Chris Rock flet për herë të parë për shuplakën e Will Smith

Chris Rock ka folur për herë të parë për shuplakën e marrë nga Will Smith gjatë Oscars, pothuajse një vit nga skandali që tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

Të gjithë e dinë, po, ndodhi, unë u godita me shuplakë një vit më parë”, “Dhe njerëzit thonë, ‘A dhemb?’ Ende dhemb. Kam verën që më kumbon në vesh.” tha Rock.

Rock foli për Will Smith në fund të shfaqjes së tij “stand-up Selective Outrage”, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix nga Teatri Hippodrome në Baltimore të shtunën mbrëma.

Gjatë ceremonisë së Oskarit të vitit të kaluar, Smith, i cili fitoi atë natë çmimin për aktorin më të mirë, goditi Rockun në mes të transmetimit pasi ai bëri shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Pasi i bërtiti Rock-ut nga vendi i tij, Smith doli në skenë për të goditur Rock-ut në fytyrë. Komediani më vonë nuk pranoi të ngrinte akuza kundër Will Smith citon The Guardian.

/rtsh.al/

Chris Rock tallet me videon e faljes së Will Smith: Dukesh sikur të kanë marrë peng

Chris Rock nuk është i interesuar për videon e faljes publike që Will Smith postoi në rrjetet sociale disa muaj pasi e goditi komedianin në Oscar.

Gjatë një shfaqjeje me Dave Chappelle në O2 Arena të Londrës të shtunën në mbrëmje, Rock,  iu përgjigj faljes së Smith duke thënë “zhduku bashkë me videon tënde sikur të kanë marr peng”, raportoi Deadline.

Rock i referohej videos së publikuar nga Smith në fund të korrikut për të kërkuar falje për shuplakën e Rock-ut gjatë  Çmimeve të Akademisë. Komediani bëri një shaka me flokët e Jada Pinkett Smith, për të cilën thuhet se ai nuk ishte në dijeni se vuan nga alopecia. Si përgjigje, Smith, i cili më vonë do të pranonte Oscarin për aktorin më të mirë atë natë, ofendoi aktorin përpara se ta godiste.

Rock vazhdoi gjatë turneut të tij  duke thënë “Po, kjo më dhemb. Ai luajti Aliun”, duke iu referuar rolit të Smith si boksieri legjendar Muhammad Ali në filmin Ali të vitit 2001. “Unë nuk mund të luaj as Floyd Mayweather”.

Duke bërë shaka me sitautën,  Chappelle iu drejtua gjithashtu incidenti. Ai i tha audiencës  se nëse Willdo ta kishte goditur në skenë gjatë shfaqjes së çmimeve, ai nuk do të kishte “shijuar pjesën tjetër të natës së tij”.

Chappelle shtoi se që nga përvoja e tij personale me të sulmuarit në skenë, ai kurrë nuk e di nëse një turmë është armiqësore.

Ndërkohë, gjatë një tjetër shfaqjeje në Phoenix, Ariz, Chris pretendoi se atij iu kërkua të priste Oscarët e vitit të ardhshëm, por e refuzoi ftesën.

Sipas The Arizona Republic, “Rock e krahasoi kthimin në Oscar si kthimi në skenën e një krimi, duke iu referuar gjyqit të vrasjes së O.J. Simpson, vrasja e ish-gruas së tij e cila pak para ngjarjes harroi një palë syze në një restorant italian. Rock tha se rikthimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve do të ishte sikur t’i kërkonit Nicole Brown Simpson ‘të kthehej në restorant’”./Lapsi.al/ KultPlus.com

Chris Rock refuzon ofertën për të organizuar sërish Oscars-in

Komediani amerikan Chris Rock thuhet se ka refuzuar një ofertë për të organizuar eventin ‘’Oscars’’ të vitit të ardhshëm, shkruan BBC.

‘’Gjatë një shfaqje stand-up të dielën mbrëma në Phoenix, Arizona organizatorët e çmimeve i kishin kërkuar që të kthehej si mikpritës për herë të tretë (ai më parë kishte qenë prezantues në 2005 dhe 2016)’’, bëri të ditur ai.

Në fillim të këtij viti Rock, duke prezantuar çmimin për dokumentarin, u godit në skenë nga aktori Will Smith, menjëherë pas marrjes së çmimit për aktorin më të mirë, pasi Rock bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Gjatë emisionit të tij, Rock dyshohet se e krahasoi pranimin e koncertit pritës me kthimin në një skenë krimi, duke iu referuar gjyqit të vrasjes së OJ Simpson.

‘’Kthimi në Oscar do të ishte si t’i kërkonit Nicole Brown Simpson të “kthehej në restorant”, theksoi Chris Rock.

Në prill, Bordi i Akademisë e ndaloi Smithin nga Oscars ose ndonjë ngjarje të Akademisë për 10 vjet, ndërsa një javë më parë, Smith kishte dhënë dorëheqjen nga akademia. / KultPlus.com

Will Smith i kërkon falje komedianit Chris Rock

Aktori i famshëm Will Smith i ka kërkuar falje komedianit Chris Rock për flakareshën e dhënë përgjatë ceremonisë së Oscars në fillim të këtij viti.

Këtë Smith e ka bërë përmes një videoje në rrjetin social Instagram.

“Ka kaluar një minutë…”, thuhet në tekstin në fillim të videos.

“Gjatë muajve të fundit, unë kam bërë shumë mendime dhe punë personale… Ju bëtë shumë pyetje të drejta të cilave doja të merrja pak kohë për t’iu përgjigjur”, thuhet tutje brenda videos.

Më pas Will Smith shfaqet duke i kërkuar falje Chris Rockut. / KultPlus.com

‘Kur goditi Chris-in, na goditi të gjithëve’, nëna e komedianit reagon ndaj Will Smith

Nëna e Chris Rock, Rose ka folur së fundmi për incidentin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith goditi me shuplakë të birin e saj. Ngjarja famëkeqe ndodhi pasi komediani bëri një batutë për flokët e gruas së aktorit, Jada.

Në një emision radiofonik, Rose tha se po e shikonte evenimentin nga shtëpia dhe se fillimisht mendoi se incidenti ishte i inskenuar derisa Smith filloi t’i thoshte që “largoje emrin e gruas time nga goja jote e ndyrë”.

“Ti reagoje ndaj gruas tënde duke të dhënë syrin anësor dhe shkove dhe ia bëre ditën sepse ajo ishte e përqeshur duke qeshur kur ndodhi”, tha Rock për incidentin.

“Kur ai goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve. Ai më goditi vërtet me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon edhe mua”, tha Rose. Ajo iu referua gjithashtu përjashtimit 10-vjeçar të Smith nga Akademia dhe shprehu pakënaqësinë e saj.

Vetë Chris nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër Smith. Vetëm për audiencën e tij, gjatë turneut të tij aktual botëror, ai tha: “Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas. Do të jetë serioze.“/abcnews.al/ KultPlus.com

Chris Rock refuzon të flas për Will Smith dhe skandalin në ‘Oscars 2022’ para audiencës në shfaqjen e radhës në New York

Chris Rock performoi një set surprizë në klubin ‘Comedy Cellar’ të martën mbrëma, por e nisi duke i thënë audiencës se nuk do të fliste për shuplakën e Will Smith.

“Ai e trajtoi çështjen vetëm pasi turma ishte e entuziazmuar për paraqitjen e tij të befasishme, dhe ai u ngjit në skenë dhe tha: ‘Ulni pritshmëritë tuaja. Unë nuk do ta trajtoj atë gjë”, ka thwnw njw person nga audienca pwr PageSix.

Ai tha gjithashtu se Rock bëri shaka se ai po punonte për materiale sepse “të gjithë njerëzit papritur po interesohen për shfaqjet e tij”.

Sam Morril, Julie Gold dhe Yamaneika Saunders ishin gjithashtu nw mesin e e performueseve në klubin e New Yorkut.

Rock, 57 vjeç, ka refuzuar të flas për Will Smith, i cili e goditi me shuplakë në “Oscar 2022” që kur filloi turneun e tij të komedisë në Boston javën e kaluar.

“Kam pasur një shfaqje të tërë para kësaj fundjave. Unë jam ende duke përpunuar ngjarjen”, tha në deklaratë e tij të parë pas “Oscars”.

Ylli i “Down to Earth” u tha të pranishmëve se do ta trajtonte atë në një moment, “por tani do të tregoj disa shaka”.

Ndërkohë, vëllai i Rockut, Kenny, foli për dëmin emocional që ngjarja ka shkaktuar tek ata

“Më mundon ta shoh sepse ke parë një të dashur duke u sulmuar dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë”, tha Kenny, 42 vjeç, për Los Angeles Times.

“Sa herë që po shikoj videot, është si një interpretim që vazhdon në kokën time. Vëllai im nuk ishte kërcënim për të dhe thjesht nuk kishit respekt për të në atë moment. Ju thjesht e nënçmoni atë para miliona njerëzve që e shikojnë shfaqjen”, tha ai.

Smith e goditi Rockun për krahasimin e gruas së tij Jada Pinkett Smith me personazhin e Demi Moore në “GI Jane”. Kenny beson se Rock nuk e kuptoi se flokët e Pinkett Smith, të cilat ajo i rruajti verën e kaluar, ishin për shkak të alopecisë.

“Ishte shaka. Nuk ishte qesharake, por e di që nëse ai do ta dinte që ajo kishte alopecia … nuk do të bënte shaka për këtë. Por ai nuk e dinte”, shtoi Kenny./ KultPlus.com

Kuptimi i frazës ‘G.I. Jane’, për të cilën Rock u godit nga Smith

Komediani Chris Rock është goditur me shuplakë nga aktori Will Smith në çmimet e sivjetme “Oscar”, ngjarje e cila bëri bujë të madhe, shkruan KultPlus.

Rock, derisa po fliste në podium bëri shaka me gruan e Smith, Pinkett Smith, ku përdori shprehjen “G.I. Jane”.

Pinkett Smith vitin e kaluar tregoi publikisht se ajo vuante nga alopecia, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.

“G.I. Jane” ishte një film i vitit 1997 me Demi Moore në rolin e një gruaje që bashkohet me Marinën e SHBA dhe rruan kokën shpejt pas kësaj.

E historiku i problemeve mes Rock dhe Smith kishte filluar shumë më herët, shuplaka i dha “fund” shakave. /KultPlus.com