Ishulli Tonga ka raportuar rastin e parë me coronavirus që nga fillimi i pandemisë pasi një pasagjer që udhëtonte nga Zelanda e Re rezultoi pozitiv.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një fjalim në radio të premten, kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa konfirmoi se kishte një rast me COVID-19 midis 215 pasagjerëve që mbërritën nga qyteti i Christchurch.
E vendosur në verilindje të Zelandës së Re, Tonga është shtëpia e rreth 106 mijë njerëzve. Rreth 31 për qind e banorëve janë plotësisht të vaksinuar dhe 48 për qind kanë marrë së paku një dozë, sipas grupit kërkimor Our World in Data.
Ishulli është ndër vendet e pakta të mbetura në botë që ka shmangur shpërthimet e COVID-19. / KultPlus.com
Numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruara në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 160 milionë.
Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është mbi 3.32 milionë.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë në terma absolutë nga koronavirusi, me 32.8 milionë raste dhe 583 650 vdekje, ndjekur nga India dhe Brazili.
Në më pak se dy javë, tetë motra katolike vdiqën nga Covid-19 në një shtëpi pensioni në Wisconsin këtë muaj, shkruan The New York Times, përcjell KultPlus.
Ato ishin arsimtare, mësese të muzikës dhe linguiste, të cilat shërbenin pa ndalur për pjesën e shoqërisë që vuante nga varfëria.
Shtëpia ku ato qëndronin ishte shndërruar në një residence për gratë e moshuara, teksa e para nga tetë motrat vdiq më 9 dhjetor. Të tjerat pasuan të marten, të premtën e kështu me radhë tha zëdhënsja e kësaj shtëpie, Trudy Hamilton.
Mosha e tyre varionte nga 91 deri në 88 vjeç.
“Ishte mjaft tronditëse për një kohë të shkurtër. Biografitë e tyre të plota nuk ishin në dispozicion menjëherë, ndërsa administratorët po përpiqeshin të merreshin me humbjen e zymtë të kaq shumë njerëzve që vdisnin në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, tha Hamilton.
Tutje ajo theksoi se ekspertët thonë se të moshuarit janë më të prekshëm nga virusi.
“Motrat jetuan bashkërisht, ashtu si banorët që jetonin në shtëpi pleqsh, të cilat janë goditur veçanërisht nga pandemia”, shtoi Hamilton. /The New York Times/ KultPlus.com
Shefi i zyrës rajonale të OBSH’së për Evropën u ka bërë apel të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi për Krishtlindje duke insistuar se nuk ia vlen të rrezikohen dhe të infektohen me Covid-19.
Në një deklaratë të Hans Kluge, thuhet:
“Ka një dallim mes asaj që ju lejohet të bëni nga autoritetet dhe asaj që duhet të bëni. Ne kemi edhe disa muaj të tjerë sakrifice përpara dhe mund të sillemi tani në një mënyrë që do të na bëjë krenarë të gjithëve. Kur të kthejmë kokën prapa për të kujtuar këto kohë të paprecedenta, unë shpresoj që të gjithë të ndjejmë se kemi vepruar me shpirtin e humanizmit për të mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë”.
Kluge thotë se shkatërrimi i shkaktuar nga pandemia ka goditur rëndë komunitetet në Evropë duke paralajmëruar veçanërisht për pasojat te shëndeti mendor. Covid-19 ka detyruar familje dhe komunitete të ndahen, ka falimentuar biznese dhe ka privuar njerëzit nga mundësitë që një vit më parë dukeshin të sigurta.
Nga ankthi për prekjen nga virusi, pasojat psikologjike të izolimeve dhe vetizolimi e deri tek pasojat e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social, pasojat shëndetësore të kësaj pandemie do të jenë afatgjata dhe do të shkojnë shumë larg. Ajo që ka rezultuar – thotë ai – është një krizë në rritje e shëndetit mendor në Evropë. / gazetaexpress/ KultPlus.com
Kryetari i kryeqyetit, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi ka propozuar që çdo qytetari të Prishtinës që ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe që është në listat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik t’iu ofrohen 50 euro si ndihmë, shkruan KultPlus.
Ahmeti ka bërë të ditur se këtë propozim së shpejti do ta dërgojnë edhe në Kuvendin Komunal për aprovim.
“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor’’, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij.
Tutje, ai ka thënë se pavarësisht që është shumë modeste, shpreson që këtë shembull ta ndjekin edhe komunat tjera nëpërmjet Qeverisë.
‘’Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë’’, është shprehur Ahmeti.
Ai ka thënë se është dakorduar me partnerët e koalicionit, teksa presin edhe mbështetjen e partive tjera politike të Kuvendit Komunal në Prishtinë. /KultPlus.com
Qendra e sporteve dimërore në Moskë është kthyer në spital për trajtimin e pacientëve me koronavirus për shkak të ngritjes së numrit të rasteve në valën e dytë, njofton agjencia Reuters.
Mjekët rusë kanë thënë se palestra do të shërbejë si spital i përhershëm për shkak se kapacitetet ruse po tkurren për çdo ditë, si pasojë e ngritjes enorme të rasteve me infektime.
Në këtë qendër janë të vendosura të gjitha pajisjet mjekësore për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve, ka bërë të ditur mjeku përgjegjës, Andrei Shkoda. Ai ka thënë se Qeveria ruse ka investuar në pajisje digjitale, që mjekëve të mos u mungojnë pajisjet dhe aparaturat e nevojshme.
Rusia po përballet me më shumë se 22 mijë raste të reja me koronavirus brenda një dite, duke ngritur alarmin nga radhët e mjekëve se vendi mund të ngelet pa burime të mjaftueshme për të gjithë pacientët e shtruar.
Rusia ka bërë të ditur javën e kaluar se vaksina “Sputnik V” ka rezultuar me 92 për shkallë efikasiteti në mesin e vullnetarëve, ani pse janë testuar vetëm disa dhjetëra sosh. Kremlini po mundohet të ruajë hapin krahas laboratorëve perëndimorë. Kompanitë “Pfizer” dhe “BionTECH” tashmë kanë bërë të ditur se vaksina e tyre ka rezultuar me 90 për qind shkallë efikasiteti gjatë testimeve në mijëra pacientë të prekur me koronavirus. /gazeta express/ KultPlus.com
Mbi 9 mijë e 400 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë mbushur me pacientë.
Një spital i veçantë për këta pacientë, është i domosdoshëm në këtë kohë kur numrat e të infektuarve po rriten çdo ditë, thonë në Klinikën Infektive në QKUK.
Për të gjetur një zgjidhje për këtë, më 20 shtator, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, tha se Spitali COVID-19 me 500 shtretër, do të jetë gati shumë shpejt.
“Po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijim do ta bëjë gati ‘Spitalin për COVID-19’, me 500 shtretër në Prishtinë”, kishte shkruar ndër të tjera ministri Zemaj në profilin e tij në Facebook.
Por, ky spital me këta shtretër për të cilët kanë nevojë klinikat në QKUK, ende nuk është gati.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë një përgjigje gjatë së enjtes nga ministri Zemaj për të ditur më shumë se kur do të jetë gati ky spital, mirëpo ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përballjen me COVID-19 e ka cilësuar si ‘një situatë të luftës’, pas vizitës që bëri të enjten në Klinikën Infektive, bashkë me ministrin Zemaj.
Hoti ka kërkuar të rritet efikasiteti në ofrimin e shërbimeve në QKUK dhe në spitalet rajonale, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të valës së dytë të pandemisë.
“Jemi duke bërë përpjekje maksimale bashkë me stafin mjekësor që të përmirësojmë furnizimin me oksigjen, të adaptojmë klinikat me shtretër shtesë, të angazhojmë krejt stafin, mjekë nëpër fusha të ndryshme, që të bëjnë punën ekipore për t’u dalë në ndihmë pacientëve”, tha kryeministri Hoti.
Klinikat në QKUK, të mbushura me pacientë
Në dy javët e fundit, në Kosovë është rritur numri i testimeve për COVID-19 dhe po ashtu është rritur edhe numri i të infektuarve dhe i të vdekurve.
Në shumicën e klinikave në QKUK, është duke u punuar me kapacitete të plota dhe ato janë të stërmbushur me pacientë. Situatë e njëjtë është edhe në spitalet rajonale.
Infektologu Salih Ahmeti tregon për Radion Evropa e Lirë se në javët e fundit, nuk kanë mundur t’i pranojnë në Klinikën Infektive të gjithë ata pacientë që kanë pasur nevojë për hospitalizim.
Ata janë dërguar në klinika të tjera, si në Pulmologji apo edhe në Mjekësinë Sportive.
“Në dhjetëditëshin e fundit është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë të domosdoshme për hospitalizim. Kryesisht janë raste të rënda, raste të cilat duhet të hospitalizohen dhe duhet të trajtohen me urgjencë. Në Klinikën Infektive ka dy javë apo dhjetë ditë që punojmë me kapacitete të plota”, thotë Ahmeti.
Infektologu Ahmeti thotë se një spital i tillë me 500 shtretër, është i domosdoshëm në këtë kohë, marrë parasysh se me fillimin e stinës së dimrit, situata epidemiologjike do të vështirësohet edhe më shumë.
“Është më se i nevojshëm dhe ai spital duhet të jetë në dispozicion tonin sa më parë. Dashtë Zoti të mos kemi nevojë ta shfrytëzojmë, por ne duhet të përgatitemi për rastet më ekstreme të kësaj epidemie. Ne kemi nevojë të kemi numër më të shtuar të shtretërve për personat që kanë nevojë për hospitalizim dhe në mënyrë të veçantë ata që kanë nevojë për kujdes intensiv”, thotë Ahmeti.
Çfarë është Spitali COVID-19?
Me qëllim të rritjes së kapaciteteve për t’u përballur sa më mirë me pandeminë e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), synojnë të bëjnë gati ‘Spitalin COVID-19’.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, objekti i Klinikës Emergjente do të adaptohet për nevojat e pacientëve me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Spitali COVID-19 është paraparë të ketë 500 shtretër dhe do të hospitalizohen kryesisht pacientët me COVID-19.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 22 tetor, pati deklaruar se janë duke përgatitur infrastrukturën në QKUK, që të ketë sa më shumë shtretër në dispozicion për pacientët me COVID-19.
Kosova po përgatitet për rritje të rasteve me COVID-19
Krasniqi kishte thënë se janë në përfundim të punimeve në objektin e Mjekësisë Sportive, për t’u vendosur shtretër shtesë, si dhe është duke u bërë zgjerimi i rrjetit me oksigjen dhe furnizimit të pajisjeve me oksigjen për gjitha spitalet në Kosovë.
Që nga fillimi pandemisë në muajin mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë është 26,888. Prej tyre, 784 pacientë kanë humbur jetën dhe 16,685 janë shëruar, derisa janë edhe 9,418 raste aktive.
Të enjten, Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten, nga ora 18:00. /gazeta express/ KultPlus.com
Rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese dhe i kërkon qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.
Deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes, transmeton KultPlus.
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.
Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.
Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.
Koncepti i imunitetit të tufës u përmend, në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve. / KultPlus.com
Në këtë kohë kur gjithë bota është në luftë ndaj një virusi të padukshëm, janë mjekët ata që janë në krye të detyrës.
Janë bërë shumë kampanja në përkrahje të mjekëve që gjenden në vijën e parë të frontit, në mënyrë që të tregohet mirënjohja për mantelbardhët.
Në Kosovë që prej rasteve të para që u paraqitën me COVID-19, mjekët janë në detyrë.Por janë tre mikrobiologe që punojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, e që puna e tyre lidhet direkt me testimet që bëhen për koronavirus.
Bëhet fjalë për Pranvera Abazin, Donjeta Pllana dhe Zana Kacaniku – që janë tre gra mikrobiologe që merren ekskluzivisht me testimet për COVID-19.
Ato punojnë me orar të tejzgjatur pasi janë ndër ekspertet e vetme të kësaj lëmie në Kosovë.
Të trija janë heroinat e ditëve të pandemisë.
Ato po punojnë ditë e natë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të personave të infektuar me koronavirus.Abazi, Pllana e Kacaniku i marrin të gjitha mostrat e të dyshurëve me COVID-19 dhe i testojnë në Departamentin e Mikrobiologjisë.
Deri dje më 28 prill ato kanë testuar 6.995 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 e prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 790 raste, ndëresa 22 raste kanë ndërruar jetë.
Që nga 8 shkurti kur ka filluar testimi për koronavirus edhe në Kosovë, 536 rsate janë aktive dhe 232 të tjerë të shëruar.
Ja emrat e tyre: Zana Kacaniku, Donjeta Pllana, Pranvera Abazi. Insajderi / KultPlus.com
Në një artikull të fundit, “CNN” ka vendosur t’i nderojë disa prej personaliteteve publike, që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Përmes një artikulli të postuar në uebfaqen e tyre zyrtare, “CNN” e ka nderuar jetën dhe karrierën e tyre, duke ia kujtuar fansave trashëgiminë që ata e kanë lënë pas.
Në listën e personaliteteve të cilët vdiqën gjatë këtij viti nga koronavirusi janë përfshirë: aktori Mark Blum, i cili vdiq në moshën 69-vjeçare, shefi i njohur i kuzhinës Floyd Cardoz, i cili ishte vetëm 59-vjeçar, dramaturgu Terrence McNally, që ishte 81-vjeçar, autorja 86-vjeçare, Patricia Bosworth, producenti muzikor Hal Willner, i cili vdiq në moshën 64-vjeçare, aktori Lee Fierro, 91-vjeçar, aktori Jay Benedict, i cili vdiq në moshën 68-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi, ylli i muzikës jazz, Manu Dibango, vdiq në moshën 86-vjeçare, aktori dhe trajneri i dialektit 76-vjeçar, Andrew Jack dhe muzikantët, Ellis Marsalis, i cili vdiq në moshën 85-vjeçare, Adam Schlesinger, 52-vjeçar dhe John Prine, që ishte 73-vjeçar.
Në situatën e krijuar prej COVID-19, fëmijët janë ata që duan të ndjehen më të sigurt.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë disa rekomandime me prindërit që t’i zbatojnë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19. Sipas OBSH, koha që shpenzohet për fëmijët, i bën të ndjehet e sigurtë.
“Provoni të shkëputeni për 20 minuta duke bërë diçka që zgjedhin fëmijët – si p.sh., të luani një lojë apo të lexoni – së bashku me ta. Mos përdorni as telefon e as TV, duke u përqendruar vetëm tek ata. Koha që shpenzoni vetëm për vetëm me ta do t’i bëjë të ndihen të sigurt dhe të dashur”, këshillon OBSH. /atsh/ KultPlus.com
Producenti i dialekteve dhe aktori i “Star Wars”, Andrew Jack, ka vdekur në moshën 76 vjeçare, pas komplikimeve me coronavirus, shkruan Hollywood Reporter
Atij iu besuan leximi i thekseve greke dhe trojane për “Troy” të vitit 2004 dhe formimi i thekseve të “tokës së mesme” për trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”.
Andrew Jack, një producent i dialekteve që hartoi thekse për filmat e fundit të “Star Wars” dhe trilogjinë “Lord of the Rings”, vdiq të martën në mëngjes për shkak të komplikimeve nga COVID-19, sipas raportimeve. Ai ishte 76 vjeç.
Jack vdiq në spitalin e “Shën Pjetrit” në Chertseey, një qytet në Anglinë juglindore, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi për TMZ edhe një përfaqësues i tij.
Ai ishte jashtëzakonisht i pavarur dhe i dashuruar me gruan e tij, Gabrielle Rogers, e cila ushtronte të njëjtin profesion.
Rogers po qëndron e mbyllur në karantinë në Australi, pasi kishte udhëtuar javën e kaluar, andaj nuk ishte në gjendje ta shihte në minutat e fundit të jetës së tij. Ekziston mundësia që të mos mbahet as funerali për Jack.
Ai luajti Caluan Ematt në trilogjinë e re të “Star Wars”. Projekti i tij i fundit ishte Warner Bros.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha të martën se virusi Covid-19 është kriza më sfiduese më të cilën është përballur njerëzimi që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shefi i OKB-së e publikoi një plan të ri për t’i luftuar efektet sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit dhe bëri thirrje që bota të veprojë e bashkuar për ta lehtësuar goditjen ndaj popujve.
Ai tha se virusi paraqet stress për të gjithë në botë dhe ka efekte ekonomike që do të sjellin një recesion që ndoshta nuk mund të krahasohet me diçka tjetër në të kaluarën e vonshme, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
“Kombinimi i këtyre dy fakteve dhe rreziku që virusi sjell për t’i shtuar trazirat, konfliktet dhe mungesën e stabilitetit na bëjnë të besojmë se kjo është vërtet kriza më sfiduese me të cilën jemi përballur që nga lufta e dytë botërore”, tha Guterres.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje më të fuqishme dhe më efektive kundër efektit shkatërrues të virusit, duke thënë se kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë bëhen bashkë dhe i harrojnë lojërat politike dhe kuptojnë se në pyetje është i tërë njerëzimi.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara, 5 deri në 25 milionë vende pune do të shuhen në mbarë botën si pasojë e krizës. / KultPlus.com
Ky mjek sakrifikoi veten në betejën kundër coronavirusit, dhe tani bota i ka treguar atij që e vlerëson atë duke u organizuar për ta ndihmuar pasi një tornado i ka shkatërruar shtëpinë e tij.
Doktori Jared Burks nga Arkansas u bë viral pasi postoi një foto në mediat sociale, ku komunikoi me fëmijën e tij përmes dritares.
Ai vendosi që do të merrte pjesë aktive në luftën kundër coronavirusit dhe do të izolohej nga gruaja dhe fëmija gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin e tyre.
Doktori vazhdoi të punojë në dy ndërrime, kushtuar kujdesit për pacientët dhe jetesës në shtëpi, dhe të dashurit e tij u zhvendosën tek prindërit e gruas së tij për ca kohë. Fotografia që u bë një hit viral është kur Burks i viziton ata i prek dorën të birit të tij përmes xhamit të dritares.
Por këto ditë shtëpia e tij u godit nga një tornado dhe u shkatërrua plotësisht.
Për fat të mirë, djali i tij 1-vjeçar dhe gruaja e Burks nuk jetonin në shtëpi në atë kohë, dhe Burks i mbijetoi tornados edhe pse ishte brenda.
Bashkëshortja e tij Alicia shkroi në profilin e saj në Facebook:
“Ne të gjithë jemi të sigurt. Shtëpia jonë është zhdukur. Jared ishte brenda, por mbijetoi me mëshirën hyjnore. Unë dhe Zack ishim në shtëpinë e nënës sime. Lutuni për ne ndërsa mbledhim copat”. /Reporteri.net /KultPlus.com
Çka po ndodh???? Çfarë është ky virus!!!??? Nuk i prek shtatzënat. Më së paku i sulmon fëmijët. Më së shumti i helmon të papërgjegjshmit. I shtyn të rinjtë që të kujdesen për pleqtë. Na detyron me forcë të pushojmë, na jep pushim më të gjatë vjetor dhe orar të shkurtuar pune. Na shtyn të rrimë më shumë me fëmijët tanë. U jep kohë bashkëshortëve, partnerëve, miqve, fqinjëve që të njihen sa më mirë, u jep kohë për dashuri. Na mëson prioritetet dhe mbrojtjen e shëndetit. Na shtyn vetë ta pjekim bukën. Na mëson të mos ngutemi. Na mëson të mos e ndotim jetën. Të pastrojmë natyrën. Ulë frekuentimin në autostrada dhe pakëson aksidentet. Na dëbon prej kafeneve dhe bastoreve. Na shtyn të jemi humanë. Na mëson se nuk të ndihmon paraja, vilat, veturat, jahtet, këtu ose në një qytet tjetër, por njeriu, njeriu i vërtetë dhe i guximshëm. Na mëson t’i çmojmë vlerat e vërteta. Na mëson ta çmojmë jetën e tjetrit. Na fut në kafaz, teksa speciet tjera janë jashtë. Na mëson se pak rëndësi ka kombi e religjioni. Na mëson për një shpërndarje të drejtë dhe të ndershme. Na mëson se vlera e vërtetë është humanizmi dhe vullnetarizmi i organizuar. Na heq maskat e rrejshme nga fytyrat lakmitare. E zvogëlon prostitucionin, kriminalitetin, larjen e parave, ua humb vlerën korporatave, u jep shans vendeve që t’i kthehen vetes. Na mëson se ballkoni dhe oborri kanë më shumë vlerë se sa banesa dhe shtëpia. Na mëson se edhe i mbyllur në burg mund të jesh i lumtur dhe i lirë. Na shtyn drejt dijes, që ta kërkojmë informacionin e vërtetë dhe jo të rremë. Na mëson se një metër rreth nesh është hapësira jonë intime dhe gjithçka përtej saj mund t’ua japim atyre që ua besojmë jetën. Na mëson se sjellja është vlerë e madhe dhe nuk është rregull i kotë ta lëvizim kokën teksa përshëndesim. Na mëson t’i lajmë duart më shpesh, por edhe mendjen tonë nga papastërtitë e qytetërimit. Na mëson ta ruajmë dhe ta respektojmë natyrën, sepse jemi pjesë e saj. I shtyn qeveritë dhe politikën të bashkëpunojnë. Na mëson se kur ndodh e keqja në një shtet apo kontinent tjetër, kur u ndodh popujve të tjerë larg nesh, në fakt ata janë pranë nesh edhe pse nuk mund të jenë aq afër. Na shtyn të dëgjojmë se çdo ditë kanë vdekur e vdesin tetë mijë fëmijë të pafajshëm ndaj të cilëve kemi qenë indiferentë. E çliron botën nga helmet industriale dhe njerëzore. Na mëson të bëhemi njerëz, njerëz të mirë. Njerëz… Çka është ky???? Na hapi veshët e sytë. Mendojeni se çfarë na bën ky virus: na mëson të bëhemi njerëz. Të bëhemi ata që jemi. / KultPlus.com
Këngëtari i muzikës “country” Joe Diffie ka vdekur në moshën 61 vjeçare.
Këngëtari ishte i infektuar me koronavirus dhe ka vdekur pas komplikimit të gjendjes, shkruan Variety.
Të premten, Diffie u bë personi i parë publik i muzikës “country” që e bëri publike që ishte i prekur me Covid-19, transmeton KOHA.
“Jam nën kujdesin e profesionistëve shëndetësorë duke marrë terapi. Unë dhe familja ime jemi duke kërkuar privatësi në këtë kohë. Iu kërkojmë të gjithë publikut dhe fansave të mijë të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë kësaj pandemie”, kishte thënë ai.
Disa nga këngët e Diffies ishin “Third Rock from the sun”, “Pickup Man” dhe “Bigger than the Beatles”. / KultPlus.com
Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari është diagnostikuar me infeksionin e coronavirusit.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit të Republikës të martën.
Siç thuhet më tej, gjendja e Ahtisaarit, i cili është 82 vjeç është stabile.
Ahtisaari është një politikan finlandez, Presidenti i dhjetë i Finlandës (1994–2000), një laureat i Çmimit Nobel për Paqen dhe një diplomat dhe ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara.
Ahtisaari ishte një i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.
Në tetor 2008, atij iu dha Çmimi Nobel “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe mbi më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”.
Deklarata Nobel thoshte se Ahtisaari ka luajtur një rol të spikatur në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe të zgjatura, përfshirë ato në Namibia, Aceh (Indonezi), Kosovë dhe Irak.
Ndryshe, Zyra e Presidentit të Republikës të Finlandës kishte raportuar për prekjen nga coronavirusi edhe të bashkëshortes së tij, zonjës Eeva Ahtisaari, të shtunën.
Eeva Ahtisaari është 83 vjeçe. Ajo gjithashtu u tha se është në gjendje të mirë.
Ndërkohë bëhet e ditur se Finlanda ka konfirmuar 700 raste të coronavirusit dhe një vdekje nga virusi. / KultPlus.com
Producenti i njohur muzikor, Andrew Watt, i cili gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me yje të shumtë si: Ozzy Osbourne, Liam Gallagher, Justin Bieber, Post Malone, Rita Ora dhe Cardi B, përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar lajmin se është diagnostikuar me COVID-19.
“Para 12 ditëve, në mëngjesin e 6 marsit, fillova të ndihem keq sikur të isha goditur nga autobusi. Nuk mund të lëvizja nga shtrati për disa ditë dhe fillova të kem temperaturë. Pasi u vizitova nga mjeku në shtëpinë time, ai më tha se jam prekur nga gripi i thjeshtë dhe nuk ka gjasa të diagnostikohem me koronavirus, kjo pasi nuk kisha udhëtuar jashtë shtetit dhe i vetmi vend ku shkoja përveç shtëpisë sime, ishte studioja incizuese. Ai më udhëzoi t’i marr ilaçet, Tamiflu dhe Tylenol, për ta ulur temperaturën… por dridhjet, djersitja dhe ethet nuk po më kalonin. Në këtë pikë fillova të kollitem dhe mezi qëndroja zgjuar, kështu që menjëherë shkova në spital ku iu kërkova mjekëve të më testonin për CODIV-19. Por për shkak të rregullave federale, ata refuzuan të më testonin për këtë sëmundje. Meqenëse simptomat vetëm sa po më përkeqësoheshin, mjekët ma bënë një skanim të gjoksit me rreze X dhe zbuluan se kam pneumoni të rëndë. Përfundimisht, më diagnostikuan me koronavirus,” ka deklaruar Watt përmes një postimi në Instagram.
Muzikanti i njohur aktualisht është duke e marrë veten nga kjo gjendje e rëndë shëndetësore, si pasojë e së cilës po merr oksigjen me ndihmën e aparaturave. Watt i ka bërë thirrje të gjithëve ta marrin seriozisht pandeminë e koronavorusit, dhe të kujdesen për shëndetin e tyre duke i respektuar rregullat e izolimit nga të tjerët, sidomos personat në moshë të shtyrë, transmeton Koha.
Andrew Watt dhe Rita Ora, ishin në lidhje romantike për më shumë se një vit. Fillimisht ata ishin miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, para se të binin në dashuri me njëri-tjetrin. Edhe pse kjo lidhje nuk funksionoi, ata vazhdojnë të kenë raporte të mira mes tyre. / KultPlus.com
Që nga mesnata, ligji për parandalimin e koronavirusit ka hyrë në fuqi.
Jeta publike është e kufizuar ashpër, pasi sot ekzistojnë edhe kontrolle nga policia. Lokalet e hotelerisë mund të hapet sot deri në orën 15.00. Universitetet, shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura, raporton gazeta “derstandard.at”.
Këshilli Kombëtar dhe Këshilli Federal miratuan të dielën " Ligjin e Coronës", i cili përcakton themelet ligjore për mbylljen e vendeve publike, siç janë fushat e lojërave dhe për kufizimet në tregti dhe hotelieri. Një fond me vlerë katër miliardë euro do të jetë në shërbim për të gjitha llojet e ndihmës, nga puna me orar të shkurtuar, ndihma për sipërmarrës dhe kompani deri tek blerja e gjërave të nevojshme për sektorin e shëndetësisë.
Qeveria e Austrisë bën thirrje për kufizimin e daljeve në gjithë Austrinë. Ekzistojnë vetëm tri arsye për përjashtime të largimit nga shtëpia: punë profesionale që nuk mund të shtyhen, nevojat urgjente (ushqimi) dhe nëse urgjentisht duhet të ndihmoni njerëzit e tjerë.
Trafiku ajror së shpejti do të ndërpritet në masë të madhe. Austriakët jashtë vendit duhet të "bëjnë rrugën e tyre" për në shtëpi urgjentisht, njofton albinfo.ch.
Takimet do të ndalohen plotësisht në të ardhmen. Në asnjë vend nuk duhet të qëndrojnë ose të takohen më shumë se pesë persona në të njëjtën kohë. Sipas Kancelarisë Federale, kufizimet në hapësirën publike do të kontrollohen nga policia nga e hëna e tutje, dhe nëse është e nevojshme ato mund të rezultojnë edhe me gjobë të rëndë administrative. Autoriteteve iu dha autoriteti të përdorin masa shtrënguese nga Këshilli Kombëtar. Nëse dëshironi të dilni jashtë në raste urgjente, "këtë mund ta bëni vetëm ose me njerëzit me të cilët jetoni" tha Kancelari Kurz.
Masa më të rrepta po zbatohen për landin Tirol. Atje ka kufizime të trafikut që përfshijnë një rrugëdalje të gjerë. Askujt nuk i lejohet të largohet nga shtëpia apo banesa e tyre pa ndonjë arsye të vlefshme. Megjithatë, kjo nuk vlen për nevojat themelore ose mjekësore. Gjithashtu dalja me qen është ende e lejuar, ose nëse patjetër është e nevojshme të shkoni në punë. Këto masa fillimisht janë paraparë për një javë.
Dyqanet ushqimore, farmacitë, bankat, dyqanet e cigareve, pompat e benzinës dhe disa dyqane të tjera mbeten të hapura – por ligji i planifikuar duhet të parashikojë trajtimin e blloqeve nëse është e nevojshme.
Në gjithë Austrinë deri të hënën në mëngjes janë regjistruar 959 raste të konfirmuara të infeksionit me koronavirusin. Shumica e rasteve ishin në Tirol. Një i moshuar 69-vjeçar i ardhur nga Italia, i cili kishte një sëmundje të mëparshme është vdekja e parë në të gjithë Austrinë si rezultat i epidemisë së koronës. Një vdekje e dytë u raportua të dielën, por konfirmimi i infeksionit është ende në pritje. Gjashtë persona aktualisht konsiderohet se janë shëruar. Gjermania mbylli kufijtë e saj me Austrinë të hënën, në orën 8.00 të mëngjesit. Ekzistojnë përjashtime për banorët që jetojnë në ato rajone dhe për qarkullimin e mallrave.
Kushdo që ka qenë në komunat: Ischgl, Kappl, Shih, Galtür, Heiligenblut ose Shën Anton am Arlberg që nga 28 shkurti është i thirrur të shkojë në izolim në shtëpi. Kushdo që ka pasur kontakte me njerëz që kanë qenë në këto rajone, duhet gjithashtu të izolohen. Kjo vlen gjithashtu edhe nëse asnjë simptomë nuk vërehet aktualisht. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Ylli i dikurshëm i filmit “James Bond”, Olga Kurylenko, pas testimit ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vet aktorja, të dielën mbrëma.
40-vjeçarja e cila e portretizoi rolin e Camille Montes në filmin e vitit 2008, “Quantum of Solace”, tha se është diagnostikuar me koronavirus pasi për një javë i kishte pasur simptomat e kësaj sëmundjeje, si temperatura dhe lodhja e tepërt, transmeton Koha.
Tani, aktorja po ballafaqohet me fazën e izolimit në shtëpi, me ç’rast mbrëmë e ndau një fotografi me fansat e saj në Instagram me mesazhin, “Kujdesuni për veten dhe merreni seriozisht këtë pandemi”.
Ylli i filmit “The Death Of Stalin” e cila ka lindur në Ukrainë por tani e posedon shtetësinë franceze, ka më shumë se një dekadë që jeton në Londër. Besohet se atje është edhe duke e kaluar periudhën e vetizolimit.
“Për ta ulur temperaturën, mjekët kanë thënë të përdorë paracetamol. Dhe kështu jam duke bërë. Natyrisht, po vazhdoj të marrë vitamina për ta rritur imunitetin, si dhe po konsumojë më shumë hudhër. Po ashtu, konsumoj shumë ujë me limon. Kjo është e tëra që mund të bëjë,” citohet të ketë thënë aktorja.
Diagnoza e Kurylenkos vjen disa ditë pasi aktori, Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson, u bënë yjet e parë të Hollywoodit që e pranuan se janë prekur me koronavirusi.
Çifti ishte dërguar në spital në Australi, ku Hanks po e xhironte një film për Elvis Presleyn, me regji të Baz Luhrmannit. Çdo person që ka pasur kontakt me dyshen e famshme gjatë qëndrimit të tyre në Australi, ishte urdhëruar të vetizolohet.
Sipas “The Hollywood Reporter”, Olga Kurylenko së fundmi i ka përfunduar xhirimet e filmit të ardhshëm, “The Bay Of Silence”. Ende nuk dihet nëse edhe dikush tjetër do të detyrohet të vetizolohet si pasojë e rezultimit të saj pozitiv me koronavirus. / KultPlus.com
“A e dini kush është gjëja më dramatike? Të shohësh pacientët që vdesin të vetmuar, t’i dëgjosh teksa të luten për të përshëndetur fëmijët apo nipërit”.
Doktoresha Francesca Cortellaro, nga spitali San Carlo Borromeo në Milano, është një nga shumë pjestarët e stafit mjekësor në Itali që po përballet në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit. Ajo tregon për mediat momentet e fundit në jetë të shumë pacientëve, që sic thotë, mbeten të kthjellët deri në momentin e fundit, kur e kuptojnë që poi kin nga kjo botë.
Teksa dëgjon rrëfimet e saj dhe të kolegëve të saj, e kupton që nuk je në një film, kupton që katastrofa ka mbërritur, që të gjitha këto fytyra të mbuluara, të gjitha këto duar të shtrira, luftojë dëshpërimisht për të dalë jashtë. Në një rrëfim për gazetën italiane Il Giornale, Francesca Cortellaro përshkroi se si një gjyshe që po mjekonte kohët e fundit i kishte kërkuar asaj të shihte nipin e mbesën për të fundit herë.
“Unë nxora telefonin dhe i thirra në video. Ata i thanë lamtumirë. Deri tani kam një listë të gjatë të thirrjeve video. Unë e quaj atë një listë lamtumire.” tha ndër të tjerë mjekja. Profesor Stefano Muttini, shef i reaminacionit e pranon. “Kam përshtypjen se kam përfunduar brenda një tsunami, që sado që ti lufton, nuk do mundesh kurrë ta ndalësh. Problemi kryesor që kemi është të gjejmë vende të reja. Reanimacioni im kishte 8 shtretër, pastaj munda të shtoj 7, pastaj 8 të tjerë dhe në fund 16, duke shkuar në 31 shtretër. Kjo është një nga ato situatat kur për herë të parë ndjehem i sfiduar”.
Carlo Serininjë tjetër mjek tregon një tjetër histori. “Jam reanimator prej vitesh, por tani është ndryshe. Sonte iu afrova një të moshuari, I kishim vendosur kaskën për frymëmarrjen e drejtuar. Ai shihte përreth i trembur. Kur iu afrova po më pëshpëriste: Është e vërtetë, jam rëndë? Kryqëzova shikimin me të dhe e kuptova që nuk më kishte mbetur më një përgjigje”. Bergamo, në rajonin e Lombardisë në afërsi të Milano, është ndër qytetet italiane më të prekur nga koronavirusi.
Varrezat ngjitur janë mbyllur për publikun për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. E gjithë Italia është në izolim. Të gjitha tubimet dhe ceremonitë, përfshirë dhe funeralet, janë të ndaluara. Ndërkohë numri i viktimave dhe të prekurve vijon të rritet./konica.al / KultPlus.com
Konsullja Shqiptare në Milano Anila Pojani në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin “Real Story” në “News 24” ka konfirmuar faktin se në Itali ka ndërruar jetë edhe një shqiptare me origjinë nga Durrësi.
Pojani jep edhe detaje për këtë rast të rëndë, duke u shprehur se edhe familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.
“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.
Anila Pojani deklaroi më pas se situata nga virusi në shtetin italian paraqitet e rëndë, duke vlerësuar se në vendin fqinj janë mbi 8000 persona të prekur nga koronavirusi dhe ka rreth 450 viktima deri në këto momente.
“Nga të dhënat e Drejtorisë të Emergjencave Civile flitet se në Itali janë mbi 8000 të prekur, nga të cilët rreth 800 janë të shëruar dhe rreth 450 kanë ndërruar jetë, të gjithë në moshë të thyer dhe me probleme të mëhershme. Nuk jepen të dhënat për kombësinë ndaj personit dhe jo tepër të dhënat, pasi bëhet fjalë për rast ku nuk mund të thuhet se është problem kombësie. Zona e Kuqe janë zona ku ka më shumë të prekur. Në momentin që flasim, gjithë zona e Lombardisë, por edhe në Rimini etj ka rreth 200 mijë shqiptarë. Rreth 92 mijë shqiptarë janë në Lombardia dhe nuk ka të dhënë për shqiptarët e prekur, pasi nuk jepen të dhëna. Shqiptarë të raportuar të prekur nga koronavirusi nuk ka”, tha Pojani. Express / KultPlus.com
Twitter u ka thënë punonjësve të saj që të punojnë nga shtëpia për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një postim në blog, gjiganti i mediave sociale tha se ishte e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punonin nga distanca.
Kompania gjithashtu tha se ishte “inkurajuese e fortë” e të gjithë 5000 punonjësve të saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.
Kjo vjen një ditë pasi firma ndaloi të gjitha udhëtimet jo-thelbësore të biznesit dhe ngjarjet për punëtorët e saj, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kompania tashmë kishte njoftuar se po tërhiqej nga konferenca e mediave Jugperëndimore e këtij muaji në Austin, Teksas.
Shefja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie tha: “Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 për ne – dhe botës përreth nesh”. / KultPlus.com
Tash e disa ditë virusi Corona ka bërë namin në Kinë, duke lënë pas shumë viktima e duke vazhduar të përhapet edhe më gjerë, shkruan KultPlus.
Mirëpo, edhe në rrethana të tilla, libri din të jetë prezent, ndoshta për të humbur mendjen pak nga fatkeqësia e ndoshta thjeshtë sepse dikush që është mësuar të lexojë nuk rrin dot pa një libër në dorë.
KultPlus ju sjell një fotografi ku shihet një qytetar nga Kina i shtrirë në spital, i izoluar, por me një libër në dorë. / KultPlus.com