Zëri më i madh i muzikës arriti në ekrant e Cineplexx me biografinë triumfuese të Whitney Houston, I Wanna Dance with Somebody me titull të bazuar nga hiti i yllit të vitit 1987-të I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me).
I Wanna Dance With Somebody ndjek jetën e Houston nga fillimet e saj modeste si një vajzë e korit të New Jersey deri te një nga artistet më të shitura dhe më të shpërblyera të të gjitha kohërave, Whitney Houston: I Wanna Dance with Somebody e çon audiencën në një udhëtim frymëzues, prekës – dhe kaq emocionues – nëpër gjurmët e Houston.
“Biografia e Whitney Houston do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve rreth këngëtares së ndjerë” thotë producenti ekzekutiv, Clive Davis. Producenti ikonë i këngëve – i cili ka jetuar mjaftueshëm për të zbuluar Houston në një klub në Newark, për të prodhuar këngëtaren më të vlerësuar të të gjitha kohërave dhe për të mbikëqyrur filmin biografik të Houston një dekadë pas vdekjes së saj tragjike – donte të shfaqte Houston si një artist, para së gjithash.
Jeta dhe karriera, me performanca spektakolare dhe një kolonë zanore të hiteve më të dashura të ikonës siç nuk i keni dëgjuar kurrë më parë përfaqësohet nga aktorja Naomi Ackie ndërsa rolin e producentit Clive Davis përfaqësohet nga aktori i njohur Stanley Tucci.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.
Me 11 dhjetor, Cineplexx feston ditëlindjen e gjashtë, ku të gjitha biletat 2D, 3D dhe VIP do të jenë vetëm 2.00 euro. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si: “Sofia”, “Black Panther 2”, “Poker Face”, “Puss in Boots 4” e shumë të tjerë, me super çmim 2.00€.
Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë 11 dhjetorit:
Sofia Romancë/Dramë
Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta.
Wakanda po mban zi për humbjen e mbretit të saj, ndërkohë që po përgatitet të përballet me armiq të rinj. Pasi T’Challa e hapi Wakandën në botë, perandoria e Namor Talocan tani po ndjen efektet e valëzuara të saj, e cila është bërë një pikë konflikti midis dy mbretërive. Ndonëse Namori është një problem, mbretëria gjithashtu përballet me telashe nga bota e jashtme, e cila me gjetjen e Wakandës të pambrojtur pas vdekjes së mbretit të saj, po vjen për Vibranium.
Një miliarder organizon një lojë pokeri me miqtë e fëmijërisë, por mbrëmja merr një kthesë kur ai zbulon planin e tij për t’u hakmarrë për tradhtitë e tyre dhe për të luajtur, ata do të duhet të heqin dorë nga e vetmja gjë që kanë kaluar jetën e tyre duke u përpjekur të mbajnë. ..sekretet e tyre.
Puss in Boots zbulon se pasioni i tij për aventurën ka bërë të vetën: ai ka djegur tetë nga nëntë jetët e tij. Ai nis një udhëtim epik për të gjetur legjendën e “Dëshirës së Fundit” dhe për të rikthyer nëntë jetët e tij.
Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën ehorrorit Terrifier 2 ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.
Njëri nga palaçot më të frikshëm po rikthehet në ekranet e Cineplexx! Arti, palaçoja rikthehet në vazhdimin e shumëpritur të “Terrifier” të 2016-ës, duke bërë gjithçka që bën më së miri – tmerr! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.
Sa i përket ngjarjes së filmit, Terrifier 2 do të fokusohet sërish në natën e Halloween-it, një vit pas ngjarjeve të filmit të parë. Pasi që ringjallet nga një entitet i keq, Arti kthehet në MilesCounty për të terrorizuar një vajzë adoleshente, Sienna, dhe vëllain e saj më të vogël në natën e Halloween.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30. / KultPlus.com
Njëri prej filmave të shumëpritur, Black Panther: Wakanda Forever arrin këtë të enjte, më 10 nëntor në Cineplexx, me eventin Premiere Night ku do të dhurohen super-shpërblime.
Njëri nga filmat më të pritur të Marvel, Black Panther 2 arrin në Cineplexx këtë të enjte, më 10 nëntor. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë eventin Premiere Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren duke filluar nga ora 19:00.
Wakanda Forever do të jetë i rëndësishëm për një sërë arsyesh: është filmi i parë i Black Panther që kur Chadwick Boseman vdiq papritur në 2020, prezanton një Black Panther të ri, shënon debutimin e Namorit një prej personazheve më të vjetër të MCU, dhe do të mbyllë “Fazën 4”. Në “Black Panther: Wakanda Forever”, Wakanda po mban zi për humbjen e mbretit të saj, ndërkohë që po përgatitet të përballet me armiq të rinj. Pasi T’Challa e hapi Wakandën në botë, perandoria e Namor Talocan tani po ndjen efektet e valëzuara të saj, e cila është bërë një pikë konflikti midis dy mbretërive. Ndonëse Namori është një problem, mbretëria gjithashtu përballet me telashe nga bota e jashtme, e cila me gjetjen e Wakandës të pambrojtur pas vdekjes së mbretit të saj, po vjen për Vibranium. Filmi është me regji nga Ryan Coogler dhe aktorët kryesorë janë Letitia Wright, Tenoch Huerta, Lupita Nyong’o dhe Winston Duke.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
110x dhurata nga Fivestar (anëtarësi, maica, peshqira, kartela Fivestar Pay)
2x palë atlete Nike për meshkuj dhe femra nga Intersport
5x Anëtarësi 12 mujore nga Fivestar 5x Anëtarësi 6 mujore nga Fivestar 2x Palë atlete Nike për meshkuj dhe femra nga Intersport 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Aztech
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.
Për herë të parë në Cineplexx do të organizohet eventi Anime Night me premierën e filmit të ri One Piece Film: Red këtë të mërkurë me 3 nëntor ku do të ketë super-shpërblime për Cosplay.
One Piece Film: Red është rritur në një nga ekskluzivitetet themelore të anime moderne, tashmë është një nga filmat më të mëdhenj në historinë e kinemasë japoneze ku aktualisht ka një vlerësim prej 100% prej kritikëve të filmit në Rotten Tomatoes. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë për herë të parë eventin Anime Night, ku do të ketë lojë shpërblyese për Cosplay si dhe skenografi me detaje të ndryshme nga filmi. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren nesër më 3 nëntor.
Sa i përket ngjarjes së filmit, Uta – këngëtarja më e dashur në botë, zëri i së cilës është përshkruar si “jashtë kësaj bote” – është e njohur për fshehjen e identitetit të saj kur përformon. Tani, për herë të parë ndonjëherë, ajo do t’ia zbulojë botës veten në një koncert live. Me Marinën që po e shikon nga afër, vendi mbushet me fansat e Uta-së – duke përfshirë piratët e emocionuar dhe “Straw Hats” të udhëhequr nga Luffy, të cilët thjesht erdhën për ta shijuar atë – të gjithë presin me padurim zërin që e gjithë bota ka pritur të dëgjojë. Historia fillon me zbulimin tronditës se ajo është vajza enigmatike e Shanks.
Në kinemanë në Prishtinë si dhe në Prizren do të ketë lojë shpërblyese për Cosplay ku:
Vendi i parë do t’i fitoj 100€
Vendi i dytë do t’i fitoj 50€
Vendi i tretë do t’i fitoj 5 bileta në Cineplexx
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Pas një kohe të caktuar, dallimi midis historisë dhe legjendës turbullohet, ndërkaq është pikërisht magjia e filmave që ka fuqinë për t’u transportuar në çdo botë, reale apo imagjinare, për një periudhë të shkurtër kohe. Filmbërësit e bëjnë të mundur krijimin e vendodhjeve të vjetra dhe njerëzve të “ri-imagjinuar”, duke i sjellur ata në ekran të madh, njësoj siç bëri edhe “Illyricvm”, duke dëshmuar thënien se asnjë art nuk e kalon ndërgjegjen tonë ashtu siç bën filmi, dhe nuk shkon drejtpërdrejt te ndjenjat tona, thellë në dhomat e errëta të shpirtit tonë, siç bën filmi, shkruan KultPlus.
Edhe më intrigues është të shohësh sesi një kastë e artistëve kombinojnë faktin dhe trillimin për të portretizuar periudha historike si ilirët dhe mënyrën e tyre të jetesës.
Mbledhja e taksave mund të duket si një punë shumë e lehtë për t’u bërë, por nuk ishte për një të ri si Liburnus Volsus, i cili rekrutohet nga një njësi romake për të mbledhur taksat. Ilirët, të cilët në atë kohë konsideroheshin barbarë nga fiset romake, paraqesin kthesa të papritura në film, duke treguar forcën e tyre kundër nënshtrimit. Përmes Volsusit shohim se bota e njerëzve të kohës “37 vjet para lindjes së Krishtit”, nuk ishte aspak e ndryshme nga e jona.
Mënyra e jetesës së ilirëve – arsye për realizimin e filmit
Regjisori dhe njëri prej skenaristëve, Simon Bogojevic-Narath, shpjegon në konferencë për media se është pikërisht fakti që më herët nuk është realizuar një film për ilirët dhe mënyra e tyre e jetësës, si arsye, të cilat ndikuan edhe në realizimin e këtij filmi.
Duke filluar nga regjisori Narath, së bashku me aktorët: Robert Prebil, Dukagjin Podrimaj, Ylber Bardhi, Labeat Bytyqi, Gani Morina dhe Ali Demi, u mblodhën bashkë edhe një herë tjetër nga co-producenti Fatmir Spahiu, për të parë nga afër filmin “Illyricvm” dhe për të bashkëbiseduar më shumë rreth filmit.
“Për mua i gjithë procesi i realizimit të këtij filmi ishte i jashtëzakonshëm. Jemi të parët që kemi bërë një ‘subject in cinematography’ falë njerëzve që janë këtu që e bën të mundur gjithë realizimin. Për mua si regjisor dhe co-producent ishte një përgjegjësi e madhe dhe gjithashtu një kënaqësi e madhe. Në njërën anë ishte një gjë shumë e mirë, por edhe sfiduese. Ishte një nder i madh që të punoja me aktorë të talentuar siç janë këta që i kemi këtu”, thotë regjisori Simon.
Simon shpjegon se mungesa e informacioneve nëpër vende të ndryshme të botës për ilirët, është edhe motiv shtesë që ai të ketë premiera në shumë shtete, por sigurisht kjo nuk varet nga ta.
“Do të doja që ky film të udhëtonte nëpër shumë vende të botës dhe jo vetëm në shtetet ballkanike. Problemi im personal ka qenë që në shumë vende të botës dihet më shumë për vikingët dhe këtë lloj historie. Por, për ilirët nuk ka shumë njohuri nëpër botë dhe t’i shfaqesh ata përpara publikut, mënyrën si kanë folur, mënyrën si janë dukur dhe të prezantosh këtë botë antike përpara njerëzve është diçka shumë e madhe. Në qoftë se njerëzit do të jenë të interesuar për të parë këtë film, atëherë ata mund të shkojnë në kinema”.
Mozaiku i filluar, në pritje për t’u plotësuar
“Unë doja që të shfaqja përpara publikut mënyrën se si janë ilirët. Shpresoj që ky nuk do të jetë filmi i fundit për Ilirët dhe të kaluarën tonë antike. Mendoj që kemi të drejtën që të marrim primatin si njerëzit e parë që kemi realizuar një film për Ilirët. Për mua mesazhi i filmit ishte që të tregojmë që ne të gjithë jemi njerëz, pa marrë parasysh që jetojmë tani, apo rreth 1500 vjet më parë ose çfarëdo lloj kohe. Jemi të njëjtë, por jo shumë të njëjtë gjithashtu. Nëse e marrim për shembull një mozaik, ne mund të themi që kemi plotësuar vetëm një pjesë, për ta kompletuar atë, duhen shumë pjesë. Prandaj, shpresoj që të realizohen edhe filma të tjerë”.
Triumfues përpara vështirësive, në qendër shqiptarët dhe e kaluara e tyre
“Ne dëshironim që të krijojmë një portretizim të ilirëve në këtë film, një periudhë të caktuar kohore dhe për mua ka rëndësi se si e shihni në pjesën kinematografike këtë film. Ne donim që të krijonim diçka më poetike. Nëse ju jeni një person që kërkoni aksion, filma aksion, do të shkaktoj një konfuzion te ju. Ne jemi munduar që përmes këtij filmi të tregojmë një periudhë të caktuar kohore. Të kemi aktorë shqiptarë në këtë film ishte gjëja e duhur. Të jem i sinqertë, një film i tillë, në këtë rast i yni, është shumë i vështirë që ta bënim. Ka qenë sfidë e madhe dhe kemi arritur që ta bëjmë një gjë të tillë. Fatmirësisht ne kishim shqiptarë në këtë film”, shpjegon regjisori.
Njëri ndër aktorët shqiptar me rolin kryesor në këtë film, Ylber Bardhi, thotë se një film i tillë ishte sfidë interesante, por edhe punë e madhe që duhej bëhej.
“Normalisht që ka qenë e vështirë, por gjatë gjithë kohës, prej momentit kur e kemi marr tekstin, diku një vit përpara se të fillonin xhirimet. Kemi qenë në kontakt gjatë gjithë kohës edhe me profesorë të gjuhës, ata të latinishtes dhe të ilirishtës. E kemi pasur një lloj sfide shumë interesante që të mësojmë të flasim ilirisht, dhe me shumë punë e kemi bërë një gjë të tillë.
Në anën tjetër, Labeat Bytyqi, njëri ndër aktorët që kishte udhëtuar për xhirimet e këtij filmi, vetëm një apo dy javë pasi kishte diplomuar në këtë drejtim, thotë se ndjehet shumë i lumtur që është bërë një film i tillë dhe ai ishte pjesëmarrës.
“Secila pjesë i ka pjesët e veta të vështira, por gjatë procesit kemi kaluar shumë mirë. I kemi filluar më herët përgatitjet dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Po, jam aktor i ri dhe sapo kam diplomuar, e pas një jave ose dy jam nisur për xhirime të filmit. Ka qenë e vështirë, por dashnia ka qenë më e madhe se lodhja dhe sigurisht gjatë gjithë kohës jam konsultuar me Bufin e Ylberin, të cilët kanë përvojë shumë më të gjatë se unë. Por edhe me regjisorin e profesorë të tjerë. Më pas, i gjithë procesi ka qenë shumë i mirë. Do të doja që të vazhdoja karrierën me filma të tillë. Po shfrytëzoj rastin që të falënderoj Fatmir Spahiun në realizimin e këtij filmi, sidomos që më ka ftuar në këtë film dhe e ka bërë të mundur daljen time në skenë menjëherë”.
Një nga aktorët më të njohur nga Sllovenia, Robert Prebil, thotë se që nga fillimi i realizimit të këtij filmi, ndodhi një ndërlidhje me aktorët nga Kosova, në këtë rast Ylber Bardhin (me të cilin ka një rol të ngjashëm), derisa shpjegoi edhe pjesët më të vështira e më të mira në realizimin e filmit.
“Asnjëherë në karrierën time nuk kam luajtur një film të tillë. Për mua ishte shumë interesant që të luaja këtu. Kur e pashë skenarin, që në fillim e pamë atë lidhjen mes aktorëve. Sapo u takuam me Ylber Bardhin, ne kaluam momente të mira dhe ishte shumë interesant se si regjisori na vendosi bashkë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dukej sikurse gjithçka ishte e bërë më parë dhe lindi natyrshëm bashkëpunimi i veçantë. Gjatë gjithë kohës ne po mundoheshim që të mësonim gjëra të reja gjatë filmit, duke filluar nga pjesa për të hypur në kuaj dhe më pas edhe sigurisht po shikonim në “YouTube” se si ta zotërojmë më mirë shpatën dhe lëvizjet që njerëzit kishin në atë kohë. Zakonisht ditët e xhirimit dijnë të jenë të mërzitshme, por këto kaluan si një moment dhe kaluam shumë kohë të mirë, çdo dite ishte një ditë më e veçantë se tjetra. Nuk po i prisja detajet të jenë në këtë formë”, tha Prebil.
Edhe aktori Dukagjin Podrimaj pohon se mundësia për të pasur një rol të tillë, në një film të këtyre përmasave, është mundësi që vjen një herë në jetë.
“Vetë fakti që është film historik, po besoj që të gjithë aktorët i intrigon. Me të vërtet është një mundësi që të vjen një herë një jetë. Skenari ka qenë i kompletuar plotësisht. Nuk ka pasur shumë dialog, por për aq sa ka pasur ishte i plotë. Ky është një film historik që mund të realizohet në 100 mënyra. Unë e kam parë këtë film në “Pula” të Kroacisë, kur e ka pasur premierën botërore. Aty ka qenë si një koloseum amfiteatër dhe ishte shumë korrespodente, të shihej një film i tillë nga një vend i tillë ishte tamam e veçantë”.
Bashkëpunim i rastësishëm për realizimin e një filmi madhështor
“Bashkëpunimi ka ndodhur rastësisht gjatë një takimi në Festivalin e Filmit “Trieste”, me zonjën Ankica Tilliq Juriq, një super producente jo vetëm kroate por edhe evropiane. Ajo ka shfaqur një interesim që të ketë një kastë të aktorëve shqiptarë nga Kosova, që t’i luajnë rolet e ilirëve. Ekziston një lidhshmëri, sigurisht e natyrshme. Jemi në këtë projekt, sepse këtij projekti i takojmë, kësaj storie i takojmë dhe jemi në të pa asnjë dilemë”, thotë Spahiu.
Ngjashmëria në gjuhë, dëshmi e lidhshmërisë së natyrshme me shqiptarët dhe ilirët
“E keni pa edhe gjuhën, kur e dëgjoni frazën komplet mundet me tingëllu si diçka shumë e çuditshme, si diçka që nuk përngjan me gjuhën e sotme shqipe. Por nëse i ndani fjalët një nga një, e kuptoni që etimologjia e tyre bie në gjuhën e sotme shqipe, sidomos në këtë që e flasim ne në ditet e sotme. Fjalorin që e kemi pasur nga një prej linguistëve më të njohur botëror, mund të shihet se ndoshta secila fjalë shpie te gjuha e sotme shqipe. Nëse mund ta quajmë filmin politikisht korrekt, atëherë është korrekt. Nëse e quajmë historikisht korrekt, edhe ashtu është. Nuk kemi bërë diçka, të themi në thonjëza, që na “shkel” ose nuk është ashtu për neve”, vazhdon ai tutje, duke njoftuar se ky film në radhë të parë është një bashkë-produksion mes disa shteteve.
Aktorët nga Kosova si një vullkan prej talenti
“E quaj një të arritur personale, pjesëmarrjen e 13 aktorëve kosovarë në këtë projekt, sepse mendoj se ekziston një vullkan prej talenti, sidomos te aktorët në Kosovë. Këtu kemi aktorë si Ali Demi, me shumë eksperiencë nga Teatri i Gjilanit, të cilin pak e kemi parë në kinematografi dhe e shohim në film si një yll fare, si një aktor fenomenal të fshehur diku në një qytet, por po e shohim në një bashkëprodhim jo vetëm rajonal, por edhe ndërkombëtar. Këtë projekt e kam trajtuar shumë afër zemrës, për arsye të cilat i përmenda”.
Rrugëtimi i filmit
“Filmi e ka pas premierën e vet në “Pula” në një festival të Kroaicsë, premierë botërore. Pastaj ka qenë në Zagreb, këto ditë ka qenë edhe në Slloveni, ka qenë edhe i nominuar në kategorinë për filmin më të mirë ndërkombëtar në Festivalin e Sarajevës. Do të ketë një rrugëtim, besoj të gjatë, dhe interesant”, thotë ndër të tjerash Spahiu, një ndër producentëve të filmit.
Njerëz të kostumografisë në këtë film kanë qenë prej më të mirëve, duke filluar nga njerëz të cilët kanë marrë pjesë në filma sikurse “The Gladiator”, “The Great Beauty” dhe gjithashtu edhe prej serialit “Game of Thrones”, por për Spahiunyjet e vërtetë janë aktorët nga Kosova, që, sipas tij, kanë luajtur perfekt.
Edhe Podrimaj thotë se kur ka njerëz kaq profesionistë në një film, atëherë sigurisht që çdo gjë është më e lehtë.
“Njerëz të tillë ta lehtësojnë shumë punën si aktor, ata janë aq profesionistë, sa profesionalizmi i tyre ta bën aq të lehtë që ju të përshtateni. Theksi i natyrshëm i artistëve kroatë dhe atyre shqiptarë, normalisht që nuk mund të tjetërsohet. Ne dallojmë në të shprehur, është organike dhe sigurisht ky është një dallim i madh”.
Vendi ku është xhiruar 90 për qind e filmit është vendi ku janë zhvilluar lojërat olimpike dimërore të vitit 1984, një detaj shumë me rëndësi.
Debati për (mos)portretizimin e duhur të ilirëve
“Akademiku nga Kroacia, thotë se patjetër që gjuha shqipe rrjedh prej njërit dialekt të gjuhës ilire. Mua më pëlqen ky debat dhe shpresoj që të rritet më shumë. Unë shpresoj që ne në të ardhmën ta bëjmë një film edhe më të mirë, me më shumë buxhet, ku ilirët edhe flasin e gjëra të tjera. Mos të harrojmë të tregojmë që ky film është një produksion kroat në bashkëprodhim me të gjitha shtetet tjera. Ne e kemi bo një luftë të madhe që të kemi një numër kaq të madh të aktorëve, sigurisht me vullnetin e regjisorëve dhe të gjithë të tjerëve. U bëj thirrje të gjithëve që të vijnë ta shohin”, përfundon Spahiu.
Një kohë që na ka magjepsur gjithmonë me emocionet e saj ishte pikërisht epoka e viteve pas Krishtit, plot luftëra, aventura, skandale dhe sigurisht intriga politike. Shpesh në filma portretizohen histori të ndryshme nga e gjithë bota, duke përmendur këtu disa nga filmat për perandorinë romake dhe sigurisht ato për mitologjinë greke, por kjo është hera e parë kur ilirët personifikohen në një film, të cilët konsiderohen edhe si pasardhës të shqiptarëve
Aktorët që marrin pjesë në këtë film janë: Ylber Bardhi, Ilir Prapashtica, Labeat Bytyçi, Dukagjin Podrimaj, Ali Demi, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Gani Morina, Rina Krasniqi, Fatmir Spahiu, Lulzim Bucolli, Isa Zenuni, Selman Lokaj dhe Bujar Ahmeti. Filmi ILLYRICVM është produkt i bashkë-producentëve nga katër shtete, ndër të cilat janë Kroacia, Italia, Sllovenia, Bosnja dhe Kosova. /KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur nga DC Universe, Black Adamarrin në Cineplexx më 20 tetor, me eventin Superheroes Nightku do të ketë shumë shpërblime dhe cosplay.
Filmi më i ri, Black Adam me aktorin Dwayne Johnson në rol kryesor apo i njohur me nofkën e tij si “The Rock”, po arrin në Cineplexx nesër më 20 tetor. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë për herë të parë eventin Superheroes Night, ku do të ketë shumë shpërblime dhe përveç kësaj do të ketë cosplay të Black Adam. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Sa i përekt ngjarjes së filmit, në Kahndakun e lashtë, TethAdamit iu dhanë fuqitë e plotfuqishme të perëndive. Pasi përdori këto fuqi për hakmarrje, ai u burgos, duke u bërë Black Adam. Pasi qe kalojnë afër 5000 vite, Black Adam ka kaluar nga njeriu në mit në legjendë. Tani i lirë, forma e tij unike e drejtësisë, e lindur nga inati, sfidohet nga heronjtë e ditëve moderne që formojnë Justice Society: Hawkman, Dr. Fate, Atom Smasherand Cyclone.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Buton Electronics
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. / KultPlus.com
Dyshja Julia Roberts dhe Geroge Clooney rikthehen me filmin e ri komedi-romancë, “Ticket to Paradise”. Për këtë premierë, Cineplexx organizon eventin e shumëpritur “Ladies Night” me shumë shpërblime në dy lokacionet – Prishtine dhe Prizren.
Eventi “Ladies Night” do të mbahet më datën 6 tetor duke filluar nga ora 19:00. Ngjarja e filmit flet per dy prindër të divorcuar – Julia Roberts dhe George Clooney, të cilët udhëtojnë për në Bali pasi mësojnë se vajza e tyre do të martohet me një burrë që sapo e ka njohur. Ata duhet të punojnë së bashku për të sabotuar dasmën për të parandaluar që vajza e tyre mos të bëjë të njëjtin gabim që ata bënë.
Këto janë shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit:
Në kinemanë në Prishtinë:
5x Gift Cards në vlerë prej 250€ nga anaderm Spitali i Kirurgjise Estetike 5x Gift Cards në vlerë prej 100€ për tretmane me Jetpeel nga anaderm Klinika Dermatologjike dhe Estetike 2x Microblading në vlerë prej 250€ nga Brows by Fjolla 5x Dhurata me vlerë 40€ nga Sellma 1x Gift Card në vlerë prej 150€ nga XYZ 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Armani Exchange 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga HUGO 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Replay Kosovo 3x Seruma të Biotherm nga EBC Cosmetics 3x Çanta nga Carpisa kosovo 3x Volume Lash Extensions nga Rinesa Lashes 3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Ándërr Atelie
5x Dhurata me vlerë 40€ nga Sellma 3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Ándërr Atelie 3x Volume Lash Extensions nga Lashes Nita 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M Clothes 3x Çanta nga Carpisa 3x Seruma të Biotherm nga EBC Cosmetics 3 Shërbime prej 30€ nga Creative Nail Designs
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Festivali i Filmit të Maleve Banff Kosovo, sjellë në Cineplexx edicionin e tij të 3-të, filmat më mbreslënës të sporteve ekstreme dhe kulturës malore të selektuar nga mbi 400 filma garues nga e gjithë bota. Të përzgjedhur me shumë kujdes, këta filma kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, dhe krijojnë mundësinë ideale për të udhëtuar përmes teknologjise së sofistikuar të kinemasë në disa nga vendet më të largëta në planet.
Këtë vit, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të metrazhit të shkurtë të ndarë në programet RED dhe BLUE, me 4 dhe 5 Tetor në Cineplexx Prishtina. Filmat përfshijnë sporte ekstreme si skijim, çiklizëm malor, alpinizëm, zhytje, surf, kërcim BASE, dhe fluturim me kostum krahësh, gjithmonë duke prekur çështje aktuale rreth ambientit dhe ngrohjës globale. Shitja e biletave fillon me datën 26 shtator përmes aplikacionit të Cineplexx Kosovo.
“Jemi me fat që si shtet relativisht i vogël kemi arritë të sjellim Festivalin e Filmit të Maleve Banff më afër komuniteteve sportiste dhe malore në Kosovë dhe rajon. Filmat e festivalit Banff Kosovo, përmes storjeve sfiduese dhe inspiruese të atletëve të sporteve ekstreme, mbushin audiencën me adrenalinë dhe emocione të përaferta me ato të vetë protagonisteve. Qëllimi i ekipës tonë është që përmes filmit të inspirojmë rininë Kosovare të mirren më shumë me aktivitete sportive, të ruajnë natyrën, dhe të festojmë së bashku arritjet dhe punën e pandalshme të sportistëve tonë gjatë vitit.” – është shprehur Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala.
Banff Kosovo hapë këtë edicion me 4 Tetor me programin RED, duke shfaqë filmin e skijimit të stilit free-ride ‘The Ultimate Run’ që demonstron aftësitë, kreativitetin, dhe argëtimin në male të skijatorit me famë botërore Markus Eder. Për të vazhduar me 7 filma tjerë të metrazhit të shkurtër që manifestojnë shpirtin e aventurës, qendrueshmërisë, dhe përkushtimit në sporte.
Me 5 Tetor në programin BLUE shfaqen një përgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi ‘Learning to Droën’ me protagonisten Jess Kimura, e cila konsiderohet të jetë një nga snoëboarderet femra me më së shumti ndikim ne botë, e cila ne krye të karrierës së saj humbi dashurinë e jetës së saj në një aksident tragjik. Hidhërimi i saj e çoi në një drejtim që nuk mund ta kishte parashikuar kurrë.
Të 16 filmat e këtij edicioni janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë shtete si: SHBA, Kanadë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicërr, Francë, Austri, dhe Norvegji.
BANFF Mountain Film Festival organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976. Prishtina është për herë të tretë nikoqire e këtij festivali përmes Banff Mountain Film Festival Kosovo. Kjo ngjarje kulturore, e artit, sportit dhe aventurës përkrahët nga Cineplexx Kosova, Sëiss Development Corporation (SDC), Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë, dhe RED BULL. Ky është viti i parë i organizimit të festivalit pa masa limituese të imponuara nga COVID-19.
Më 11 shtator, Cineplexx organizon eventin “Crazy Day”, ku të gjitha biletat 2D, 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, do të jenë vetëm 1,99 Eur. Eventi do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ndërsa kinemaja do të punojë nga ora 11:30 deri në ora 22:30. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të shikuar si: Top Gun: Maverick, Minions: The Rise of Gru, Bullet Train, After Ever Happy etj me super çmim 1,99€.
Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:
Top Gun: Maverick
Pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë, Maverick (Tom Cruise) gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë.
Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.
Filmi e gjen Ladybug (Brad Pitt) i cili do që të largohet nga stili i tij i jetë si një vrasës, mirëpo ai duhet të rikthehet për një mision të fundit. Ai futet në një tren të shpejtë nga Tokyo në Kyoto për të marr një çantë. Problemi është se në tren gjenden vrasës të tjerë që do të luftojnë deri në vdekje për të njëjtin objekt.
After Ever Happy Bazuar në romanin e njohur, vjen pjesa e katërt e serisë së filmave After. Teksa shfaqet një e vërtetë tronditëse për familjet e çiftit, dy të dashuruarit zbulojnë se nuk janë aq të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx Ks. Ndërsa më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në webfaqën e Cineplexx. /KultPlus.com
Nga sot në kinematë të Cineplexx në Prishtinë dhe në Prizren do të fillojnë të shfaqen 4 premiera të ndryshme botërore.
Për të gjithë do të ketë zgjedhje të ndryshme prej të cilave mund t’i përzgjedhin sipas preferencave të zhanreve të filmave si romancë, aksion, horror dhe animacion për fëmijë.
Këta janë katër filmat që do të fillojnë të shfaqen nga sot:
Beast
Aksion/Triller
Filmi e gjen Dr. Nate Daniels (Idris Elba) në një udhëtim me dy vajzat e tij adoleshente në Afrikën e Jugut të menaxhuar nga një mik i vjetër i familjes dhe biolog i kafshëve të egra. Megjithatë, ajo që fillon si një udhëtim relaksues shpejt kthehet në një luftë të frikshme për mbijetesë kur një luan, një i mbijetuar i gjuetarëve të etur për gjak, fillon t’i ndjekë ata.
Bazuar në romanin e njohur, vjen pjesa e katërt e serisë së filmave After. Teksa shfaqet një e vërtetë tronditëse për familjet e çiftit, dy të dashuruarit zbulojnë se nuk janë aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Tessa nuk është më vajza e ëmbël, e thjeshtë dhe e mirë që ishte kur takoi Hardin-in – më shumë se ai që ishte djali mizor dhe me temperamente me të cilin ajo u dashurua.
Pas vdekjes së nënës së saj dhe pa pasur të afërm të tjerë të njohur, Evie bën një test të ADN-së dhe zbulon një kushërirë të humbur që kurrë nuk e dinte se e kishte. E ftuar nga kushëriri i saj i sapo gjetur në një dasmë luksoze në fshat, ajo joshet nga mikpritja e një aristokrati. Megjithatë, ajo shumë shpejt futet në një makth mbijetese në këtë dasmë.
Tad lëshon aksidentalisht një magji të lashtë që rrezikon jetën e miqve të tij: Mamit, Jeff dhe Belzoni. Me të gjithë kundër tij dhe i ndihmuar vetëm nga Sara, ai niset në një aventurë, për t’i dhënë fund mallkimit të mumjës.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com
Nën vazhdën e zhanrit aksion, triller dhe dramë, mbrëmë në hapësirat e ‘Cineplexx Kosova’, premiera e filmit vendor me metrazh të gjatë “Bomba” ka bërë bashkë figura të njohura të kinematografisë kosovare dhe asaj shqiptare, shkruan KultPlus.
“Bomba” vjen bazuar në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë. Nga situata dramatike, rrëqethëse, e herë edhe komike, filmi ka mbajtur vëmendjen e publikut qysh nga nisja e deri në përfundim.
Ndërkaq, kasta e mrekullueshme e përbërë nga Enver Petrovci, James Fetahu, Fatos Kryeziu, Bislim Muçaj, Rremë Thaqi, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Selami Taraku, Kadrije Canolli dhe shumë të tjerë që i përkasin skenës tonë filmike, ka bërë që pritshmëritë për publikun vendas, të jenë të larta.
Artistë e artdashës kanë mbushur sallën plot për të parë nga afër premierën e filmit “Bomba”, film ky që ka rezultuar nga një punë tri vjeçare nëpër terrenet e Kosovës.
Skenat e ndryshme të vrasjes, përdhunimit, masakrimit veçse ishin të ndërlidhura me të vërtetën e popullit tonë. Ndërsa, do të jetë bomba që lëshohet nga NATO pikërisht në orën 17:00, ajo që do të shpëtojë personazhet kryesorë të këtij filmi.
Për të treguar më shumë rreth krijimit të këtij filmi dhe vështirësitë përgjatë procesit, për KultPlus ka folur regjisori James Fetahu.
“Skenarin e filmit e kam pasur qysh moti por kushtet nuk kanë qenë të pjekura dhe ne kemi pritur me vite të tëra për të ardhur një ditë e mirë kur më në fund ne kemi mundësi për të dal e për të xhiruar në set dhe njëkohësisht duke dhënë më të mirën sepse ia kemi borxh popullit tonë dhe në fund të fundit, filmi është kombëtar”, thotë ai.
Sipas tij, të qenurit regjisor dhe njëkohësisht edhe aktor në një film, ka qenë tejet sfiduese dhe e vështirë.
“Ka qenë shumë sfiduese se njëkohësisht kam pasur dy role, por njëlloj edhe e vështirë por unë po shpresoj që mundimet harrohen dhe mbetet vetëm një rezultat i mirë. Ky film na ka marrë tri vjet të mira xhirime nëpër Kosovë por vlen të theksohet që fundi ka dal shumë bukur dhe të shihni se e vërteta është pak më ndryshe. Unë po pres që filmi ka për t’u parë dhe do të pëlqehet dhe për këtë jam i sigurt”, shpalos Fetahu.
Në premierën e filmit ‘Bomba’ në Prishtinë ishin të pranishëm edhe Petrit Domi, Dardan Sadiku, Kadrije Canolli, Bislim Muçaj dhe Enver Petrovci, të cilët ende pa e parë filmin, kanë shpresuar se publikut do t’i pëlqej.
“Në emër të ekipit të filmit, sigurisht që ky film s’do të kishte kuptim pas njerëzit që kanë qenë mbrapa me ditë, me natë e me muaj pa asnjë cent, vetëm me dashuri të madhe, andaj i falënderoj shumë”, ka thënë regjisori Fetahu.
Ndërsa, aktori Enver Petrovci ka cilësuar lartë punën e regjisorit si dhe mundin e tij përgjatë tri viteve.
“Është vërtetë bukur që pas tri viteve kokëfortësie, besimi, punë, dashurie ndaj punës së vet, që po përfundon në këtë mënyrë dhe jo kudo por në Cineplexx. Në Cineplexx, sa unë kam informata, nuk mund të hyj çdo film dhe të prish nivelin e kësaj platforme”, thotë ai.
Sipas tij, kur ai ka dëgjuar se ky film do të shfaqet atje, atij i ka ardhur shumë mirë.
“Kur dëgjova se ky film do të shfaqet këtu, më erdhi shumë mirë dhe pikërisht nga ky fakt se ky film po luhet këtu tregon për nivelin e tij. Po flas pa e parë filmin dhe kur ta shoh, ndoshta meriton edhe shumë më tepër. Por sidoqoftë, sado që është krenari për neve, vetëm shpirti i tij e din se çka do të thotë të bësh film pa asnjë cent”, thotë Petrovci.
Përpos një kaste të aktorëve që tashmë kanë lënë gjurmët e tyre nëpër kujtesën e gjithsecilit, ky film ka paraqitur edhe fytyra të tjera të reja që në këtë film patën një paraqitje të mrekullueshme. Dëshmi për këtë ishin edhe duartrokitjet e shumta që pasuan në përfundim të filmit.
Ndërkaq, filmi ‘Bomba’ do të fillojë të shfaqet nga sonte në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. / KultPlus.com
Mbrapa çdo superheroi është një super-kafshë, dhe këtë herë do të mund t’i shikojmë kafshët në aksion shpëtimi në kinemanë Cineplexx me eventi Dita e Familjes me shumë shpërblime dhe aktivitete argëtuese për fëmijë.
Cineplexx sjellin njërin prej animacioneve të shumëpritur të verës, DC League of Super-Pets i cili po arrin në Cineplexx këtë të diel me 31 korrik me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku përveç super-shpërblimeve do të ketë facepainting falas dhe coloring pages.
Sa i përket ngjarjes së filmit, Krypto, Super-Qeni dhe Superman janë miq të pandashëm, që ndajnë të njëjtat superfuqi dhe luftojnë krimin krah për krah në Metropolis. Megjithatë, kur Man of Steel dhe pjesa tjetër e Justice Leauge rrëmbehen, Krypto duhet të bindë një grup kafshësh që të zotërojnë fuqitë e tyre të reja për një mision shpëtimi. Aktorët kryesor mbrapa zërave janë dyshja fantastike Dwayne Johnson dhe Kevin Hart.
Gjatë eventit që do ta organizojë Cineplexx do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
5x lodra të DC League of Super-Pets nga The Entertainer
10x bileta për lojëra pa limit brenda ditës nga Blissville
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo (e lidhni me kete link fjalën Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00./ KultPlus.com
Filmi i radhës vendor qe arrin ne Cineplexx këtë të enjte është “Bomba”, i cili bazohet ne ngjarje të vërteta për tmerrin e kaluar gjatë luftës, ngjarje të rrëfyera nga vet ata qe mbijetuan.
Filmi Bomba është me regji nga James Fetahu me aktorët si Enver Petrovci, Dibran Tahini, Bislim Mucaj dhe Fatos Kryesiu.
Ngjarja e filmit flet për një fotograf të masakrës ndaj popullatës civile, masakër kjo e kryer nga paramilitaret serbe. Ai arrin të ikë dhe të fshehët në mesin e refugjatëve, bashkë me dëshmitë tejet të rëndësishme të krimeve dhe dhunimeve të kryera. Njëkohësisht ai e lajmëron edhe shtabin lokal të UÇK -së të ndodhur në atë zonë për masakrat që po ndodhin në baza ditore, poshtë në fashat. Paramilitarët ju vendosin ultimatum për në orën 5 pasdite, civileve të zënë rob, që ta dorëzojnë aparatin me dëshmi, në të kundërtën pason masakra e radhës por edhe UÇK grumbullohet dhe vendos te sulmoje në ora 5 pasdite për të i liruar civilet e zëne rob.
Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë nesër duke filluar nga ora 18:30. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Filmi vendor i metrazhit të gjatë ”BOMBA” vjen në kinematë e vendit, përcjell KultPlus.
”BOMBA” është filmi që shpalos dhe bazohet në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë.
Filmi konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm dhe krejt ndryshe. I përket zhanrit aksion/triller/dramë dhe ka zgjatur gjithsej tri vite deri në përfundimin e tij.
Në film luajnë aktorët: Enver Petrovci, James Fetahu, Fatos Kryeziu, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Selami Taraku, Kadrije Canolli dhe shumë emra tjerë të skenës tonë filmike.
Ky film premierën do ta ketë me datë 28 korrik në Cineplexx, duke filluar nga ora 20:00.
Më poshtë gjeni trailerin zyrtar të filmit. / KultPlus.com
“Cool Summer” vjen në Cineplexx çdo të martë ku përveç uljeve të çmimit të biletave çdo vizitorë shpërblehet me nga një Sundae falas nga KFC.
Përveç kësaj kampanje, të gjithë filmat do të jenë me zbritje, ato në 2D duke filluar nga 3,00 € dhe ato në 3D duke filluar nga 4,10 €.
Gjatë “Cool Summer”, do të mund t’i shihni filmat më të ri me teknologjinë RealD 3D dhe teknologjinë e re të zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, si dhe mund të zgjedhni nga 6 sallat ku shfaqen filmat.
Disa nga top filmat që mund t’i shihni në Cineplexx janë:
Thor: Love and Thunder
Pensionimi i Thor ndërpritet shpejtë nga një vrasës galaktik i njohur si Gorr the “God Butcher”, i cili kërkon zhdukjen e perëndive. Për të luftuar kërcënimin, Thor kërkon ndihmën e mbretit Valkyrie, Korg, Guardian of the Galaxy dhe ish-të dashurës Jane Foster, e cila – për habinë e Thor-it – përdor në mënyrë të pashpjegueshme çekiçin e tij magjik, Mjolnir, si Thori i Fuqishëm.
Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.
Tom Cruise në rolin e Pete “Maverick” Mitchell pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë të Marinës është në vendin ku i takon, duke i shtyrë kufijtë si një pilot i guximshëm testimi dhe duke shmangur avancimin në gradë që do ta ndalonte atë. Këtë herë ai gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë.
Finney Shaw është një djalë 13-vjeçar i turpshëm, por i zgjuar, i cili po mbahet në një bodrum nga një vrasës sadist dhe i maskuar. Kur një telefon i shkëputur në mur fillon të bie, ai shpejt zbulon se mund të dëgjojë zërat e viktimave të mëparshme të vrasësit — dhe ata janë të vendosur të sigurohen që ajo që u ndodhi atyre të mos i ndodhë Finney-t.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Njëri prej filmave të shumëpritur të kësaj vere, Thor: Love and Thunder arrin nesër, më 6 korrik në Cineplexx, me eventin Premiere Night ku do të dhurohen super-shpërblime.
Sipas kritikave të para, filmi i ri Thor: Love and Thunder është një film i jashtëzakonshëm, me gjasë edhe më i miri nga Marvel. Në këtë pjesën e katërt të Thor, Thor: Love and Thunder njoftohemi me antagonistin e ri Gorr, ku reagimet e audiencës thojnë se Christian Bale është antegonisti më i mirë që Marvel Cinematic Universe ka pasur deri më tani.
Kinemaja Cineplexx, për këtë super-film do të organizojë eventin Premiere Night, ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 6 korrik, duke filluar nga ora 19:00. Gjatë eventit do t’i dhurojnë 4x palë atlete Nike Court Legacy nga Intersport, ku 2 palë do të dhurohen në Prishtinë dhe 2 palë në Prizren.
Thor: Love and Thunder e gjen Thor (Chris Hemsworth) në një udhëtim ndryshe nga çdo gjë me të cilën ai është përballur ndonjëherë – një kërkim për paqen e brendshme. Por pensionimi i tij ndërpritet nga një vrasës galaktik i njohur si Gorr the “God Butcher” (Christian Bale), i cili kërkon zhdukjen e perëndive. Për të luftuar kërcënimin, Thor kërkon ndihmën e mbretit Valkyrie (Tessa Thompson), Korg (Taika Waititi), Guardian of the Galaxy dhe ish-të dashurës Jane Foster (Natalie Portman), e cila – për habinë e Thor-it – përdor në mënyrë të pashpjegueshme çekiçin e tij magjik, Mjolnir, si Thori i Fuqishëm. Së bashku, ata nisin një aventurë rrëqethëse kozmike për të zbuluar misterin e hakmarrjes së “God Butcher” dhe për ta ndaluar atë para se të jetë tepër vonë.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave.
Sot për këtë ditë, filmin më të fundit të Tom Cruise, Top Gun: Maverick mund ta shikoni në Cineplexx Prishtinë me çmim special prej 3,30€ ndërsa në kinemanë Cineplexx Prizren me çmim special prej 3,10€.
Top Gun: Maverick është bërë filmi me më së shumti para të fituara në karrieren e Tom Cruise dhe filmi i tij i parë që kalon shifrën e $100 milionë në javën debutuese. Sipas raportimeve, të gjitha skenat e fluturimit janë xhiruar me F/A-18 të Marinës së SHBA-së, për të cilat aktorët duhej të trajnoheshin gjatë një procesi intensiv dhe mbresëlënës. Ndjesia autentike që ata krijojnë ndihet mrekullueshme përmes ekranit më të madh.
Sa i përket ngjarjes së filmit, Tom Cruise në rolin e Pete “Maverick” Mitchell pas më shumë se 30 vite shërbimi si një nga aviatorët më të mirë të Marinës është në vendin ku i takon, duke i shtyrë kufijtë si një pilot i guximshëm testimi dhe duke shmangur avancimin në gradë që do ta ndalonte atë. Këtë herë ai gjen veten duke trajnuar të diplomuarit në Top Gun për një mision të specializuar, të cilin asnjë pilot i gjallë nuk e ka parë ndonjëherë. Një trajnim ku duhet të përballohet me një të ardhme të pasigurt dhe me fantazmat e së kaluarës së tij. Tom Cruise dhe Val Kilmer janë të vetmit aktorë që ripërsërisin rolet e tyre nga origjinali i Top Gun ndërsa aktorët e ri që ju bashkangjiten janë Miles Teller, Jon Hamm dhe Jennifer Connelly.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00./ KultPlus.com
Cineplexx organizon event për 1 Qershor, ku ka përgatitur një program të përzgjedhur të filmave të animuar dhe çmim special të biletës prej vetëm 2€.
1 Qershori apo Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do të festohet edhe në Cineplexx në të dy kinematë, Prishtine dhe Prizren ku eventi fillon nga ora 12:00. Përveç çmimeve speciale, gjithashtu do të ketë aktivitete për fëmijë si face painting, maskota dhe dhurata mundësuar nga Kosmonte Foods.
Sonic the Hedgehog 2
Pasi që u vendos në Green Hills, Sonic do që të tregojë se e ka atë që duhet për të qenë një hero i vërtetë. Prova e tij vjen kur Dr. Robotnik kthehet me një partner të ri, Knuckles, të cilët po kërkojnë një emerald mistik që ka fuqinë të shkatërrojë qytetërimin. Sonic bashkohet me ndihmësin e tij, Tails, dhe së bashku ata nisin një udhëtim global për të gjetur emeraldin përpara se të bjerë në duart e gabuara.
Pas një jete grabitjesh legjendare, kriminelët famëkeq Z. Ujku, Z. Gjarpër, Z. Piranha, Z. Pershkaqen dhe Znj. Tarantula më në fund janë kapur. Për të shmangur një dënim me burg, jashtëligjorët e kafshëve duhet të largojnë mashtrimin e tyre më sfidues deri më tani, duke u bërë qytetarë model. Nën mbikëqyrjen e Profesor Marmalade, banda e dyshimtë niset të mashtrojë botën se ata po bëhen mirë.
Turning Red, nga Pixar dhe Disney flet për Mei Lee një vajzë 13-vjeçare e cila është e ndarë mes të qenit vajza e bindur e nënës së saj dhe njëkohësisht duke u përballuar me kaosin e rinisë së saj. Si të mos mjaftonte kjo, kur ajo emocionohet shumë, shndërrohet në një panda të kuqe gjigande.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.
Mbrëmë në hapësirat e Cineplexx Kosova ishin bërë bashkë shumë figura të njohura të artit dhe artdashës që kishin ardhur për ta parë premierën e filmit ‘Dashuri dhe Turbulenca’, përcjell KultPlus.
Kasta e aktorëve i cili përbëhet nga Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Amos Muji Zaharia, Sara Kolami, Alesia Xhemalaj dhe Olimpia Smajlaj, kishin ardhur nga Shqipëria me pritshmëri të larta që ky film do të pëlqehet shumë nga publiku vendas.
Filmi i zhanrit komedi, mbushi plot ulëset e sallës në kinemanë Cineplexx, i cili pëveç situatave komike e që u përcollën me shumë të qeshura, solli edhe momente dramatike dhe që e mbajtën publikun të vëmendshëm deri në përfundim të tij.
‘Dashuri dhe Turbulenca’ vjen si bashkëpunim i ‘Papadhimitri Production’ dhe bashkë-producentes, Rudina Dembacaj.
Ndërkaq, regjisori i filmit, Dionis Papadhimtri tregon vështirësitë e gjithë këtij rrugëtimi të shkurtër por të shpejtë.
“Vështirësia ime kryesore ishte se u përballa me një komedi që duhet të ishe 80% interior në të xhiruarit dhe ndërtimi si i skenës ashtu edhe puna me aktorët ishte shumë më i vështirë më krahasim me filmat e tjerë, pasi filmat e tjerë të lejojnë më shumë mundësi të japësh më shumë dorë tek interiori dhe eksterior, janë lidhjet më të thjeshta, kurse në këtë film duhej të ishte gjithçka ekzakt dhe e detajuar.”, tha Papadhimitri.
“Kjo është një fabulë e thjeshtë, është historia e një djali rreth 40 vjeç që në të njejtën kohë ka tri të dashura stjuardesa dhe për shkak të një stuhie që ndodh, oraret e airoplaneve ndryshojnë dhe përplasen në të njëjtën kohë, në të njëjtën shtëpi dhe në të njëjtin moment. Në këtë moment vjen dhe shoku i tij i ngushtë dhe krijohen situata të shumta komike që i krijojnë një ritëm mjaft të madh filmit.”, përfundoi ai.
Në premierën e filmit ‘Dashuri dhe Turbulenca’ në Prishtinë ishte i pranishëm edhe skenaristi i filmit, Gentian Zenelaj, i cili tha për KultPlus se kjo është hera e parë e tij që sjell një film premierë në Kosovë, por ai tregon se i ka pritshmëritë e larta që ky film do të pëlqehet shumë nga publiku këtu. Zenelaj, përveç skenarit, ka marrë mbi supe edhe një ndër rolet kryesore, atë të Danielit.
“Unë luaj rolin e Danielit, i cili është një nga personazhet kryesore, është një djalë i kthyer nga emigracioni, i cili vjen dhe përfshihet në jetën e Edit, e cila është një jetë me stuhi dhe turbulenca për shkak të femrave me të cilat ai mban shtratin dhe jetën. Danieli është një djalë që futet në këtë turbulencë të madhe, është një pasagjer i rastësishëm por që fillon dhe i shijon kjo jetë dhe me kalimin e kohës fillon të ketë trajta ngjajshmërie edhe me personazhin e Edit. “, deklaroi Zenelaj, i cili shton se pavarësisht se ishte një film me shumë vështirësi në realizim, ai e ka shijuar shumë.
Ky film i metrazhit të gjatë, e prezantoi për herë të parë aktoren Rudina Dembacaj në rolin e bashkë-producentes. E gjithë këtë eksperiencë, Dembacaj e cilëson si një fluturim avioni.
“Biseda nisi në nëntor, në dhjetor u gjetën të gjithë bashkëpunëtorët, xhiruam në janar dhe me 7 prill e patëm premierën në Tiranë. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm.”, tha Dembacaj.
Përveç si bashkë-producente, Dembacaj u paraqit edhe në film me rolin e Fridës, një grua nevrike, e cila është asistentja e Edit dhe krahu i djathtë i tij. Ndërkaq Dembacaj për KultPlus tregon vështirësitë e gjithë këtij rrugëtimi.
“Ka qenë e vështirë sepse duhej të punonim shumë shpejt, kjo për shkak se kishte shumë mungesa në kinematografinë shqiptare për shkak të Covidit, dhe jam shumë e lumtur që ne kthyem shumë spektatorë për ta parë, i kthyem drejt kinemasë dhe drejt pëlqimit e përqafimit të prodhimeve shqiptare.”, përfundoi ajo duke dhënë edhe informacionin se shumë shpejt do të fillojnë punën me filmin ‘Dashuri dhe Turbulenca II”
E në mbrëmjen kushtuar vetëm këtij filmi, sigurisht që nuk mungoi as aktori Amos Muji Zaharia i cili në film luan rolin kryesor, atë të Edit.
“Ka qenë një film i jashtëzakonshëm, i bërë me shumë dashuri, me një kastë aktorësh të shkëlqyer e unë e ndjej veten me shumë fat që jam bërë pjesë e kësaj experience kaq të bukur.”, tha Muji Zaharia, i cili shton se ka pritshmëri të larta që ky film do të ecë shumë mirë dhe do të mirëpritet nga publiku i Kosovës.
Përveç një kasti të aktorëve që tashmë kanë vënë themelet e tyre në fushën e aktrimit, ky film prezantoi edhe fytyra të tjera të cilët ndonëse karrierën e tyre e kanë nisur në fusha të tjera të artit, në këtë film patën një paraqitje të shkëlqyer.
Një ndër ta është edhe Olimpia Smajlaj, e cila thotë se pavarësisht se me profesion është këngëtare, është shumë e lumtur që u paraqit në një projekt të tillë.
“Ka qenë sfidues vetëm në fazën e parë të xhirimeve sepse kemi pasur shumë punë me intensitet, sepse filmi është një projekt shumë i madh, shumë i rëndësishëm dhe intensiv, por edhe jashtëzakonisht i bukur që e kam shijuar pa fund sepse kam pasur në krahë edhe një aktor shumë të njohur dhe shumë të mirë të skenës shqiptare.”, tha Smajlaj për Kultplus.
Ndërkaq, filmi ‘Dashuri dhe Turbulencë’ do të fillojë të shfaqet nga sonte në kinemanë Cineplexx në Prishtinë./ KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur, Fantastic Beasts 3 arrin në Cineplexx më 14 prill, me eventin Premiere Night ku do të ketë shumë shpërblime.
Fantastic Beasts 3, krijuar nga shkrimtarja e njohur J.K. Rowlingarrin në Cineplexx këtë javë! Cineplexx për këtë film, do të organizojë eventin Premiere Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 14 prill, duke filluar nga ora 19:00.
Profesor Albus Dumbledore e di se magjistari i fuqishëm dhe i lig Gellert Grindelwald po lëviz për të marrë kontrollin e botës së magjistarëve. Në pamundësi për ta ndaluar atë vetëm, ai i beson magjistarit Njut Skamander për të udhëhequr një ekip të guximshëm magjistarësh dhe shtrigash. Ata së shpejti ndeshen me një sërë bishash të vjetra dhe të reja ndërsa përplasen me legjionin në rritje të ndjekësve të Grindelwald. Aktorët kryesore në këtë film janë Jude Law, Mads Mikkelsen dhe Eddie Redmayne.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Hatemoglu 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Carpisa 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Office Shoes 3 libra Fantastic Beasts nga Libraria Buzuku 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga US Polo Assn
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx (Fjaline Cineplexx e lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Fantastic-Beasts-3/ ), ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS (Fjaline Cineplexx KS e lidhni me kete link: https://bit.ly/3oYCtRk) apo direkt në kinema prej orës 16:30. / KultPlus.com
Cineplexx Prizren sjellë eventin Kids Festival për të gjithë fëmijët me një super-ofertë: një biletë, një Popcorn, një pije dhe një kupon 30 minuta në trampolinë tek Area 52 për vetëm 6€.
Eventi fillon nga nesër deri me datën 10 prill ku fëmijët mund ta shikojnë premierën e filmit të fundit në Cineplexx, Sonic The Hedgehog 2 apo dy nga filmat e tjerë që po pëlqehen shumë nga fëmijët, Turning Red the Clifford The Big Red Dog dhe të përfitojnë nga oferta. Gjatë vikendit gjithashtu do të ketë aktivitete për fëmijë si Facepainting dhe Coloring Pages.
Ngjarja e filmit Sonic The Hedgehog 2 vazhdon ku Sonic pasi që u vendos në Green Hills, ai do të tregojë se e ka atë që duhet për të qenë një hero i vërtetë. Prova e tij vjen kur Dr. Robotnik kthehet me një partner të ri, Knuckles, të cilët po kërkojnë një emerald mistik që ka fuqinë të shkatërrojë qytetërimin. Sonic bashkohet me ndihmësin e tij, Tails, dhe së bashku ata nisin një udhëtim global për të gjetur emeraldin përpara se të bjerë në duart e gabuara.
Ngjarja e filmit Turning Red, nga Pixar dhe Disney flet për Mei Lee një vajzë 13-vjeçare e cila është e ndarë mes të qenit vajza e bindur e nënës së saj dhe njëkohësisht duke u përballuar me kaosin e rinisë së saj. Si të mos mjaftonte kjo, kur ajo emocionohet shumë, shndërrohet në një panda të kuqe gjigande.
Ngjarja e filmit Clifford The Big Red Dog flet për Emily Elizabeth e cila takon një shpëtimtar kafshësh magjike, i cili i jep asaj një qenush të vogël të kuq, ajo kurrë nuk e priste që të zgjohej për të gjetur një qen gjigant në apartamentin e saj. Me nënën e saj larg për punë, Emily dhe xhaxhai i saj argëtues nisen në një aventurë.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. / KultPlus.com
Filmi i shumëpritur për këtë vit, Sonic the Hedgehog arrin në Cineplexx më 3 prill me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete për fëmije.
Filmi i bazuar nga video lojëra e famshme me të njëjtin emër, Sonic rikthehet në Cineplexx me pjesën e dyte. Këtë herë Sonic arrin me eventin Dita e Familjes ku do të mbahet këtë të diel më 3 prill. Duke filluar nga ora 11:30 gjatë eventit do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si facepainting falas dhe coloring pages. Shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit janë:
15x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer
Sa i përket ngjarjes së filmit, Sonic pasi që u vendos në Green Hills, ai është i etur të tregoje se e ka atë që duhet për të qenë një hero i vërtetë. Prova e tij vjen kur Dr. Robotnik kthehet me një partner të ri, Knuckles, të cilët po kërkojnë një emerald mistik që ka fuqinë të shkatërrojë qytetërimin. Sonic bashkohet me ndihmësin e tij, Tails, dhe së bashku ata nisin një udhëtim global për të gjetur emeraldin përpara se të bjerë në duart e gabuara. Aktorët kyresor në këtë film janë Jim Carrey dhe James Marsden.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 14:30.
Filmi i shumëpritur për fëmijë nga studio Dinsey dhe Pixar, Turning Red arrin në Cineplexx më 13 mars, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.
Njëri prej filmave të shumëpritur për fëmijë po arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si facepainting falas, coloring pages dhe befasi të ndryshme.
Filmi vjen nga studio Dinsey dhe Pixar dhe flet për Mei Lee një vajzë 13-vjeçare e cila është e ndarë mes të qenit vajza e bindur e nënës së saj dhe njëkohësisht duke u përballuar me kaosin e rinisë së saj. Si të mos mjaftonte kjo, kur ajo emocionohet shumë, shndërrohet në një panda të kuqe gjigande.
Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
10x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.