Këtë muaj bëhet një vit nga vdekja e artistit tonë të njohur Rasim Thaçi – Cima, përcjell KultPlus.
Sot, ministri Hajrulla Çeku priti në takim fëmijët e tij, Adelina dhe Artan Thaçi.
“Personaliteti i Cimës ishte i veçantë, ai dallohej si në dimensionin njerëzor ashtu edhe në atë artistik.
Dokumentimi i veprimtarisë së tij artistike dhe shënimi i datave të rëndësishme janë detyrime tona ndaj tij dhe të gjithë atyre që kanë dhënë shumë për vendin tonë përmes artit“, shkruhet në njoftim. / KultPlus.com
Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili si vdiq sot si pasojë e Covid19, shkruan KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga familja e Rasim Thaçit, të cilët njoftuan se homazhet do të fillojnë nga ora 9:00.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:
NJOHTIM Të nderuar dhe të dashur miq, kolegë dhe dashamirë të jetës dhe veprës së artistit, Rasim Thaqit – Cima
Ju informojmë se, me iniciativë të Kryeministrit z. Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z. Hajrullah Çeku:
Nesër, e Shtunë, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA!
Falenderojmë Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, si dhe komunitetin Artistik që jane mobilizur, që qyetetaret e Prishtines dhe vendit, të kene mundesine publike per homazhe…!
Humori i tij shpesh ishte dritë në errësirat në të cilat ndodhej Kosova, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës dhe njëkohësisht shpresë për ditë më të mira, shkruan KultPlus.
Humoristi Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima, ka vdekur sot si pasojë e COVID-19, me ikjen e tij ka pikëlluar të gjithë ata që jetuan me vite të tëra duke parë karakteret e ndryshme që me një mjeshtëri të rrallë Cima diti të ja servojë publikut.
Ikona e humorit kosovar, aktori dhe njëherit njeriu i cili vlerësohet për mirësinë e tij e buzëqeshjen që ju faltë të gjithëve, sot iku por me rolet e tij të shumta komike do të mbetet përherë në mendjen dhe zemrat e njerëzve që aq shumë e deshën.
Rasim Thaçi lindi më 2 korrik 1949, Vukoc, Kosovë dhe përveç tjerash njihej edhe për mimikën e tij speciale që e karakterizonte.
Ndër skeçet e shumta humoristike ku Cima mori pjesë, kujtojmë sot: Treshi Përsheshi – (1986-1990), Cimë Baushtella – (2006), Nusja nga Diaspora – (2007), Lajmi në Gurbet – (2008), Cimë kulleri te Lec katunari – (2008), Leci te mulla Cima – (2008), Cima Taxi 1 – (2009), Cimë Baksuzi – (2009), Cima në Cia – (2009), Cimë Polici – (2010), Cima te baba sheh – (2010), Rrota e Cimes – (2011), Haxhi Cima në diskotekë – (2011), Rrasja Vllaut n’gjermoni – (2013), Dreqi n’Qeveri – (2013), Cima te Tezja – (2013), Hajnat e Vove – (2014), Siguresa e Cimës – (2014), Rruga e Boss Kungjit – (2014), Kartela e bankës – 2016, Bon apeti – 2017, Cima te Gazuzi – 2018 e të tjera.
KultPlus në kujtim të këtij artisti të madh, po ju sjell sot një galeri me fotografi që na kthejnë prapa në kohë dhe na kujtojnë rolet e Cimës ndër vite. / KultPlus.com
Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive por edhe familjarët.
Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.
Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirëpo të nesërmen deri vonë natën mu keqësua gjendja, ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intensiv, ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy. I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.
Po ashtu ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.
Ju lutem respektoni masat sa më shumë. Me respekt Cima P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima në Facebook. /KultPlus.com
Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarët.
Familjarët e Cimës të cilët menaxhojnë faqen e aktorit në Facebook kanë njoftuar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në Vukovc të Drenasit prej orës 13:00.
“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, ju njoftojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00. Familja e Rasim Thaqit”, thuhet në postimin e tyre. / KultPlus.com
Aktori i mirënjohur kosovar, Rasim Thaçi “Cima”, ka publikuar një shkrim në Facebook (të shkruar nga djali i tij), duke treguar gjendjen e tij pas prekjes me Covid-19.
“Cima” ka shkruar se gjendja e tij është e rëndë, teksa ka lavdëruar punën e stafit mjekësorë. Ai ka lutur të gjithë qytetarët që të respektojnë sa më shumë masat anti-Covid.
“Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy”, thuhet në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Po lajmërohem pas një jave të vështirë !
Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.
I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.
Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.