Në një kohë kur shpesh ndihet mungesa e liderëve perëndimorë të aftë për të dominuar sfidat e mëdha të një historie që paraqet dramat e veta, Britania e Madhe përkujton 150 vjet nga lindja e burrështetit më të madh bashkëkohor, i cili doli në dritë më 30 nëntor 1874, kur Perandoria Britanike dominonte detet në mbarë botën.
Winston Churchill, i kujtuar mbi të gjitha si kryeministri i paepur konservator që kundërshtoi nazizmin e Adolf Hitlerit “në orën më të errët” dhe bëri të mundur fitoren në Luftën e Dytë Botërore së bashku me liderët e tjerë aleatë, ishte në përgjithësi një njeri i admiruar dhe i diskutueshëm.
Njeriu i shumë jetëve, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare në vitin 1965, merret si shembull dhe lartësohet edhe sot nga liderë politikë të ideologjive të tjera, i kopjuar shpesh edhe nga ish-kryeministri konservator Boris Johnson, admirues dhe biografi i Sir. Winston, por ai në fakt nuk duket se ka trashëgimtarë të ”lartësisë” së tij.
Për ta kujtuar atë, Londra zyrtare ka organizuar një kalendar të gjatë ngjarjesh, ku përfshihen ekspozita, konferenca, botime të reja, përurime monumentesh, rivënie historike, si dhe ndër iniciativat është edhe një emetim pullash me disa nga shumë frazat e famshme që bëhen aforizma.
Një portret i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i vjedhur nga një hotel luksoz në Otava, është lokalizuar në Itali dhe do të kthehet në fund të këtij muaji, thanë autoritetet kanadeze.
”Portreti, një fotografi nga Yousuf Karsh, u raportua i vjedhur nga hoteli ‘Fairmont Chateau Laurier’ në gusht 2022”, tha policia e Otavës në një deklaratë.
Më vonë doli se ishte marrë midis 25 dhjetorit 2021 dhe 6 janarit 2022.
Policia tha se përcaktoi se portreti i ishte shitur përmes një shtëpie ankandi në Londër një blerësi në qytetin verior italian të Xhenovas.
Të dy personat nuk ishin në dijeni se fotoja ishte vjedhur.
Një 43-vjeçar nga provinca kanadeze e Ontarios u arrestua në prill dhe u akuzua për vjedhje dhe trafikim të portretit.
Shërbimi Policor i Otavës tha se blerësi i veprës do t’ia dorëzonte portretin Shërbimit Policor të Otavës në Romë më vonë këtë muaj.
Portreti do të ekspozohet sërish në ”Fairmont Chateau Laurier”/KultPlus.com
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” ka nxjerr në shitje portretin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, pikturuar nga një prej artistëve kryesorë britanikë, Graham Sutherland. Skica e mbijetuar pritet të arrijë 996,000 dollarë në ankandin e 6 qershorit.
Skica e portretit të urryer të kryeministrit britanik Winston Churchill i piktorit Graham Sutherland, ka dalë në ankand.
Vepra, pritet të shitet mes 622,000 dhe 996,000 dollarë.
Në muajin shkurt dhëmbët e rremë të tij u shitën në ankand në Cheltenham për rreth 22,000 dollarë.
Ky portret u rikthye në qendër të vëmendjes, pasi u përjetësua në serialin e Netflix “The Crown”, për monarkinë angleze.
“Kjo nuk është një pikturë, është një poshtërim!”- do të deklaronte Winston Churchill, që urdhëroi shkatërrimin e saj vetëm një vit pas realizimit nga Sutherland.
Prestigjiozja “CNN” i ka kushtuar një artikull të gjatë nxjerrjes në ankand të pikturës së risjellë në episodin e parë të “The Crown”.
Përfaqësuesi për artin modern britanik dhe irlandez në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” Andre Zlatinger tha se Churchill nuk ishte një person i lehtë për t’u pikturuar.
Ndërsa Sutherland ishte i njohur për realizmin e tij të ashpër dhe pikturoi atë që pa në 1954. /Konica.al/KultPlus.com
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” ka nxjerr në shitje portretin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Ëinston Churchill, pikturuar nga një prej artistëve kryesorë britanikë, Graham Sutherland. Skica e mbijetuar pritet të arrijë 996,000 dollarë në ankandin e 6 qershorit.
Skica e portretit të urryer të kryeministrit britanik Winston Churchill i piktorit Graham Sutherland, ka dalë në ankand.
Vepra, pritet të shitet mes 622,000 dhe 996,000 dollarë.
Në muajin shkurt dhëmbët e rremë të tij u shitën në ankand në Cheltenham për rreth 22,000 dollarë.
Ky portret u rikthye në qendër të vëmendjes, pasi u përjetësua në serialin e Netflix “The Crown”, për monarkinë angleze.
“Kjo nuk është një pikturë, është një poshtërim!”- do të deklaronte Winston Churchill, që urdhëroi shkatërrimin e saj vetëm një vit pas realizimit nga Sutherland.
Prestigjiozja “CNN” i ka kushtuar një artikull të gjatë nxjerrjes në ankand të pikturës së risjellë në episodin e parë të “The Crown”.
Përfaqësuesi për artin modern britanik dhe irlandez në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” Andre Zlatinger tha se Churchill nuk ishte një person i lehtë për t’u pikturuar.
Ndërsa Sutherland ishte i njohur për realizmin e tij të ashpër dhe pikturoi atë që pa në 1954./ora/KultPlus.com
Një palë këpucë kadifeje që i përkisnin Winston Churchillit janë shitur në ankand për afër 40,000 dollarë.
“Këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950”, shkruan BBC.
Këto këpucë, Churchilli i ka mbajtur gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955.
Ata ishin punuar nga një këpucar i asaj kohe, ndërkohë u shitën nga ankandistët Bellmans të Sussexit.
Fillimisht pritej që të shiteshin me çmimit 15,000 dollarë, por në fund u blenë për 39,040 dollarë.
Kujtojmë se Winston Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.
Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudani etj. Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ushtarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez.
Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet./ KultPlus.com
Gazeta franceze “La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.
Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim.Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman.Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë.Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.
Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake.Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.
“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942 : domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.
Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.” / KultPlus.com
Një pikturë nga Winston Churchill, që paraqet uiskin e parapëlqyer të pushtetarit britanik, u shit sot për 983 000 stërlina, pak më shumë se një milion euro, komunikoi shtëpia e ankandit “Sotheby’s”.
Natyra e qetë përshkruan një shishe “Johnnie Walker Black Label”, një pije që ai e konsumonte shumë, si edhe një shishe raki, një dekander dhe dy gota.
Piktura u nxorr në ankand me një vlerësim të lartë prej 250 000 stërlinash (rreth 277 000 euro).
Ajo u realizua nga Winston Churchill në rezidencën e familjes Chartwell në vitet 1930.
Një pikturë tjetër nga Winston Churchill, “The Goldfish Pond at Chartwell”, u shit për një rekord prej 1,8 milionë stërlinash në “Sotheby’s” në 2014./AFP/ KultPlus.com
Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”. Më poshtë mund të lexoni 30 thënie të tij.
• Shakaja është një gjë shumë serioze!
• Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat!
• Njeriu bën çfarë duhet bërë – pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve – dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.
• Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.
• Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe, e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën!
• I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë!
• Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre.
• Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë!
• Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit!
• Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh!
• Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vend për masakrën!
• Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore… sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat!
• Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave!
• Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara!
• Mos lë hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra!
• Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes!
• Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat!
• Sa për mua, mendoj se do të ishte shumë më mirë për të gjitha palët t’ia lëmë të shkuarën historisë, sidomos përderisa kam qëllim ta shkruaj historinë vet!
• I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri!
• Ai i ka të gjitha virtytet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj!
• Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend!
• Historinë e shkruajnë fitimtarët!
• Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet!
• Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë!
• Jam gjithnjë gati të mësoj sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim!
• Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja!
• Unë kënaqem lehtë me të bukurën!
• Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë!
• Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!
• Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë të mbarojë, unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë!
Sot shënohet 55 vjetori i vdekjes së politikanit të njohur Winston
Churchill, shkruan KultPlus.
Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.
Në krye të skenës politike
për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së
Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi
i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende
punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi
ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i
Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i
Thesarit në qeverinë konservative.
KultPlus sot në 55 vjetorin e vdekjes së Churchill ju sjell një
thënie të tij që flet për politikanin ideal.
“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”.
Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, Churchill u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Dhe ne vitin 1965 ai vdiq ne Britaninë e Madhe dhe u Varros ne Spanje./ KultPlus.com