Të martuar prej 70-të vitesh, çifti që u nda nga covidi ritakohen pas një viti (VIDEO)

Në 72 vite martesë, vetëm covidi arriti t’i ndajë. Por pas 1 viti larg nga njëri tjetri dhe në gjendje kritike për jetën, Xhon dhe Kei ribashkohen.

94-vjeçari John Doyle nuk i kursen fjalët e bukura për të dashurën e tij të zemrës, Kei. Dhe çifti i martuar prej 72 vitesh, nuk e kursen kohën kur nxiton të rrëmbejë një puthje.

Si ndihesh që e takove?, pyesim Kei. “Mrekullisht. Do doja të isha më afër me të”, përgjigjet ajo. “Është magjike, vërtetë. Nuk e di më sa kohë ka kaluar”, shton John.

Covidi i ka mbajtur një vit të ndarë nga njëri tjetri. Të dy u sëmurën por i mbijetuan virusit. Gjatë 1 viti janë takuar për së largu por për dy të dashuruarit, aq nuk mjaftoi. E kanë ndjerë mungesën e njëri-tjetrit.

Edhe pse prej dekadash bashkë, gjatë pandemisë ata përjetuan stuhi të vërteta. Çifti i 90-vjeçarëve humbën të afërm e miq nga virusi vdekjeprurës. Vajza e tyre Jackie u nda nga jeta dhjetorin e shkuar.

 “Ata thanë se ajo kishte nevoja speciale por unë them se ajo ishte speciale”, thotë John. Por në kohëra të mira e të këqija, në sëmundje e shëndet, Xhon dhe Kei, kanë qenë aty për njëri tjetrin, gjithnjë. “E duam njëri tjetrin”, thonë, “sekreti është fati. Ne kemi qenë me fat”. /a2/ KultPlus.com

Të martuar për 61 vjet, vdesin nga Covid19 të kapur dorë për dore

Karolina e Veriut mbërriti një tjetër rekord të zymtë me 98 vdekje brenda 24 orësh nga Covid 19. Deri tani, gati 6000 vetë kanë humbur jetën nga pandemia në këtë shtet.

Mes tyre janë edhe Sherwood Pope dhe gruaja e tij, Doris. I cituar nga Foxnews, i biri Shelton Pope rrëfen se prindërit e tij ishin të martuar prej 61 vjetësh.

“Për ta, familja ishte gjithçka”, thotë ai; ishin gjithmonë të gatshëm të ndihmonin këdo që kishte nevojë, shton Shelton. Sipas tij, e ëma kishte nisur të ndihej keq pas Ditës së Falënderimeve, transmeton KultPlus.

Ajo rezultoi e prekur nga koronavirusi dhe shumë shpejt, mezi merrte frymë. Nuk vonoi shumë, dhe u pa se Sherwood gjithashtu ishte infektuar. Të dy u dërguan në spitalin UNC Rex, ku shtretërit e tyre u vendosën pranë njëri tjetrit.

“Ishte gjëja më e vështirë që dikush duhej të bënte. … Ata vdiqën duke u kapur për dore. Me sa duket, babai u largua i pari, dhe nëna një apo minuta më vonë”, tha Shelton.

Në Karolinën e Veriut, personat e moshës 75 vjeç e lart përbëjnë 59% të vdekjeve. Ata ndërmjet 65 dhe 74 vjeç përbëjnë 23% të viktimave. Ky vend ka qenë thuajse I pandryshueshëm që prej muajit mars. / KultPlus.com

Historia prekëse e çiftit: Jetonin që 60 vite bashkë, vdesin për një ditë nga COVID 19

Opinioni publik në Volos është tronditur nga historia prekëse e një çifti të moshuar që jetonin së bashku prej 60 vitesh.

Të dy kanë humbur jetën nga koronavirusi me një diferencë kohe prej 24 orësh në klinikën e Spitalit të Patologjisë, Acillopoulio ku ishin të shtruar dhe merrnin mjekimet përkatëse.

Por megjithatë përpjekjet e mjekëve, në fillim është ndarë nga jeta 90-vjeçari dhe disa orë më vonë edhe bashkëshortja e tij 86 vjeçe. Përveç moshës, të dy përballonin prej vitesh edhe probleme të tjera shëndetësore.

Të gjithë ata qe i njihnin thanë se bëhej fjalë për një çift që jetonte në harmoni për më shumë se 6 dekada. Ndaj qëndruan bashkë në jetë dhe bashkë në vdekje. / KultPlus.com

Foto ilustruese