Bashkia e Lezhës ka organizuar për të tretin vit radhazi konkursin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”, edicioni i vitit 2023.
Konkursi kishte në konkurrim 44 vepra në tre gjini: prozë (roman), vëllim poetik, si dhe vepër studimore.
Juria e përbërë nga: Mark Simoni, Diana Çuli e Prof. Alfred Çapaliku vlerësuan me këto çmime:
• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për romani më i mirë u vlerësua shkrimtari Primo Shllaku me romanin “Pesha e padurueshme e pafajësisë”.
• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për vëllimin poetik më të mirë u vlerësua poetja Vlora Ademi me librin “Katërdhetë e pak”.
• Me çmimin At Gjergj Fishta për librin studimor më të mirë u vlerësua shkrimtari Gjon Marku me veprën “Gazullorët. Traditë në Rilindjen Evropiane”.
• U vlerësuan me “Çmim karriere” për kontributin e tyre në fushën e kulturës dhe letërsisë shqipe, shkrimtari e studiuesi i mirënjohur nga Kosova Sabri Hamiti, si dhe shkrimtari i njohur Agim Isaku.
• U vlerësuan me “Çmim karriere” (post mortum) për kontributin e tyre në fushen e kulturës dhe letërsisë shqipe dy shkrimtaret lezhjanë Ndue Gaspri dhe Daniel Gazulli./shqip.com/KultPlus.com