është e lehtë që të zgjedhën veprat e njohura.
“Besoj që të gjitha festivalet janë duke e plotësuar një boshllëk në jetën kulturore dhe pa këto festivale jeta kulturore do të ishte shumë e zbrazët dhe i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur. Të gjithë së bashku po e plotësojmë këtë mozaik për të treguar që jemi një vend që kultivojmë vlerat artistike”, tha Besa Luzha.
Dy vepra të tjera që ishin paraparë të interpretohen në këtë koncert, nuk do të jenë të pranishme për shkak të mungesës së partiturave dhe shtëpive botuese.
Ky koncert do të mbahet të martën në Sallën e Kuqe të Pallati i Rinisë, duke filluar nga ora 20:00./ KultPlus.com
Për tri net radhazi, piano e vendosur në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare është bërë një instrument, nga i cili po nxjerrin tinguj pianist të njohur nga vende të ndryshme të botës. Kjo pasi që Chopin Piano Fest është bërë një adresë e depërtimit të lojës së tyre për publikun e Prishtinës. Për ta shënuar natën e tretë, të edicionit të nëntë të këtij festivali, rrugën drejt Kosovës e kishte marrë një pianist tjetër nga Austria.
Gili Hoxhaj
Piano e vendosur në qendër të skenës së Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, kësaj herë po mirëpriste lojën e pianistit nga Austria, Gottlieb Wallisch. Vepra të kompozitorëve të njohur si: Haydn, Liszt, Brahms e Schubert erdhën mbrëmë përmes lëvizjeve të duarve të këtij pianisti. Pozicionimi i tij pranë pianos, e loja mbi tastet e saj dëshmon për profesionalizmin e këtij pianisti që numëronte mjaft koncerte. Wallisch është një nga përfaqësuesit kryesor të brezit të ri të artistëve austriakë. Virtuoziteti dhe indivualiteti sovran janë shenjat dalluese të lojës së tij. Ai gjatë karrierës së tij pianistike, numëron jo dhe pak çmime ndërkombëtare.
Në sallën ku po mbahej koncerti, përkushtimi i pianistit po përcillej me një përqendrim maksimal nga të pranishmit që po e shijonin çdo tingull të lojës së tij. Loja kishte një ritëm më të ngadaltë, e herë shkonte duke u shpejtuar, duke e shtuar kështu dukshëm intensitetin e lëvizjeve të duarve të pianistit nga Austria. Qëndrimi për më shumë se një orë pranë pianos, e interpretimi i veprave të tjera, bëri që mbrëmja e tij koncertale të kulmojë në interpretimin e veprave të Schubert-it “Allgretoo in c minor. D 915 dhe tri pjesë të “Drei Klaveirstucke op. Posth.,D.946”. Kjo edhe si rezultat e përjetimit që ka pianisti ndaj këtij veprave të kompozitorit.
“Schubert është një nga autorët që unë e admiroj çdo ditë e më shumë, sa herë që e luaj, e dua dhe më shumë. Kjo është edhe arsyeja përse e luajta në pjesën e dytë të koncertit”, tha Wallisch për KultPlus.
Veprat që ai i solli sonte, tha se i ngjajnë më shumë një programi austro-hungarez, për shkak se flasin për historinë e popullit të tij. Këta autorë kanë lidhje me Austro-Hungarinë për shkak se të gjithë kanë kaluar kohë në këto vende dhe kjo ka ndikuar edhe te ata.
Koncerti i tij i mbrëmshëm për pianist Wallisch ishte i treti me radhë pranë publikut të Kosovës, për herë të parë kishte ardhur në vitin 2010, për t’u kthyer pas katër viteve në vitin 2014 dhe përsëri mbrëmë, po ashtu pas katër viteve. Ai tha se është një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kthehet përsëri këtu dhe të jetë pjesë e Chopin Piano Fest Prishtina.
“Unë isha shumë i lumtur kur e mora ftesën dhe mendoj se i gjithë festivali është i mrekullueshëm dhe kjo skenë është e duhura për një festival të tillë. Jam shumë i lumtur edhe për faktin se audienca është shumë entuziaste, po ashtu ishin shumë të qetë gjatë interpretimit që tregon se ata janë duke dëgjuar me shumë koncentrim”, tha tutje pianisti Gottlieb Wallisch.
Në mesin e të pranishmëve që kishin ardhur ta ndjekin këtë koncert, ishte edhe pianistja e njohur nga Kosova, Ardita Statovci. Pas duartrokitjeve të koncertit, e bisedave me të pranishmit e pianistet e rinj, ajo ndau me KultPlus disa përshtypje për këtë koncert. Ajo tha se kjo ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe se Gottlieb Wallisch është një pianist i shquar, ndërsa shtoi se ajo që i bëri përshtypje është shkolla e tij dhe mënyra e të menduarit që përfaqëson shkollën pianistike austriake.
“Me Haydn dhe Schubertin kishte prezantimin e drejtpërdrejtë të shkollës austriake, të klasikes vjeneze me Haydn-in dhe pastaj me Schubertin, menjëherë fillimin e Romantizmit. Për mendimin tim, me Schubertin u arrit kulminacioni i mbrëmjes, duke i nxjerrë në pah të gjitha karakteret që Schuberti i vë në pjesët e fundit D.946”, tha pianistja Ardita Statovci për KultPlus.
Ajo tutje tha se ndihet e impresionuar edhe nga reagimi i publikut që shpërfaqi një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj lojës së këtij pianisti. “E mrekullueshme ishte edhe që kishim një publik shumë të qetë dhe shumë motivues, ishte një mbrëmje shpërblyese edhe për pianistin edhe për publikun. Duke ju falënderuar gjithmonë Chopin Piano Fest-it që na sjellë gjithmonë këso mbrëmjesh kaq të bukura, siç thuhet se muzika është ajo që e fisnikëron shpirtin”, u shpreh Statovci për KultPlus.
Sonte në kuadër të Festivalit Chopin Piano do të interpretojnë duo nga Kroacia, Lovre Marusic dhe Latica Anic. Mbrëmja do të filloi nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare./ KultPlus.com