”Nëntor i ftohtë”, me regji të Ismet Sijarinës, mbrëmë ishte pjesë e Cine Balkan Panorama.
Në festivalin e mbrëmshëm të Cine Balkan Panorama, Kushtrim Hoxha, mori çmimin e aktorit më të mirë, shkruan KultPlus.
Lajmin e bëri të ditur aktori, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku shfaqej i nderuar dhe falenderus ndaj jurisë.
Filmi është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë./KultPlus.com