Milan Kundera, shtetësia çeke e të cilit u rivendos vitin e kaluar pasi ai kishte kaluar më shumë se 40 vjet në mërgim, ka fituar një nga çmimet letrare më prestigjioze të Republikës Çeke, çmimin Franz Kafka.
Çmimi 10,000 dollarë, i organizuar nga Shoqata ‘Franz Kafka’ dhe qyteti i Pragës, zgjidhet nga një juri ndërkombëtare. Kryetari i Shoqërisë ‘Franz Kafka’, Vladimír Železný tha se Kundera fitoi për “kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën Çeke” dhe për një “reagim të padepërtueshëm” në kulturën evropiane dhe botërore, përcjellë KultPlus.
Sipas Železný, kur Kundera 91-vjeçar u morrë me telefon, autori tha se ai “me gëzim” e pranoi çmimin, veçanërisht për shkak të admirimit të tij për Kafkën, thuhet në The Guardian.
Poashtu, vlen të ceket se në fund të korrikut të këtij viti, Kundera vendosi të dhurojë bibliotekën dhe arkivin e tij privat në bibliotekën e qytetit të vendlindjes së tij Brno në Republikën Çeke, ku ai kaloi fëmijërinë e tij.
Ndër veprat më të famshme të autorit janë ‘Shakaja’, ‘Mosdija’, ‘Identiteti’ ‘Lehtësia e papërballueshme e qenies’ etj. / KultPlus.com