The British School of Kosova ka filluar me mësim online në vend. Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të MAShT-it në Kosovë pas situatës së krijuar nga virusi kinez, coronavirusi, shkruan KultPlus.com
Që nga pezullimi i mësimit nga MASHT, si masë parandaluse për përhapjen e virusit COVID-19, stafi i shkollës “The British School of Kosova” (BSK), ka qenë duke punuar me përkushtim për të sjellë tek nxënësit e kësaj shkolle një platformë efektive për mësimin në distancë.
“Përmes procesit te mësimit në distancë, nxënësit e BSK do të kenë mundësinë të marrin dhe të shkëmbejnë njohuritë, bazuar në planprogramin mësimor të planifikuar për këtë vit shkollor, me anë të klasave virtuale interaktive dhe gjithëpërfshirëse që ndodhin në kohë reale”, tha drejtoresha e shkollës Diana Qarkaxhija.
Drejtoresha Qarkaxhija, ceki se sot u inicua platforma e mësimit në distancë me mbajtjen e një ore të kujdestarisë gjatë së cilës nxënësit morrën informacionet e duhura për ditët në vijim. “Ora e kujdestarisë u mbajt me pjesëmarrjen e pothuaj të gjithë nxënësve të nivelit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Nxënësit patën mundësinë që në mënyrë interaktive të komunikojnë me kujdestarët e tyre dhe me shokët e shoqet njëkohësisht”. Gjithashtu, edhe në nivelin fillor u mbajt një takim virtual i mësuesve me prindërit e nxënësve të tyre ku u ndanë informacionet e njëjta. Znj. Qarkaxhija, është marr vendim që platformë e mësimit në distance do t’u ofrohet nxënësve të “The British School of Kosova” deri në kthim në objektet shkollore. / KultPlus.com
Mediat e huaja shkruajnë se filmi “Contagion”, një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit.
Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.
Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai ka origjinën në Azi dhe transmetohet përmes prekjes, ndërsa simptomat e tij janë të ngjashme me koronavirusin. Shumë njerëz e kanë cilësuar këtë film si “parashikuesin” e mbërritjes së koronavirusit.
Filmi është prodhuar nga gjigandi Warner Bros. Ata kanë njoftuar se “Contagion” rezulton filmi më i kërkuar në katalogun e Ëarner Bros, pas Harry Potter. / KultPlus.com
Situata në vend duket se ka tensionuar Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, i cili përmes një postimi shpreh frustrimin e tyre me vizitat e politikanëve por jo edhe me mbështetjen adekuate në trajtimin e problemit, shkruan KultPlus.com
Kritika i është drejtuar deputetit Pal Lekajt si dhe deputetes Teuta Haxhiu, vizita e të cilëve ka ngjallur reagimin e spitalit në fjalë.
Këtu keni statusin e tyre të plotë:
“Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë
e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve
Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi
nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për
foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e
emergjencave.
Redaktorët e revistës “Vogue” e cila është përgjegjëse për organizimin e gala mbrëmjes së përvitshme “Met Gala”, kanë bërë të ditur të hënën se edicioni i sivjetmë i kësaj ngjarjeje nuk do të mbahet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Edhe Muzeu Metropolitan i Artit në New York, ku tradicionalisht mbahet “Met Gala”, është mbyllur javën e kaluar, transmeton Koha.
Edhe pse kjo është një prej ngjarjeve më të shumëpritura nga publiku mbarë botërorë, e veçanërisht adhuruesit e modës, “Met Gala” është shtyrë deri në datë të pacaktuar ose ka mundësi që sivjet të mos mbahet fare, në rast se vazhdon rreziku i përhapjes së koronavorusit.
Sipas një emaili dërguar stafit të “Met Gala”, thuhej se muzeu do t’i ndjekë këshillat e qendrave për kontrollin e sëmundjeve, të cilët rekomandojnë që ngjarjet me më shumë se 50 persona të anulohen të paktën në këta dy muajt e ardhshëm.
Yje të shumtë të showbizit pritej të parakalonin mbi qilimin e kuq të shtruar për këtë ngjarje, e cila sivjet organizohej me temën “Çështje kohe: Moda dhe kohëzgjatja e saj”. / KultPlus.com
Aktorët e njohur hollywoodian, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, i kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat joqeveritare “Foodbanks” në Amerikën Veriore, për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për personat në nevojë në këtë periudhë krizë të shkaktuar nga koronavirusi.
Çifti i famshëm i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu kërkuar edhe të tjerëve që t’i mbështesin organizatat, “Feeding America” dhe “Food Banks Canada”, si dhe e zbuluan lajmin e donacionit të tyre prej 1 milion dollarësh, që është një ndihmë e madhe për këtë kauzë, transmeton Koha.
“COVID19 ka ndikuar tej mase tek të moshuarit dhe familjet me ta ardhura të ulëta. Blake dhe unë po i dhurojmë 1 milion dollarë të cilat do të ndahen për dy organizata joqeveritare ‘Feeding America’ dhe ‘Food Banks Canada’. Nëse keni mundësi, ju lutem dhuroni për këto organizata sepse kanë nevojë për ndihmë. Kujdesuni për trupin dhe zemrën tuaj. Leni vend për argëtim dhe lumturi. Telefononi personat që janë të vetizoluar, sepse mund të kenë nevojë për të komunikuar me dikë,” shkruhej në mesazhin e aktorëve të postuar në Instagram.
Donacioni i çiftit të famshëm vjen disa ditë pasi organizata “Feeding America” bëri thirrje për ndihmë, pasi gjatë kësaj krize të shkaktuar nga koronavirusi po provojnë të sigurojnë ushqim për personat në nevojë. / KultPlus.com
Virusi kinez, Coronavirusi, ka izoluar pjesën dërmuese të shteteve dhe pjesë e izolimit tashmë është edhe Kosova, pavarësisht se jo në nivelet më ekstreme. Për ata që izolimin duan ta kalojnë duke lexuar ndonjë libër, KultPlus ju sjell rekomandimin e mbrëmjes në ‘epokën e coronavirusit’, dhe ky libër është “Dashuria në kohërat e Kolerës” nga Gabriel Marquez.
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës.
Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Markezi ka sjellur dashurinë në një dimension tjetër, atë lloj dashruie që brenda vetes ngërthen një obsesion që e ndjek personazhin kryesor deri në fund të jetës së tij.
Ky roman ju bën për vete gjatë dhe pas leximit, duke lënë kështu gjurmë të mëdha tek secili që e lexon. Një roman i paharrueshëm! / KultPlus.com
Ministria e Arsimit është duke u përpjekur që të ofrojë mësim online për nxënësit. E gjithë kjo pas situatës së krijuar nga shfaqja e virusit COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jusuf Thaçi tha se janë të vetëdijshëm për situatën e jashtëzakonshme dhe se duhet vepruar shumë shpejtë.
“Por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që ofrojmë duhet të përmbushë disa standarde minimale, duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë/lehtë për përdorim”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë:
ÇFARË PO BËHET PËR MËSIMIN ONLINE NË KOSOVË?
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke punuar intensivisht për të ofruar mësimin online për nxënësit e Kosovës. Jemi të vetëdijshëm që jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të veprojmë shumë shpejt, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që ofrojmë duhet të përmbushë disa standarde minimale, duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë/lehtë për përdorim. Nisur nga këto, MASHTI është duke punuar në këtë drejtim duke u bazuar në disa parime (ende të pa-zyrtarizuara): 1. Materialet mësimore/ mësimi online duhet të jenë në përputhje me kurrikulat dhe plan-programet (sa më shumë që është e mundur). 2. Materialet mësimore/ mësimi online që ofrohet duhet të përfshijë shumicën e përmbajtjeve mësimore që parashihen me procesin e rregullt arsimor (shumicën e fushave kurrikulare, lëndëve dhe njësive mësimore – sidomos ato më kryesoret). 3. Materialet mësimore/ mësimi online do të jetë i centralizuar, në mënyrë që të jetë i uniformuar për të gjithë nxënësit (së paku për këtë fazë derisa të mund të aktivizohen të gjitha instancat prej nivelit të ministrisë deri në nivel mësimdhënësi). 4. Do të jetë një adresë e vetme e krijuar nga ministria, në të cilën do të mund të hyjnë të gjithë nxënësit për mësimin online/ materialet mësimore, në mënyrë që nxënësit/prindërit të mos kenë konfuzitet. 5. Qasja në materialet mësimore/ mësimin online do të jetë shumë e thjeshtë (pa regjistrim, pa llogari në internet, pa user, pa password, etj.). Me tre klika nxënësi duhet të arrijë te njësia mësimore (prej momentin kur hyn në ueb: 1. Klasa – 2. Lënda – 3. Njësia mësimore). 6. Materialet mësimore/ mësimi online duhet të jetë i organizuar shumë thjesht, në mënyrë që nxënësi të mund ta gjej shumë lehtë atë që e kërkon, si dhe duhet të jetë i qasshëm nga nxënësi në çdo kohë. 7. Materialet mësimore/ mësimi online duhet të jetë i qasshëm nga të gjitha llojet e pajisjeve teknologjike të mençura që kanë qasje në internet (PC, laptop, tablet, smart phone, smart TV, etj.). 8. Duhet t’i ofrohet qasje në materialet mësimore/ mësimin online edhe atyre që kanë pajisje teknologjike, por që nuk kanë qasje në internet (WIFI) në shtëpi, duke ofruar 4G vetëm për adresën që dërgon te materialet mësimore/ mësimi online. 9. Materialet mësimore që ofrohen nuk mund të jenë një-dimensionale, por duhet të kenë së paku përmbajtjen kryesore (video-ligjëratë ose tekst të njësisë mësimore), si dhe së paku një aparaturë didaktike minimale (ushtrime, detyra, pyetje, etj. për njësinë mësimore). BAZUAR NË PARIMET E SIPËR-PËRMENDURA DEL SE: 1. NA DUHEN mësimdhënës të mirë dhe përdorues të mirë të teknologjisë (klasët 1-12), me të cilët do të prodhojmë materiale mësimore. DKA e Komunës së Prishtinës është duke na ndihmuar në këtë drejtim dhe sipas nevojës do t’i kontaktojmë edhe DKA-të dhe shkollat tjera (për shkak të kufizimit të lëvizjes jemi fokusuar vetëm në Prishtinë njëherë). 2. NA DUHEN materiale mësimore (video-ligjërata, tekst-ligjërata, ilustrime, udhëzime, ushtrime, detyra, pyetje, etj.) për klasë dhe lëndë të ndryshme, nëse ndokush ka të gatshme, të cilat janë sa më shumë në përputhje me kurrikulat e plan-programet dhe të cilat mund të përdoren si materiale themelore (jo materiale plotësuese, anësore e aksesore – së paku jo për këtë fazë). 3. NUK NA DUHEN platforma vetëm për infrastrukturë nëse nuk kanë përmbajtje mësimore të gatshme, sepse (së paku për këtë fazë) kemi në dispozicion falas mënyra të thjeshta e të qëndrueshme për t’i plasuar përmbajtjet mësimore te nxënësit. 4. NUK NA DUHET presion nga publiku për të bërë diçka shpejt dhe shkel-e-shko, sepse na duhet të bëjmë diçka sa më mirë që mundemi për rrethanat ekzistuese dhe sa më shpejt që mundemi, por jo më shpejt se që mundemi (keni parasysh që për shkak të situatës edhe mundësitë e takimeve dhe koordinimeve të mëdha i kemi shumë të kufizuara). SQARIME SHTESË:
Nuk jemi duke e injoruar askënd që po na ofron ndihmë (i falënderojmë sinqerisht të gjithë), por në këtë fazë jemi duke u fokusuar vetëm në ndihmën e atyre që mund të na ndihmojnë për të zbatuar planin dhe parimet e vendosura nga MASHTI. Veç kësaj, për shkak të situatës, jemi të detyruar të punojmë në grupe sa më të vogla, prandaj nuk po mund t’i thërrasim në takime të gjithë ata që na lajmërohen për ndihmë, për të cilën gjë ju kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim! Gjithë t’mirat!
P.S.: Për aq kohë sa këto që sipër-thashë nuk zyrtarizohen me vendim të ministrisë, këto mund të merren thjesht si sqarim i imi për publikun, meqë shumë persona po më kontaktojnë në lidhje me këto çështje dhe nuk po kam kohë e mundësi t’ju përgjigjem secilit në detaje. / KultPlus.com
Një ekip i shkencëtarëve australian po pretendon se e ka gjetur shërimin nga koronavirusi dhe po shpresojnë që t’i fillojnë testimet duke nisur nga fundi i këtij muaji.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Klinike në Universitetin e Kuinslendit, profesori David Paterson, tha se ekipi i tij ka vërtetuar se dy ilaçe që përdoren për sëmundje të tjera e kanë shkatërruar virusin gjatë testimeve.
Ai gjithashtu tha se njëri nga ilaçet, që u është dhënë disa prej njerëzve të parë që janë infektuar me virusin e ri në Australi, tashmë ka bërë që koronavirusi të zhduket dhe pacientët të shërohen plotësisht.
“Ajo që dëshirojmë për momentin është një test i madh klinik në tërë Australinë, përfshirë 50 spitale dhe ajo që po bëjmë është krahasimi i një ilaçi me një ilaç tjetër dhe me kombinimin e dy ilaçeve”, shtoi profesori Paterson.
Ky hulumtues tha se ka besim që ky ilaç mund të fillojë të përdoret nga pacientët në mënyrë të sigurt. “Duam t’ua ofrojmë australianëve trajtimin më të mirë të mundshëm e jo thjesht hamendjet e dikujt që i ka nxjerrë nga disa persona”, tha ai për faqen “news.com.au”.
Njëri nga dy ilaçet për të cilat profesori pretendon se i shëron njerëzit nga koronavirusi është një ilaç që përdoret kundër virusit HIV, transmeton Gazeta Express.
Hulumtimi i këtij ekipi u nxit fillimisht nga pacientët kinezë, të cilët i kishin përdorur këto ilaçe kur kishin ardhur në Australi. / KultPlus.com
Mali më i lartë në botë Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Qeveria e Nepalit njoftoi se do t’i anulojë të gjitha lejet e ngjitjes nga 14 marsi deri më 30 prill.
“Kemi vendosur t’i ndalojmë të gjitha vizat turistike deri më 30 prill”, tha Narayan Prasad Bidari, sekretar i Zyrës së Kryeministrit.
Ai gjithashtu i këshilloi të huajt që nuk kanë mundur të shmangin shkuarjen në Nepal nga data 14 mars, të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Shumica e alpinistëve në Everest vijnë nga Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Koreja e Jugut dhe janë burim kryesor i të ardhurave për Qeverinë e Nepalit.
Kushdo që dëshiron të ngjitet në Everest duhet t’i paguajë qeverisë 11,000 dollarë.
Shpërthimi i koronavirusit ka bërë që shumë qeveri në botë të mbyllin shkolla, pika turistike, si dhe të anulojnë fluturime.
Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 128,000 njerëz në gjithë botën.
Si pasojë e tij, 4,720 pacientë kanë vdekur.
Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Kinë në muajin dhjetor, ndërsa që atëherë janë përhapur edhe në mbi 100 shtete të botës.
Nga vendet e goditura më së keqi në Evropë është Italia, me mbi 12,400 raste. / KultPlus.com
Qeveria e Kosovës në një mbledhje urgjente, të mbajtur të mërkurën
mbrëma ka marr një sërë masash me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ndonëse shumë qytetarë deri
më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet
kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga ky virus.
Ditë më parë Qeveria e
Kosovës ka miratuar edhe Planin e veprimit për gatishmëri dhe reagim për koronavirusin,
ndërsa mbi bazë ndau 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.
Duke u bazuar në këto vendime të Qeverisë së Kosovës, Baleti
Kombëtar i Kosovës, ka marrë vendim që të anulon shfaqjen “Pushimi i Kalorësve”
dhe të pezulloj aktivitetet e përditshme.
Ky është njoftimi i Baletit Kombëtar të Kosovës:
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datë
11.03.2020 mbi Masat e reja lidhur me COVID-19
Baleti Kombëtar i Kosovës me keqardhje iu njofton që shfaqja
“Pushimi i Kalorësve” anulohet si dhe aktivitetet e përditshme pezullohen deri
sa të bëhet dezinfektimi i Sallës së Baletit dhe komplet objektit të Teatrit
Kombëtar të Kosovës.