Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa së fundmi kjo dyshje ka bërë bujë të madhe me dhuntinë e tyre të gërshetuar, shkruan KultPlus.
Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar edhe në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe. John e ka nderuar Lipën në mënyrën më të mirë të mundshme, pikërisht në koncertin e tij të fundit.
Teksa, kjo dyshe e fuqishme po merr vëmendje anembanë botës me zërat e tyre magjik që vinë të gërshetuara mrekullueshëm, nuk ka munguar as edhe një fotosesion për kopertinën e magazinës Variety.
Me mbishkrimin “Hitmakers 2022”, ata kanë pozuar këndshëm përkrah njëri-tjetrit. Energjia e tyre e madhe portretizohet edhe nëpërmjet fotografive, të cilat Lipa i ka postuar në rrjetet sociale, pak minuta më parë.
“DUA ELTON~ U zgjova nga gjumi 13 orësh për të parë këtë kopertinë dhe më bëri të pyesja nëse ende po ëndërroja? Faleminderit @variety që na keni vendosur në kopertinën e “Hitmakers 2022” – do duhet të krijoj kartolina festash me këtë në të “, ka shkruar ylli botëror, Lipa.
Më poshtë KultPlus ua sjell fotografitë e realizuara nga Peggy Sirota. / KultPlus.com