‘Kur…’

Poezi nga Leonard Cohen.

Kur heshtja duket aq e zhurmshme
dhe ti ndjen se vetëm je
ki besim dhe kthehu tek unë
të premtoj aty më ke.

Kur maja të duket e lartë
dhe zbritja është i vetmi kthim
zgjati duart dhe thirrmë
për ty jam gjer në amëshim.

Kur dyert janë mbyllur
dhe ti ndjen trishtim
unë do të të kthej buzëqeshjen
do të bëj të ndjesh gëzim.

Kur të kesh humbur çdo fuqi
dhe të jesh duke rënë
unë do të të ngre dhe jap shpresë
Të ndihmoj të qëndrosh në këmbë.

Dhe kur më në fund të vijë dita
që i lumtur buzë detit të ecësh
kur unë të ndjehem vetëm
shpresoj që ti të më presësh.

Por deri sa ajo ditë të vijë
dhe deri sa ti dritën të gjesh
dëgjoje zemrën, beso në mua
përjetë këtu do më kesh! / KultPlus.com

Lana Del Rey këndon këngën e Cohen me djalin e tij (VIDEO)

Lana Del Rey i është bashkuar Adam Cohen-it, për ta performuar duetin e një kënge të shkruar nga babai i këtij të fundit, Leonard Cohen.

Të dy ishin disa nga aktet që kënduan në nderim të Cohen në Montreal të Kanadasë.

Ata kënduan këngën “Chelsea Hotel No.2” që është pjesë e incizimit “New Skin for the Old Ceremony” që Cohen e kishte publikuar më 1974.

Elvis Costello, Feist, Sting ishin po ashtu disa nga pjesëmarrësit në këtë performancë nderuese për Cohen-in./ KultPlus.com

Lana & Adam / Chelsea Hotel

A post shared by Karyne Tremblay (@karynetremblay) on