Fatmir Smani dhe Aulonë Nuhiu, balerinë nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës janë shpërblyer me çmimet ‘Kërcimtari më i mirë’ dhe ‘Kërcimtarja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar ‘Fini Dance Festival’, shkruan KultPlus.
Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës e cila për dy netë interpretoi shfaqjen ‘Shtegtim’ në dy qytet italiane, Villapiana dhe Altomonte, ka qenë e ftuar në festivalin ndërkombëtar për nderë të 50 vjetorit të themelimit./KultPlus.com

