Tre shkencëtarë janë shpallur fitues të Çmimit Nobel për Fizikë për vitin 2021 për punën e tyre rreth të kuptuarit të sistemeve komplekse si klima e Tokës.
Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi u shpallën fitues të çmimit prestigjioz në konferencën për gazetarë, të mbajtur në Stokholm.
Fituesit do ta ndajnë mes vete shpërblimin prej 10 milionë kronash ose afro një milion eurosh, shkruan BBC.
Industrialisti suedez, Alfred Nobel, e ka themeluar çmimin e famshëm sipas vullnetit të tij, të lënë me shkrim vetëm një vit para vdekjes, më 1896.
Që nga fillimi i ndarjes së tij më 1901, Çmimin Nobel për Fizikë deri më tani e kanë fituar 218 individë. Vetëm katër prej tyre kanë qenë gra.
Fizikani John Bardeen e ka fituar Çmimin Nobel për Fizikë dy herë – më 1956 dhe 1972./KultPlus.com