Filmi i shumëpritur për fëmijë nga studio Dinsey dhe Pixar, Turning Red arrin në Cineplexx më 13 mars, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shpërblime dhe aktivitete.
Njëri prej filmave të shumëpritur për fëmijë po arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si facepainting falas, coloring pages dhe befasi të ndryshme.
Filmi vjen nga studio Dinsey dhe Pixar dhe flet për Mei Lee një vajzë 13-vjeçare e cila është e ndarë mes të qenit vajza e bindur e nënës së saj dhe njëkohësisht duke u përballuar me kaosin e rinisë së saj. Si të mos mjaftonte kjo, kur ajo emocionohet shumë, shndërrohet në një panda të kuqe gjigande.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
10x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer
5x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga Mango
3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Okaidi
Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:
24x bileta për lojëra pa limit brenda ditës nga Blissville
5x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer Kosovo
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.