“Grammy” mbahet për herë të parë sivjet në Las Vegas

Grammy-t mund t’i mungojnë sivjet yjet si Drake, The Weeknd dhe Kanye West si interpretues, por nata më e madhe në muzikë mund të shkëlqejë ende pasi ajo do të zhvillohet në Las Vegas.

Ceremonia këtë vit është zhvendosur në Las Vegas për herë të parë ndonjëherë me disa artistë që pritet të ofrojnë natë epike duke përfshirë: Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Jon Batiste. Çmimet u zhvendosën nga Los Angeles për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 dhe variantit Omicron në janar.

Vitin e kaluar, Grammy pati një atmosferë të festivalit muzikor, me pjesë të shfaqjes të mbajtura jashtë, në një mjedis me performanca të regjistruara paraprakisht.

Në ceremoninë e këtij viti pritet të ketë disa interpretues, duke përfshirë Rodrigo, Eilish, Lil Nas X, Jack Harloë, Brandi Carlile, Batiste, Silk Sonic, H.E.R., Chris Stapleton, Leslie Odom Jr. dhe Brothers Osborne.

Sa i përket çmimeve, risi këtë vit është se tri kategoritë kryesore janë zgjeruar me nga 10 kandidatë të nominuar. Bëhet fjalë për kategorinë: Ingjizimi i Vitit, Albumi i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Kategoritë në rritje do ta bëjnë konkurrencën më të fortë, por mund ta bëjnë zgjedhjen e një fituesi shumë më të vështirë. / KultPlus.com

Këta janë artistët që do të performojnë në ‘Grammy 2022’

Një numër artistësh kanë konfirmuar se do të performojnë në këtë ceremoni, të njëjtit janë po ashtu të nominuar në disa kategori kryesore.

Brothers Osborne, BTS, Brandi Carlile, Billie Eilish, Lil Nas X, Jack Harlow dhe Olivia Rodrigues janë emrat që do të performojnë këtë vit.

Ky edicion do të transmetohet drejtpërdrejtë nga zona MG Grand Garden Arena në Los Vegas dhe nikoqir i mbrëmjes është Trevor Noah.

3 prill është data kur do të mbahet edicioni i 64-të i çmimeve Grammy.

Kjo ngjarje e madhe ishte planifikuar paraprakisht të mbahej në janar të këtij viti, përkatësisht më datë 31, por për shkak të rritjes së rasteve me virusin Omicron, ngjarja ishte shtyrë për një datë tjetër.

Me vendim të organizatorëve u vendos të mbahej më 3 prill. / KultPlus.com

Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy për të dytin vit radhazi

Përhapja e madhe e variantit të ri COVID-19, Omicron, ka ndikuar në shtyrjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Grammy”, që është paraparë të mbahet më 31 janar të këtij viti, përcjell KultPlus.

Edicioni i 64-të i “Grammy” nuk ka shkuar siç është planifikuar për shkak të pandemisë.

Dy edicionet e fundit të këtyre çmimeve janë përcjellur me raste të njëjta, ku vitin e kaluar që ishte paraparë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021 – më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shtye për 14 mars, pasi në Los Angeles kishte probleme të mëdha me virusin.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021.

Jon Batiste prinë më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber. / KultPlus.com

Eminem bojkoton çmimet ‘Grammy’

Është një ndër artistët që ka bërë histori në Grammy por Eminem nuk do të marrë pjesë në eventin e famshëm të ndarjes së çmimeve. Reperi e ka bërë të qartë qëndrimin e tij gjatë viteve, dhe tashmë, në vazhdën e polemikave mbi procesin e nominimeve, fansat i janë rikthyer një interviste në të cilën reperi shpjegon se përse beson se organizatorët përdorin artistët e hop hop-it.

Ai thotë se i përdorin artistët si një “pikë shitjeje”, por kurrë nuk iu japin çmime. “Jam lodhur duke e parë. Për çfarëdo arsye, ata gjithmonë se mund të fitoni albumin e vitit. Unë u ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë që Jay dhe Kendrick nuk e morën atë çmim, dhe ndjeva se njëri prej tyre duhej ta merrte”, duke iu referuar eventit të 2017-ës ku Bruno Mars mundi dy ikonat e hip hopit duke marrë çmimin për albumin e vitit, transmeton KultPlus.

The Funniest Reactions to Eminem's Performance at the Oscars

“Mos na sillni më këtu që të na përdorni si shitje për shfaqjen tuaj dhe t’i mbani njerëzit në ankth çdo herë. Mos më kërkoni më të vij. Përgjigja ime është “Jo” për njëqind milionë vjet, nuk do të marr më kurrë pjesë në Grammy”, është shprehur i revoltuar reperi i famshëm. / KultPlus.com