Elon Musk i është rikthyer sërish propozimit të tij të vjetër për vendosjen e çipave në trurin e njeriut me qëllim që të kontrollojnë kompjutetat dhe telefonat inteligjentë me anë të mendjes.
Këtë herë Musk ka ardhur me prova konkrete, ndërsa ka publikuar një video të një majmuni duke luajtur ping-pong me trurin e tij.
Teknologjia e njohur si “Neuralink” tashmë ka tronditur botën
Sipas Musk qëllimi kryesor i kësaj teknologjie është që çipat implantohen në trurin e njerëzve, duke i lejuar ata me paralizë të kontrollojnë gjëra si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët.
Ishte parashikuar që kjo gjë të ndodhte në fund të muajit tetor, por Musk ka lajmëruar shtyrjen e këtij projekti për një muaj më mbrapa.
Njeriu më i pasur në botë nuk dha asnjë shpjegim për vonesën.
Ai thjesht shkroi në Twitter: “Neuralink shfaqe më 30 nëntor.”
E themeluar në vitin 2016, Neuralink po zhvillon çipa truri të implantueshëm që futen në rajonet e mendjes që kontrollojnë lëvizjen.
Përfundimisht, kompania dëshiron të sigurojë implantet e saj për njerëzit për të rritur inteligjencën e tyre.
Qëllimi është të krijohet një ndërfaqe e plotë e trurit brenda 25 viteve.
Musk ka pohuar se teknologjia do të ndalojë që njerëzit të tejkalohen nga inteligjenca artificiale, e cila ai beson se një ditë mund të kthehet kundër nesh.
Neuralink thotë se tashmë ka futur çipat e saj në lëndën gri të minjve dhe derrave.
Por në fillim të këtij viti, firma u akuzua për mizori ndaj kafshëve mes pretendimeve se disa nga majmunët e përfshirë në teste kishin vdekur.
Disa ekspertë janë gjithashtu të shqetësuar se teknologjia mund të keqpërdoret. / Express / KultPlus.com