Clinton dhe Penny bashkohen për të shkruar romanin ‘State of Terror’

Derisa forcat amerikane u larguan nga Afganistani këtë verë dhe talebanët morën kontrollin, Hillary Clinton u përgjigj jo vetëm si një ish-sekretare e shtetit, por edhe si një romanciere, transmeton KultPlus.

“State of Terror’”, e përfunduar muaj më parë dhe që do të dalë këtë javë, është një thriller i shkruar nga Clinton dhe mikesha e saj Louise Penny.

Personazhi kryesor është Ellen Adams, është një sekretare e re e shtetit me një histori të njohur për vëzhguesit e Clinton.

Romani gati 500 faqësh kombinon detaje të tjera, siç është një kryesuesi i Shefave të Shtabit të Përbashkët, i cili sfidon udhëheqjen civile së bashku me eksplorimet e miqësisë.

Clinton ia kujtoj mikeshës së saj disa momente të veçanta të tyre, shkruan AP,  transmeton tutje KultPlus.

“A të kujtohet hera e parë që u takuam? Ishte në një restorant në New York”, tha ajo.

“Ju ishit në një ngjarje, mendoj se ishte ngjarja e parë personale paszgjedhore, në Boston, prandaj ti u vonove të vish në restorant” kujtoi Penny.

Ndryshe, libri është është formuar nga stili narrativ i Penny, nga përvojat qeveritare të Clinton, nga pikëpamja globale, por edhe nga disa gjëra që e kanë mërzitur Clintonin. / KultPlus.com