Dua Lipa dhe Chris Stapleton publikojnë duetin e tyre “Think I’m in Love With You”

Chris Stapleton dhe Dua Lipa kanë publikuar duetin e tyre “Think I’m in Love With You”, që është një këngë e mëparshme solo e këngëtarit.

Dy muzikantët konfirmuan publikimin e këngës në rrjetet e tyre sociale. Përformanca origjinale u zhvillua javën e kaluar, në ACM Awards 2024, kur Dua Lipa befasoi publikun duke u ngjitur në skenë dhe duke kënduar së bashku.

Në një intervistë menjëherë pas performancës, Lipa zbuloi se ishte ideja e saj për të bashkuar performancën.

“Unë jam një fanse e Chris-it dhe i zgjata dorën dhe i thashë, ‘Dëshiron të bëjmë diçka së bashku?’ Dhe kjo ndodhi,” i tha ajo Bobby Bones në prapaskenë të shfaqjes.