Modelja me famë botërore vishet nga Valdrin Sahiti në eventin ‘Global Citizen Vax’

Talentin e tij ka arritur ta dëshmoj me anë të punës së tij të palodhshme.

Dizajneri i famshëm kosovar Valdrin Sahiti ka veshur fytyra të famshme ku kësaj radhe bëri boom me veshjen e modeles së famshme Chrissy Teigen.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë portokalli, me të cilin duket për mrekulli.

Në këtë event kanë marrë pjesë edhe personazhe të tjerë të famshëm si Princ Harry, Selena Gomez, Jennifer Lopez./indeks/KultPlus.com

Chrissy Teigen dhuron 200,000 mijë dollarë si garanci për protestuesit e arrestuar

Vrasja e George Floyd nxiti revoltën e njerëzve fillimisht në Amerikë dhe tani nëpër të gjithë botën. Prej ditësh, po organizohen protesta masive kundër racizmit dhe dhunës së policisë, të cilat kanë marrë përmasa të paparashikueshme në shumë vende.

Chrissy Teigen, ka dhuruar së fundmi $200,000 si garanci për protestuesit e arrestuar.

Përmes një statusi në Twitter ku ironizoi dhe presidentin Trump, Teigen njoftoi se do të kontribuonte me $200,000 për të mbrojtur nevojat e protestuesëve rreth vendit. / KultPlus.com