Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është shpallur fitues për edicionin e vitit 2018-të të çmimit “Nonino”, shkruan KultPlus.
Ky çmim vlerëson figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul.
Lajmi është bërë i ditur në mediet italiane, menjëherë pas laureimit të Kadaresë, ndërsa ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t’i paraqitet Ismail Kadaresë nga Claudio Magris një anëtar i jurisë./ KultPlus.com